Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Besimi i katër imamëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: Besimi i katër imamëve   Sun 19 Sep 2010, 11:57

PËRMBAJTJA
PARATHËNIE *
HYRJE *
SQARIM SE BESIMI I KATËR IMAMËVE NË ÇËSHTJET E BAZAVE TË FESË
(AKIDES) ËSHTË UNIK ME PËRJASHTIM TË ÇËSHTJES SË IMANIT *
AKIDEJA E IMAM EBU HANIFES *
A - Thënie të Imam Ebu Hanifes mbi tevhidin *
B - Fjalë të Ebu Hanifes mbi kaderin *
C - Thënie të imam Ebu Hanifes mbi imanin *
D - Thënie të Imam Ebu Hanifes mbi sahabet *
E - Ndalimi nga apologjetika dhe kundërshtimet në fe *
AKIDEJA E IMAM MALIK IBËN ENESIT *
A - Thëniet e Imam Malik ibën Enesit mbi tevhidin *
B - Thëniet e tij mbi kaderin *
C - Thëniet e tij mbi imanin (besimin) *
D - Thëniet e tij mbi sahabet (shokët e Muhammedit
sal-lall-llahualejhi vesel-lem) *
E - Ndalimi nga Apologjetika dhe kundërshtimet në fe (besim) *

AKIDEJA E IMAM SHAFIUT *
A - Thëniet e tij mbi tevhidin *
B - Thënie të tij mbi kaderin *
C - Thënie të tij mbi imanin *
D - Thënie të tij mbi sahabet *
E - Ndalimi nga apologjetika dhe kundërshtimet në fe (besim) *
AKIDEJA E IMAM AHMED IBËN HANBELIT *
A - Thënie të tij mbi tevhidin *
B - Thënie të tij mbi kaderin *
C - Thënie të tij mbi imanin *
D - Thënie të tij për sahabet *
E - Ndalimi nga apologjetika dhe kundërshtimet në fe (besim) *
PËRFUNDIM *
PARATHËNIE
Të gjithë muslimanët janë në një medhheb të vetëm, e ai është Islami.
Vendkthimi i tyre është Kur’ani dhe Hadithi i Resulull-llahut, ndërsa, sa
i përket asaj që quhen medhhebe islame, siç janë katër medhhebet Hanefij,
Maliki, Shafij e Hambeli, me këtë nënkuptohen, shkollat juridike apo
shkollat e fikhut islamik, në të cilat këta ulema i mësuan nxënësit e
tyre, e pastaj që nxënësit e çdo dietari shkruanin rregullat dhe çështjet,
të cilat ata i nxorën prej ajeteve kur’anore dhe haditheve të

Resulull-llahut, kështu që, këto çështje iu atribuan këtyre dijetarëve, e
që mëpastaj u quajtën medhhebet e tyre.
Që të githë këta dijetarë (apo këto medhhebe) janë unik në bazat e besimit
(në akide), ndërsa kundërshtimet, që gjenden mes këtyre medhhebeve, ato
janë në çështjet dytësore e që janë të ralla, por që, në fund të fundit,
secili dijetar i urdhëroi nxënësve të vet që të marrin atë fjalë të cilën
e mbështetë teksti kur’anor apo hadithit.
Kurse muslimani nuk është i obliguar që të lidhet në ndonjë çështje me
ndonjërin prej këtyre medhhebeve, nëse ajo çështje është në kundërshtim me
Kur’anin dhe Sunnetin, por është i obliguar që t’i kthehet këtyre dy,
burimeve.
E, sa i përket asaj në të cilën bien shumica që i referohen këtyre
medhhebeve nga devijimet në akide, si p.sh. në atë çka bëjnë tek varrezat
e tyrbet me tavaf rreth tyre duke i lutur banorët e tyre apo duke i
shtrembëruar cilësitë e All-llahut të Madhërishëm nga kuptimi i tyre i
dukshëm, të tillët janë në kundërshtim me këta imamë të medhhebeve në
akide, ngase akideja e imamëve, siç do të shihet nga fjalët e tyre në këtë
libërth, është akide e selefu sahihit (të parëve tanë të mirë).
Qëllimi i botimit të këtij libërthi është që, ta njohin akiden e imamëve
të katër medhhebeve, e qe njekohësisht duhet të jetë edhe akide e të githë

neve besimtarëve të fesë së pastër islame, e që po ashtu gjatë leximit të
këtij libërthi, të hulumtojmë se si qëndrojmë me akiden tonë dhe sa është
ajo në përputhje me atë që ka thirrur i Dërguari i All-llahut
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sahabët, dijetarët tanë të mëdhenj dhe
të githë besimtarët muslimanë, të cilët i pasuan këta të parët.
Përkthyesi
HYRJE
Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe
ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetes
dhe veprave tona. Cilin e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe cilin
e largon nga rruga e vërtetë s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni
tjetër përveç All-llahut, i cili është Një pa ortak dëshmoj se Muhammedi
aleljhis-selam është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që besuat, kinie frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos
vdisni, po vetëm duke qenë muslimanë" (Ali Imran, 102)
"O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe
nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej tyre dyve u shtuan shumë burra
e edhe gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni,
ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikëqyrës" (En-Nisa, 1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai ju

mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen mëkatet tuaja, e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh"
(El-Ahzab, 70-71)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: Re: Besimi i katër imamëve   Sun 19 Sep 2010, 11:58

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë
udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Veprat më të
këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është
lajthitje nga rruga e vërtetë, e çdo lajthitje përfundon në xhehenem.
Pasi që bëra një studim të gjërë për ta prezentuar si dizertacion të
doktoraturës mbi bazat e fesë tek Imam Ebu Hanifeja rahimehull-llah, në
hyrjen e këtij dizertacioni prezentova besimin e tre imamëve: Imam
Malikut, Shafiut dhe Ahmedit. Kësaj që e prezentova në hyrje, ia shtova
edhe besimin e Imam Ebu Hanifes, të shkëputur nga thelbi i librit.
All-llahun e lus që ta bëjë këtë vepër të sinqertë për Fytyrën e Tij dhe
të gjithëve të na udhëzojë të veprojmë në pëlqim me Kur’anin e Madhëruar
dhe Sunnetin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. All-llahu më
së miri e di qëllimin, Ai na mjafton, sa Mbështetës i mirë që është!
Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të
botëve!
STUDIMI I PARË
SQARIM SE BESIMI I KATËR IMAMËVE NË ÇËSHTJET E BAZAVE TË FESË (AKIDES)
ËSHTË UNIK ME PËRJASHTIM TË ÇËSHTJES SË IMANIT

Besimi i katër imamëve - Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit - ka
qenë në përputhje me besimin në të cilin thërret Kur’ani dhe Sunneti,
besim në të cilin kanë qenë sahabet dhe tabi’inët, All-llahu qoftë i
kënaqur me ta. Mes këtyre imamëve, me falënderimin e All-llahut, nuk ka
pasur ndonjë mospajtim në çështjet e akides, të gjithë kanë qenë të
pajtimit në besimin e (të gjitha) cilësive të All-llahut (të përmendura në
Kur’an dhe në Sunnet), në besimin se Kur’ani është fjalë e All-llahut, e
jo i krijuar dhe se imani patjetër duhet të jetë vërtetim me zemër dhe
gjuhë. Kanë qenë të ashpër në kundërshtimin e apologjetëve; si xhehminjtë
e të tjerë, të cilët u infektuan me filozofinë greke dhe drejtimet tjera
filozofike.
Shejhu-l-islam Ibën Tejmijje, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
"... Mirëpo, nga mëshira e All-llahut ndaj robërve të Tij ka qenë se,
imamët të cilët sot pasohen si katër imamët, e të tjerët, kanë qenë të
ashpër në kundërshtimin ndaj apologjetëve dhe besimit të tyre ndaj
Kur’anit, cilësive të Zotit,kurse kanë qenë në pajtim të plotë me atë në
të cilën ka qenë selefi (tri gjeneratat e para të muslimanëve), se
All-llahu do të shihet në botën tjetër, se Kur’ani është fjalë e
All-llahut, i pakrijuar (e jo siç pretendojnë mu’tezilët dhe xhehmitë) dhe
se imani patjetër duhet të jetë vërtetim me zemër dhe gjuhë..."

Gjithashtu thotë:
"Të gjithë imamët e njohur i pohojnë All-llahut cilësi dhe thonë se
Kur’ani është fjalë e Tij, i pakrijuar, se All-llahu do të shihet në
Ahiret, e kjo është rruga e sahabëve, tabi’inëve, ehlu bejtit (familjes së
Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe të tjerëve, kjo është
rruga e imamëve të pasuar, Malik ibën Enesit, Thevriut, Lejth ibën Sa’dit,
Evzaiut, Ebu Hanifes, Shafiut, Ahmedit..."
Një herë është pyetur Ibën Tejmiu për besimin e imam Shafiut, dhe është
përgjigjur:
"Besimi i Shafiut -All-llahu qoftë i kënaqur me të dhe besimi i selefit si
Maliku, Thevriu, Evzaiu, Ibën Mubareku, Ahmed ibën Hanbeli, Is-hak ibën
Rahavejhi është besim i imamëve të pasuar si Fudajl ibën Ijadi, Ebu
Sulejman ed-Daranij, Sehl ibën Abdull-llah et-Tusterijj, Ebu Hanifeja e të
tjerë. Mes këtyre nuk ka pasur ndonjë mospajtim në çështjet e bazave të
fesë, të gjithë kanë qenë të një fjale, në tevhid, kader dhe në të gjitha
çështjet tjera të besimit, besimi i tyre ka qenë në pajtim me besimin e
sahabeve dhe tabi’inëve, e ky besim është besimi i kërkuar në Kur’an dhe
Sunnet"
Këtë e ka zgjedhur edhe dijetari i shquar Siddik Hasen Han i cili thotë:
"Rruga jonë është rruga e selefit, pohim (të cilësive) pa përgjasim, e kjo

është rruga e prijësve (imamëve) të fesë siç janë Maliku, Shafiu, Thevriu,
Ibën Mubareku, Ahmedi, mes këtyre nuk ka patur ndonjë mospajtim në bazat e
fesë, e gjithashtu edhe besimi i Ebu Hanifes -All-llahu qoftë i kënaqur me
te- ka qenë në pajtim me besimin e këtyre imamëve, e ky është ai besim të
cilin e kërkon Kur’ani dhe Sunneti..."
Tani do të sjellim disa fjalë të katër imamëve të pasuar, Ebu Hanifes,
Malikut, Shafiut dhe Ahmedit, duke sqaruar besimin dhe qëndrimin e tyre
ndaj apologjetëve dhe filozofëve.
STUDIMI I DYTË
AKIDEJA E IMAM EBU HANIFES
A - Thënie të Imam Ebu Hanifes mbi tevhidin
Së pari: Besimi i tij mbi monoteizmin e All-llahut, sqarim mbi
ndërmjetësimin (tevessuliu) e ligjshëm dhe qortimin ndaj ndërmjetësimit të
shpikur:
1- Ebu Hanifeja thotë: "Nuk ka nevojë askush t’i lutet All-llahut me diç
tjetër përveç se me Të dhe lutja e lejuar dhe e urdhëruar është ajo që
kuptohet nga ky ajet:
"All-llahu ka emrat më të bukur, andaj Atë thirrne me ata e hiquni nga ata
që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me
dënim) Për veprimet e tyre" (El-A’raf, 180).
2- Ebu Hanifeja thotë: "Është e urrejtur që ndokush të lutet me këto fjalë

dhe të ngjashmet me to: Të lutem (o, All-llah) për hirë të filanit ose për
hirë të të dërguarve, ose për hirë të Ka’bes apo Mesh’ari-l Haramit (vend
në Mekke)".
3-Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: "Nuk ka nevojë askush t’i lutet
All-llahut përveç se me Të, gjithashtu e konsideroj të urrejtur të thotë
ndokush të lus për hirë të nyjeve të krenarisë së Arshit Tënd, ose për
hirë të krijesave Tua."
4-Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: "All-llahu i Lartësuar nuk cilësohet
me cilësi të krijesave. Hidhërimi dhe Kënaqësia e Tij janë cilësi prej
cilësive të Tia, (i besojmë) duke mos pyetur "Si". Ky është mendimi i Ehli
Sunne ve-1-xhema’a të cilët thonë se All-llahu Hidhërohet dhe Gëzohet, e
nuk bënë të thuhet se hidhërimi i Tij nënkupton ndëshkimin e Tij dhe se
gëzimi i Tij nënkupton shpërblimin e Tij. E cilësojmë Atë ashtu siç e ka
cilësuar Veten e Tij, i Vetmi i Pavaruri, nuk ka lindur e as që është i
lindur dhe askush nuk është i barabartë me Të. i Gjallë, i Gjithëfuqishëm,
Dëgjon dhe Sheh çdo gjë, i Ditur për çdo send, Dora e All-llahut është mbi
duart e tyre, nuk është si dora e krijesave të Tij, e gjithashtu as Fytyra
e Tij nuk është si fytyrat e krijesave të Tij.
5-Gjithashtu thotë: "All-llahu posedon Dorë, Fytyrë dhe Qenie, ashtu siç e
ka përmendur All-llahu në Kur’an, e atë që e ka përmendur All-llahu në

Kur’an se posedon Dorë, Fytyrë dhe Qenie janë cilësi prej cilësive të Tia,
duke mos pyetur "Si", e nuk bën të thuhet se, me "dorë" është për qëllim
fuqia apo begatia e Tij, ngase me këtë mohohet një cilësi prej cilësive të
All-llahut, siç kanë bërë Kaderitë dhe Mu’tezilët."
6-Thotë: "Nuk i lejohet askujt që t’i përshkruan diç Qenies së All-llahut,
por duhet ta cilësojë ashtu siç e ka cilësuar Ai Veten e Tij, e jo të flet
diç mbi te me logjikën e tij, i Lartë dhe i Madhëruar qoftë All-llahu,
Zoti i botëve".
7-Një herë është pyetur për zbritjen e All-llahut në qiellin e dunjasë, e
është përgjigjur: "Zbret, pa pyetur "si."
8-Ebu Hanifeja rahimehull-llah: "All-llahu i Lartësuar lutet nga lart e jo
nga poshtë, ngase poshtë nuk është prej cilësive të Zotit dhe Hyjnisë."
9-Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: "Ai (All-llahu) hidhërohet dhe
gëzohet, e nuk bënë të thuhet, se me hidhërimin është për qëllim
ndëshkimi, ndërsa me gëzimin është për qëllim shpërblimi."
10-Gjithashtu thotë: "All-llahu askujt nuk i përngjan dhe askush nuk i
përngjan Atij. Emrat dhe cilësitë e Tija janë pa fillim dhe do të mbesin
pa mbarim."
11-"Cilësitë e Tia dallojnë prej cilësive të krijesave, Dituria e Tij nuk
është si dituria jonë, Fuqia e Tij nuk është si fuqia jonë, të Pamurit e

Tij nuk është si të pamurit tonë, Dëgjimi i Tij nuk është si të dëgjuarit
tonë, e as të Folurit e Tij nuk është si të folurit tonë"
12-"All-llahu i Lartësuar nuk cilësohet me cilësitë e krijesave.
13-"Ai i cili e cilëson All-llahun me ndonjë prej cilësive të krijesave ka
bërë kufër."
14-Cilësitë e All-llahut janë qenësore dhe veprore. Qenësore janë Jeta,
Fuqia, Dituria, të Folurit, Dëgjimi, të Pamurit, Dëshira (etj). Ndërsa
cilësitë veprore janë, Krijimi, Furnizimi, Shpikja, Sajimi, e cilësi të
tjera veprore, ka poseduar (pa fillim) dhe posedon (pa mbarim) emra dhe
cilësi"
15-All-llahu i Madhëruar vepron, e vepra është cilësi e Tij që nga
lashtësia (ezeli), pra, veprues është All-llahu, vepra është cilësi qysh
nga ezeli, e vepruara është e krijuar, kurse vepra e All-llahut nuk është
e krijuar"
16-Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: "Ai i cili thotë se nuk e di, a
thua vallë Zoti im është një qiell apo në tokë, ka bërë kufër, gjithashtu
edhe ai i cili thotë se All-llahu është mbi Arsh, mirëpo nuk e di se a
është Arshi në qiell apo në tokë, ka bërë kufër (mosbesim)"
17-Një gruas, e cila e ka pyetur se ku është Zoti yt, të cilin e adhuron,
i është përgjigjur: "All-llahu i Madhëruar është në qiell e jo në tokë.
Pas kësaj një njeri i tha: "A thua vallë nuk thotë All-llahu xhel-le

shanuliu, "Ai është me ju" (El-Hadid, 4), e i është përgjigjur: "Kjo është
sikur t’i shkruash njeriut "Unë jam me ty" mirëpo ti nuk je pranë tij"
18-Gjithashtu thotë: "Dora e All-llahut është mbi duartë e tyre, nuk është
si dora e krijesave të Tij "
19-Gjithashtu thotë: "All-llahu i Madhëruar është në qiell e jo në tokë.
Pas kësaj një njeri i tha: "A thua vallë nuk thotë All-llahu xhel-le
shanuliu: "Ai është me ju" (El-Hadid, 4), i është përgjigjur: "Kjo është
sikur t’i shkruash njeriut "Unë jam me ty" mirëpo, ti nuk je pranë tij.
"(D.t.th. me kurajon dhe ndihmën tënde je me të edhe pse qenia jote është
larg tij. Sh.p.)
20- "All-llahu i Madhëruar flet, ngase përndryshe nuk do t’i kishte folur
Musait alejhi selam."
21- "All-llahu flet me fjalët e Tij, e të folurit është cilësi e pa
fillimtë"
22- "Flet, mirëpo jo si të folurit tonë."
23- "Musai alejhi selam e ka ndëgjuar të folurit e All-llahut, siç thotë
All-llahu xhel-le shanuliu:
"E Musait i foli All-llahu me fjalë." (En-Nisa- 164), d.t.th. All-llahu i
Madhëruar flet se përndryshe nuk do të kishte folur Musait alejhi selam"
24-"Kur’ani është fjalë e All-llahut, i shkruajtur në mus-hafe, i ruajtur

në zemra, i lexuar me gjuhë dhe i zbritur Muhammedit sal-lall-llahu-alejhi
ve sel-lem"
25-"Kur’ani nuk është i krijuar."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: Re: Besimi i katër imamëve   Sun 19 Sep 2010, 11:59


B - Fjalë të Ebu Hanifes mbi kaderin
1- Ka ardhur një njeri te Ebu Hanifeja për të polemizuar me te mbi
kaderin, e Ebu Hanifja i tha: "A nuk e di ti se shikuesi në kader i ngjan
atij i cili shikon në diell, aq sa i shtohet qartësia e të shikuarit në
te, aq më tepër i shtohet verbëria (pamundësia e të shikuarit në te)"
2-Imam Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: "All-llahu i Madhëruar ka ditur
gjërat para krijimit të tyre"
3- "All-llahu i Madhëruar i ka ditur gjërat para ekzistimit të tyre dhe e
ka ditur si do të jenë pas ekzistimit të tyre, e din gjendjen e krijesave
dhe e din si do të jetë përfundimi i tyre."
4- "Kaderi (caktimi) i Tij është i shkruar në Levhi Mahfudh (pllakën e
ruajtur)."
5- "Pohojmë se All-llahu e ka urdhëruar lapsin që të shkruaj, e i tha
lapsi; "Ç’të shkruaj o Zot.?" All-llahu xh.sh. i tha:
"Shkruaj tërë atë që do të ndodhë deri në ditën e Kijametit", ngase
All-llahu i Madhëruar thotë: "Dhe çdo gjë që ata e punuan gjendet (e
shkruar) në shënime. Dhe çdo vepër qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është

rradhitur (evidentuar) në Levhi Mahfudh." (El-Kamer-52, 53)
6-"Çdo gjë në këtë botë dhe botën tjetër është me dëshirën e Tij"
7-"All-llahu i Lartësuar i ka krijuar gjërat prej asgjëje."
8-"All-llahu i Madhëruar ka qenë Krijues para se të krijojë diç. (D.t.th.
se fuqia e Tij për të krijuar është e pafillimtë)."
9-"Pohojnë se njeriu është i krijuar së bashku me veprat dhe njohuritë e
tij, ngase pasiqë vepruesi (njeriu) është i krijuar atëherë veprat e tija
aq më parë janë të krijuara."
10-"Të gjitha veprat e njeriut, qoftë të jenë lëvizje apo qetësi, të
gjitha i ka krijuar All-llahu i Madhëruar, dhe të gjitha janë produkt i
dëshirës, diturisë dhe fuqisë së Tij."
11-"Të gjitha veprat e robërve e njëkohësishtë edhe realizimi i tyre janë
rezultat i krijimit të All-llahut dhe të gjitha janë me dëshirën, diturinë
dhe fuqinë e Tij. Nënshtrimi ndaj Tij dhe veprat e mira ndodhin me
urdhërin e Tij, dëshirën, kënaqësinë, diturinë dhe fuqinë e Tij, ndërsa
mëkatet të gjitha ndodhin me diturinë, lejen, caktimin dhe fuqinë e Tij, e
jo me kënaqësinë e Tij e as që ka urdhëruar për diç të tillë."
12-"All-llahu i Madhëruar i ka krijuar krijesat të zhveshura nga kufri dhe
imani" pastaj u ka folur; i ka urdhëruar e i ka ndaluar. Ndaj, mohoi kush
mohoi All-llahun me veprën dhe mohimin e tij, ngase All-llahu i Lartësuar
nuk e ndihmoi, kurse besoi kush besoi në All-llahun, me veprën, pranimin

dhe bindjen e tij, ngase All-llahu e orijentoi kah e mira dhe e ndihmoi në
këtë"
13-"All-llahu i Lartësuar i ka nxjerrur pasardhësit e Ademit alejhis-selam
nga palca e kurrizit të tij në formë të atomit, e pastaj i ka urdhëruar me
iman dhe i ka ndaluar nga kufri, e të gjithë e pohuan njëshmërinë e Tij,
kështu që të gjithë janë në këtë natyrshmëri. E ai i cili mohoi pas kësaj,
e ka ndërruar dhe zëvendësuar atë që ka pohuar më parë me atë që e ka
mohuar (d.t.th. ka zëvendësuar imanin me kufër). E ai i cili ka besuar dhe
vërtetuar, vetëm se e ka përforcuar edhe më tepër pohimin dhe është
përqëndruar në te."
14-"Ai është i Cili i ka përcaktuar gjërat dhe nuk ndodhë asgjë as në
dunja e as në Ahiret përveç se me dëshirën e Tij, diturinë dhe caktimin e
Tij, dhe të gjitha i ka shkruar në Levhi-Mahfudh."
15-"All-llahu i Madhëruar askend nuk e ka detyruar me besim e as me mohim
mirëpo të gjithë i ka krijuar të lirë, ndërsa besimi dhe mohimin janë prej
veprave të robërve. Gjithashtu e di se kush mohon, në çastin kur mohon e
bëhet kafir, e nëse pas kësaj beson dhe si të tillë e njeh All-llahu,
atëherë e do duke mos u ndryshuar aspak dituria e Tij."
C - Thënie të imam Ebu Hanifes mbi imanin
l-Ebu Hanifeja rahim-mehull-llah thotë: "Imani është vërtetim me zemër dhe

pohim me gjuhë."
2-Thotë: Imani është pohim me gjuhë dhe vërtetim me zemër, ndërsa vetëm
pohimi me gjuhë nuk është i mjaftueshëm."
3-Thotë Ebu Hanifeja: Imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet."
Fjala e Ebu Hanifes se imani nuk shtohet e as nuk pakësohet dhe se imani
është vetëm vërtetim me zemër dhe pohim me gjuhë, ndaj edhe nuk i ka
konsideruar veprat prej imanit, është në kundërshtim me besimin e imamëve
tjerë si, Malikut, Shafiut, Ahmedit, Is’kak ibën Rahavejnit, dhe të
tjerëve të cilët u bashkangjiten këtyre. Prandaj mendimi i Ebu Hanifes në
këtë pikë nuk është i qëlluar, mirëpo megjithatë ai është i shpërblyer për
këtë. Ndërsa Ibën Abdu-1-berri në librin e tij "Tevhid" në pjesën e 9-të,
faqe 247 dhe lbën Iz el-Hanefij në komentin e tij të librit
"Akidetti-t-Tahavijjeh", faqe 395, përmendin se Ebu Hanifeja më vonë është
tërhjekur nga kjo fjalë, e All-llahu e di më së miri.
D - Thënie të Imam Ebu Hanifes mbi sahabet
1-Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: "Të gjithë sahabet i përmendim vetëm
për të mirë."
2-"Nuk denoncohemi nga asnjëri prej sahabeve dhe nuk i miqësojmë disa, e
të tjerët t’i mohojmë."
3-"Qëndrimi i tyre (sahabeve) me Pejgamberin alejhi ve sel-lem, qoftë edhe

vetëm një orë është më i vlefshëm se të gjitha veprat tona që i bëjmë
gjatë tërë jetës sonë, sado që të kemi jetë të gjatë."
4-"Pohojmë se më i vlefshmi i këtij ummeti pas Pejgamberit sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem është Ebu Bekr Es-Siddiku, pastaj Umeri, pastaj Uthmani,
pastaj Aliu, All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë."
5-"Njeriu më me vlerë pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
është Ebu Bekri, pastaj Umeri; pastaj Uthmani, pastaj Aliu, kurse sahabet
e tjerë të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem vetëm për të mirë
i përmendim."
E - Ndalimi nga apologjetika dhe kundërshtimet në fe
1-Imam Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: "Pasuesit e epshit në Basra
janë të shumtë, e kam vizituar Basrën më tepër se njëzet herë dhe kam
qëndruar në këtë qytet një vjet apo më tepër, e tërë këtë duke menduar se
apologjetika është prej shkencave më të rëndësishme."
2.-Thotë: "Me apolegjetikë u mirrja derisa u dallova prej tjerëve sa që
tregonin kah unë me gisht. Një ditë prej ditëve, ishim ulur pranë
(hallkës) rrethit të diturisë së Hammad ibën Ebi Sulejmanit, më erdhi një
grua dhe më pyeti: Një burrë ka një robëreshë dhe do që ta shkurorëzojë
për një vjet, sa herë duhet t’i thotë: ti je e lëshuar? Nuk dija se çka
t’i përgjigjem, e i thashë shko dhe pyete Hammadin e pastaj ktheu dhë më
trego se çfarë t’u përgjigjë. Kyr u kthye e më tregoi se çka iu kishte

përgjigjur, thashë: Nuk kam nevojë për apologjetikë, i mora nallanet dhe
shkova e u ula te Hammadi"
3-"E mallkoftë All-llahu Amr Ibën Ubejdin, ngase ai është i pari i cili u
hapi njerëzve rrugën e apologjetikës, e cila nuk u bën dobi në asgjë"
Njëherë e ka pyetur një njeri: "Ç’thua për atë që kanë shikuar njerëzit në
apologjetikë, si p.sh. termet "El-Ared" egzistenca që ka nevojë për vend,
"El-Xhsim" materie, etj.?" i është përgjigjur: "Thënie dhe supozime të
filozofëve, përmbaju gjurmëve të selefit dhe largohu nga çdo e shpikur
ngase çdo e shpikur është bid’at."
4-Hammadi, biri i Ebu Hanifes rahimehull-llah thotë: "Ka herë një ditë tek
unë babai im - Ebu Hanifeja- e tek une ishin disa shokë me të cilët duke
polemizuar për disa çështje kemi zërin, e pasiqë ndëgjova hapët e tij dola
që ta pres. Më tha: "O Hammad, kush është te ty?" i thash: "Filani dhe
filani, ja përmena me emër ata që ishin tek unë. Më tha: „Për çfarë po
bisedoni?" i thashë: "Për këtë dhe për këtë" Më tha:" Lere apologjetikën.
"U habita, ngase nuk e njoh babain prej atyre të cilët urdhërojnë për diç,
pastaj ndalojnë nga ato, e i thashë: "O babai im, a nuk më urdhëroje me
këtë më parë?" Më tha: "Po biri im, po sot po ë ndalojë nga kjo." E pyeta:
"E përse o babai im?" Më tha: "Këta të cilët po i sheh sod që polemizojnë
dhe kundërshtohen në çështjetet e apologjetikës kanë qenë të një fjale dhe

një feje derisa nuk i përqau shejtani dhe futi në mes tyre armiqësi dhe
kundërshtime."
5-Ebu Hanifeja rahimehull-llah një ditë i tha Ebu Jusufit: "Ke kujdes dhe
mos u fol njerëzve të thjeshtë mbi bazat e fesë nëpërmjet apoplogjetikës
ngase ata të pasojnë dhe proekupohen me këtë."
Këto ishin disa fjalë të mbledhura nga Imam Ebu Hanifeja- All-llahu e
mëshiroftë- të cilat tegojnë besimin e tij dhe qëndrimin e tij ndaj
filozofisë dhe atyre që mirren me te.
STUDIMI I TRETË
AKIDEJA E IMAM MALIK IBËN ENESIT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: Re: Besimi i katër imamëve   Sun 19 Sep 2010, 13:14

A - Thëniet e Imam Malik ibën Enesit mbi tevhidin
1-Transmeton Hereviu nga Sahafiu -All-llahu e mëshiroftë- i cili thotë:
"Është pyetur Maliku për apologjetikën dhe tevhidin e është përgjigjur: "E
pamundur është të paramendohet për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem se u ka mësuar ummetit të tij se si të pastrohen pas kryerjes së
nevojës, e mos t’ua ketë mësuar tevhidin, e tevhid është ajo që e përmend
i Dërguari sal-lall-llahu alejhi vesel-lem në këtë hadith: "Jam urdhëruar
q t’i luftojë njerëzit deri sa të thojnë La ilahe il-lall-llah (nuk ka të
adhuruar tjetër pos All-llahut)." (Transmeton Buhariu dhe muslimi.)
Prandaj ajo që e mbron pasurinë dhe gjakun është realiteti i tevhidit."

2-Transmeton Darekutuniu nga Vehd ibën Muslimi i cili thotë: "E ka pyetur
Malikun Thevrin dhe Lejth ibën Sa’din për lajmet që kanë ardhur mbi
cilësitë e All-llahut e më kanë thënë: "Pranoni ashtu si kanë ardhur."
3-Thotë Ibën Abdu-l-Berri: "E kanë pyetur Malikun, se a thua vallë do të
shihet All-llhu Ditën e Kijametit? Ka thënë: "Po, ngase All-llahu az-ze ve
xhel-le thotë: "Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyer. Që Zotin e tyre
shikojnë" (El-Kijame, 22). E për të tjetrët ka thënë: "Jo dhe jo! Atë ditë
do ë jenë të penguar (ta shohin) Zotin e tyre." (El-Mutaffifin, 15).
4-Transmeton Kadi ljadi në librin e tij "Tertibu-l-Medarik" nga Ibën Nafiu
dhe Esh’hebi të cilët i kanë thënë Imam Malikut: "O Ebu Abdull-llah
(ajeti) "Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera . Që Zotin e tyre
shikojnë." (a e ka për qëllim) shikojnë në All-llahun? Tha: "Po, (do të
shikojnë) me këta dy sy. i thashë: "Mirëpo ka disa që thojnë se All-llah
nuk mund të shikohet, ndërsa qëllimi i ajetit është se, presin
shpërblimin." Tha: "Kanë gënjyer, ngase All-llau do të shihet, a thua
vallë nuk e ke lexuar fjalën e Musait alejhis-selam: "Zoti Im! Më mundëso
pamjen tënde e të shikoj."(El-A’raf, 143). A thua vallë Musai
alejhis-selam ka kërkuar diç që është e pamundshm? E All-llahu i Madhëruar
i përgjigj: "Ti nuk ke mundësi të më shohish." (El-A’raf, 143) d.t.th. në
dunja ngase është vendi i cili ka përfundim e nuk mund të shihet. Ai i
cili mbetet përherë me ato shqisa që kanë përfundim. Ndërsa kur të kalojnë

në vendin e përhershmërisë (Ahiret) shikojnë me atë që është e përhershme
në Atë që është i përhershëm, e thotë All-llahu i madhëruar: "Jo dhe jo!
Në atë ditë do të jenë të penguar (ta shohin) Zotin e tyre."
(El-Mutaffifin, 15). (Është fjala për jobesimtarët).
5-Transmeton Ebu Nuajni nga Xhafer ibën Abdull-llahu i cili thotë: "Ishim
te Imam Maliku kur erdhi një njeri e i tha: "Ebu Abdullah, i
Gjithmëshirshmi qëndron mbi Arsh, a thua vallë si qëndron?" Nuk është
hidhëruar asnjëherë me askënd si kësaj here me këtë, uli shikimin në tokë
dhe filloi ta godet me një shkop, derisa e mbuloi djersa, pastaj e ngriti
kokën, e hodhi shkopin, e tha:" Mënyra "Si" është e panjohur, ndërsa
"Istivaja" (d.t.th. të ngriturit e All-llahut mbi Arsh) është e ditur (me
argumente të Kur’anit dhe Sunnetit), besimi në te është i obligueshëm,
pyetja për (mënyrën) te është bid’at, dhe urdhëroi që të nxirret jasht ky
njeri.
6-Transmeton Ebu Nuajni nga Jahja Ibën Rebiu i cili thotë: Isha te Imam
Maliku e hyri një njeri tek ai e i tha: "O Ebu Abdull-llah! Ç’thua për atë
i cili thotë se Kur’ani është i krijuar?" Tha: "I pa fe (zindik),
mbyteni." Tha: "Nuk e kam dëgjuar prej askujt por e dëgjova prej teje, dhe
e zmadhoi këtë thënie".
7- Transmeton Ibën Abdu-l-Berri nga Abdull-llah ibën Nafiu i cili thotë se

Imam Maliku, për Atë i cili thotë se Kur’ani është i krijuar ka thënë, se
duhet të rrahet dhe të burgoset derisa të pendohet."
8-Transmeton Ebu Davudi nga Abdull-llah ibën Nafiu se Imam Maliku ka
thënë: "All-llahu është në qiell, ndërsa dituria e Tij është në çdo vend."
B - Thëniet e tij mbi kaderin
1-Transmeton Ebu Nu’ajmi nga Ibën Vehbi i cili thotë: "Kam dëgjuar Malikun
duke thënë një njeriut: "Më ke pyetur dje mbi Kaderin? Tha: "Po".
Tha:All-llahu i lartësuar thotë: "Sikur të dëshironim Ne, secilit njeri do
t’i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Im e ka marrë fund
(definitivisht) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë dhe
njerëz." (Es-Sexhde, 13). Prandaj, patjetër do të ndodhë ajo që ka thënë
All-llahu i Lartësuar."
2-Kadi lajdi rahimehull-llah thotë: "Është pyetur Imam Maliku për
Kaderijtë, është përgjigju: "Janë ata të cilët thonë se mëkatet nuk janë
të krijuara. Gjithashtu me një rast tjetër ka thënë: "janë ata të cilët
thonë se mundësia (zgjedhja) u takon atyre, nëse dojnë, bëjnë vepra të
mira e nëse dojnë bëjnë mëkate."
3-Transmeton Ibën Ebi Asim nga Seid Ibën Abdul Xhebbar i cili thotë:
"Mendimi im rreth tyre (kaderive është që të kërkohet prej tyre të
pendohen, nëse pranojnë-lirohen, përndryshe duhet vriten."

4-Thotë Ibën Abdu-l-Berri se Imam Maliku ka thënë: "Të gjithë Kaderitë që
i kam parë kanë qenë mendjelehtët, të marrët dhe mendjeshkurtët."
5-Transmeton Ibën ebi Asim nga mervan et- Tatariu i cili thotë: "Kam qenë
prezent tek Imam Maliku kur është pyetur se a lejohet martesa me kaderiun,
është përgjigjur me ajetin "Një rob besimtar është më i mirë (më i
vlefshëm) se një mushrik (idhujtar)."
6- Thotë Kadi ljad se Imam Maliku ka thënë: "Nuk pranohet dëshmia e
Kaderiut i cili thërret në drejtimin e tij, as dëshmia e harixhiut
(pjesëtar i havarixhëve) e as rafidiut (pjesëtarë i shi’itëve)."
7-Gjithashtu Kadi ljad thotë: është pyetur Imam Maliku për Kaderijtë, a
t’u folim atyre apo jo?" Ka thënë: "Jo, nëse është prej atyre thërret në
drejtimin e tij." Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron se ka thënë:
"Nuk bënë të falet pas tyre e as nuk pranohet hadithi prej tyre dhe kudo
që t’i gjeni dëboni prej aty."
C - Thëniet e tij mbi imanin (besimin)
1-Trasmenton ibën Abdu-l-Berri nga Abdu-r-Rezzak ibën Hemmami i cili
thotë:"E kam dëgjuar ibën Xhurejxhin, sufjan eth-Thevriun, Ma’mer ibën
Rashidin, Sufjan ibën Ujejnen dhe Malik ibën Enesin duke thënë:"Imani
është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet."
2-Trasmenton Ebu Nuajmi nga Abdull-llah ibën Nafiu i cili thotë: "Imam
Maliku thonte se, imani është fjalë dhe vepër."

3-Tranmenton Ibën Abdul-l-Berri nga Esh’heb ibën Abdu-l-Aziz i cili thotë
se Imam Maliku ka thënë: "Janë falur njerëzit (sahabët) në drejtim të
Mesxhidu-l-Aksas gjashëmbëdhjetë muaj, pastaj erdhi urdhëri që të kthehen
ka Ka’beja, e me këtë rast All-llahu i Lartësuar thotë: "All-llahu nuk ua
humbë besimin tuaj." (El-Bekare, 143). D.t.th. namazin tuaj drejt
Mesxhidu-l-Aksasë. Thonë Imam Maliku: "Me këtë i kundërvihemi fjalëve të
murshitëve të cilët thonë se: "namazi nuk është prej Imanit (besimit)."
D - Thëniet e tij mbi sahabet (shokët e Muhammedit sal-lall-llahualejhi
vesel-lem)
1-Transmetoi Ebu Nuajni nga Abdull-llah el Anberij i cili thotë se Imam
Maliku ka thënë: "Ai i cili e nënçmon ndonjërin prej sahabeve apo ndien në
zemër të tij urrejtje për ndonjërin prej tyre, ky nuk ka hise në plaçkën e
luftës së muslimanëve, e pastaj lexoi ajetin: "Edhe ata që kanë ardhur pas
tyre e thonë: "Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u
pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtje ndaj atyre që
besuan." (El-Hashr, 10).
Ndaj, ai i cili i nënçmon apo ndien urrejtje në zemër të tij ndaj tyre,
nuk ka hise në plaçkën e luftës."
2-Transmeton Ebu Nuajmi nga njëri prej bijve të Zubejrit i cili thotë:
"Kemi qenë te Maliku e u përmend një njeri i cili i nënçmonte shokët e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: Re: Besimi i katër imamëve   Sun 19 Sep 2010, 13:15

Pejganiberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e Imam Maliku e lexoi këtë
ajet:
"Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët)
janë të ashpër kundër jobesimtarëve, e janë të mëshirshëm ndërmjet vete
derisa arriti te fjala, Ata janë si njëfarë e mbjellë ku mbin filizi i
vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit
mbjellësin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin
jobesimtarëve." (El-Fet-h,29).
E pastaj tha Maliku: "Ai i cili ndien në zemrën të tij urrejtje për cilin
do sahabe vetëm se e ka goditur ky ajet."
3.Transmeton El-Kadi ljadi nga Esh’heb ibën Abdu-1-Aziz i cili thotë:
"Kemi qenë te Maliku, e i erdhi një njeri prej alevive të cilët ishin të
interesuar për të prezentuar në tubimet e tij dhe e thirri Imam Malikun:
"O Ebu Abdull-llah, kurse ky vetëm e kthen kryet kah ai, ngase e kishte
zakon që kur e thërret ndokush t’i përgjigjet duke e kthyer kryet kah ai:
dëshiroj që të kem argument mes meje dhe All-llahut, Ditën kur do të na
merr në pyetje, e t’i them: kështu më ka thënë Imam Maliku."
Imam Maliku i tha atij: "Urdhëro."
Tha: "Kush është njeriu më i mirë pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem."

Tha: "Ebu Bekri."
"Pastaj kush?"
Tha: "Umeri."
Tha aleviu: "Pastaj."
Tha Maliku: "Halifeja i vrarë me padrejtësi, Uthmani."
Tha aleviu: "Për All-llahun, nuk do të shoqëroj më kurrë."
Tha Maliku: "Zgjedhja të takon ty."
E - Ndalimi nga Apologjetika dhe kundërshtimet në fe (besim)
1-Transmeton lbn Abdu-1-Berri nga Mus’ab ibën Abdull-llah ez-Zubejri i
cili thotë se Imam Maliku thonte: "Sa i përketë apologjetikës, e urrej, e
gjthashtu edhe dijetarët e vendit tonë (Medinës) e urrejnë dhe e
konsiderojnë të ndaluar, si p.sh. filozofia e xhehminjve, kaderive e të
ngjashmëve me ta. Ndaj nuk obligohet njeriu të flas për asnjë çështje
përveç atyre që të nxisin në vepër, kurse sa i përket të folurit
(polemikave) mbi All-llahun, më e dashur tek unë është heshtja, ngase kam
parë dijetarët e vendit tonë ndalonin polemikat (sterile) rreth fesë, me
përjashtim të bisedave që nxisin në punë."
2- Transmeton Ebu Nuajmi nga Abdullah ibën Nafiu i cili thotë: "E kam
dëgjuar Malikun duke thënë: "Nëse njeriu (besimtari) i bënë të gjitha
mëkatet e mëdha -përveç shirkut- dhe largohet nga këto epshe dhe bid’ate e
përmendi edhe apologjetikën- do të hyjë në xhennet."

3-Transmeton Hereviu nga Is-hak ibën Isa i cili thotë se Imam Maliku ka
thënë: "Ai i cili e kërkon fenë nëpërmjet filozofisë bëhet zindik, ai i
cili kërkon të pasurohet nëpërmjet alkimisë bankroton dhe ai i cili kërkon
hadithe të çuditshme (tregime interesante për t’i kënaqur njerëzit)
gënjen."
4-Transmeton Hatibi nga Is-hak Ibën Isai i cili i thotë: "E kam dëgjuar
Malikun duke e qortuar polemizimin mbi fenë dhe tha: "Çdo herë që na vjen
ndonjë njeri me aftësi më të mëdha për të polemizuar, do të dëshironim ta
refuzojmë në atë që ia solli Xhibrili Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem (Kur’ain dhe Sunnetin)."
5-Transmeton Hereviu nga Abdurr-rrahman ibën Mehdiu i cili thotë: "Kam
hyrë një ditë te Maliku, e tek ai gjeta një njeri duke e pyetur (për
apologjetikën), e i tha: "Mendoi se je prej shokëve të Amr bën Ubejdit.
All-llahu e mallkoftë Amr ibën Ubejdin ngase ai ishte i pari i cili e
shpiku këtë bid’at-apologjetikën. E po të ishte ajo ndonjë dituri do të
flisnijn për te sahabet apo tabi’inët ashtu siç kan folur për dispozitat
dhe rregull-llat e sheriati."
6-Transmeton Hereviu nga Esh’heb lbën Abdulazizi i cili thotë: "E kam
dëgjuar Malikun duke thënë: "Ruajuni dhe largohuni nga bid’atet.""I thanë
e

cilat janë ato o Ebu Abdull-hah?" Tha: "Ithtarët e bid’atit të cilët
flasin për emrat dhe cilësitë e All-llahut, për të folurit e Tij, diturinë
dhe fuqinë e Tij (d.t.th. i komentojnë me logjikën e tyre), dhe nuk
heshtin nga ajo nga e cila kanë heshtur sahabet dhe tabi’inët-All-llahu
qoftë i kënaqur me ta."
7-Transmeton Ebu Nuajmi nga Shafiu i cili thotë: "Imam Malikut kur i vinte
ndokush nga pasuesit e epshit dhe bid’ateve i thonte: "Sa më përket mua,
unë i kam gjërat e qarta, ndërsa ti qenke në dyshim prandaj shko dhe
polemizo me atë i cili është në dyshim."
8-Transmeton lbën Abdul-Berri nga Muhammed ibën Ahmed el-Malikiu i cili
thotë se Imam Maliku ka thënë: "Nuk lejohet të jipen me qira librat e
pasuesve të epshit dhe bid’ateve dhe librave që flasin për astrologji, i
përmendi disa libra e pastaj tha: "Këto libra te dijetarët tonë
konsiderohet prej librave të filozofëve dhe apologjetëve siç janë
mu’tezilët dhe të tjerët, nëse ndokush ka lejuar një gjë të tillë, atëherë
kjo leje anulohet"
Këto ishin disa shkëndijëza nga qëndrimet e Imam Malikut dhe fjalëve të
tij reth tevhidit, sahabeve, imanit dhe apologjetikës.
STUDIMI I KATËRT
AKIDEJA E IMAM SHAFIUT

A - Thëniet e tij mbi tevhidin
1-Transmeton Bejhekiu nga Rebi’ ibën Sulejmani i cili thotë se Imam Shafiu
ka thënë:
Ai i cili betohet me All-llahun apo me ndonjërin prej emrave të Tij e
pastaj nuk e zbaton atë për çka është betuar obligohet të jep shpagim për
këtë, ndërsa ai i cili betohet me diç tjetër si p.sh. të thotë: "Pasha
Ka’ben, pasha babën, pasha këtë apo atë" e pastaj nuk zbaton at për çka
është betuar ky njeri nuk e ka obligim shpagimin për mosarealizimin e
këtij betimi. Ngase betimi me dikë tjetër pos All-llahut është i ndaluar,
duke u bazuar në hadithin ku Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
thotë: "All-llahu az-ze ve xhel-le u ka ndaluar të betoheni me baballarët
tuaj, ai i cili dëshiron ë betohet le të betohet në All-llahun ose le të
hesht." (Buahriu dhe Muslimi).
Këtë e ka argumentuar Imam Shafiu rahimehull-llah duke thënë se emrat dhe
cilësitë e All-llahut nuk janë të krijuara, prandaj ai i cili betohet në
emër të All-llahut pastaj nuk e zbaton atë çka është betuar obligohet të
shpaguan për këtë.
2-lbnu-l-Kajjim el-Xhevziu në librin e tij "Ixhtimau-1-Xhujshi-1-Islamije"
përmend se Imam Shafiu ka thënë: "Thënia në sunnet në të cilën jam unë dhe
dijetarët e hadithit të cilët i kam parë dhe kam marrë prej tyre dituri
siç është Maliku, Thevriu dhe të therët, është pohimi se nuk ka Hyjni

tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij, se
All-llahu është mbi Arsh në qiell, i afrohet krijesave ashtu si do ai dhe
zbret në qiellin e dynjasë ashtu si do Ai, i madhëruar qoftë.
3-Transmeton Dhehebiu nga el-Muzeniu i cili thotë: "Më mundonte një
çështje në Tevhid dhe thashë nëse ka mundësi ndokush të ma shërojë këtë
problem atëherë ai është Shafiu. Shkova tek ai dhe e takova në xhami, iu
afrova dhe i thashë: "Më mundon në veten time një çështje e tevhidit, e
kam dëgjuar se nuk posedon askush prej diturisë atë që e posedon ti,
prandaj ç’ke për të më thënë rreth kësaj ?"
U hidhërua dhe tha: "A e di se ku je ? " i thashë: "Po." Tha: "A e din se
ky është vend në të cilin e ka fundosur All-llahu i Madhëruar Faraonin, a
thua vallë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka urdhëruar për të
pyetur për një gjë të tillë." I thashë: "Jo" Tha: "A kanë folur për këtë
sahabet?" Thashë: "Jo." Tha: "A e dinë sa yje ka në qiell?" Thashë: "Jo."
Tha: "A e din llojin e tyre, gjerësinë, madhësinë dhe prej çka janë
krijuar?" Thashë: "Jo." Tha: "Një gjë prej krijesave të cilën po e sheh me
sytë e tu nuk po e din, e po ke guxim të flasësh për Krijuesin e tij?"
Pastaj më pyeti për disa çështje rreth abdesit, e edhe aty gabova, e ai më
sqaroi se kjo çështje mund të kuptohet në katër forma, kurse pëgjigja ime
nuk ishte në pëlqim me asnjërën fomë. Më tha: "Një gjë për të cilin ke

nevojë pesë herë në ditë po e le anash, e preokupohesh me diturinë mbi
Krijuesin? Ktheju fjalës së All-llahut të Madhëruar ku thotë: "Hyjnia juaj
është Një nuk ka hyjni tjetër pos Tij që është i Gjitmëshirshëm dhe
Mëshirëplotë. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës..."
(El-Bekare, 163,164). Argumento me krijesat mbi Krijuesin e mos u preokupo
me atë që nuk të kaplon mendja."
4-Transmeton lbën Abdu-1-Berri nga Junus ibën Abdu-1-A’lai cili thotë: "E
kam dëgjuar imam Shafiun duke thënë: "Ku ta dëgjosh ndonjë njeri duke
thënë se emri nuk është i emërtuari dhe se një gjë mund të mos jetë vetë
ajo gjë, atëherë dëshmo se është i pafe (zindik)."
5-Thotë Shafiu në librin e tij "Er-Risale" "Falëndeirimi i qoftë
All-llahut, i Cili është ashtu siç e ka cilësuar Veten e Tij dhe është 1
lartësuar nga ajo me të cilën e cilësojnë krijesat e Tij."
6-Imam Dhehebiu në librin e tij "Sijeru A’lami-Nubela" përmend se imam
Shafiu ka thënë: "I pohojmë të gjitha cilësitë të cilat kanë ardhur në
Kur’an dhe i Sunnet dhe mohojmë përgjasimin e All-llahut me ndonjë krijesë
të Tij, ashtu siç e ka mohuar Ai këtë gjë duke thënë: "Askush nuk është i
ngjashëm me Të." (Esh-Shura, 11).
7.Transmeton lbën Abdu-1-Berri nga Rebi’ ibën Sulejmani i cili thotë: "Kam
dëgjuar Shafiun duke thënë për fjalën e All-llahut az-ze ve xhel-le: "Jo

dhe jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre."
(El-Mutaffifin, 15). Me këtë na lajmëron All-llahu se do të ketë popull të
cilët nuk do të jenë të penguar dhe do të shikojnë në Te, dhe nuk do të
dyshojnë në shikimin e Tij."
8- Transmeton Lalekaiu nga Rebi’ ibën Sulejmani i cili thotë: "Kam qenë te
Imam Shafiu kur ia sollën një letër nga Egjpti në të cilën shkruante: "Çka
ta merr mendja për fjalën e All-llahut az-ze ve xhel-le: "Jo dhe jo! Atë
ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyrre." Tha Shafiu:
"Pasi që ata të cilët kanë merituar hidhërimin e All-llahut pengohen nga
të shikuarit në te, atëherë kjo është argument se do ta shohin ata me të
cilët është i kënaqur Ai." Tha Rebiu: "O Ebu Abdull-llah a thua edhe ti
kështu?" Tha: "Po, dhe me këtë besim e besoj dhe e adhuroj All-llahun."
9-Transmeton lbën Abdu-1-Berri nga El-Xharudiju i cili thotë: "U përmend
te imam Shafiu Ibrahim ibën Ismaili" e tha: "Unë e kundërshtoj atë në çdo
gjë, bile as fjalën La ilahe il-lall-llah (Nuk ka Hyjni tjetër pos
All-llahut) nuk e them ashtu siç e thotë ai, ngase unë them La ilahe
il-1-all-llah-Nuk ka të adhuruar tjetër pos All-llahut i Cili i ka folur
Musait alejhi selam me fjalë pas perdes, ndërsa ai thotë La ilahe
il-lall-llah-Nuk ka të adhuruar tjetër pos All-llahut, i Cili e ka krijuar
të folurit pastaj e ka ndëgjuar atë Musai alejhi selam pas perdes."
10-Transmeton Lalekaiu nga Rebi’a ibën Sulejmani i cili thotë se Imam

Shafiu ka thënë: "Ai i cili thotë se Kur’ani është i krijuar, është
pabesimtar (kafir)."
11-Transmeton Bejhekiu nga Muhammed Ez-Zubejriu i cili thotë se një njeri
i tha Imam Shafiut: "Më trego për Kur’anin, a thua vallë është krijues?" i
tha: "Jo." Tha: "I krijuar?" Tha Shafiu: "Jo, assesi." "Atëherë i
pakrijuar" Tha Shafiu: "Po." Mirë, atëherë ç’është argument se nuk është i
krijuar? Në këtë rast e ngriti Shafiu kokën dhe tha: "A pohon ti se
Kur’ani është fjalë e All-llahut?" Tha: "Po" Tha Shafiu: "Para teje është
thënë kjo fjalë, All-llahu i Madhëruar thotë: "E nëse ndokush prej
idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët
e All-llahut (Kur’anin)."(Tevbe, 6). Pastaj thotë: "E Musait All-llahu i
foli me fjalë." (En-Nisa, 164).
Tha Shafiu: "A pohon gjithashtu se të folurit e All-llahut ka qenë së
bashku me All-llahun (d.t.th. edhe të folurit e Tij është i pafillim), apo
thua se, kur ka qenë All-llahu nuk ka qenë të folmit e Tij? Tha njeriu:
"Pohoj se të folurit e All-llahut ka qenë së bashku me All-llahun."
Atëherë buzëqesh Shafiu dhe tha: "O banorë të Kufes, ju më vini mua me
fjalë të mëdha, pasi që pohom se All-llahu ësntë i pafillim e prej atëherë
është edhe të folurit e Tij (d.t.th. i pa fillim), atëherë prej nga këto
dyshime se: "Të folurit është vet All-llahu, apo i ndarë prej All-llahut,

apo diç tjetër përveç All-llahut?". Atëherë, njeriu heshti dhe doli.
12-Është pyetur njëherë Shafiu -All-llahu e mëshiroftë- për cilësitë e
All-llahut të Madhëruar dhe çka jemi të obliguar t’i pohojmë Atij prej
cilësive? Ka thënë: "All-llahu i Lartësuar posedon emra dhe cilësi të
cilat janë përmendur në librin e Tij dhe i ka përmendur i Dërguari i Tij
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ummetit të tij. Prandaj çdokush është i
obliguar t’ia pohojë All-llahut këta emra dhe cilësi pasi që t’i bëhet
argumentimi për këtë se janë të përmendura në Kur’an dhe ka folur për to
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e nëse e kundërshton këtë pasi
që i është bërë atij argumentimi atëherë ky njeri konsiderohet kafir
(jobesimtarë), ndërsa nëse i mohon para se t’i argumentohet atij, atëherë
arsyetohet me mosdije, nga se dituria për një gjë të tillë nuk arihet me
logjikë dhe mendje. All-llahu i Lartësuar na ka lajmëruar se Dëgjon çdo
gjë, se i posedon dy Duar, ku thotë: " ... mirëpo dy duart e Tij janë të
shtrira." (El-Maide, 64), dhe se ka të djathtë: "... e qiejt të
mbështjellur në të djathtën e Tij." (Ez-Zummer, 67). Posedon Fytyrë, ku
thotë: "Çdo gjë do të shkatërrohet përveç Fytyrës së Tij." (El-Kasas, 88),
dhe thotë: "E mbetet Fytyra e Zotit tënd të Madhëruarit të Nderuarit."
(El-Rahman, 27). Posedon këmbë, ku na lajmëron për këtë Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i cili thotë: "Derisa Zoti i Madhëruar

ta vëndon në të këmbën e Tij (ka për qëllim xhehennemin)." (Transmeton
Buhariu dhe Muslimi). Ndërsa për atë i cili është vrarë në rrugë të
All-llahut, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: "E takoi
All-llahun e Madhëruar e Ai (All-llahu) qeshte me të." (Transmeton
Muslimi). Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na ka
lajmëruar se All-llahu i Lartësuar çdo natë zbret në qiellin e dunjasë,
pastaj na ka treguar se nuk është i verbër, ngase pasiqë përmendi
dexhallin tha: "Ai (dexhalli) është i verbër ndërsa Zoti i juaj nuk është
i verbër." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Na ka treguar se besimtarët
do ta shohin me sytë e tyre All-llahun e Madhëruar ditën e kijametit ashtu
sikur e shohim hënën e plotë, posedon Gishtërinjë, ngase Pejgamberi
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Çdo zemër gjindet mes dy
Gishtërinjëve prej gishtërinjëve të Mëshiruesit (All-llahut)."(Transmetoi
Ahmedi dhe Hakimi). Të gjitha këto që u përmendën me të cilat e ka
cilësuar All-llahu i Madhëruar Veten e Tij dhe e ka cilësuar me to i
Dërguari i Tij, realiteti i tyre nuk mund të arrihet përmes mendjes dhe
logjikës, dhe nuk mund ta konsiderojmë askend mosbesimtarë për mosdijen e
këtyre (emrave dhe cilësive), përveç pasiqë t’i arrin lajmi (ajeti ose
hadithi i vërtetë) dhe nëse ky lajm që transmetohet për këtë qëllim është
aq i qartë saqë është si ta ketë parë, në këtë rast dëgjuesi i tij
obligohet të besojë realitetin e këtij lajmi dhe të dëshmoj mu sikur ta

kishte parë dhe dëgjuar prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
I pohojmë të gjitha këto cilësi dhe mohojmë përgjashmërinë e All-llahut me
krijesat ashtu siç e ka mohuar Ai për Veten e Tij ku thotë: "Nuk është
askush i ngashëm me Të, Ai ndëgjon dhe sheh çdo send." (Esh-Shura, 11.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: Re: Besimi i katër imamëve   Sun 19 Sep 2010, 13:16

B - Thënie të tij mbi kaderin
1-Transmeton Bejhekiu nga Rebi’ ibën Sulejmani, i cili thotë: "Është pyet
Shafiu për kaderin e ka thënë:
"Çka don Ti bëhet, edhe pse unë atë nuk e dua, e çka dua unë, nëse Ti nuk
don, nuk bëhet, i ke Krijuar robërit me diturin Tënde, e në këtë dituri
qarkullon i riu dhe i vjetri. Këtë e ke begatuar e atë e ke poshtëruar atë
e ke ndihmuar, e këtë se ke ndihmuar, e prej tyre (robërve) fatkeq dhe të
lumtur, dhe prej tyre ka të shëmtuar dhe të bukur."
2-Transmeton Bejhekiu në "Menakush-Shafi’ij" se Imam Shafiu ka thënë:
"Dëshira e robërve është nën dëshirën e All-llahut dhe ata nuk mund ta
realizojnë dëshirën e tyre përveç nëse do All-llahu, Zoti i botëve.
Njerëzit nuk i krijojnë veprat e tyre mirëpo ato janë krijesa prej
krijesave të All-llahut, e kaderi, e mira dhe e keqja janë prej All-llahut
az-ze ve xhel-le, dënimi në varr është realitet, pyetja që do t’u bëhet
banorëve të varrit është e vërtetë, ringjallja është e vërtetë, llogaria
është e vërtetë, xhenneti dhe xhehennemi janë të vërtetë, e gjëra të tjera

që kanë ardhur në Kur’an dhe Sunnet (të gjitha janë të vërteta)."
3-Transmeton Lalekaiu nga Muzeniu i cili thotë se Imam Shafiu ka thënë: "A
e di se kush është Kaderij? Ai i cili thotë se All-llahu nuk ka krijuar
asgjë (prej veprave) derisa njeriu të mos e veprojë atë."
4-Transmeton Bejhekiu nga Shafiu i cili thotë: "Kaderinjtë, për të cilët
ka thënë Pejgamnberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem se: "Ata janë
mexhusët e këtij ummeti." (Transmeton Ebu Davudi), janë ata të cilët thonë
se All-llahu nuk i din mëkatet derisa mos t’i veproje njeriu."
5-Gjithashtu transmeton Bejhekiu nga Rebi’ ibën Sulejmani i cili thotë se
Imam Shafiu e ka konsideruar të urrejtur namazin pas kaderiut.
C - Thënie të tij mbi imanin
1-Transmeton lbën Abdu-1-Berri nga Rebi’ ibën Sulejmani i cili thotë: "E
kam dëgjuar Imam Shafiun duke thënë: "Imani është fjalë, vepër dhe besim
me zemër, a thua vallë nuk e sheh fjalën e All-llahut ku thotë: "All-llahu
nuk është që t’ua humbë besimin tuaj." (El-Bekare,14), d.t.th. namazin
tuaj drejt Mesxhidu-1-Aksasë, e në këtë rast namazin e ka quajtur iman i
cili është fjalë, vepër dhe besim.
2-Thotë Bejhekiu se e ka dëgjuar Rebi’ ibën Sulejmanin i cili thotë se e
ka dëgjuar Imam Shafiun duke thënë: "Imani është fjalë dhe vepër, shtohet
dhe pakësohet."

3-Gjthashtu transmeton Bejhekiu nga Muhammed Ez-Zubejriu i cili thotë:
"Një njeri e pyeti Shafiun se cila është vepra më e mirë tek All-llahu i
Madhëruar?" Iu përgjigj: "Ajo pa të cilën nuk pranohet asnjë vepër." Tha
(njeriu): "E cila është ajo?" Tha: "Imani (besimi) në All-llahun pos të
cilit nuk ka Hyjni tjetër, kjo është vepra e cila ka pozitë më të lartë
dhe më të ndershme dhe e cila i sjell thënësit të saj fitim të madh" Tha
njeriu: "A më tregon se ç’është imani, a thua vallë është fjalë dhe vepër,
apo është vetëm fjalë pa vepër? Tha Shafiu: "Imani është vepër për hirë të
All-llahut, e edhe thënia është pjesë e kësaj vepre" Tha njeriu:
"Më përshkruaj këtë që të mund ta kuptoj." Tha: "Imani ka gjendje dhe
shkallë, nganjëherë është i plotë dhe ngritet shumë lartë e nganjëherë
pakësohet sa që është i qartë pakësimi i tij, e nganjëherë mbisundon ana e
plotë e tij ndaj anës së mangët" Tha njeriu: "A thua vallë Imani nuk është
i ngurtë, "Po." Tha Shafiu: por rritet e zvogëlohet?" Tha njeriu: "E
ç’është argument për këtë?" Tha Shafiu: "All-llahu i Lartësuar u ka bërë
obligim imanin gjymtyrëve të bijve të Ademit dhe e ka ndarë në to. Nuk ka
asnjë gjymtyrë të cilës nuk i ka obliguar All-llahu diç nga imani.
Prej tyre: Zemra e tij, me të cilën logjikon dhe i kupton gjërat. Ajo
është udhëheqësi i trupit, përmes saj dhe me pëlqimin e saj funksionojnë
gjymtyrat tjera.
Prej tyre: Sytë e tij me të cilat shikon, veshtë me të cilat dëgjon,

duartë me të cilat i kap gjërat, këmbët e tij me të cilat ec, dhe...
I ka obliguar zemrës atë që nuk ia ka obliguar gjuhës, ndërsa i ka
obliguar dëgjimit atë që nuk ia ka obliguar syve. U ka obliguar duarve atë
që nuk ia ka obliguar këmbëve dhe ia ka obliguar organit gjenital atë që
nuk ia ka obliguar fytyrës.
Zemrës i ka obliguar: Pohimin, njohjen, kënaqësinë dhe nënshtrimin, se nuk
ka Hyjni tjetër pos All-llahut të Vetmit të pa shoq, nuk ka ortak e as
fëmijë, dhe se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është rob dhe i
Dërguar i Tij, dhe pranimin e tërë asaj që ka ardhur nga All-llahu qoftë i
Dërguar apo ndonjë libër. Tërë këtë All-llahu i Madhëruar ia ka obliguar
zemrës dhe kjo është puna e saj. Thotë All-llahu i Lartësuar:
"Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtim të atij që
detyrohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me
besim…" (En-Nahl, 106).
"Dijeni se me të përmendurit e All-llahut qetësohen zemrat." (Er-R’ad,
28).
"Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: "Ne
kemi besuar" me zemrat e tyre nuk kanë besuar..." (El-Maide, 43), dhe
thotë:
"…e për atë që keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi apo e mbajtët të

fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në përgjegjësi" (El-Bekare, 284), kjo
është të cilën ia ka obliguar All-llahu i Madhëruar zemrës e kjo është
puna e saj dhe është kryet e imamit.
I ka obliguar gjuhës të folurit dhe pohimin e tërë asaj të cilën e ka
besuar dhe pohuar zemra, e në lidhje me këtë thotë All-llahu i Madhëruar:
"Thuani kemi besuar në All-llahun." (El-Bekare, 136), dhe thotë: "…dhe
thuani njerëzve fjalë të mira ..." (Bekare, 83). Tërë këtë All-llahu i
Madhëruar ia ka obliguar zemrës, të folurit dhe pohimin e asaj që është në
zemër, dhe kjo është prej imanit.
Dëgjimit All-llahu i Madhëruar i ka obliguar që të largohet nga dëgjimi
asaj që e ka ndaluar All-llahu i Lartësuar, e thotë në lidhje me këtë:
"Juve u është shpallur në librin (Kur’anin) që, kur të dëgjoni se po
mohohet Kur’ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata
derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndryshe, ju do të jeni si ata."
(En-Nisa, 140). Pastaj në vendin tjetër e ka përjashtuar hartesën dhe ka
thënë: "Kur sheh se ata janë thelluar (me tallje) në argumentet Tona,
largohu prej tyre derisa të mos kalojnë në bisedë tjetër. E nëse djalli të
bën të harrosh (e rrin me ta), pasi të bie ndër mend mos rri me popullin
mizor." (El-En’am, 68). E në vend tjetër thotë: "…e ti përgëzoi pra
robërit e Mi! Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën. Të

tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët
janë ata të mençurit." (Ez-Zumer, 17, 18).
"Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët janë të përulur
dle të kujdeshëm gjatë faljes së namazit, dhe ata të cilët i shmangen të
kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët e japin rregullisht zeqatin..."
(El-Mu’minun, 1-3).
"Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinët dhe
thonë: "Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshi larg nesh, neve nuk na
duhen injorantët." (El-Kasas, 55), dhe thotë: "... Dhe kur (rastësisht)
kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet."
(El-Furkan, 72). E kjo është ajo që Zoti e ka obliguar të dëgjuarit, që të
shmanget nga e ndaluara, e kjo është puna e saj e cila është prej imanit.
U ka obliguar syve që të shmangen nga të shikuarit në atë që e ka ndaluar,
dhe që të ulim shikimin para saj (që e ka ndaluar), thotë All-llahu i
Madhëruar: "Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre dhe t’i ruajnë
pjesët e turpshme të trupit të tyre" dhe thotë: "Thuaju edhe besimtareve
të ulin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre."
(En-Nur, 30,31). Në këtë ajet All-llahu i Lartësuar ka ndaluar që të
shikojmë në pjesët e turpshme të njëri-tjetrit, dhe çdo ajet në të cilën
është përmedur ruajtja e organeve ka për qëllim ruajtja nga prostitucioni
përveç se në këtë ajet, ku është për qëllim ruajtja nga shikimi në pjesët

e turpshme të njëri-tjetrit.
Kjo është ajo të cilën ua ka obliguar All-llahu i Madhëruar syve, që të
ulin shikimin dhe kjo është puna e tyre e cila është prej imanit.
Pastaj ka përmendur atë me të cilën e ka obliguar zemrën, dëgjimin dhe
shikimin duke i përmbledhur në një ajet ku thotë:
"Mos iu qas asaj të cilën nuk e ke ditur, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe
zemra për të gjitha këto ka përgjegjësi." (El-Isra, 36).
"Dhe ata të cilët i ruajnë pjesët e turpshme të tyre." (El-Mu’miun, 5).
D.m.th. i ka obliguar pjesët e turpshme që të mos bien në atë që e ka
ndaluar All-llahu. Dhe thotë: "Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do
të dëshmojë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat
tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit."
(Fussilet, 22)
Lëkurat tuaja d.m.th. organet seksuale dhe kofshët (të cilat konsiderohen
prej pjesëve të turpshme.)
Duarve u ka obliguar që të mos kapni atë që e ka ndaluar Ai, dhe t’i
përdorni në atë që ka urdhëruar siç është sadakaja, lidhja farefisnre,
lufta në rrugë të All-llahut, pastrimi për namaze, thotë All-llahu i
Lartësuar në lidhje me këtë:
"O ju që besuat! Kur, të ngriteni për të falur namaz, lani fytyrat e tuaja

dhe duart tuaja deri në bërryla..." (El-Maide, 6).
Dhe thotë:
"Pra, kur t’i takoni (në luftë) ata që nuk besuan mëshonju në qafë
(mbytni) derisa t’i rraskapitni atëherë lidhni, e pastaj, ose lironi falas
ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë." (Muhammed, 4),
ngase mbytja, lufta, lidhja e farefisit, dhënia e sadakasë është prej
punëve të tyre (duarve).
Këmbëve u ka obliguar që mos të ec (njeriu) drejt asaj që ka ndaluar
All-llahu i Madhëruar dhe thotë: "Dhe mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi,
pse ti as nuk mund të çashë tokën as nuk mund ta arishë lartësinë e
maleve." (El-Isra, 37).
Fytyrës i ka obliguar që t’i bie në sexhde All-llahut pandërprerë, qoftë
në namaz apo jashtë tij, ku thotë: "O ju që keni besuar, falni namazin me
ruku dhe sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të
dobishme) se do të gjeni shpëtim" (El-Haxh, 77), dhe thotë: "Vërtetë
mesxhidet (xhamitë) janë për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to
askë pos All-llhut." (El-Xhinn, 18). Me fjalën "Mesxhidet" janë për qëllim
pjesët e trupit me të cilat bënë sexhde i biri i Ademit (njeriu), siç
është balli e të tjera.
Tërë këtë All-llahu i Madhëruar u ka obliguar gjymtyrëve të trupit të

njeriut.
Pastaj thotë (imam Shafiu): "All-llahu i Lartësuar, pastërtin dhe namazin
e ka quajtur iman, në rastin kur e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij të
kthen fytyrën e tij në namaz prej Mesxhidu-1-Aksasë drejtë Kabes.
Muslimanët janë falur drejtë Mesxhidu-1-Ak-sasë gjashtëmbëdhjetë muaj, e
(pasi që u urdhëruan të kthenen kah Ka’beja) thanë: "O i Dërguar i
All-llahut gjer tani jemii falur drejtë Mesxhidu-1-Aksasë, a thua vallë
ç’do të bëhet me atë namaz?" E pastaj e zbriti All-llahu i Madhëruar këtë
ajet:
"All-llahu nuk është që t’ua humbë besimin (namazin) tuaj." (El-Bekare,
143). Në këtë ajet namazin e ka quajtur iman, prandaj ai i cili e takon
All-llahun duke u kujdesur për namazet e tij, kujdeset për gjymtyrët e tij
duke kryer me çdonjërën prej tyre atë që i ka urdhëruar All-llahu, e takon
All-llahun me iman të plotë dhe bëhet prej banorëve të xhennetit. Ndërsa
ai i cili qëllimisht len diç nga ajo me të cilën e ka urdhëruar All-llahu,
e takon All-llahun me iman të mangët.
Tha njeriu: "Kuptova se (imani) mungohet dhe plotësohet, mirëpo si
realizohet shtimi i tij?"
Tha Imam Shafiu: "Thotë All-llahu i Lartësuar: "E kur zbret ndonjë
kaptinë, ka prej atyre që thonë. "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?"
Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të. E

sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e
kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si
jobesimtarë." (Et-Tevbe, 124-125). Dhe thotë: "Ata ishin disa djelmosha,
kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam besimin."
(El-Kehf, 13). E po të ishte ky iman i njëjtë, d.m.th. nuk pakësohet dhe
nuk shtohet, atëherë nuk do të kishte mbivlerësim mes njerëzve dhe të
gjithë do të ishin të barabartë. Mirëpo me plotësimin e imanit besimtarët
hyjnë në xhennet, ndërsa me shtimin e tij ngriten në shkallët e xhennetit,
e në bazë të pakësimit të tij hudhen mëkatarët në shkallët e xhehennemit.
Pastaj tha imam Shafiu: "All-llahu i Lartësuar ka nxitur që robërit e Tij
të garojnë në punë të mira ashtu si garojnë kuajtë, e pastaj përmes kësaj
ngriten (me vlerë) njëri mbi tjetrin duke mos i bërë askujt të padrejtë në
këtë. Për këtë arsye i ka vlerësuar të parët e këtij ummeti mbi ata të
fundit. E po të mos kishte vlerë ai i cili ka nxituar në iman ndaj atij i
cili ka mbetur pas, do t’i bashkonte të fundit e këtij ummeti me të parët
e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: Re: Besimi i katër imamëve   Sun 19 Sep 2010, 13:16

D - Thënie të tij mbi sahabet
1-Transmeton Bejhekiu nga Shafiu i cili thotë: „All-llahu i Lartësuar i ka
lavdëruar sahabet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në
Kur’an, Tevrat dhe Ixhil, e gjithashtu i ka lavdëruar edhe Pejgamberi

sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, lavdërim me të cilin nuk e ka lavdëruar
askend pas tyre, All-llahu i mëshiroftë, i ka përgëzuar me dhuntitë që ua
ka dhënë me arritje të gradëve më të larta të të vërtetëve, dëshmorëve dhe
të mirëve, ata e kanë përcjellur gjer te ne sunnetin e Pejgamberit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kanë qenë pranë tij në kohën kur i ka
zbritur shpallja, kanë kuptuar qëllimin e fjalëve të Pejgamberit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të përgjithshmet dhe të veçantat, kanë
kuptuar prej sunnetit të tij atë që ne e dijmë dhe atë që nuk e dijmë. Ata
janë mbi ne qoftë me dituri, punë apo devotshmëri. Atë që e kanë kuptuar
ata dhe e kanë nxjerrur prej Kur’anit dhe sunnetit është dituri, mendimet
e tyre janë më primare për ne se ajo që thonë mendjet dhe mendimet tona,
All-llahu e di më se miri!"
2-Transmeton Bejhekiu nga Rebi’ ibën Sulejmani i cili thotë: "Imam Shafiu
sa i përket mbivlerëshmërisë të sahabeve mes tyre, thoshte: "Më i vlefshmi
prej tyre është Ebu Bekri, pastaj Umeri, pastaj Uthmani, pastaj Aliu."
3-Transmeton Bejhekiu nga Muhammed lbën Abdull-llah ibën Abdu-1-Hakemi i
cili thotë: "E kam dëgjuar Imam Shafiun duke thënë: "Njerëzit më të
vlefshëm pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sellem janë: "Ebu Bekri,
pastaj Umeri, pastaj Uthmani, pastaj Aliu-All-llahu qoftë i kënaqur me
ta."

4-Transmeton Hereviu nga Jusuf ibën Jahja e Buvejti i cili thotë: "E kam
pyetur Shafiun se a bën të falem pas rafidiut (shiitit)?" Tha: "Mos u fal
pas rafidiut, kaderiut e as murxhiut." i thashë: "Na i përshkruaj ata?"
Tha: "Ai i cili thotë se imani është vetëm fjalë është murxhi. Ai i cili
thotë se Ebu Bekri dhe Umeri nuk ka qenë udhëheqës të drejtë ai është
rafidi dhe ai i cili thotë se dëshira e veprimit i takon njeriut (e jo
All-llahut) ai është kaderij."
E - Ndalimi nga apologjetika dhe kundërshtimet në fe (besim)
1-Transmeton Hereviu nga Rebi’ ibën Sulejmani i cili thotë: "E kam dëgjuar
Imam Shafiun duke thënë: "Nëse ndonjë njeri lenë testament ndonjë tjetrit
libra, e në mesin e tyre gjinden libra të filozofisë, nuk hynë në këtë
testament, ngase filozofia nuk është dituri."
2-Transmeton Hereviti nga Hasen ez-Za’feraniu i cili thotë: "E kam dëgjuar
Imam Shafiun duke thënë:
"Asnjëherë nuk kam polemizuar me ndokend mbi apologjetikën përveç një
rastit, dhe për këtë kërkoj falje nga All-llahu."
3-Transmeton Hereviu nga Rebi’ ibën Sulejmanit i cili thotë se Imam Shafiu
ka thënë: "Po të dëshiroja t’i shkruaj çdokujt i cili më kundërshton nga
një libër të madh do të mund të bëja një gjë të tillë, mirëpo apologjetika
dhe polemikat (e pafrytshme) në fe nuk janë prej preokupimeve të mia e
edhe nuk kam dëshirë që të përshkruhet ndonjë gjë nga apologjetika."

4-Transmeton lbën Bat-ta nga Ebi Thevriti i cili thotë se Imam Shafiu ka
thënë: "Nuk e kam parë askend që është i marrë me apologjetikë e të ketë
shpëtuar."
5-Transmeton Hereviu nga Junus El-Misrij i cili thotë: "Ta sprovon
All-llahu robin me diç që e ka ndaluar, përveç shirkut, është më i mirë se
sa ta sprovojë me apologjetikë."
Këto ishin disa fjalë të Imam Shafiut -All-llahu e mëshiroftë- në çështjet
e bazave të fesë dhe qëndrimit të tij ndaj apologjetëve.
STUDIMI I PESTË
AKIDEJA E IMAM AHMED IBËN HANBELIT
A - Thënie të tij mbi tevhidin
1-Transmetohet gjithashtu nga Ahmed ibën Hanbeli se ka thënë: "All-llahu
flet kur të dëshiron Ai, Kur’ani është fjalë e Tij, i pakrijuar në çdo
aspekt dhe nuk lejohet të cilësohet All-llahu me asgjë më tepër se që Ai e
ka cilësuar Qenien e Tij
2-Transmeton Ebu Jahja nga Ebu Bekr El-Merveziti i cili thotë: "E kam
pyetur Imam Ahmedin për hadithet të cilat i refuzojnë xhehmijët në lidhje
me cilësitë e All-llahut, shikimin e All-llahut ditën e gjykinnt, Israsë
dhe Arshit. Pasi që të gjitha i vërtetoi, më tha: "Të gjitha këto i ka
pranuar ummeti dhe i ka pohuar ashtu siç kanë ardhur.

3-Transmeton Abdull-llah ibën Ahmedi në "Kitabu-s-Sunne" nga Imam Ahmedi i
cili ka thënë: "Ai i cili pretendon se All-llahu nuk flet është
jobesimtar, ndërsa hadithet në lidhje me këtë ne i besojmë dhe i
transmetojmë ashtu siç kanë ardhur.
4-Transmeton Lalekaiu nga Hanbeli, djali i axhës së Imam Ahmedit, i cili
thotë se e ka pyetur Imam Ahmedin për çështjen e shikimit në All-llahun
ditën e gjykimit, është përgjigjur: "Për këtë ka hadithe të vërteta
besojmë në to dhe i pohojmë edhe çdo gjë që vërtetohet nga Pejgamberi
sal-lall-llahu alejlhi ve sel-lem, besojmë në të dhe e pohojmë.
5-Ndërsa lbën Xhevziu transmeton se Imam Ahmedi ka thënë: "Cilësojeni
All-llahun vetëm me atë me të cilën e ka cilësuar Ai Qenien e Tij dhe
mohoni tërë atë që e ka mohuar Ai për Qenien e Tij."
6-Imam Ahmedi në librin "Kundërshtim Xhehminjëve" thotë "Pretendon Xhehm
ibën Safvan se ai i cili i cilëson All-llahun me atë me të cilën e ka
cilësuar Ai qenien e Tij apo e ka cilësuar i Dërguari i Tij, është
jobesimtar dhe përgjasues i All-llahut me krijesat."
7-Transmeton lbën Tejmiu se Imam Ahmedi ka thënë: "Ne besojmë se All-llahu
është mbi Arsh, (qëndron) ashtu si dëshiron Ai, pa përkufizim dhe
përshkrim, e cilësitë e All-llahut janë prej Tij dhe të pandara prej Tij,
dhe Atë nuk e arrijnë shikiniet e krijesave (në këtë botë)."

8-Transmeton Ebu Ja’la nga Imam Ahmedi se ka thënë: "Ai i cili pretendon
se All-llahu nuk shihet Ditën e gjykimit është jobesimtar dhe
përgënjeshtrues i Kur’anit."
9-Gjithashtu transmeton Ebu Ja’la nga Abdull-llah ibën Ahmedi i cili
thotë: "E kam pyetur babain (Imam Ahmedin) për ata të cilët thonë: "Të
folurit e All-llahut drejtuar Musait alejhis-selam nuk ka qenë me zë?" Më
tha: "I ka folur me zë, e hadithet që janë për këtë i pohojnë ashtu siç
kanë ardhur.
10-Transmeton Lalekaiu nga Abdu-s-Selam Ibën Malik El-Atari i cili thotë
se e ka dëgjuar Imam Ahmedin duke thënë: "Kur’ani është fjalë e All-llahut
e nuk është i krijuar, e mos u dobëso e të thuash se është i krijuar, nuk
është i krijuar ngase fjala e All-llahut rrjedh prej Tij, e çdo gjë që
është pandarë prej Tij nuk është i krijuar."
B - Thënie të tij mbi kaderin
1-Transmeton lbën Xhevziu nga Imam Ahmedi se ka thënë: "Besojmë në kader,
qoftë i mirë apo i keq, i ëmbël apo i hidhur, se i tëri vjen nga
All-llahu."
2-Transmeton El-Hal-lali nga Ebu Bekr El-Merveziu i cili thotë: "Është
pyetur Imam Ahmedi për një çështje e në mes tjerash ka thënë: "E mira dhe
e keqja janë të përcaktuara për robërit" i është thënë: "All-llahu e ka
krijuar të mirën dhe të keqen?" Tha: "Po, All-llahu e cakton për robërit e

Tij."
3-Në librin "Es-Sunne" të Imam Ahmedit përmendet se ka thënë: "Kaderi
qoftë i mirë apo i keq, pak apo shumë, i jashtëm apo i brendshëm, i ëmbël
apo i hidhur, i dashur apo i urrejtur, i pari apo i fundit i tëri është
nga All-llahu i Lartësuar të cilin ua ka caktuar robërve të Tij prandaj
askush nuk mund ta tejkalojë dëshirën dhë caktimin e Tij."
4-Transmeton Hal-lali nga Muhammed Ebu Haruni e ky nga Ebu-1-Harithi i
cili thotë: "E kam dëgjuar Imam Ahmedin duke thënë: "All-llahu i Lartësuar
e ka caktuar nënshtrimin ndaj Tij dhe mëkatin të mirën dhe të keqen, e
atij që i është caktuar të jetë i lumtur, ai do të jetë i lumtur, ndërsa
atij që i është caktuar të jetë fatkeq, ai do të jetë i tillë"
5-Thotë Abdull-llah lbën Ahmedi: "E ka pyetyr Alij ibën Xhehmi babain se a
thua vallë ai i cili e mohon kaderin, a është jobesimtar apo jo, i është
përgjigjur: "Nëse e mohon diturinë e All-llahut dhe thotë All-llahu nuk ka
ditur derisa e ka krijuar diturinë e pastaj ka ditur për gjërat, e me këtë
e mohon diturinë e All-llahut, ky njeri është jobesmitar"
6-Thotë Abdull-llah ibën Ahmed: "E kam pyetur babain për herën e dytë se a
bën të fali namazin pas kaderiut, e më është përgjigjur: "Nëse thërret në
besimin e vet dhe i armiqëson ata të cilët e kundërshtojnë në këtë atëherë
mos u fal pas tij."

C - Thënie të tij mbi imanin
1-Transmeton Ebu Ja’la nga Imam Ahmedi i cili ka thënë: "Prej cilësive më
të mira të imanit është dashuria për hirë të All-llahut dhe urrejtja për
hirë të All-llalhut."
2-Transmetoi lbën Xhevziu nga Imam Ahmedi i cili ka thënë: "Imani shtohet
dhe pakësohet ashtu siç transmetohet në hadith: "Besimtari me iman më të
plotë është ai i cili e ka moralin më të 1artë."
3-Transmeton Hal-lali nga Sulejman lbën Esh’athi i cili thotë se Imam
Ahmedi ka thënë: "Namazi, zekati, haxhi, bëmirësia të gjitha këto janë
prej imanit, ndërsa mëkatet e zvogëlojnë imanin"
4-Thotë Abdull-llah ibën Ahmedi: "E kam pyetur babain për një njeri i cili
thotë: "Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet mirëpo nuk
thotë se "unë jam besmitar Insha-all-llah (në dashtë All-llahu)", a është
ky Murxhi?" Shpresoj se nuk është Murxhi." Ndërsa në një rast tjetër e kam
dëgjuar babain duke thënë: "Argument kundër atyre të cilët nuk thonë: "Unë
jam besimtar në dashtë All-llahu", është fjala e Pejgamberit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, drejtuar banorëve të varrezave: "edhe
ne në dashtë All-llahu (in sha-All-llah) do t’iu bashkangjitem juve."
5-Thotë Abdull-llah lbën Ahmedi: "E kanë pyetur babain -All-llahu e
mëshiroftë- për Murxhiët, e ka thënë: "Ne themi: "Imani është fjalë dhe

vepër shtohet dhe pakësohet. Nëse bënë ndokush zina (prostitucion) apo
pinë alkohol zvogëlohet Imani i tij."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: Re: Besimi i katër imamëve   Sun 19 Sep 2010, 13:17

D - Thënie të tij për sahabet
1-Përmendet në librin Es-Sunne të Imam Ahmedit se ka thënë: "Prej sunnetit
është të përmendurit e të mirave të sahabeve dhe të pëmbajturit nga
përmendja e të metave dhe mosmarrëveshjeve që kanë ndodhur në mes tyre. Ai
i cili fyen sahabet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është
bidatçi, rafidij, i fëlliqtë, i paedukatë, All-llahu nuk pranon prej tij
as farzet e as nafilet (ose as pendimin e as shpagimin). Dashuria ndaj
tyre është sunnet, lutja për ta është ibadet, pasimi i tyre është afrim
ndaj All-llahut dhe të kapurit për gjurmët e tyre është nder." Pastaj
thotë: "Sahabet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pas këtyre
të katërve (Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut) janë njerëzit më të
mirë. Nuk i lejohet askujt të përmend diç nga të këqiat e tyre e as t’i
akuzojë me ndonjë akuzë apo të metë, e ai i cili bënë një vepër të tillë
atëherë obligohet kryetari i muslimanëve ta ndëshkojë dhe ta edukojë, e
nuk i lejohet që t’ia falë këtë"
2-Transmeton lbën Xhevziu se Imam Ahmedi në letrën që ia ka dërguar
Musededit ndër të tjerat i ka thënë:
"... Dhe të dëshmosh për dhjetë të pëgëzuarit se do të jenë në xhennet (e
ata janë) Ebu Bekiri, Umeri, Uthmani, Aliu, Talha ibën Ubejdil-lah, Zubejr

ibën Avvami, Sa’d lbën Ebi Vek-kasi, Seid ibën Zejdi, Abdur-Rahman ibën
Avfi, Ebu Ubejde ibën Xherrah, dhe të gjithë të tjerët të cilët i ka
përgëzuar Pejgamnberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me xhennet edhe ne
dëshmojmë për ta se janë prej banorëve të xhennetit."
3-Thotë Abdull-llah ibën Ahmedi: "E kam pyetur babain për udhëheqësit e
drejtë, e më është përgjigjur: "Ata janë Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe
Aliu."
4-Thotë Abdull-llah ibën Ahmedi: "E kam pyetyr babain për ata të cilët
thonë se Aliu nuk konsiderohet prej udhëheqësve të drejtë, më është
pëgjigjiur: "Kjo është fjalë e të keqit dhe të prishtit.
5-Transmeton lbën Xhevziu se Imam Ahmedi ka thënë: "Ai i cili nuk pohon se
Aliu është prej udhëheqësve të drejtë është më i devijuar se gomari i
shtëpisë së tij."
6-Transmeton Ebu Ja’la se Imam Ahmedi ka thënë: "Ai i cili thotë se Aliu
nuk ka qenë halifeja i katër të mos i folni e as mos e martoni (me ndokënd
prej të afërmëve të juaj, e as mos u martoni me ndonjë të afërt të tij
nëse i përkrah mendimet e tija. Sh.p.)"
E - Ndalimi nga apologjetika dhe kundërshtimet në fe (besim)
1-Transmeton lbën Bat-ta nga Ebu Bekr El-Merveziu i cili thotë: "E kam
dëgjuar Imam Ahmedin duke thënë: "Ai i cili mirret me apologjetikë nuk

shpëton dhe ai i cili mirret me këtë është shumë afër të bëhet, Xhehmijj."
2-Transmetoi lbën Abdu-1-Berri se Imam Ahmedi, ka thënë: "Nuk shpëton
asnjëherë ai i cili mirret me apologjetikë, dhe nuk mund të gjesh njeri i
cili mirret me këtë vepër, e mos të vëresh se në zemrën të tij ka urrejtje
dhe zili (ose ndaj të vërtetës ose ndaj bartësve të tij).
3-Transmeton Hereviu nga Abdull-llah ibën Ahmedi i cili ka thënë: "I ka
shkruar babai im Ubejdull-llah ibën Jajhja ibën Hakanit: "Nuk jam prej
ithtarëve të apologjetikës, e as nuk e përkrahi apolotgjetikën në asnjë
send, (e përkrahu) vetëm atë që është në librin e All-llahut dhe Hadithin
e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e përveç kësaj çdo gjë
është e urrejtur."
4-Transmeton lbën Xhevziu nga Musa ibën Abdull-llahu i cili ka thënë: "E
keni dëgjuar Imam Ahmedin duke thënë: "Mos u shoqëroni me ithtarët e
apologjetikës edhe nëse e mbrojnë Sunnetin."
5-Transmeton lbën Bat-ta nga Ebu-1-Harith Es-Sajigu i cili thotë se imam
Ahmedi ka thënë: "Ai i cili e don apologjetikën vështirë e ka t’i del nga
zemra e tij dhe nuk mund të shohësh askend i cili mirret me këtë vepër e
të ketë shpëtuar"
6-Thotë lbën Bat-ta se Imam Ahmedi ka thënë: "Përmbahuni Sunnetit dhe
Hadithit, All-llahu bënë që të keni dobi me to, e largohuni nga

kundërshtimet dhe polemikat e pafrytshme. Ai i cili e don apologjetikën
nuk ka për të shpëtuar dhe ai i cili mirret me këtë fundi i jetës së tij
do të jetë në bid’at, ngase apologjetika nuk thërret në të mirë. Unë nuk e
dua apologjetikën e as kundërshtimet dhe polemikat e pafrytshme.
Përmbajuni Sunnetit dhe gjurmëve (të selefit) gjë me të cilat keni dobi, e
lereni apologjetikën dhe, polemikat e të devijuarëve. Kemi takuar njerëz
të cilët nuk dini për një gjë të tillë dhe të cilët denoncoheshin nga
ithtarët e këtyre (apologjetëve) apologjetikës, e përfundimi i këtyre
(apologjetëve) nuk është hajr (të mirë). Na mbroftë All-llahu sprovë dhe
na shpëtoftë nga çdo shkatërrim."
7-Transmetoi, lbën Batta nga Imam Ahmedi se ka thënë: "Kur të shohësh
ndonjë njeri se e don apologjetikën ruaju nga ai."
Këto ishin disa fjalë të tij -All-llahu e mëshiroftë-çështjet e bazave të
fesë dhe qëndrimi ndaj apologjetëve.
PËRFUNDIM
Tërë ajo që u përmend më parë prej fjalëve të këtyre imamëve, na bënë të
qartë se besimi i tyre ka qenë një, me përjashtim të çështjes së Imanit në
të cilën është veçuar Imam Ebu Hanifeja, edhe pse është thënë se ai është
kthyer nga ky mendim.
Ky besim është i vetmi i cili meriton që të tubohen muslimanët rreth tij
dhe i vetmi i cili do t’i mbrojë nga kundërshtimet në fe, ngase është i

bazuar në librin e All-llahut dhe Sunnetin e të Dërguarit sal-lall-llahu
alejhi vesel-lem. Pakica prej njerëzve janë ata të cilët e njohin besimin
e këtyre Imamëve dhe të cilët e kuptojnë ashtu siç duhet kuptuar. Në mesin
e njerëzve është përhapur mendimi se kinse këta Imamë kuptimm e ajeteve të
sifateve ia kanë lënë All-llahut (kanë bërë tefhid), sikurse të thojnë se
këto ajete nuk kanë zbritur për t’u kuptuar por vetëm për tu lexuar,
pothuajse All-llahu e ka shpallur Kur’anin pa kurnjëfarë qëllimi.
All-llahu i Lartësuar thotë:
"Libër i begatshëm, Ne ta shallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e
tij dhe që të marrin mësimin prej tij ata që kanë mend." (Sad, 29).
Githashtu thotë:
"E edhe ai (Kur’ani) është shpallje e Zotit të botëve.Atë e solli shpirti
besnk, (Xhibrili). (E solli) në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që
vërejtjen (Pejgamberi). Me gjuhë të kulluar arabe." (Esh-Shuara, 192-195).
Dhe thotë: "Ne e zbritëm Kur’anin arabisht, ashtu që ta kuptoni" (Jusuf,
2)
All-llahu i Lartësuar e ka zbritur këtë libër për t’u studiuar faktet e
tija dhe për të marrë këshilla prej tij, dhe ka lajmëruar se është në
gjuhën e kulluar arabe që njerëzit t’i kuptojnë në qëllimet dhe
domethëniet e tija. E pasiqë All-llahu e ka zbritur Kur’anin për t’i

studiuar faktet e tij, atëherë patjetër kuptimi i tij duhet të jetë i
lehtë për ata në gjuhën e të cilëve është zbritur, ngase po të ishte i
pamundur kuptimi i ajeteve (fakteve) të tij atëherë zbritja e tij do të
ishte e kotë, ngase nuk ka dobi që t’i zbret një popull ndonjë gjë e cila
u ngjan disa shkronjave të bashkuara e të pakuptimta. Një fjalë e tillë
është krim mbi sahabet, tabi’inët dhe imamët të cilët kanë ardhur pas tyre
dhe shpifje për ta, gjë nga e cila ata janë të pastër. Ata i kanë kuptuar
domethëniet e Kur’anit dhe Sunnetit dhe i kanë studiuar ato, ngase kanë
qenë afër kohës së të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, bile
këta janë njerëzit më meritor për të kuptuar Kur’anin dhe sunnetin, ngase
ata e kanë adhuruar All-llahun me adhurime të cilat i kanë kuptuar nga
argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit, kanë besuar në to dhe i kanë
praktikuar. Pasiqë e kanë kuptuar rrugën e cila shpie deri te i Adhuruari
(All-llahu) a thua vallë si nuk e kanë njohur të Adhuruarin e (All-llahun)
e tyre me cilësitë e plota të Tija dhe nuk i kanë kuptuar domethëniet e
tyre me të cilat i ka njohtuar All-llahu i Madhëruar robërit e Tij për
Veten e Tij.
Mund të përfundojmë se besimi i këtyre katër imamëve është besimi i
shëndoshë me të cilën ka ardhur Kur’ani dhe Sunneti, besimi i pastër të
cilin nuk mund ta njollosë asnjë njollë e devijmit, mohimit (të cilësive

All-llahut), apo përgjasimit (të cilësive të All-llahut me cilësitë e
krijesave). Ai i cili i ka mohuar cilësitë e All-llahut apo i ka
përgjasuar me krijesat, i tilli nuk ka mudur t’i kuptojë cilësitë Hyjnore
vetëm se duke i paramenduar të tilla siç i posedojnë krijesat, e tërë kjo
është në kundështim me atë në të cilën i ka krijuar All-llahu krijesat, e
që është natyrshmëri e pastër Islam, se askush nuk është i ngjashëm me Të,
as në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tia e as në veprat e Tija.
All-llahun e Madh e lus që me këtë broshurë t’u bëjë dobi muslimanëve dhe
t’i bashkojë në një besim dhe në një rrugë, në besimin e Kur’anit dhe
Sunnetit dhe t’i udhëzojë në udhëzimin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem dhe Sunnetin e tij.
All-llahu i di qëllimet tona. Ai na mjafton për çdo gjë dhe Atij i
mbështetemi.
Lutja jonë e fundit është:
Falënderimi i takon All-llahut Zotit të botëve e paqja dhe shpëtimi
qofshin mbi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Besimi i katër imamëve   Today at 09:24

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Besimi i katër imamëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: