Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 MODESTIA - NJË EDUKATË E LARTË E ROBËRISË NDAJ ALLAHUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: MODESTIA - NJË EDUKATË E LARTË E ROBËRISË NDAJ ALLAHUT   Mon 16 May 2011, 06:09

“Morali i bukur”, i cili lind e gjallohet nga vlerat e besimit, është sekreti që e bën njeriun njeri duke e njohur atë me thelbin e qenies dhe duke e çuar drejt qëllimit final të krijimit të tij.
Pjekuria, virtytet dhe vlerat e vërteta të njeriut janë në përputhje me nivelin e moralit të tij. Për të qenë shërbëtor i Zotit në këtë dynja, në mënyrë që të fitohet kënaqësia e Tij, është e domosdoshme që njeriu të piqet në aspektin kuptimor. Por, në të njëjtën kohë pjekuria kuptimore lidhet ngushtë me “Edukimin shpirtëror”.
MIQTË E ALLAHUT
Ashtu si çdo mjeshtri ka nevojë për një udhërrëfyes, po ashtu edhe mjeshtëria e ndërtimit të një personaliteti të bukur e të fortë ka nevojë për një shembull konkret e të qëndrueshëm, i cili të shndërrohet në pikë orientimi për njeriun. Në rastin konkret, këtë funksion e kryejnë “Miqtë e Allahut”. Në krahasim me të tjerët, ata kanë këto epërsi:
- Kanë skalitur në karakterin e tyre gërshetimin e diturive të dukshme e të padukshme.
- Kanë rrugëtuar në aspektin shpirtëror, duke kaluar shumë stacione të zuhdit e të takvasë, duke u përsosur në veprimet e tyre.
- Shikimin e tyre konceptual e kanë shtrirë në të dy botët, duke arritur kështu në lumturinë e të shijuarit të imanit e në thellimin emocional.
- Të gjitha përpjekjet e tyre janë në shërbim të shpëtimit të njerëzimit nga veset e këqija dhe kurthet e egos. Pra, ata janë të plotësuar në besimin e tyre, duke u bërë vepërmirë e besimdrejtë dhe me plot cilësi të tjera që e lartësojnë njerëzimin në moralin e bukur e në qiejt e dritës.
Ata e kujtojnë Allahun e Lartmadhëruar, sepse bota e tyre shpirtërore është vazhdimisht në kontakt me Atë. Ata që ecin në gjurmët e tyre pajisen me urtësinë e me marifetin e të shikuarit të jetës dhe ngjarjeve të ndryshme nëpërmjet dritares së Ahiretit.
Gjendjet dhe veprimet e miqve të Hakut janë tërësisht në përputhje me vullnetin dhe dëshirën e Tij. Në lidhje me këtë, Hazreti Pejgamberi (a.s.) na bën të ditur se Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:
“...Pasi unë e dua robin Tim, atëherë Unë bëhem gjuha me të cilën ai flet, zemra me të cilën ai mendon, veshi me të cilin ai dëgjon, syri me të cilin ai shikon, dora me të cilën ai bart dhe këmba me të cilën ai ecën...” (Buhari, Rikak, 38; Mexhmau’z-Zevaid, II. 284)
Morali i njerëzve të Hakut mbart në vetvete rrezatimet shpirtërore të Hazreti Pejgamberit -sallallahu alejhi ve sellem–, i cili ishte edhe komentuesi praktik (me veprime konkrete) i Kuranit Fisnik.
Miqtë e Zotit, të cilët përpiqen me mish e shpirt të sendërtojnë në mënyrë sa më të përpiktë Sunetin e Diellit të Shpalljes, të Dërguarit të Allahut (a.s.) janë si drita e hënës. Ata janë si pasqyra që reflektojnë qartazi bukuritë e moralit të të Dashurit të Allahut. Prandaj, ata që lidhen me miqtë e Hakut nëpërmjet dashurisë, duke vërejtur me zemër e kujdes të veçantë veprimet dhe gjendjet e tyre do të mund të bëhen dëshmitarë të manifestimeve të holla të moralit profetik.
Si rezultat i sinqeritetit që ata kanë, Allahu i Lartmadhëruar u dhuron në zemra, miqve të Tij, fuqi ndikuese dhe mrekulluese. Kjo sepse ata tregojnë qëndrueshmëri në të jetuarit e asaj që predikojnë. Kështu, me gjendjet dhe veprimet e tyre ata rezultojnë pashmangshmërisht rrezatues e ndikues tek të tjerët, duke u bërë ngado përfaqësuesit më të denjë të mirësjelljes dhe delikatesës islame.
Fjalët që nuk jetohen, ashtu si dhe veprimet sipërfaqësore që janë larg sinqeritetit, u ngjajnë dhuratave me ambalazh të bukur, por që brenda janë krejt bosh. Përballë furtunave të jetës, këto fjalë e vepra humbin e shuhen, duke mos lënë asnjë gjurmë pas. Sekreti i gjurmëve të pashlyeshme, që miqtë e Allahut lënë në zemrat e njerëzve, është sinqeriteti dhe dashuria e pamatë.
Prandaj, siç shprehet poeti i madh turk, Junus Emre, tasavvufi nuk qëndron tek taxhja, hërka apo në disiplinat e ndryshme të dhikrit, por thelbi i tij është vrapimi për tek Allahu, duke u thelluar shpirtërisht në manifestimet plot urtësi që na ofron universi dhe jeta. E tërë kjo është e mundur vetëm në sajë të perceptimit të të qenit një hiç përballë rrezatimeve të fuqishme e të madhërishme të Allahut, duke jetuar në çdo frymë me përgjërimin ndaj Tij e duke thënë: “Të lutem o Zoti im” (Aman ja rabbi).
Miqtë e Allahut janë gjithandej burim mëshire dhe mirësie. Janë një prehër dhembshurie dhe dashurie për të gjitha shtresat shoqërore. Gjithashtu, ata i tërheqin njerëzit si magnete nga e vërteta, duke u shndërruar në qendër ndikimi pozitiv. Allahu i Lartmadhëruar i ka pajisur me moralin e Tij, duke i dashur dhe duke i bërë po kaq të dashur edhe tek të tjerët. Në një ajet kuranor thuhet:
“Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” (Merjem, 96)
Prandaj miqtë e Allahut nuk harrohen edhe pasi ndërrojnë jetë, sepse vazhdojnë të jetojnë në zemrat e dashamirësve të tyre. Kjo dashuri që Allahu i Lartmadhëruar ua dhuron shpirtërave fatlumë, është një nderim i madh, i cili bëhet shkak për arritjen e të shpëtimit. Hazreti Pejgamberi (a.s.) ka premtuar se në botën tjetër njeriu do të jetë së bashku me atë që do. Përpjekjet për t’iu gjendur afër këtyre njerëzve të veçantë e për t’i dashur për hir të Allahut, e afrojnë njeriun me Zotin e tij.
Në qoftë se ndjejmë dashuri për të dashurit e Allahut dhe nëse dëshirojmë që në botën tjetër të jemi së bashku me ta, atëherë duhet të punojmë që të pajisemi me moralin e tyre të bukur, sepse një nga shenjat e dashurisë është shkrirja e njeriut në gjendjet shpirtërore të atij personi që dashuron. Për t’u pajisur me moralin e të dashurve të Allahut, është e domosdoshme t’i vëzhgojmë me kujdes manifestimet e moralit të bukur tek këta njerëz. Një nga tiparet më dallues të rrezatimit të moralit të bukur tek miqtë e Hakut është:
MODESTIA - NJË EDUKATË E LARTË E ROBËRISË NDAJ ALLAHUT

Robëria ndaj Allahut është para së gjithash çështje vetëdije. Të kuptosh që je një hiç përballë rrezatimeve madhështore e të fuqishme hyjnore, ashtu siç hymë me dëshirën e Allahut nga mosekzistenca në ekzistencë, duhet të dimë se vetëm me dashjen dhe me ndihmën e Zotit është e mundur që qenia jonë të vazhdojë ekzistimin. Ne i jemi nevojtarë Atij në çdo frymëmarrje, e kjo përbën esencën e robërisë ndaj Allahut. Thënë ndryshe, robëria ndaj Allahut, kjo shkallë kaq e lartë shpirtërore, është e lidhur ngushtë me mundësimin e perceptimit të pozitës sonë të brishtë përballë pushtetit të Allahut të Lartmadhëruar, si dhe me vetëdijësimin në lidhje me kufijtë tanë. E te një njeri që mund ta vërejë me sytë e zemrës këtë të vërtetë, nuk mund të shfaqet mendjemadhësia, egoja, uni dhe dëshirat e tepruara të materiales, por nderimi, respekti dhe edukata. Te ai shfaqet një gjendje falënderimi dhe pëlqimi për gjendjen e robërimit ndaj Zotit, ashtu si një nga miqtë e Allahut, Hydaji, i cili mbështetej tek Allahu duke thënë “Ti je ai që merr, Ti je ai që jep, Ti je ai që vepron! Çfarë na ke dhënë atë kemi, përtej saj asgjë!”
Prandaj, themi se ata që nuk kanë modesti nuk mund ta perceptojnë fuqinë dhe madhështinë e Allahut të Lartmadhëruar.
Hazreti Mevlana këshillon uljen e kokës, për të shprehur modestinë e vërtetë dhe të jetuarit së brendshmi, për të përjetuar ndjenjën e të qenit një hiç përballë fuqisë e pushtetit të Allahut. Ai është shprehur kështu:
“Unë u bëra rob, u bëra rob, u bëra rob. Unë jam një rob i dobët, pata turp që nuk mund të kryeja tërësisht obligimet e robërisë, prandaj e ula kokën poshtë. Të gjithë robërit gëzohen kur fitojnë lirinë. Ndërsa unë o Zot gëzohem që jam robi – skllavi Yt.”
Njëherë, nipi i Hazreti Pejgamberit, Hazreti Hasani, pasi bëri tavaf Qaben dhe pasi fali dy rekat në Makamin Ibrahim, iu lut Allahut me gjithë shpirt:
“Ja Rabbi (o Zoti im)! Të erdhi në derën tënde robi Yt i dobët! O Allahu im! Të erdhi në derë shërbëtori Yt i pafuqishëm! Ja Rabbi! Të erdhi në derën Tënde lypsari Yt! Të erdhi në derën Tënde i varfëri Yt!..”
Pasi Hazreti Hasani u largua prej aty, hasi në rrugë disa të varfër që përpiqeshin të ngopeshin me një copë bukë. Ai u dha atyre selam! Ata e ftuan Hazreti Hasanin që të ndanin me të ushqimin që Allahu u kishte bërë rrisk për të ngrënë atë ditë. Nipi i Hazreti Pejgamberit, Hazreti Hasani u ul pranë tyre dhe u tha:
“Sikur ta dija që kjo që ju po hani nuk është sadaka, do të haja së bashku me ju.”.
Më pas atyre u tha: “Ngrihuni të shkojmë në shtëpinë tonë!”
Pasi i ushqeu ata njerëz të varfër, u dha rroba e një shumë të hollash. Pastaj i përcolli përzemërsisht.” (Ebshihi, el-Mustatraf, Bejrut 1986, I, 31)
Ja pra, kjo është një modesti e vërtetë, një edukatë e lartë robërie që e bën besimtarin të jetojë me dashuri të thellë për Zotin e për krijesat e Tij. Ata që do të mund ta skalisin mirë në personalitetin e tyre këtë edukatë, do të jenë shumë të matur dhe të kujdesshëm në çdo gjendje dhe në çdo veprim të tyre. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë në Kuranin famëlartë:
“Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë...” (el-Furkan, 63)
“Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve.” (el-Isra, 37)
“Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët!” (Lukman, 18)
Në këto ajete kuranore është ndaluar të ecet në tokë me mendjemadhësi e me sjellje të ndryshme që tregojnë sadopak kryelartësi. Hazreti Pejgamberi (a.s.) ecte shpejt si të ishte në një tatëpjetë, por kokëulur, e kështu ai zotëri tregonte edukatën e tij të modestisë.
Të ecësh duke parë majat e gishtave të këmbës tregon modesti, edukatë, maturi, ruajtje të syrit nga harami, lidhje të besimtarit me urdhëresat e Allahut të Lartmadhëruar dhe ato të të Dërguarit të Tij (a.s.).
Jo vetëm në ecje, por edhe shprehja e modestisë në çdo gjendje e veprim bëhet shkak për të fituar dashurinë e Allahut.
Në një hadith, Hazreti Pejgamberi është shprehur:
“...Allahu do ta lartësojë atë që tregon modesti për hir të Tij dhe do ta poshtërojë atë që tregohet mendjemadh...”(Hejthemi, X, 325)
Një nga miqtë e Allahut, Hazreti Mevlana, me siguri pasi kishte kuptuar sekretin e modestisë, në lidhje me të na këshillon të bëhemi si dheu:
“Allahu urdhëroi: ‘O njeri, shiko me kujdes e vëre në trupit tënd, që e krijova nga dheu mbolla një farë nga shpirti im, e kështu e lartësova. Ti ishe pluhur i kësaj toke e mbi të gjitha krijesat, të lartësova ty. Të dhurova mendjen e të dhashë dashuri. Ti bëj një përpjekje e në vetvete mbill modestinë që Unë ta vë çdo gjë nën urdhrin tënd.’”
Kurse Sadi-i Shiraziu, për të na tërhequr vëmendjen drejt modestisë, si një ndër sekretet e lartësimit shpirtëror, na flet për urtësinë e ujit:
“Përmbytjes nga vërshimi i saj mendjemadh i imponohet të ulë kokën e të ecë duke u zvarritur përtokë! Ndërsa pikën e vesës, prej se është e vogël dhe e pafuqishme, dielli e lartëson me dashurinë e tij.”
Modestia që Allahu i Lartmadhëruar dëshiron të shohë tek njeriu është shkak i shumë mirësive. Allahu i Lartmadhëruar ka thënë në një ajet kuranor:
“Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur, atyre, zemrat e të cilëve frikësohen, kur përmendet Allahu, që (janë) të durueshëm për gjithçka që i godet, që falin namazet dhe që ndajnë nga ajo, që Ne ua kemi dhënë.” (El-Haxhxh, 34-35)
Prandaj, sinqeriteti dhe modestia janë të një rëndësie themelore për plotësimin deri në përsosje të përgjegjësive tona të robërimit ndaj Hakut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: SHPATA PRET QAFËN E KRYELARTIT    Mon 16 May 2011, 06:09


Njerëzit që qëndrojnë larg egos dhe unit, pra modestët, janë të siguruar nga shumë rreziqe shpirtërore. Këtë të vërtetë Hazreti Mevlana na e shpjegon nëpërmjet kësaj ngjashmërie:
“Shpata pret qafën e kryelartit..., ndërsa hijen nuk është e zonja ta presë asnjë shpatë, sepse është shtrirë për tokë dhe është bërë njësh me të.”
Modestia e vërtetë që e lartëson njeriun, bëhet shkak për urtësimin dhe për thellimin shpirtëror të tij. Në Methnevi thuhet shprehimisht:
“Si rezultat i modestisë, edhe nëse së jashtmi zvogëlohesh, Allahu të rrit së brendshmi e t’i hap sytë e zemrës, duke të të dhuruar mundësinë të shohësh thelbin e çdo gjëje. Kështu ia arrin fatlumësisë së hadithit, që thotë: ‘O Zoti im, na i shfaq të vërtetat e gjërave ashtu siç janë në të vërtetë!’”
Modestia bën të mundur të lindet mëshira, shërbimi dhe bujaria. Një njeri modest është hyzmeqar, i mëshirshëm e i dhembshur. Në të kundërt, ata që nuk kanë modesi janë mendjemëdhenj, kopracë dhe të privuar nga mirësitë e Allahut.
Në veprën “el- Bahru’l-Mevrud”, Imam Sharani është shprehur:
Në kuvendimet shpirtërore përfitojnë më tepër njerëzit modestë e të thjeshtë. Kjo sepse mëshira hyjnore zbret në zemrat e atyre që janë modestë e të thjeshtë. A nuk i shihni që ujërat e shiut mblidhen vazhdimisht nëpër gropa e fusha dhe rrjedhin në përrenj!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: MODESTIA E PEJGAMBERIT TONË TË DASHUR   Mon 16 May 2011, 06:09

Hazreti Pejgamberi (a.s.) ka thënë:
“Allahu i Lartmadhëruar më shpalli: ‘Jini deri në atë masë modestë ndaj njeri tjetrit, sa asnjëri nga ju të mos i kalojë kufijtë e tij duke i bërë vëllaut të vet ndonjë padrejtësi. Gjthashtu, asnjëri prej jush të mos mburret para të tjerëve duke e parë veten mbi të tjerët’” (Muslim, Xhenet, 64)
Hazreti Pejgamberi (a.s.), i cili ishte dërguar për të përsosur moralin e bukur, i përgjigjej ftesës së skllevërve, i mbante afër, pranonte dhuratat e tyre, qofshin ato edhe edhe dy pika qumësht, e dhuratave të tyre u përgjigjej po me dhurata. Ai tregohej shumë i kujdesshëm ndaj kërkesave dhe nevojave të individëve që i përkisnin shtresave të lodhura të shoqërisë.
Kur Hazreti Pejgamberi (a.s.) u nis bashkë me sahabet e tij drejt Bedrit, numri i deveve në dispozicion nuk ishte i mjaftueshëm, prandaj ata ishin të detyruar që të përdornin një deve të vetme për tre persona, duke hipur e zbritur me radhë. Hazreti Pejgamberi –sallahu alejhi ve sellem- udhëtoi me të njëjtën deve me Hazreti Aliun dhe Ebu Luhabe –radijallahu anhuma-. Kur i erdhi radha Hazreti Pejgamberit (a.s.) të ecte në këmbë dy shokët i tij i thanë:
“O i Dërguari i Allahut! Ju lutem mos zbrisni! Ne dëshirojmë të ecim edhe për ty”, Pejgamberi (a.s.) u përgjigj:
“Ju nuk do të mund t’i rezistoni ecjes më shumë se unë. Pastaj, unë nuk është se kam më pak nevojë se ju të fitojë sevape.” (Ibn-i Sa’d, II, 21)
Ngadhënjimi i Mekës ishte fitorja më e madhe që Allahu u dhuroi myslimanëve pas 20 vitesh vuajtjesh e padrejtësish. Mirëpo, i Dërguari i Allahut (a.s.) për të mos i lënë asnjë grimce të egos së tij mundësi zhvillimi, i bëri menjëherë sexhde Allahut, e duke qenë mbi deve u shpreh:
“O Allah! Jeta e vërtetë është vetëm ajo e Ahiretit!” (Vakidi, II, 824; Buhari, Rikak, 1)
Në ditën e çlirimit të Mekës tek Hazreti Pejgamberi (a.s.), tërë frikë dhe duke u dridhur nga emocioni, erdhi një bashkëvendës i Profetit dhe e pyeti:
“O i Dërguari i Allahut! Më mëso si mund të hy në islam!”
Për ta qetësuar, Hazreti Pejgamberi (a.s.) i tha me modesti:
“Qetësohu o vëllai im! Unë nuk jam mbret apo sundimtar! (Duke pasur për qëllim nënën e vet) Jam jetimi i komshies tënde, e cila i përkiste fisit të kurejshëve dhe që gjatë jetës së saj ka ngrënë mish të tharë në rreze të diellit!..”
Ditën ku Hazreti Ebu Bekri kishte sjellë mbi kurriz babain e tij, shumë të shtyrë në moshë, që ai të pranonte islamin në prezencën e Hazreti Pejgamberit (a.s.), ky i fundit i pati thënë Hazreti Ebu Bekrit, mikut të tij më të ngushtë:
“O Ebu Bekër! Po pse ia dhe rrugën deri këtu babait tënd të moshuar? A nuk mund të shkonim ne tek ai?!
Të gjithë atyre që tregonin respekt të tepruar ndaj tij, Hazreti Pejgamberi (a.s.) u thoshte:
“Mos m’i rritni vlerat mbi atë që meritoj! Allahu i Lartmadhëruar, përpara se të më bënte të ‘Dërguarin e Tij’ më ka bërë ‘Robin (shërbëtorin) e Tij’.” (Hejsemi, IX, 21)
MODESTIA E SAHABEVE
Brezi i sahabeve që u edukua nga Hazreti Pejgamberi (a.s.), mori hisen e vet nga gjendjet e modestisë së të Dërguari të Allahut.
Kur Hazreti Ebu Bekri (r.a.), në lidhje me të cilin jo më Hazreti Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Ebu Bekri është prej meje, e unë jam prej tij...”, u zgjodh halife, edhe pse nuk i mungonin aftësitë e plota për të kryer këtë detyrë të vështirë, në hutben e tij të parë u shpreh: “O njerëz, mua më zgjodhën halife edhe pa qenë më i miri në mesin tuaj.”. Kështu, ai u tregua modest, duke shpresuar tek Allahu i Lartmadhëruar dhe te mirësia e Tij.
Një ditë, kur Selmani (r.a.) ishte vali në Median, nga Shami erdhi një tregtar. Tek po kërkonte një hamall që t’ia lëshonte ngarkesën, ai takoi rastësisht në rrugë Selmanin (r.a.). Duke mos e njohur Selmanin, ai iu drejtua me fjalët: “Eja e ma mbaj pak këtë ngarkesë!”
Selamani (r.a.) e vuri menjëherë mbi shpinë barrën e tregtarit. Duke parë se ngarkesën e tregtarit po e mbante mbi shpinë valiu i zonës, njerëzit nxituan menjëherë t’ia shpjegonin situatën tregtarit.
Tregtari nga Shami i kërkoi të falur valiut dhe deshi t’ia merrte ngarkesën, por Selmani (r.a.) iu përgjigj:
- Nuk ka asnjë problem. Nuk do ta ul këtë ngarkesë nga shpina, derisa ta kem çuar në shtëpinë tënde.
Muezini i Hazreti Pejgamberit, Bilali (r.a.) ishte i zi në ngjyrë. Ebu Zer (r.a.) në një çast acarimi iu drejtua me fjalët: “O ti, i biri i të zezës!”. Hazreti Pejgamberi (a.s.) u zemërua shumë kur dëgjoi këto fjalë. Transmetohet se Ma’rur bin Suvejd ka thënë kështu në lidhje me ndryshimin e madh që Ebu Zer (r.a.) ka bërë më pas:
“Unë pashë një ditë Ebu Zerrin të veshur me një rrobë shumë të mirë. Të njëjtën rrobë kishte edhe hyzmeqari i tij. E pyeta për arsyen e kësaj. Ai më sqaroi se një ditë ai kishte ofenduar nga nëna një person dhe e kishte e bërë atë të ndihej keq. Pas kësaj, Hazreti Pejgamberi (a.s.) ishte shprehur:
“Ti je një njeri, tek i cili akoma vazhdojnë të jenë të pranishme veset e periudhës së injorancës. Ato janë hyzmeqarët tuaj e në të njëjtën kohë vëllezërit tuaj. Allahu i Lartmadhëruar jua ka besuar juve strehimin e tyre. Kush ka nën përkujdesje ndonjë nga vëllezërit e tij, duhet ta ushqejë atë me çka ushqehet edhe vetë dhe gjithashtu t’ia sigurojë veshmbathjen ashtu si vetes së tij. Mos t’i ngarkojë ata me më shumë detyrime nga ç’janë të aftë të bëjnë. E nëse janë të detyruar ta bëjnë këtë, atëherë duhet t’i ndihmojnë praktikisht ata.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: MATURIA NË MODESTI    Mon 16 May 2011, 06:10

Teprimi në modesti e shpie njeriun në shkatërrim, indirekt në mendjemadhësi. Modestia e vërtetë është kapitali i njerëzve të urtë e me nivel të lartë shpirtëror. Të paraqiturit si modest pa qenë i tillë, është rroba ku fshihet mendjemadhësia dhe servilizmi.
Sa bukur e ka thënë Shejh Sadiu në veprën e tij:
“Ai që pandeh se ka diçka në thelbin e tij, duke u krahasuar me lajthinë, është si qepa prej së cilës dalin vetëm lëvozhga.”
Shprehjet e atyre që nuk kanë vlera të vërteta modestie janë shembuj tipik të hipokrizisë.
Ashtu si degët e pemëve, frutat e pjekura të të cilave bien poshtë dhe ushqejnë me bujari njerëzit, ashtu edhe njerëzit e ditur, të urtë, të zgjuar e të zgjedhur janë modestë e bujarë ndaj njerëzve. Kështu që njeriu duhet ta shndërrojë veten në një thesar prej të cilit përfitojnë të gjitha krijesat, e jo të përpiqet të bëjë famë me madhështi artificiale.
Ka prej atyre që, për të ngopur egon e tyre sillen në atë formë sa të tjerët të thonë: “Sa njeri modest është filani”. Ky veprim kaq sipërfaqësor nuk është gjë tjetër veçse mendjemadhësi e shprehur nëpërmjet modestisë. Për shembull, fjalë të tilla si: Unë jam një fakir e nevojtar, por kam mundur të bëj këto vepra të mira, bëj çdo ditë këto adhurime etj., janë mirëfilli manifestime të egos nën perden e modestisë. Hazreti Hasan Basriu ka thënë:
“Ai që qorton së tepërmi veten e tij mes të tjerëve, në të vërtetë e ka lëvduar veten, e kjo është një ndër shenjat e dyftyrësisë.”
Prandaj, mund të themi se edhe modestia e tepruar është e rrezikshme. Mendjemadhësia është një ngjitje lart në mënyrë ireale, që miklon egon dhe mbyt shpirtin e njeriut. Në lidhje me këtë temë, Hazreti Mevlana na tërheq vëmendjen kështu:
“Ji modest si një skllav dhe ec në tokë si një kalë. Mos u përpiq të ngjitesh duke ecur si një arkivol mbi supet e njerëzve. Nefsi yt u faraonizua prej lëvdatave të tepërta. Bëhu njeri i thjeshtë; sado i madh që të jesh, mos u paraqit si i tillë!”
Modestia e vërtetë qëndron në makamin e robërisë së plotë ndaj Allahut dhe në të qenit i arsyeshëm e i drejtë përballë njerëzve. Pra, të pranosh vogëlsinë tënde dhe të metat tuaja duke iu përkushtuar me sinqeritet të plotë zbatimit të urdhrave të Allahut të Lartmadhëruar, por gjithashtu të tregohesh i kujdesshëm ndaj të drejtave të njerëzve e t’i pranosh fjalët e tyre kur janë të vërteta, pa rënë në debate të kota, të mbushura me inate e mendjemadhësi. Fudajl bin Ijaz –rahmetullahi alejh– ka thënë:
“Modesti do të thotë të përkulesh e ta pranosh të vërtetën, edhe nëse e dëgjon atë nga një fëmijë apo nga një injorant (xhahil).”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: MODESTIA Në EDUKIMIN SHPIRTËROR    Mon 16 May 2011, 06:10

Një fjalë e urtë thotë: “Modestia i ngjan një gjuetari që gjuan nder.” Me të vëtetë për t’u lartësuar shpirtërisht, për të fituar nder dhe për të ngjitur shkallët e lartësimit nuk ka asnjë mjet më të efektshëm se modestia. Të kundërtën e kësaj, kultivimin e mendjemadhësisë dhe egos, Allahu i Lartmadhëruar e dënon. Hazreti Ebu Bekri –radjallahu anhu– ka thënë:
“Njeriun që krenohet me një gjë të kësaj bote, Allahu i Lartmadhëruar e urren deri sa ajo gjë t’i ikë duarsh.”
Edukimi shpirtëror fillon së pari me pastrimin e egos. Veset që shqiten më me vështirësi nga karakteri i njeriut janë mendjemadhësia dhe egoja. Një nga sufijtë e parë, Ebu Hashim es-Sufi ka thënë:
“Të gërmosh në mendjemadhësinë që ka mbirë te një zemër, është njësoj si të gërmosh me një mal duke përdorur gjilpërën.”
Megjithatë, kjo nuk duhet kuptuar si një gjë e pamundur për t’u bërë, sepse përndryshe qëllimi i fesë për të realizuar njeriun e përsosur do të ishte i kotë. Hazreti Mevlana ka thënë:
“Nëse një njeri kapërcen veten duke arritur në gjendjen e të qenit një hiç dhe kjo gjendje hiçi e zbukuron shpirtin e tij, atëherë as atij, sikundër dhe Hazreti Muhamedit (a.s.), nuk i mbetet asnjë hije. Kjo do të thotë se ai shpëton nga realiteti imagjinar dhe realiteti i hijeve.”
Sa fatkeqësi e madhe është për qenien njerëzore të pretendojë egoizëm dhe mendjemadhësi, ndërkohë që vjen nga asgjëja e nuk është tjetër veçse një hiç. Të gjitha sukseset materiale dhe kënaqësitë egoiste janë vetëm kurthe që e shtyjnë njeriun drejt pavetëdijes. Njerëzit mendjemëdhenj që bien në këto kurthe u ngjajnë peshqve të cilët, për shkak të kënaqësisë së çastit të një karremi bien në grep dhe bëhen viktima të përjetshme. Sa bukur e shpjegon Hazreti Mevlana këtë:
“Qenia dhe egoja (uni) e dehin shumë njeriun; ia marrin edhe mendjen edhe turpin. Shejtani ra në të tillë dehje, prandaj u shpreh: ‘Pse Ademi të jetë më i madh se unë, pse ai të jetë shefi im?’ Kështu ai meritoi mallkimin.”
Prandaj, fatkeqësia e mendjemadhësisë dhe e egoizmit duhet të shqitet nga thellësitë e njeriut. Kjo detyrë është themelore në jetën e kësaj bote. Hazreti Hasan Basriu ka thënë:
“Modesti do të thotë të pranosh çdo mysliman me të cilin takohesh si më të mirë se veten tënde.”
Në vitet e para të rrugëtimit të tij shpirtëror, mbreti i arifëve, Hazreti Nakshibendiu ka pastruar rrugët ku kalonin njerëzit, u ka shërbyer të sëmurëve, të pafuqishmëve, madje edhe kafshëve të plagosura (që kishin ndonjë plagë në trup). Ai ka pohuar se shumë grada të larta shpirtërore i ka arritur gjatë kësaj rruge, duke u bërë hiç dhe duke kultivuar modestinë. Sa bukur i ka shprehur ai përjetimet e tij shpirtërore përmes këtyre vargjeve plot kuptim:
Gjithësia është grurë, ndërsa unë kashtë
(Çdo gjë është grurë, ndërsa unë i shkreti kashtë.
Gjithësia është e plotë e unë i mangët.
(Çdo gjë është e përsosur, ndërsa unë i mangët).
Nëse një person arrin në këtë nivel perceptimi, atëherë mund të thuhet se ai ka hyrë në rrugën e zhvillimit shpirtëror. Ato që kanë arritur në këtë nivel shpirtëror, Hazreti Mevlana u flet kështu:
“Nëse do të rrëzohesh rrugës, do të ta hapin atë. Nëse arrin të bëhesh hiç, do të të japin qenie ty.”
“Çfarë është pasqyra e qenies? Pasqyra e qenies është mosqenia. O ti i dashuruari pas Hakut! Nëse nuk je budalla, te Zoti yt shko si mosqenie.”
Me peshën e rëndë që ka mendjemadhësia dhe indiferenca, është e pamundur të bëhet përpara në aspektin kuptimor e shpirtëror. Hazreti Haxhi Bajram Veliu ka thënë:
“Mendjemadhësia është si një gur i lidhur në bel. Më të as nuk mund të notohet e as nuk mund të fluturohet.”
Kjo është arsyeja pse miqtë e Hakut, që të mund të pastronin nefsin e tyre, janë janë zhveshur fillimisht nga petku i qenies dhe i unit, për të veshur më pas rrobën e hiçit e të mosqenies. Më pas kanë mundur të lartohen në majat e kuptimeve shpirtërore.
Si përfundim, për të arritur pjekurinë shpirtërore është e domosdoshme të mos zhvishet asnjëherë petku i modestisë. Një robëri pa modesti është robëri e mangët. Uni dhe mendjemadhësia janë armiqtë më të rrezikshëm të njeriut, sepse rrezikojnë ta çojnë atë deri në kufër (mosbesim).
Pasi e kanë shkrirë modestinë në jetën e tyre, miqtë e Hakut kanë arritur mirësitë e shumta të Allahut të Lartmadhëruar, kanë arritur të bëhen yje në qiejt shpirtëror, si dhe udhërrëfyes për të tjerët si në gjallje ashtu edhe pas vdekjes së tyre.
Allahu na dhuroftë në zemrat tona atmosferën e modestisë dhe asgjësisë së miqve të Hakut. Na e bëftë të lehtë që të kryejmë detyrimet tona të robërisë ndaj Tij, me ndjenjën e përgjegjësisë, të edukatës, disiplinës dhe moralit të përsosur.
Amin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: MODESTIA - NJË EDUKATË E LARTË E ROBËRISË NDAJ ALLAHUT   Today at 09:18

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MODESTIA - NJË EDUKATË E LARTË E ROBËRISË NDAJ ALLAHUT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: