Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Tregimi i Musait me Hidrin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12717
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: Tregimi i Musait me Hidrin    Thu 02 Jun 2011, 16:52

Tregimi i Musait me Hidrin
Të gjitha tregimet në Kuran dhe Hadithet e vërteta janë të sakta dhe reale. Ato na rrëfejnë dhe qartësojnë të gjitha ndodhitë siç kanë ndodhur, pa mangësi apo tepricë. Allahu, azze ue xhel, thotë: "Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës." (Kehf, 130) dhe "Pa dyshim, të gjitha këto janë rrëfime të vërteta." (Ali Imran, 62)
Allahu, azze ue xhel, e urdhëroi të Dërguarin e Tij, t'ua rrëfen njerëzve atë çka ia mësoi atij prej tregimeve, që ndoshta ata do ta meditojnë gjendjen e popujve të mëhershëm, e do të marrin mësime prej jetës së tyre, dhe do të largohen prej rrugës së tyre në rast se ishin zullumqar, e do t'i pasojnë ata në rast se ishin në rrugë të drejtë. Allahu, azze ue xhel, thotë: "Tregoju atyre këto ngjarje, në mënyrë që ata të mendojnë."'(Araf, 176) dhe "Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar." (Jusuf, 111).



Padyshim se një prej tregimeve më të bukura që Allahu e cek në Kuran është tregimi i Musait me Hidrin, alejhima selam. Ky tregim përçon parime dhe koncepte plot vlera e domethënie, prandaj vendosa që të flas rreth tij dhe t'i ceki disa dobi që i kanë nxjerr dijetarët prej këtij tregimi.

Musai, alejhi selam, një ditë prej ditëve ligjëronte ne mesin e Beni Israilëve, dhe prej këshillave të tij zemrat e tyre zbuteshin, sytë e tyre lotonin. Kështu ishte gjendja e gjithë popujve kur u këshillonin nga Pejgamberët e tyre, për shkak se shpirtrat dhe zemrat e Pejgamberëve ishin të mbushura me frikë dhe dashuri ndaj Allahut.

Pasi që kryhet ligjërata, një njeri prej Beni Israilëve i drejtohet Musait, alejhi selam, dhe e pyet: "O Musa, a ekziston njeri më të mençur se ti? " - Musai, alejhi selam, duke mos menduar aspak i thotë: "Jo, nuk ka njeri në këtë rruzull tokësor më të mençur se unë."

Kjo përgjigje e Musait nuk ishte prej mendjemadhësie, por ishte një realitet. Ai ishte njëri prej Pejgamberëve më të mëdhenj dhe më të dalluar, i treti me vlerë pas Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem, dhe Ibrahimit, alejhi selam. Ishte i Dërguari i një populli të madh dhe të zgjedhur, iu dha Teurati i cili ishte dritë dhe udhëzim, dhe të cilin Allahu azze ue xhel e shkroi me dorën e Tij. Pastaj ishte ai që i foli Allahu te kodra Tur, dhe i dhuroi dituri të mjaftueshme, mirëpo edhe në rast se dituria e një njeriu është e madhe, prej edukatës është që kur të pyetet njeri si kjo pyetje, duhet të jetë modest para Allahut dhe të përgjigjet se Allahu e di më së miri se cili është më i mençuri në tokë.

Prandaj, Allahu, azze ue xhel, e kritikoi Musain, alejhi selam, dhe ia bëri me dije se ekziston një njeri në një vend ku takohen dy detet, dhe i cili është më i ditur se ti. Musai, alejhi selam, kur e kupton këtë realitet, vendos që ta merr rrugën dhe ta takon atë njeri. E pyet Allahun se si të arrin deri tek ai, Allahu, azze ue xhel, e urdhëron që të merr me vete një peshk dhe ta vendos në shportë dhe në atë vend ku do ta humb peshkun, atje është vendqëndrimi i atij njeriu të cilin e kërkon.

Musai e merr peshkun e vendos në shportë dhe me vete e merr një djalosh, të cilin Allahu, azze ue xhel, nuk ia cek emrin në Kuran, mirëpo në disa hadithe është cekur se ai ka qenë Jusha ibën Nun, i cili do të jetë Pejgamber i Beni Israilëve pas vdekjes së Musait, alejhi selam.



Musai, alejhi selam, i drejtohet djaloshit që e shoqëronte dhe i thotë: "Nuk do të pushoj së ecuri, derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet, edhe nëse do të më duhet të udhëtoj për shumë kohë." (Kehf, 60). Prej këtij ajeti shihet qartë vendosmëria e Musait që të kalon një rrugë shumë të gjatë vetëm e vetëm ta takon atë njeri dhe të merr dituri prej tij. Mund të themi se Musai, alejhi selam, e meriton të jetë model për të gjithë kërkuesit e diturisë.

Abdurrahman Es Sadi, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtyre ajeteve thotë: "Vendosmëria e Musait që ta merr rrugën e kërkimit të diturisë dhe të largohet prej Beni Israilëve kur ata ishin nevojtar për këshillat dhe diturin e tij, është argument se lejohet një njeri i cili dëshiron ta merr rrugën e kërkimit të diturisë të largohet prej popullit të tij, edhe pse ata kanë nevojë për të, me qëllim që ai më vonë të kthehet edhe më i ditur".

Pas një rrugëtimi të gjatë Musai, alejhi selam, së bashku me djaloshin arrijnë te një shkëmb afër bregdetit dhe Musai i lodhur dhe i rraskapitur shtrihet në hijen e atij shkëmbi që të pushon. Pas një kohe ndodh një mrekulli e Allahut, azze ue xhel, peshku i cili ishte i ngordhur dhe shërbente si ushqim gjatë udhëtimit, ngjallet dhe fillon të lëviz drejt detit dhe futet në det në një mënyrë shumë të çuditshme: "Dhe, kur arritën në vendin, ku bashkoheshin dy detet, ata e harruan peshkun e tyre dhe ai rrëshqiti në det, duke e hapur atë si tunel." (Kehf, 61).

Këtë mrekulli e vëren vetëm djaloshi, pasi që Musai, alejhi selam, ishte duke fjetur dhe kur zgjohet Musai prej gjumi djaloshi harron t'i tregon për atë çka kishte ndodhur. Përsëri e marrin rrugën e kërkimit me shpresë se do ta takojnë atë njeri, dhe kur kaluan më tej, Musai i tha shoqëruesit të vet: "Na jep drekën tonë, sepse jemi lodhur nga ky udhëtimi ynë" (Kehf, 62).

Djaloshi tha: "Shiko! Kur ndaluam tek ai shkëmbi, unë e harrova peshkun. Vetëm djalli më bëri ta harroj e nuk ta thashë se peshku mori rrugën nga deti në mënyrë të habitshme." (Kehf, 63).

Djaloshi kur ia tregoi rastin Musait, u gëzua shumë dhe i tha: "Kjo është ajo që po kërkojmë." (Kehf, 64).

Edhe pse kishin kaluar një udhëtim të lodhshëm dhe të gjatë, vendosën që të kthehen në atë vend ku kishte humbur peshku. Kur arritën në vendin ku bashkohen dy detet e takuan atë njeri të shumëkërkuar: "Andaj u kthyen nëpër gjurmët e veta, dhe gjetën një prej robërve Tanë, të cilit i patëm dhuruar mëshirë prej Nesh dhe i kishim mësuar nga ana Jonë dije." (Kehf, 64-65).

Vendtakimi i cili përmendet në Kuran ku bashkohen dy detet nuk dihet saktë se ku është. Disa prej dijetarëve thonë se është vendi ku bashkohen Deti i Kuq me atë të Bardhin, dhe se më herët mes tyre ka pasur tokë, e cila më vonë është hapur dhe mes tyre është bërë kanal. Po të kishte pasur rëndësi të madhe Allahu, azze ue xhel, dhe Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, do ta kishin cekur emrin e këtij vendi, mirëpo përmendja e tij nuk luan rol shumë të madh dhe mendoj se s'ka nevojë që të humbim kohë që ta gjejmë se ku ka ndodhur takimi. Na mjafton ajo çka e ka cekur Allahu se takimi i tyre ka ndodhur në vendin ku takohen dy detet.

Emri i këtij njeriu nuk dihet saktë. Disa prej dijetarëve kanë bërë përpjekje që ta gjejnë emrin e tij të vërtetë, mirëpo më së miri është që ta quajmë me emrin Hidër, ashtu si e ka emëruar Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, në hadithin që e transmeton Buhariu prej Ebu Hurejrës, radijallahu anhu: "Hidri është quajtur me këtë emër sepse është ulur në tokë të bardhë e cila menjëherë ka filluar të gjelbërohet prej tij."

Musai, alejhi selam, kur e takoi Hidrin e përshëndeti i pari me selam, dhe Hidri u çudit pasi që nuk e kishte dëgjuar këtë përshëndetje më herët dhe iu dukeshe e huaj dhe e panjohur. Prandaj, dijetarët thonë se ky vend ishte në një rajon ku jetonin jobesimtarë.

Musai, alejhi selam, kur ia tregon Hidrit qëllimin e vizitës së tij se : "A mund të të pasoj ty, që të më mësosh edhe mua diçka prej diturisë së drejtë që të është dhënë ty?” (Kehf, 66), Hidri çuditet me Musain dhe i thotë: "A nuk të mjafton që Teuratin e ke në dorën tënde dhe se të vjen shpallja? " - Pastaj i tha: "O Musa, unë kam dituri që ti nuk duhet ta mësosh dhe ti ke dituri që unë nuk duhem që ta mësoj."

Musa, alejhi selam, këmbëngulte që t'i lejon t'i bën shoqëri gjatë udhëtimit dhe të mëson prej asaj çka nuk e dinte, por Hidri i thotë: "Ti nuk mund të durosh dot me mua!" (Kehf, 67). Hidri e dinte se Musai, alejhi selam, nuk do të mund të bëj sabër dhe se do t'i ngushtohet gjoksi kur ta sheh se çka do të vepron: "E si mund të durosh (pa pyetur) para diçkaje për të cilën nuk di asgjë”? (Kehf, 68).

Musai, alejhi selam, i drejtohet duke i thënë: "Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu e nuk do të të kundërshtoj për asgjë." (Kehf, 69).

Atëherë Hidri pranon, por me një kusht: "Nëse vjen pas meje, mos më pyet për asgjë, derisa të ta shpjegoj unë" (Kehf, 70).

Musai, alejhi selam, pajtohet me këtë kusht dhe nisen së bashku drejt bregdetit që të hipin në anije dhe të kalojnë në anën tjetër të bregdetit. Pronarët e anijes ishin disa djelmosha të cilët me sa duket e njihnin Hidrin, për shkak se nuk i kërkuan të holla për transport. Pas një çasti Hidri e theu një dërrasë prej dërrasave të anijes dhe e hapi një vrimë, ndërsa Musai e harroi premtimin e tij dhe tha: "Mos vallë, e hape vrimën për t’i mbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të shumë të keqe" (Kehf, 71).

Hidri ia rikujtoi Musait premtimin: "A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua? " (Kehf, 72), ndërsa Musai u përgjigj: “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!” (Kehf, 73).

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, tha: "Musai harroi herën e parë".

Pasi që zbritën prej anijes i panë disa fëmijë që loznin afër bregdetit. Hidri iu afrua njërit prej tyre, e shtriri për toke dhe e mbyti. Kur e pa Musai këtë vepër u çmend, s'duroi dot dhe u nis drejt Hidrit duke ia mohuar veprën: "Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme" (Kehf, 74).

Kurse Hidri iu përgjigj: "A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?" (Kehf, 75).

Kjo ishte një sprovë e vërtetë dhe e rëndë për Musain, alejhi selam, sepse ai ishte mësuar të thërriste në të mirë dhe të ndalonte nga e keqja, sheriati i tij i ndalonte ato vepra çka i vepronte Hidri, ndërsa ai u detyronte të heshtë.

Musai kërkoi edhe një shans prej Hidrit dhe i tha: "Nëse pas kësaj do të të pyes sërish për çfarëdo gjëje, atëherë mos më mbaj më në shoqërinë tënde! Tashmë ke arsye (të mjaftueshme) nga ana ime (për t’u ndarë prej meje)!" (Kehf, 76).

Të dy vazhduan të ecin, derisa arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij, që t’u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafirë. Padyshim se kjo është në kundërshtim me fisnikërinë dhe bujarin, dhe është shenjë e besimit të dobët dhe të mangët, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush i beson Allahut dhe ditës së Fundit le ta gostisë dhe le ta nderon mysafirin" .

Rrugës duke ecur ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar dhe Hidri e drejtoi që mos të rrëzohet dhe kjo me të vërtet ishte një gjest i çuditshëm prej anës së tij, për shkak se ata e refuzuan si mysafir, kurse ai u drejtoi murin në fshat. Kur e pa Musai këtë gjest të Hidrit tha: "Sikur të kishe dashur ti, mund të kërkoje shpërblim për këtë" (Kehf, 77).

Me këtë Musai e theu premtimin e dhënë dhe Hidri i tha: "Kjo është ndarja ndërmjet meje dhe teje. Unë do t’i shpjegoj ty ato gjëra për të cilat nuk munde të durosh" (Kehf, 78).

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, tha: "Kishim pasur dëshirë që Musai të duronte më tepër që Allahu, azze ue xhel, të na rrëfente më shumë prej ndodhisë së tyre".

Hidri filloi t'ia tregon Musait urtësitë dhe fshehtësitë e atyre veprave që Musai nuk mundi të bën durim. Së pari e njoftoi për anijen: "Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë" (Kehf, 79).

Kjo ishte urtësia e dëmtimit të anijes. Djelmoshat që e kishin në pronë anijen ishin të varfër dhe me këtë anijen furnizoheshin, ndërsa mbreti i asaj kohe ishte një zullumqar i cili çdo anije të mirë e merrte për vete. Prandaj, prej mëshirës së Allahut ndaj tyre unë e dëmtova një pjesë të saj, që mos t'ua merr mbreti anijen tërësisht dhe të mbetën pa furnizim. Dijetarët thonë se kjo është një rregull e madhe në sheriat, ku me veprimin e një sherri të vogël, mbrohesh prej një sherri më të madh.



Kurse: "Sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë. Ne e dinim se (dashuria për të) do t’i çonte ata në të keqe dhe mohim, dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të atij t’u jepte një më të mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm" (Kehf, 80).

Urtësia e vrasjes së djaloshit ishte se ekzistonte frika reale që prindërit prej dashurisë që ndjenin ndaj tij, të ndikohen prej tij dhe t’i çonte ata në të keqe dhe mohim. Allahu prej mëshirës së Tij dëshironte t'ua zëvendëson atë djalosh i cili nuk i respektonte ligjet e Allahut, nuk i respektonte prindërit dhe lidhjet familjare, me një fëmijë më të mirë në fe dhe moral.

Ndërsa: "Sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt" (Kehf, 81- 82).

Ky është argument i qartë se njeriu kur është i mirë me Allahun, përfiton ai vet dhe përfitojnë pasardhësit e tij. Poashtu është argument se jetimët janë nën mbrojtjen e Allahut dhe Ai i mbron prej skamjes dhe vështirësive të jetës. Prandaj, mos të frikohet njeri se në rast se vdes fëmijët e tij do të vuajnë prej skamjes dhe varfërisë, se për to do të kujdeset Allahu, azze ue xhel.

Në fund Hidri i thotë Musait: " Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’munde të duroje!" (Kehf, 82).

Pra, të gjitha ato çka i veprova nuk kanë qenë prej mendjes sime, por urdhëresa nga ana e Allahut që ti o Musa të marrish mësim dhe të bëhesh më i durueshëm.



Hidri a ishte njeri i mirë (velij) apo lajmëtar (nebij) prej anës së Allahut?



Dijetarët rreth kësaj çështjeje janë ndarë në mendime:

Mendimi i parë: Hidri është njeri i mirë, e jo lajmëtar. Ky është mendimi i dijetarit Abdurrahman es Sadit, Allahu e mëshiroftë, pastaj mendimi i Shejh Uthejminit dhe disa të tjerëve.

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: " Citatet aludojnë se Hidri nuk ishte as lajmëtar e as i dërguar, mirëpo ishte njeri i mirë, të cilit Allahu ia kishte dhënë disa mrekulli që t'i tregon Musait se ai nuk ishte më i dituri në tokë. Argument për këtë është ajeti: " dhe gjetën një prej robërve Tanë " .

Abdurrahman es Sadi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Hidri nuk ishte as lajmëtar e as i dërguar, mirëpo ishte njeri mirë të cilin Allahu e kishte frymëzuar dhe ia kishte dhuruar disa mrekulli dhe dituri të posaçme që t'i tregon Musait se ai nuk është njeriu më i mençur" .

Mendimi i dytë: Hidri është lajmëtar (pejgamber), e jo vetëm njeri i mirë. Ky është mendimi i ibën Kethirit, Muhamed el Emin esh Shenkiti, dhe shumë dijetarëve të tjerë.

Argumentet e tyre janë:

1- Fjala e Allahut, azze ue xhel: "dhe gjetën një prej robërve Tanë, të cilit i patëm dhuruar mëshirë prej Nesh dhe i kishim mësuar nga ana Jonë dije" Kehf 65.

Muhamed el Emin esh Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, thotë se fjala mëshirë e cila ka ardhur në këtë ajet, përsëritet përdorimi i saj në Kuran si profeci. Shembull e kemi në suren Zuhruf: "Sikur t’i kishte zbritur ky Kuran ndonjë njeriu të madh prej njërit nga këto dy qytete. Vallë, a mos janë ata që e ndajnë mëshirën (profecinë) e Zotit tënd?" (Zuhruf, 31-32).

2- Fjala e Allahut azze ue xhel: "Musai i tha atij: “A mund të të pasoj ty, që të më mësosh edhe mua diçka prej diturisë së drejtë që të është dhënë ty? Ai u përgjigj: “Ti nuk mund të durosh dot me mua! E si mund të durosh (pa pyetur) para diçkaje për të cilën nuk di asgjë”? (Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu e nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” (Hidri) i tha: “Nëse vjen pas meje, mos më pyet për asgjë, derisa të ta shpjegoj unë!” (Kehf, 66-70).

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë se po të kishte qenë Hidri velij nuk do t'i fliste Musai me këtë gjuhë dhe nuk do të kërkonte udhëtim me të që të merr mësim.

3- Mbytja djaloshit nga ana e Hidrit, alejhi selam, nuk ishte përveç se me urdhër të Allahut dhe me shpalljen e Tij. Velijit nuk i takon të vepron kësisoj vepra për shkak se nuk ka mbrojtje nga ana e Allahut, kurse lajmëtarit i vjen shpallja dhe ka mbrojtje.

4- Komenti i ngjarjeve dhe se ajo nuk ishte me vet dëshirën e Hidrit, alejhi selam, por me urdhrin e Allahut: "Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim" Kehf 82.



A është ende gjallë Hidri, alejhi selam?

Disa prej dijetarëve si imam Kurtubiu, imam Neveviu, ibën Salahi dhe disa të tjerë pretenduan se Hidri, alejhi selam, është ende gjallë për shkak se ka pirë ujë prej burimit të Jetës, dhe se takohet me Iljasin, alejhi selam, çdo vit në Qabe.

Pretendimet e këtij grupi dijetarësh i kundërshton shumica e dijetarëve dhe thonë se ky pretendim është i pabazë, dhe këtë se pranon as feja, as logjika dhe as tradita. Të gjitha hadithet me çka argumentohen janë të dobëta, ose të shpikura ose janë prej Israilijatëve. Po të kishte qenë Hidri, alejhi selam, gjallë do të detyronte të takohet me Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, dhe ta pason atë, për shkak se askujt nuk i takon të del prej sheriatit të Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem, i cili është dërguar për krejt njerëzimin e jo vetëm për një popull.

Pra, mendimi i atyre dijetarëve me të vërtet është i çuditshëm dhe poashtu i rrezikshëm, se disa prej grupeve të devijuar do ta marrin si argument që t'i argumentojnë bindjet e tyre të kota.



A ka dalë Hidri, alejhi selam, prej sheriatit të Musait, alejhi selam?

Disa grupe të devijuara si sufitë dhe ata që i pasojnë besimet e tyre, pretendojnë se lejohet me dal prej sheriatit të Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem, ashtu si ka dal Hidri prej sheriatit të Musait. Ata thonë se dispozitat vlejnë për Pejgamberët dhe njerëzit e thjesht, ndërsa evlijat dhe njerëzit e posaçëm nuk kanë nevojë për ato dispozita. Ata thonë se duhet gjykuar me atë që iu frymëzohet atyre në zemra nga ana e Allahut, ashtu si u frymëzua Hidri dhe veproi në kundërshtim me ligjet e Musait.

Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë se: "Këto thënie janë injoranca dhe devijime të mëdha, bile janë prej llojit më të madh të nifakit, kufrit dhe mohimit. Dihet qartë se Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem, është dërguar për krejt njerëzimin, arabët dhe jo arabët, për njerëzit dhe xhinët, për mbretërit dhe asketët, për dijetarët dhe njerëzit e thjesht, dhe se porosia e tij është e vlefshme deri ditën e Gjykimit dhe askush nuk lejohet që të del jashtë ligjit të tij, sal-allahu alejhi ue selem.

Ata të cilët argumentohen me tregimin e Hidrit, duhet ta din se Musai nuk ka qenë i dërguar te Hidri, dhe as Hidri nuk ka qenë te Musai. Këtë e dëshmon hadithi i saktë ku Hidri i thotë Musait: "O Musa, unë kam dituri që ti nuk duhet ta mësosh dhe ti ke dituri që unë nuk duhem që ta mësoj". Musai, alejhi selam, ka qenë i dërguar te një popull, ndërsa Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem, është dërguar për krejt njerëzimin, dhe me dërgimin e tij është plotësuar feja dhe se nuk pas tij të dërguar tjetër, prandaj nuk i lejohet askujt të dal prej sheriatit të tij dhe kush e pretendon këtë është qafir me pajtimin e krejt muslimanëve".

Ibën Kajimi, Allahu mëshiroftë, thotë se ai i cili e pretendon këtë besim del prej Islamit tërësisht. Ai nuk prej evliave të Allahut por prej evliave të shejtanit.

Hidri, alejhi selam, i tha Musait se të gjitha veprat i ka vepruar sipas urdhërave të Allahut. A munden të dalin dijetarët e sufive dhe të thonë Allahu na ka urdhëruar të veprojmë diçka çka është e ndaluar në ligjin e Tij?

Si t'i kishte thënë Hidri Musait, alejhi selam, se unë kam dituri që ti nuk duhet ta mësosh dhe ti ke dituri që unë nuk duhem që ta mësoj, dhe kjo konsiderohet dalje prej sheriatit të Musait, kjo nuk i lejohet që ta thotë në sheriatin e Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem, për shkak se Allahu, azze ue xhel, thotë: "Sot jua përsosa fenë tuaj" (Maide, 3).

Shihet qartë se sufit kuptimin e tregimit të Hidrit me Musain, alejhima selam, e kanë kuptuar gabimisht dhe se realiteti është krejt diçka tjetër. Disa prej tyre i shfrytëzojnë këto argumente t'i mbulojnë mëkatet e tyre dhe epshet e tyre dhe t'i fitojnë kënaqësitë e kësaj bote. Mirëpo duhen ta din se në rast se nuk pendohen prej këtij besimi të kotë, dënimi i tij është xhehenemi i përhershëm.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, i përcjell fjalët e Ebu Abasit, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë se ai që e ka këtë besim është qafir dhe nuk kërkohet prej tij pendimi, por vritet përshkak se kjo është mohim i asaj që e di çdo njeri se është në kundërshtim me fenë e Allahut azze ue xhel.





LITERATURË E KONSULTUAR:

1. KURANI i madhërishëm, Prof. Hasan I. Nahi

2. Fethul Bari, sherh Sahih el Buhari, ibën Haxher El Askalani

3. Bidaje ue Nihaje, ibën Kethiri

4. Sahih el Kisas el Enbija, Omer Eshkar

5. Ejser et Tefasir, Ebu Bekër El Xhezairij

6. El Mehdij, Ismail El Mukadim

7. Tefsir suretul Kehf, shejh Uthejmin

8. El Xhamiu fi ehkam el Kuran,imam El Kurtubij

9. Edva el Bejan, shejh Muhamed Emin Esh Shenkiti



10. Tejsir el Kerim err Rrahman, shejh Abdurrahman Es Sadi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Tregimi i Musait me Hidrin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: