Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 
 DASHURIA PËR FEMRËN NË ISLAM

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes

Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14042
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: DASHURIA PËR FEMRËN NË ISLAM   Mon 16 May 2011, 06:44

Islami si fe, çdoherë e sidomos tani në kohën moderne, është akuzuar padrejtësisht nga injorantë se është pakëz i vrazhdë, dhe në jetën e përditshme (lexo: të shthurur), jo i mirëseardhur. Kjo jo për tjetër vetëm për faktin se Islami është kundër çdo gjëje të pa kontrolle, edhe adhurim qoftë ai e lëre më gjërat tjera më pak të rëndësishme.

Tani kur bota më shumë se kurrë më parë është degjeneruar, ka rënë në humnerë amorali dhe është distancuar nga ata që thërrasin në moral të shëndoshë, Islami ballafaqohet prapë por kësaj radhe me një arsenal të paparë të kundërshtarit. Politikanë, akademikë, profesorë, artistë, sportistë, ushtarakë, studentë, janë dirigjues të këtij arsenali. “Tolerancë ndër gjinore”, “Liri për femrën”, “Emancipim të femrës”, “Avancim i femrës”, “Modë për femrën”, janë municioni bazë i këtij arsenali, që, përkthyer në gjuhën e realitetit dhe aktualitetit, d.t.th.: Shkatërrim i familjes, luhatje e bazave të shoqërisë, keqësim të raporteve burrë-grua, e kështu me radhë.

Islami, bazuar në deklaratat e atyre që kur kuptuan esencën e tij, hynë në të dhe përqafuan mësimet e tij me plot ëndje e kënaqësi, nuk është fe, sikurse ajo çifute a krishtere, jo, Islami është program jete, sistem që duke filluar nga gjërat madhore e deri te ato sekondare ka paraparë ligje, norma, rregulla dhe parime. Tani kur 14 shkurti është afruar dhe festa e Shën Valentinit, një festë, ambalazhi i së cilës, krahas tjerash, ka ngjyrë idhujtare e pagane, ka filluar të errësojë qiellin e pastër moral, mendova se do të ishte mirë që ta ofrojmë versionin islam për dashurinë për femrën: Cilat janë lidhjet e lejuara? A ka dashuri në Islam?, etj.

Definicioni i dashurisë dhe esenca e saj

Dashuria është një fjalë, e cila ka definicione të shumta, varësisht nga prizmi që definohet. Ajo, gjuhësisht, është e kundërta e urrejtjes([1]), ndërsa në fjalorin islam, ajo kërkohet në kuptimin pozitiv, edhe pse ndonjëherë, kur ajo i dedikohet dikujt më shumë se që duhet të jetë, merr kahje negative. Ndryshe, ajo shpërblehet shumë nga Allahu i Madhëruar.

Dashuria e lindur në njeriun nuk mohohet asnjëherë; njeriu, instinktivisht, e do babanë, nënën, gruan, pasurinë, shtëpinë, fëmijën, etj, porse fetarisht, ai është i obliguar që këtë dashuri natyrore ta rrethoje me një mur fetar, i cili për asnjë moment nuk do ta linte aktualizimin e motos famëkeqe: “Dashuria të verbëron”.

Më thjesht, nëse dashuria për diç të shmang nga feja apo të fut në ndonjë humnerë besëtytnie, qoftë edhe në fe, ajo është e refuzuar dhe si e tillë nuk është dashuri por është mëkat i madh. Glorifikimi i Isait, alejhi’s selam ndodhi pikërisht në saje të kësaj dashurie të gabuar.

Nisur nga këtu, do të mund të konkludonim, se “Dashuria në Islam është një formë adhurimi dhe afrimi tek Allahu me kusht që ajo të jetë vetëm për hire të Allahut”. Në kuadër të këtij definicioni hyn çdo lloj dashurie, vetëm se klasifikimi bëhet sipas pozitës së atij/asaj që dashuron.

· Dashuria për Allahun dhe të dërguarin e Tij, e cila nuk krahasohet me asnjë dashuri tjetër([2]).

· Dashuria për babanë dhe nënën, e cila është shumë e kërkuar dhe shumë e dobishme në të njëjtën kohë ([3]).

· Dashuria për vëllezërit, e cila reflekton nga dashuria për Allahun siç reflekton çdo dashuri tjetër ([4]).

· Dashuria për farefisin([5]).

· Dashuria për miqtë, madje konsiderohet bamirësi ndaj prindërve([6]).

· Dashuria për gruan, si pjese kyçe e familjes, është obligative dhe prej cilësive më të ndershme të muslimanit([7]).

· Dashuria për gruan, edhe në kuptimin më të ngushtë, pra në marrëdhënie seksuale, prape është diç që të sjell shpërblim([8]).

Statuti i femrës në Islam

Para se të përmendim diç përkitazi me tretmanin që i bëhet gruas në Islam, nuk do të ishte e tepërt aspak që t’i hedhin një shikim retrospektivës së hidhur të gruas në shoqëritë paraislame. Duke filluar nga India e Vjetër, në të cilën gruaja nuk gëzonte të drejtën e martesës, trashëgimisë dhe asnjë të drejtë në asnjë fushë tjetër([9]), saqë nga mëria dhe smira që ndienin për të kishin formuluar maksimën([10]): Vdekja, ferri, zjarri, helmi, etj, janë më të mira se gruaja([11]); pastaj në Romën dhe Greqinë e Vjetër, djepin e filozofisë, ku gruaja konsiderohej mall tregtie([12]); pastaj në Kinë ku nga urrejtja që kishin për gruan as nuk e emërtonin fare por thirrej vetëm me: njëshi, dyshi, treshi...; pastaj në Evrope ku vetëm në Angli deri në vitin 1805 ligjet angleze lejonin shitblerjen e gruas, pastaj konsideroheshin të ndyra që nuk iu lejohej prekja e librit të shenjtë, Ungjillit, pastaj të drejtën e shkollimit që deri me 1840 në Angli dhe 1875 në Francë nuk e gëzuan([13]); pastaj në Arabinë Paraislamike ku ajo varrosej për së gjalli([14])..., gruaja kurrë nuk ndjeu identitetin e saj human derisa nuk erdhi në botë ligji i Allahut i quajtur Islam dhe i proklamuar nga Muhammedi, alejhi’s selam.

Madje çka të bën të ndihesh më së keqi është fakti që disa nga këto ligje e dekrete burim kanë njerëz të “mëdhenj” në histori. Demonsteni, mendimtar i njohur grek, thotë: Ne prostitutat i marrim për dëfrim, dashnoret që të përkujdesen për shëndetin tonë ndërsa bashkëshortet që të na lindin fëmijë në mënyrë legjitime([15]).

Çudia edhe më shumë shtohet kur shohim projektuesin e Republikës (Shtetit), Platonin, të projektojë një shoqëri të përkryer me një parim, ndër parime tjera, edhe si ky: Gruaja është një mall i shkëmbyeshëm që duhet të kaloje nga një dorë në tjetrën” ([16]).

Këto teori famëkeqe shpesh buruan edhe nga liderë e njerëz autoritativ fetarë të krishterë. Gjon Damaskusi kishte thënë: Femra është e bija e dreqit, roje e ferrit, armik i paqes. Për shkak të saj Adami e ka humbur parajsën”. Shën Kipriani thoshte: “Femra është instrument, të cilën dreqi e përdor për të përfituar dhe për të patur në dispozicion shpirtrat tanë”. Shën Antoni po kështu përshkroi femrën. Ai tha: Femra është burim i forcës së dreqit, zëri i saj është fërshëllima e gjarprit”([17]).

Por kështu nuk qëndron edhe në Islam. Gruaja nuk është ikone seksi. Nuk është as objekt shfrytëzimi. Ajo është e barabartë me mashkullin, si në të drejta po kështu edhe në obligime, por jo edhe të njëjtë, ngase vet natyra e tyre ka caktuar që ata të dallojnë. Burri shtatzënë nuk mbetet kurrë. Mbështetur në këtë të vërtetë, tekstet fetare islame që vërtetojnë këtë janë të shumta. Allahu ka thënë: “Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu”. ([18])

“Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie”. ([19])

Si mund të diskriminohet gruaja kur ajo për zhvillimin dhe formësimin, në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë të fjalës, jep kontribut të madh. Në prehrin e saj fillon fëmijëria, gëzimi i së tashmes dhe shpresa e së ardhmes, prej moralit dhe sjelljes së saj fëmija thith nektarin e edukatës dhe kulturës...([20])

Keqinterpretimi i përkufizimeve

Kuptimi më i brishtë i lirisë do të ishte shfrenimi dhe jeta e shthurur. Islam, si ligj i Allahut, nuk pranon jetën e tillë por nuk cenon dhe as përkufizon të drejtat dhe liritë pa ndonjë arsye të fuqishme paraprake. Nga këtu, thirrja e tij për ta ruajtur femra veten dhe nderin e saj, konstaton Dr. I’tisameja, nuk d.t.th.: përkufizim i lirisë. Islami na fton në ruajtje të nderit, gjë të cilën duhet ta ndiejë çdo njeri dhe të jetë kureshtar për të, ndryshe morali nga ambienti i papastër (degjenerues) dhe paturpësia nuk përfitohet kurrë- shton Dr. I’tisameja([21]).

Nëse gruaja muslimane është e mbuluar dhe nuk del lakuriqe, kjo nuk do të thotë se gruaja muslimane është e izoluar. Ajo në çdo moment dhe rrethanë obligim parësor ka ruajtjen e identitetit të saj njerëzor si një besimtare e devotshme. Ndryshe, kjo nuk përkufizon asgjë përveç që të keqen e shkul në rrënjë. Ja se si kuptohet shamia në Islam. Ajo në radhë të parë është përgjigje urdhrit të Allahut dhe të dërguarit te Tij, Muhammedit, alejhi’s selam për mbulim duke ditur se respektimi i tyre është obligim([22]). Pastaj, Ai që krijoi botën, krijoi njeriun dhe shpalli fenë, urdhëroi me këtë gjë([23]), që d.t.th.: se Krijuesi, përderisa nuk diskriminon asnjë njeri, femër a mashkull qoftë, ngase të gjithë janë krijesa të Tij, atëherë urdhri për mbulim nuk guxon assesi të kuptohet si ngushtim i fushëveprimit të botës femërore. Pastaj Hixhabi (mbulesa) është nder. Allahu i Madhëruar bartjen e hixhabit e cilësoi si shenje e nderit dhe pastërtisë morale të gruas([24]). Meqë ka të atilla që nuk mbulojnë kokën dhe trupin e tyre, edhe pse e dinë një gjë të tillë si obligim, Kur’ani na ka njoftuar se vetëm femrat e devotshme, që shpresojnë në faljen e Allahut kur të dalin para Tij janë ato që zbatojnë dhe përfillin këtë urdhër të Tij([25]). Në fund të fundit, nuk ka nevojë të çuditemi aspak kur dëgjojmë zëra që kundërshtojnë këtë ngase Allahu me këtë urdhër i është drejtuar besimtareve. Në Kur’an, ky urdhër ka shprehet kështu: “thuaju besimtareve”, pastaj: “grave te besimtarëve”.

Ndërsa lakuriqësia në asnjë mënyrë nuk identifikon kulturën, devotshmërinë dhe as prirjen për adhurim për Krijuesin. Ajo është vetëm një formë e rreme e lumturisë. Fjalët e urta, si: “Moda është ikje me elegancë nga përditshmëria.”, “Moda është plagjiat, që femrat e marrin shpesh si gjë origjinale.”, dhe “Moda nuk është gjë tjetër veçse epidemi e nxitur.”, më së miri e sqarojnë këtë.

Muslimanja nëse mbulohet nuk do të thotë se privohet nga shkollimi. Urdhri i Allahut për dituri përfshin mashkullin dhe femrën. Muhammedi, alejhi’s selam: “Dituria është obligim për çdo musliman”. ([26])

Termi musliman, në këtë hadith, nuk është emër për mashkullin por për tërësinë e ithtarëve të Islamit, meshkuj apo femra qofshin ata. Mu për këtë qëllim, disa autorë në librat e tyre pas fjalës “musliman” kanë shtuar edhe “muslimane”, duke aluduar në kuptimin e hadithit. Shtimi nuk ka bazë në asnjë rrugë transmetimi ndonëse kuptimisht, siç thotë Sehaviu në el-Mekasid, është i qëlluar([27]).

Puna, thënë të vërtetën, është grepi dhe kurtha më e madhe e djallit me të cilën ka devijuar femra. Ato, në fillet e kësaj historie, pra të punës masovike të tyre në fabrika, etj, nuk kane dalur me këto moto që sot i pretendojnë. Femra ka dalur në punë, jo pse ndihej nevoja për barazi gjinore, por për shkak se ndihej nevojë për fuqi punëtore në sistemin kapitalist. Puna e gruas në shtëpi me burrin dhe fëmijët e saj është puna më e madhe. Nëse gruaja dëshiron ta ndihmojë materialisht burrin atëherë asaj i mbetet që ta jetë shtëpiake ekonomike, të kursejë shumë, të punojë punë dore, si: qëndisje, etj. Ndihma materiale burrit nuk bëhet me braktisjen e shtëpisë, fëmijëve dhe kufizimin e fëmijëve (mos shtimin), ngase pasojat e kësaj, morale dhe kriminale, janë shumë herë më të mëdha. Nëse njerëzit ankohen prej shtimit të madh për shkak se jetojnë në qytete të mëdha dhe me banorë të shumtë, atëherë atyre iu themi se toka e Zotit është e gjerë dhe se mjetet për komunikim janë bërë shumë të afërme, saqë botën e kanë shndërruar në një fshat të vogël([28]).

Nuk mund të kaloj tutje pa përmendur edhe Prof. Cyril Joadi-in, i cili përkitazi me këtë thotë: Besoj se toka do te ishte vend më i lumtur nëse gratë do të kënaqeshin të kujdesen për zjarrin (shtëpinë) e tyre, bile edhe nëse ajo do të kishte si pasojë rënien e lehtë të standardit jetësor([29]).

Pastaj puna për femrën në Islam nuk është e ndaluar. Ajo ka parametrat edukativë. Allahu këtë e ka sqaruar nëpërmjet tregimit të Musait, alejhi’s selam me vajzat e Shuajbit, alejhi’s selam. Rahmetliu, Muhammed Mutevel-li Sha’ravi, nga ky tregim ka nxjerrë këta parametra. Të shohim së pari tregimin. Thotë Allahu: “E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: "E çka është puna e juve dyjave?" Ato që të dyja i thanë: "Ne nuk u japim ujë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!”. ([30])

Parametra edukativë dhe parimorë të punës së femrës janë: Mos përzierja në punë me meshkuj dhe ushtrimi i ndonjë funksioni nëse për to nuk ka kush të sjelle fitim në shtëpi. Kjo për arsye se ato vajza nuk iu dhanë ujë kopesë së tyre derisa meshkujt u shpërndan edhe se arsyeja e ruajtjes së kopesë së tyre ishte fakti se babai i tyre ishte i moshuar. ([31])

Unë nuk di përse njerëz konsiderojnë se Islami e izolon femrën kur nga vet radhët e tyre pranuan Islamin njerëz që dëshmuan se stili i jetesës së tyre ishte i pa kontrolle. Arsyeja e mbi 30.000 femrave franceze të kthyera në Islam, përveç tjerash, ishte edhe: Feja islame ofron solidaritet besimtarëve dhe parimet e saj janë tepër tërheqëse, e sidomos vlerat morale.

Hatem Houri, gazetar libanez, pranon se arsyeja e hyrjes në Islam është: Vlerat e larta të Islamit që udhëzojnë në rrugë të Zotit, që të përpiqesh për drejtësi e liri. Fatime Kazuei, një japoneze e kthyer në Islam, faktin e hyrjes në këtë fe e përshkruan: Posa filluam ta pranojmë stilin amerikan të jetesës, edhe unë ndjeva se diç më mungonte, diç më shqetësonte...Sjellja e një muslimani, të cilin e njoftova, dhe adhurimi që ai bënte për Krijuesin, e sidomos mënyra e përshëndetjes Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu (Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju) që nuk është si “Mirëmëngjesi, mirëdita”, më lanë mbresa të mëdha kështu që hyra në Islam([32]).

Dashuria e paligjshme dhe pasojat e saj

Nga vet fakti se është e paligjshme kuptojmë se sa e rrezikshme është ajo. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të mos vetmohet me gruan e huaj përveçse në prani të ndonjërit prej të afërmeve të saj, ngase i treti i tyre (nëse ata janë vetëm) është djalli”. ([33])

“Le të mos vetmohet asnjë njeri me asnjë grua që nuk i lejohet, përveç nëse ajo ka ndonjë të afërm prezent, ndryshe, i treti i tyre është djalli”. ([34])

Ajo që ne vërejmë në këto dy hadithe është se Muhammedi, alejhi’s selam rrezikun e kësaj dukurie e ka paraparë jashtëzakonisht të madh dhe mu për këtë besimtarëve ua kushtëzon me besim në Allahun dhe në Ditën e Fundit që të mos bien në graca të tilla, ndryshe, besimi i tyre është shumë i dobët dhe pasojat janë të paparashikuara. Sa njeriu është vrarë për shkak të kësaj dashurie?! Sa njeriu është vrarë në shenje hakmarrjeje si shkak i kësaj dashurie?! Sa fëmijët e paligjshëm, të pafajshëm, kanë ardhur në këtë botë si shkak i kësaj dashurie? Sa sëmundja është përhapur si shkak i kësaj sëmundjeje?! Ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:

“Çdo herë që përhapet prostitucioni në një popull, në të përhapen edhe sëmundje dhe epidemi, të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre”.

Ju lutem, a dinin të parët tanë për Sidën, Gonorrenë, Sifilizin, e shumë sëmundje tjera që sot edhe fëmijët i vegjël i dinë. Pra shkak i kujt është janë këto sëmundje?

Si rezultat i kësaj dashurie, bota sot ka shumë fëmije të paligjshëm. Vetëm në Evrope, 1/3 e fëmijëve të lindur janë të paligjshëm([35]).

Kështu, kuptimi i ajetit që më poshtë do e citojmë është më se i vërtetë. Thotë Allahu:

“Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët)...” ([36]).

Përpjekje bashkëkohore e ligjësimit të marrëdhënieve të paligjshme

Në kohën kur jetojmë, të këqijat interpretohen si të mira, antivlerat si vlera, lakuriqësia si modë, etj. Në kuadër të këtyre degjenerimeve, fatkeqësisht ligjore, bën pjesë edhe përpjekja për internacionalizim edhe në shoqëritë islame të dukurisë “Bashkëjetesë”. Bashkëjetesa është një term i keqinterpretuar. Ti mund dhe duhet të bashkëjetosh me rrethin, të jesh i mirë dhe i sjellshëm ndaj tyre por të kesh edhe marrëdhënie të ngushta me dikë duke u mbështetur në këtë gjë, kjo nuk ka asnjë arsyetim fetar. Kjo gjë, nëse nuk është prostitucion atëherë të paktën është amoralitet, për çka lipset ndëshkimi adekuat. Çoroditja morale nuk guxon assesi të quhet kulturë. Nëse kjo është e tillë, atëherë ka gjasa që të jetë kulturë djalli([37]).

Me kë të lidhet dashuria

Islami, siç konstatuam edhe më lartë, bën rregullimin e jetës familjare me qëllim të përgatitjes së një shoqërie të shëndoshë, bazë e së cilës padyshim është familja. Nga këtu, dashuria e ligjshme (kurorëzimi) nuk bën të lidhet vetëm në pikëpamje të jashtme: bukuria, pasuria, etj, ngase në mungese të moralit të femrës, të gjitha këto bien dhe cilësohen të papranuara. Thotë Allahu:

" Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët". ([38])

Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:

“Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për atë se i takon familjes së ndershme, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Zgjidhe atë që ka fe, të lumshin duart!” ([39])

Amr b. Shuajbi transmeton nga babai i tij, siç ka shënuar Tirmidhiu, se një burrë prej shokëve të Muhammedit, alejhi’s selam, që quhej Merthed b. Ebi Merthed bartte robërit muslimanë nga Mekkeja në Medine. Një prostitute në Mekke, që quhej Anaka, kishte qenë më parë shoqe e tij. Ai i kishte premtuar një muslimani se natën do të shkonte ta merrte. Thotë: Shkova dhe kur gjendesha nën hijen e një muri në një natë me hënë, erdhi Anaka dhe ma vërejti hijen time. Kur u afrua më njohu dhe tha: Merthedi?! Thashë: Merthedi. Tha: Mirë se na ka ardhur, eja dhe buaj sonte tek unë. Thashë: Oj Anaka! Allahu na e ka ndaluar prostitucionin. Ajo bërtiti: O njerëz! Ky njeri po ua vjedh-bart robërit muslimanë. Mu lëshuan pas tetë veta por nuk me zunë dot ngase hyra në një shpelle. Aq shume mu afruan por Allahu ua verbëroi sytë saqë erdhën dhe mbi kokën time urinuan e këtë nuk e vërejtën fare. U kthyen dhe unë u ktheva tek shoku im e morra dhe e dërgova në Medine...Kur shkova atje e pyeta Pejgamberin, alejhi’s selam për leje për t'u martuar me Anakën por nuk mu përgjigj asgjë derisa zbriti ajeti (i lartpërmendur) kështu që Pejgamberi, alejhi’s selam më tha: O Merthed! Mos u marto me të!([40])

Dashuria e ligjshme

Nëse Islami ndalon dashurinë e paligjshme, atë të ligjshmen e ka aprovuar dhe ka nxitur për të. Jetën bashkëshortore e ka cilësuar shumë të rëndësishme por ka theksuar se motor i kësaj jete duhet të jetë në radhë të parë dashuria dhe respekti i ndërsjellë, që sipas fesë, janë edhe natyrshmëri e njeriut. Thotë Allahu:

“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. ([41])

Hadithet e kësaj natyre janë të shumta megjithatë ajo që unë dua të theksoj këtu është fakti se distancomi nga martesa apo dashuria e ligjshme nuk konsiderohet adhurim. Madje, shmangja nga një gjë e tillë me vetdëshirë duke qenë se ke mundësi për martesë, konsiderohet pasim jo i denjë i Muhammedit, alejhi’s selam. Tre vetave që kishin ardhur tek familja e tij dhe kishin pyetur për adhurimin e tij me ç’rast secili kishte vendosur për vete diç si sakrificë për të arritur shestimin, njëri prej të cilëve martesën, iu qe përgjigjur:

"Çka është me një popull që thotë kështu e kështu. Unë agjëroj dhe ndalem (pushoj) së agjëruari, falem dhe flejë, dhe martohem me gra. Kështu që kushdo që ia kthen shpinën Sunneti tim, ai nuk është prej meje.” ([42])

Dashuria për hyritë

“Çdo gjë që të shpie në haram është haram”- thonë dijetarët muslimanë. Përderisa ndalohet dashuria e paligjshme, kufizohet dashuria e ligjshme([43]), e sidomos sekretet intime të gruas tjetër([44]), në mënyrë që të mos i kontribuohet të keqes, megjithatë neve, sigurisht për joshje dhe nxitje, na u janë përshkruar gratë e Xhennetit, madje edhe me disa detaje të bukurive të tyre. Arsyeja e përmendjes së tyre është bërë që besimtarit, që beson në Ditën e Llogarisë, në shpërblimin dhe ndëshkimin, t’i bëhet me dije se nëse ti largohesh nga amoraliteti dhe dashuria e paligjshme, ky do të jetë shpërblimi yt. Le t’i numërojmë së bashku disa nga ato bukuri mahnitëse:

1. Bukuria e fytyrës së tyre. Thotë Allahu: Ato janë si xhevahiri e diamanti (te kuqërremta ne te bardhe)”([45])

Transmetohet nga Ebu Seid El Huderiu se Pejgamberi, alejhi’s selam në koment të ajetit: ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë)([46]), ka thënë: "Shikohet njeriu në faqen e saj më të pastër sesa pasqyra. Po të afrohej një margaritar pranë fytyrës se saj çka ka mes lindjes e perëndimit. Mbi të ka 70 pale rroba. Shikimi i tij depërton në trupin e saj derisa e shef edhe palcën e kërçikës nga jashtë([47]).

a) Sy të mëdhenj. Prej gjërave të bukura të grave janë sytë e gjerë e të mëdhenj ndërsa prej cilësive jo të hijshme janë sytë e vegjël e të ngushtë. Hyritë janë symëdha. Thotë Allahu: "Ja kështu, edhe i martojmë më bardhoshe symëdha (me hyria)"([48])

b) Gojëbukura: Enesi transmeton merfuan se: "Sikur një Hyri Symadhe të pështynte në shtatë dete do të ëmbëlsoheshin detet nga ëmbëlsia e gojës së saj, si dhe hyritë symëdha janë krijuar nga shafrani". ([49])

2. Bukuria e trupit: Thotë Allahu: “S'ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha. 32. Kopshte e vreshta rrushi. 33. Edhe vasha të një moshe([50])

Fjala Kevaib (Vasha) është shumës i fjalës Kaib, që dtth: Nahid (gjinj të shtrënguar). Katadeja, Muxhahidi dhe komentatorë tjerë kanë thënë se Kelbiu ka thënë: "Ato janë felkat (Beqaresha me gjinj të rrumbullakët), të cilat i bëjnë gjinjtë e tyre në formë kubi. Kuptimi i vërtet është se bëhet fjalë për femra me gjinj të bukur sikurse shegë e jo të lëshuara. Femrat e tilla quhen (Kevaib dhe Nevahid).

3. Ato janë të virgjëra: Ka thënë Allahu: "Aty janë ato që përqendrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin. ([51]).

4. Ato nuk plaken. Thotë Allahu: Thotë Allahu: Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). Dhe i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura (për burrat e tyre), të një moshe, (ato) janë për ata të djathtit".([52]),

5. Janë të bardha. Transmeton Buhariu nga Enes Ibni Malik se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë "…po të shfaqej një femër nga gratë e xhennetit tokën do ta mbushte me erë çka ka mes tokë e qielli dhe do të shndriste. Mbulesa e saj mbi kokën e saj është më e mire se dynjaja dhe çka ka në të "([53]).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
adelina mehmeti
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 1
Pikë : 9746
Votuar : 0
Data e Ardhjes në këtë Forum : 10/08/2011

MesazhTitulli: Re: DASHURIA PËR FEMRËN NË ISLAM   Wed 10 Aug 2011, 11:45

Muslimani shkruajti:

Shiko profilin e anëtarit
 
DASHURIA PËR FEMRËN NË ISLAM
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: