Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 ESMA BIJA E EBU BEKRIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12707
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: ESMA BIJA E EBU BEKRIT   Sat 07 May 2011, 13:11

ESMA BIJA E EBU BEKRIT
Esma ka jetuar njëqind vjet e nuk i ka rënë asnjë dhëmb a dhëmballë dhe në asnjë moment nuk e humbi mendjempreh­tësinë e saj, edhe përkundër pleqërisë së thellë.(Biografët).
Kjo është Esma ‘ sahabeja e famshme e mbuluar me kurora lav­dish nga të gjitha anët. Babai i saj ishte shoku më i afërt i Resulullahut, gjyshi i saj ishte sahab, motra e saj ishte sahabije, burri i saj ka qenë sahabij dhe kjo mjafton që ajo vërtet të jetë krenare dhe e famshme.
Pra, babai i saj ishte Ebu Bekër Siddiku, shoku më i ngushtë i Pejgamberit a.s. gjatë jetës së tij, kurse pas vdekjes së Resulullahut ishte edhe kalif (udhëheqës i muslimanëve).
Gjyshi i saj ishte Ebu Atik, babai i Ebu Bekrit.
Motra e saj ishte nëna e besimtarëve ‘ Aishja r.a.
Burri i saj ishte ndihmëtari i të Dërguarit a.s. Zubejr bin Avvam. Kurse djali i saj ishte Abdullahu. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë.
Thënë shkurt, mjafton të themi se kjo është Esma‘ bija e Ebu Bekër Siddikut.
Esma ishte ndër të parat që pranoi Islamin, ngase këtë hap e kishin ndërmarrë para saj vetëm shtatëmbëdhjetë veta.
shtë titulluar si œpronare e dy shokave ‘ brezave, sepse duke ua përgatitur ushqimin për udhëtim Pejgamberit a.s. dhe babait të saj, atë ditë kur ata emigronin (bënin hixhretin), kishte bërë gati edhe një enë me ujë, por pasi që nuk gjeti diçka që t'i lidhë ato, e grisi shokën e saj në dy pjesë dhe me njërën e lidhi ushqimin, kurse me pjesën tjetër lidhi enën me ujë. Atëherë, Pejgamberi a.s. bëri lutje për të që ato dy pjesë të shokës së saj, Allahu xh.sh. t'ia zëvendësojë me dy shoka breza në xhenet. Ky është shkaku që ajo është titulluar me ofiqin pronare e dy shokave
Ajo u martua me Zubejr bin Avvamin, i cili ishte një dja­losh i varfër, pa shërbëtor që t'i shërbejë atij dhe pa pasuri me të cilën do t'i mbante fëmijët, përveç një kalë me të cilin kryenin ne­vojat elementare të shtëpisë.
Ajo sillej mirë me Zubejrin dhe i shërbente atij, duke u kujedesur edhe për kalin e tij, duke e ruajtur dhe duke i shtypur drithë për ushqim, derisa Allahu ia hapi Zubejrit rrugën e pasurimit dhe u bë njëri prej shokëve më të pasur të Muhammedit a.s.
Kur Esmës iu dha rasti për t'u shpërngulur për në Medinë, ajo me bindjen e saj në Fenë Islame, në Allahun xh.sh. dhe në Pejgam­berin e Tij, edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë në djalin e saj Abdullahun, i përballoi të gjitha dhe kjo nuk e pengoi asgjë për të emigruar, dhe posa arriti në Kuba e lindi fëmijën e saj.
Muslimanët e madhëruan Allahun dhe brohoritën nga gëzimi, sepse ky qe fëmija i parë që u lind si muhaxhir në Medinë.
Ajo e barti fëmijën deri te Pejgamberi a.s. dhe e vendosi në pre­hër të tij, kurse ai bëri dua për të, mori pak lëng nga goja e tij dhe e vuri në gojën e foshnjës, i cili e përpiu atë. Kështu që gjëja e parë që përpiu foshnja ishte lëngu i dhënë nga Pejgamberi i Zotit xh.sh.
Personaliteti i Esmës karakterizohet me virtyte të larta, karak­ter të fortë dhe arsye të shëndoshë, veti këto të cilat i kanë vetëm njerëzit e rrallë.
Ajo ishte një bujare e madhe, e për të na rrëfen djali i saj Abdullahu, i cili thotë: “Nuk më ka rastisur të shoh gra më bujare sesa tezen time Aishen dhe nënën time Esmën, por bujaria e tyre ndryshon: Sa i përket tezës sime, ajo mblidhte pak nga pak derisa mblidhte aq sa mjaftonte dhe pastaj ua ndante atë nevojtarëve, kurse nëna ime nuk linte asgjë për nesër, por menjëherë e shpërndante.
Esma ishte inteligjente dhe e mençur dhe dinte ta gjejë veten në pozita të vështira e të palakmueshme.
Mençuria e saj u dëshmua kur Ebu Bekri u nis për të emigruar du­ke e shoqëruar Muhammedin a.s. dhe mori me vete tërë pasurinë, vlera e së cilës arrinte në gjashtë mijë dërhemë, duke mos lënë asgjë për fëmijët e tij...
Kur Ebu Kuhafe, i ati i Ebu Bekrit, i cili ishte politeist, u infor­mua për këtë, erdhi në shtëpi të të birit dhe i tha Esmës: Për Zotin, po e shoh se ai me marrjen e pasurisë me vete u ka shkak­tuar vuajtje, ashtu sikurse iu ka shkaktuar vuajtje me vetë largimin e tij, mirëpo Esma iu përgjigj: Jo, kurrsesi o gjyshi im, në të vërtetë ai na ka lënë pasuri të mjaftueshme, pastaj mori ca gurë të vegjël dhe i vendosi në një dollap në të cilin lënin pasurinë e tyre më parë, i mbuloi gurët me një rrobe dhe pastaj e mori gjyshin e vet për dore, ngase ai e kishte të pamurit e dobët, dhe i tha: “O gjyshi im, shiko sa pasuri na ka lënë” kur ai e lëshoi dorën mbi gurët e mbuluar me rroba kujtoi se janë të holla dhe gurë të çmueshëm dhe tha: “Nuk është keq, nëse ua ka lënë tërë këtë pasuri.
Me këtë Esma dëshiroi që ta qetësojë shpirtin e plakut dhe që të mos e obligojë t'i ndajë diç nga pasuria e tij... Ajo e bëri këtë, nga­se e urrente që t'ia shtrijë dorën një idhujtari, qoftë ai edhe gjy­shi i saj.
Nëse historia i lë në harresë të gjitha qëndrimet e Esmës ‘ bijës së Ebu Bekrit, kurrsesi nuk mund të harrohen mendjemprehtësia, vendos­mëria e pashoqe dhe fuqia e besimit‑imanit me rastin e taki­mit të fundit me djalin e saj.
Kur djali i saj, Abdullah bin Zubejri, u zgjodh sundimtar (kalif) pas vdekjes së Jezid bin Muavije, botërisht e përkrahën Hixhazi, Egjipti, Iraku, Horasani dhe shumica e vendeve të Shamit. Por, Benu Umejët, me qëllim që ta luftojnë atë, menjëherë bënë dyndjen e ushtrisë së madhe nën komandën e Haxhxhaxh bin Jusuf The­kafiut. Në mes tyre u zhvillua një betejë e përgjakshme, në të cilën Abdullahu tregoi trimëri të pashoqe, ashtu siç i ka hije një kalorësi trim.
Kur përkrahësit e tij filluan të shpartallohen dalëngadalë, atë­he­rë ai u strehua dhe u mbrojt te Qabeja, së bashku me ata që ki­shin mbetur me të për ta mbrojtur Qabenë e madhërishme. Disa orë para rënies së tij dëshmor, ai hyri tek e ëma, Esma, e cila atëbotë ishte plakë njëqindvjeçare dhe e kishte lënë të pamurit, e i tha:
- Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty, oj nëna ime!
Ajo ia ktheu: - Gjithashtu edhe mbi ty, o Abdullah.. mirë të solli ty në këtë kohë, kur gurët të cilët po i hedhin menxhenikët e Haxhxhaxhit (menxhenik ishte mjet lufte me anën e të cilit hidheshin gurë e të ngjashme mbi fortifikata të ndryshme) mbi ushtrinë tuaj në Qabe po i dridhin tmerrësisht edhe shtëpitë e Mekës?
Abdullahu iu përgjigj: - Erdha të marr mendimin tënd, oj nënë.
Ajo i tha: - Ta marrësh mendimin tim!! Për çka?!
Ai tha: - Njerëzit më kanë braktisur dhe janë larguar prej meje nga frika e Haxhxhaxhit ose nga lakmia për atë që ka ai, sa që edhe fëmijët dhe familja ime janë larguar nga unë, e me mua ka mbetur vetëm një numër i vogël prej njerëzve të mi. Sado që durimi i tyre të jetë i madh dhe të kenë qëndrim burrëror, ata nuk do të mund të bëjnë ballë më tepër se një apo dy orë, kurse të dërguarit e Benu Umejëve më kanë vërshuar me bisedime duke më premtuar se do të më japin në këtë botë atë që dëshiroj, me kusht që unë t'i hedh armët dhe t'i nënshtrohem Abdulmelik bin Mervanit. Ç'mendon ti për këtë oj nënë?
Ajo ngriti zërin lart dhe tha: - Kjo është çështje e jote personale, o Abdullah, dhe më së miri vetë mund ta dish... Nëse je i bindur se çështja jote është e drejtë dhe se ti thërret në drejtësi, atëherë duro dhe qëndro, ashtu sikurse kanë duruar dhe qëndruar shokët e tu të cilët janë flijuar nën flamurin tënd...
Por, nëse ti e dëshiron këtë botë, atëherë sa rob i keq do të ishe. E shkatërrove veten dhe njerëzit e tu.
Ai tha: - Por, vrasja ime qysh sot do të jetë e pashmangshme.
- Nuk ka gjë, - tha ajo, flijimi është më i mirë për ty sesa t'i dorëzo­hesh Haxhxhaxhit me dëshirë dhe të luajnë djelmoshat e Benu Umejës me kokën tënde.
Abdullahu iu përgjigj duke i thënë:
- Nuk i frikësohem vrasjes, por frikësohem se ata do të luajnë me kufomën time.
Ajo i tha birit të saj: - Nuk ka çka të frikësohet njeriu pas vdekjes, sepse as delja e therur nuk e ndjen rrjepjen e lëkurës...
Atëherë Abdullahut i shndriti fytyra dhe tha:
- E bekuar qofsh, oj nëna ime! Të bekuara qofshin virtytet dhe karakteri yt i lartë! Unë nuk të kam ardhur ty në këtë kohë për asgjë tjetër, përveç të dëgjoj prej teje atë që e dëgjova, kurse Allahu e di se unë nuk jam as i lodhur e as i dobësuar, Allahu është dëshmi­tari im se unë nuk e bëra këtë duke lakmuar në të mi­rat e kësaj bote, përkundrazi jam i hidhëruar dhe i prekur, ngase kërkohet për t'u lejuar haramet. Ja, unë veç po nisem në atë që ti dë­shiron. Nëse vritem, mos u pikëllo për mua, dorëzoja çësht­jen tën­de Allahut xh.sh.
Ajo tha:
- Do të pikëllohesha për ty, sikurse të vriteshe në rrugë të gabuar.
Abdullahu i tha asaj:
- Bindu se vërtet biri yt kurrë nuk e ka përkrahur një punë të urryer (të keqe), as që ka bërë ndonjë të ligë, as nuk ka devijuar nga rruga e Perëndisë e as që e ka tradhtuar amanetin. Dije se djali yt kurrë nuk e ka përkrahur tiraninë as ndaj muslimanëve e as ndaj jomuslimanëve lojalë dhe nuk kishte tek ai gjë më të vlefshme dhe më meritore se kënaqësia e Allahut të Madhëruar... Këtë nuk e them për ta pastruar vetveten, sepse Allahu është më i dijshëm për mua sesa unë, por them këtë për të të dhënë durim e kurajë në zemrën tënde.
Esma ia ktheu:
- Falënderimi dhe Lavdia i qoftë Allahut, i cili të drejtoi në atë që Ai dëshiron dhe në atë që edhe unë dëshiroj. Afrohu pranë meje, o biri im, që ta ndjej erën tënde dhe ta ledhatoj trupin, sepse ky mund të jetë takimi im i fundit me ty.
Abdullahu e afroi fytyrën te duart dhe këmbët e saja, ia mbuloi ato me puthje, kurse ajo e afroi hundën e saj te koka, fytyra dhe fyti i tij dhe e nuhati erën e tij, duke e prekur dhe puthur. Pastaj me duart e saj filloi t'ia prekë trupin dhe kur e preku gjoksin e tij, për një çast u ndal, i tërhoqi duart prej tij dhe tha:
- është kjo që e ke veshur, o Abdullah?!
Abdullahu iu përgjigj:
- Kjo është këmisha ime e hekurt.
Ajo i tha:
- O biri im, kjo nuk është rroba e atij që dëshiron të bjerë dëshmor ‑ shehid.
Ai i tha:
- Por, e kam veshur për të qetësuar ty dhe zemrën tënde.
Ajo i tha birit të saj:
- Zhvishe atë, sepse ajo është pengesë e fortë për mbrojtjen dhe trimërinë tënde, është e fortë për kërcimin tënd. Pa të lëvizja është më e lehtë, e në vend të saj vishe një këmishë të gjatë, që kur të vritesh të mos zbulohet trupi (avreti) yt.
Abdullahu e zhveshi këmishën e hekurt dhe veshi një këmishë të gjatë (jo të hekurt), e mbërtheu atë dhe shkoi te Qabeja për të vazh­duar luftën me ushtarët e tij, duke thënë: - Mos më ndaj prej dua­së (lutjes), oj nënë.
Në ato çaste ajo drejtoi duart kah qielli e tha:
O Zoti im, mëshiroje ngritjen e tij natën për të falur namaz dhe qasjen e tij të fortë në terrin e natës, kur njerëzit e tjerë flenë... O Zoti im, mëshiroje atë (Abdullahun) kur ai është i uritur dhe i etur derisa është agjërueshëm.
O Zot! Mëshiroje mirësinë dhe sjelljen e tij të mirë ndaj ba­bait dhe nënës së tij...!
O Zoti im, unë tashmë e kam dorëzuar në duart e Tua, jam e kënaqur me atë që ia ke caktuar atij dhe më dhuro mua për të nga sevapet e atyre që durojnë për hir të Madhërisë Sate!
Ende pa perënduar dielli i asaj dite, Abdullahu iu bashkua dëshmorëve të tjerë dhe shkoi në fqinjësi të Allahut të vet.
Vetëm pak ditë pas flijimit të tij, atij iu bashkua edhe e ëma e tij ‘ Esma, bija e Ebu Bekrit, pas njëqind vjet jetese në këtë botë. Asaj nuk i kishte rënë as dhëmbë e as dhëmballë, dhe asnjë­herë nuk e kishte humbur mendjemprehtësinë e saj, edhe përkundër pleqërisë së thellë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
ESMA BIJA E EBU BEKRIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: