Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Jeta dhe veprat e Profetit Muhamed a.s Kapitulli i trete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12722
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: Jeta dhe veprat e Profetit Muhamed a.s Kapitulli i trete   Fri 03 Jun 2011, 01:20

Me të Dashurin s.a.v.s.

I DËRGUARI a.s.- MËSUES

Bismilahi Rrahmani Rrahim
Muhamedi a.s.. është mësuesi i parë dhe udhëzuesi i njerëzimit për të mirën e tyre si në këtë jetë (dynja), ashtu edhe në jetën tjetër (Ahiret). I Dërguari a.s. është pishtari ndriçues që e dërgoi Allahu për t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritën e së vërtetës. I Dërguari i Allahut u mësoi shokëve (ashabëve) të Muhamedit gjithçka që u nevojitej. Gjithmonë i udhëzonte ata që të stolisnin karakterin e tyre me virtyte të shëndosha, me edukatë dhe parime të larta njerëzore. Ai ishte udhrrëfyes i etërve, i fëmijëve dhe i nënave. Ai u mësonte atyre gjërat më të rëndësishme në mënyrë shumë të përpiktë nga ajo me se e frymëzonte – e mësonte Vetë Allahu xh.sh.
Nëpërmjet faqeve të kësaj fletushke, do të njihemi me të Dërguarin e Allahut xh.sh. si mësues dhe edukator. Këtë do ta mësojmë përmes ligjërimeve të profesor Amr Halidit duke u shtuar këtyre edhe disa shënime shtesë nga burime të tjera.

Edukata e diturisë-

Allahu i Lartësuar thotë:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَّحُوا فِي الْمَجَالِسِ فَافْسَحُوا يَفْسَحْ اللَّهُ لَكُمْ
“O ju që besuat, kur t’ju thuhet: Zgjerohuni (bëni vend) në vende-ndenjje, zgjerohuni se Allahu bën zgjerim për ju…! (El-Muxhadele, 11)
Urdhri për zgjerim nuk nënkupton zgjerimin vetëm në ndenjje, po edhe në rrugë; zgjerohuni, nëse doni që Allahu t’ju zgjerojë (spastrojë) nga shija e keqe, egoizmi dhe pengimi i njerëzve të tjerë.
Omer ibnul Hattabi r.a. thotë: “Tri gjëra të shtojnë dashurinë ndaj vëllait tënd, njëra prej të cilave është t’i bësh vend në mexhlis–vende ndenjjeje.
Ja një shembull i mirë në lidhje më këtë mirësjellje gjatë jetës së Muhamedit a.s...
Ndërsa Muhamedi a.s.. ishte ulur në xhami, aty hyri një beduin, dhe Pejgamberi a.s. lëvizi për t’i bërë një vend (ani pse xhamia nuk ishte e mbushur me njerëz). Kur e pa këtë gjest të Pejgamberit a.s., beduini i tha: “O i Dërguar i Allahut, pse lëvize të më bësh vend, kur në xhami ka ende hapësirë të mjaftueshme”? Atëherë Muhamedi a.s. tha: “Është detyrim i çdo muslimani që, kur t’i vijë vëllai i tij, t’i bëjë vend në mexhlis, kudo që të jetë ai.”
E pra, kush mund të thotë pas këtij shembulli se Islami është fe që nuk respekton edukatën, kulturën, dhe se nuk ka shije?!

I Dërguari mëson Akraë ibn Habesin

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. një ditë prej ditësh ishte ulur në xhami dhe rreth tij ishin mbledhur një grup shokësh, ndër të cilët edhe Akraë ibn Habese et-Temimijj r.a., një beduin me natyrë të vrazhdë dhe zemërgur!..
Ndërkohë, Hasani, biri Aliut r.a., që atëbotë ishte ende fëmijë i vogël, eci derisa arriti tek gjyshi i tij, Muhamedi a.s.., i cili e mori pranë, e uli në prehrin e vet dhe e puthi.
Nga ky veprim i Muhamedit a.s. u çudit Akraë ibn Habesi dhe nuk iu durua pa e pyetur Pejgamberin a.s.: “O i Dërguari i Allahut, a i puthni ju fëmijët tuaj a?! Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur kurrë.”
I Dërguari i Allahut e shikoi me habi Akraë ibn Habesin për këtë zemërngurtësi të tij, dhe ia ktheu: “Si duket, Allahu ta paska larguar mëshirën nga zemra jote, e pra dije se kush nuk mëshiron, nuk do të mëshirohet!” (Mutefekun Alejhi).
Të gjithë të pranishmit në këtë ndenjje (mexhlis), morën një mësim të madh se mëshira dhe butësia ndaj fëmijëve është e domosdoshme, se ata nganjëherë duhen puthur, duhen përqafuar dhe duhen ledhatuar. Kjo në fakt është mëshirë ndaj tyre dhe shprehje e emocioneve për dashurinë e tyre.

Mësimi i grave

Erdhën disa gra tek i Dërguari a.s. dhe i thanë: “Na e kanë shkuar burrat, o i Dërguar i Allahut. Na cakto një ditë të veçantë për të na këshilluar”. I Dërguari i Allahut u pajtua me këtë dhe u mbajti një ligjëratë, ku, ndër të tjera, u tha: “Secila grua prej jush, e cila ka tre fëmijë dhe i edukon me edukatë të pastër, ata fëmijë do t’i ketë mburojë nga zjarri i Xhehennemit”. Njëra prej grave të pranishme e pyeti: Po ajo që ka dy fëmijë?. “Edhe ajo që ka dy fëmijë të edukuar, e arrin këtë gradë”- tha Pejgamberi a.s..
(Ja se çfarë shembulli na jep i Dërguari i Allahut për rëndësinë e edukimit të fëmijëve nëpërmjet arsimimit të nënës, shembull të cilin duhet ta ndjekim edhe ne sot për arsimimin e grave tona, që ato të jenë edukatore të denja për edukimin e brezit të ri.).

I Dërguari i Allahut i mëson fëmijët

Omer ibn Ebi Seleme ishte një fëmijë i vogël kur babai i tij kishte rënë dëshmor–shehid. Muhamedi a.s. kishte vendosur t’i mësonte atij edukatën gjatë ngrënies së ushqimit dhe i kishte thënë: “O djalosh, përmende Allahun (në fillim të ngrënies), ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.” (Mutefekun Alejhi).
Nga këto fjalë të Resulullahut s.a.v.s. Omer Ibn Ebi Seleme mësoi për edukatën që duhet të ketë secili gjatë ngrënies së ushqimit, madje kjo i qe ngulitur thellë në mendje, kështu që sa herë fillonte të hante, e përmendte së pari Allahun, hante me dorën e djathtë dhe hante vetëm para vetes, atë pjesë që i takonte, ashtu siç e kishte mësuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.
(Pra, prindër të dashur, mësoni fëmijët tuaj me edukatën e lartë profetike dhe mos lejoni që dikush tjetër t’ua edukojë fëmijët tuaj.)

Kultura e dialogut

Besimtarë të nderuar! Eni të mësojmë kulturën e dialogut nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Një ditë, derisa ishin në Mekë (para hixhretit), në periudhën më të vështirë për muslimanët, kur ata persekutoheshin e keqtrajtoheshnin mizorisht nga pabesimtarët, Utbe ibn Ebi Rebia erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe e ofendoi me fjalët më të rënda. Pasi nuk kishte arritur ta hidhëronte me fjalë të Dërguarin a.s., i kishte ofruar pasuri marramendëse, vetëm e vetëm ta linte thirrjen e tij për Islamin. Përpos tjerash, i kishte ofruar ta martonin me vajzën më të bukur të Mekës; i kishte premtuar ta bënin prijës të tyre. Madje i kishte thënë se mund t’i sillnin edhe një mjek, i cili do të përkujdesej për shërimin nga kjo “sëmundje e çmendurisë“ që e kishte kapluar. Të gjitha këto ia ofroi Utbe ibn Ebi Rebia vetëm e vetëm që ky të braktiste misionin e tij, dhe në fund i tha: “O bir i vëllait tim. Dëgjoji prej meje këto që po t’i ofrojmë, ndoshta do t’i pranosh disa prej tyre.”
Pejgamberi a.s. i tha butësisht: “Fol, o Ebul Velid, do të të dëgjoj me vëmendje”.
Atëherë Utbe i tha: “O bir i vëllait tim: Nëse me këtë thirrje tënde synon të bëhesh më i pasuri prej nesh, atëherë po grumbullojmë pasuri e po ta japim, dhe do të jesh më i pasuri prej nesh; nëse synon që nëpërmjet kësaj të bëhesh mbret, po të pranojmë si mbret tonin; nëse po të shtiret diçka që nuk po e sheh (duke aluduar vahjin që i zbriste Muhamedit a.s..,- vër. e përkthyesit), do të përkujdesemi të të sjellim ndonjë mjek të njohur, që të të shërojë nga këto halucinacione.”
A nuk janë të gjitha këto oferta të mjera dhe ofendues?! Pasuri, mbretëri, shërim nga sëmundja!…etj.

O ju thirrës në Islam!

Ju që dëshironi të mësoni kulturën e të dialoguarit në shekullin e 21-të, mësojeni atë nga i Dërguari a.s....
Nga fjalët e shqiptuara prej Utbes, shohim përbuzjen dhe përçmimin ndaj Pejgamberit tonë, por shihni, në anën tjetër, urtësinë dhe edukatën e lartë të të Dërguarit a.s., kur në fund i thotë Utbes: “A e përfundove, o Ebul Velid?”.
Të nderuar thirrës!
Flitet për disa dijetarë që, sa herë që dikush polemizon me ta, i humbin nervat (s’mund ta kontrollojnë vetveten), prandaj ju lus të gjithë, mësohuni nga i Dërguari i Allahut, jepni shembull të edukatës së mirë, madje edhe gjatë polemikave.
Shikoni se ç’shije dhe edukatë që kishte gjatë dialogut Muhamedi a.s. … Filloi të dialogonte me Utben duke e thirrur me pseudonimin e tij (Ebu Velid), në mënyrë që ta zbuste palën në dialog, pastaj i tha butësisht: “Fol, o Ebul Velid, do të të dëgjoj me vëmendje”, dhe e dëgjoi deri në fund, pa ia ndërprerë askund fjalën, kurse, vetëm pasi ai kishte përfunduar fjalët, i kishte thënë: “A e përfundove, o Ebul Velid?”
Ai iu përgjigj: -Po, e përfundova.
(Në shekullin 21 kjo do të nënkuptonte fjalët: “A e përfunduat, zotëria juaj?”)
Pastaj i Dërguari i Allahut xh.sh. iu drejtua Utbes me këto fjalë: “Tash dëgjo prej meje se çfarë do të të them, sepse kjo është përgjigjja ime ndaj ofertave tuaja:
حم(1)تَنزِيلٌ مِنْ الرَّحْمَانِ الرَّحِيمِ(2)كِتَابٌ فُصِّلَتْ آيَاتُهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ(3)بَشِيرًا وَنَذِيرًا فَأَعْرَضَ أَكْثَرُهُمْ فَهُمْ لَا يَسْمَعُونَ
“Ha, Mim. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Libër, ajetet e të cilit janë të shkoqitura, duke qenë Kur'an arabisht për një popull që di ta kuptojë. Është përgëzues dhe qortues, po shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk dëgjojnë…”
derisa e përfundoi me fjalët kuranore:
فَإِنْ أَعْرَضُوا فَقُلْ أَنذَرْتُكُمْ صَاعِقَةً مِثْلَ صَاعِقَةِ عَادٍ وَثَمُودَ
“…Në qoftë se ata nuk përgjigjen, thuaju ti: “Unë ua tërhoqa vërejtjen e një rrufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!” (Fussilet, 1-13).
Pasi i dëgjoi këto ajete kuranore dhe këtë përgjigje kaq të prerë nga i Dërguari i Allahut, Utbja, i frikësuar deri në palcë, u ngrit dhe duke ia vënë dorën në gojë, iu drejtua butësisht Pejgamberit a.s.. me fjalët: “Të përbej në Allahun dhe në afërsinë tonë familjare, mos fol më” - nga frika se mos po binte ndonjë mallkim mbi të aty për aty. I Dërguari i Allahut e respektoi këtë kërkesë të tij, dhe heshti.

I Dërguari i Allahut mëson Usame ibn Zejdin

Usame ibn Zejdi ka qenë prej njerëzve më të dashur tek Muhamedi a.s. dhe më i afërti në zemrën e tij. I Dërguari i Allahut thoshte: “Më i dashuri njeri tek unë, përveç Fatimes, është Usame, dhe askush tjetër.” (Transmeton Taberaniu)
Me gjithë dashurinë e madhe që ndiente ndaj Usames i Dërguari i Allahut xh.sh., ai gjithmonë ishte i kujdesshëm që ta mësonte Usamen për atë që është e mirë dhe ta ndalonte nga ajo që nuk lejohet. Kjo dashuri ndaj Usames, madje nuk ishte fare pengesë që i Dërguari i Allahut të hidhërohej nganjëherë në të dhe t’ia tërhiqte vërejtjen e ta këshillonte që të mësonte.
Në një rast, Usame Ibn Zejdi dëshiroi të ndërmjetësonte për faljen e një gruaje që kishte vjedhur, sepse ajo rridhte nga një familje e ndershme dhe me autoritet e fisit beni Mahzum. Fisi i saj dëshironte që ndaj saj të mos merreshin masat ndëshkuese për vjedhje dhe, duke diskutuar midis tyre, kishin pyetur se cili mund të ndërmjetësonte tek i Dërguari i Allahut për ta falur atë. Dikujt nga të pranishmit i paskësh shkrepi në mendje se këtë punë nuk mund ta bënte askush përveç njeriut më të dashur të Muhamedit a.s.- birit të njeriut më të dashur Usame ibn Zejdit. Me të shpejtë shkuan tek ai dhe kërkuan të ndërmjetësonte për këtë çështje tek Muhamedi a.s.. Pasi Usameja kërkoi këtë nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ky u hidhërua shumë dhe, në cilësinë e mësuesit, filloi t’i shpjegonte se askujt nuk i lejohet të ndërmjetësojë për falje kur bëhet fjalë për dispozitat strikte të fesë së Allahut.
Usame, i turpëruar, kërkoi falje dhe kurrë nuk e harroi këtë këshillë (mësim) nga Resulullahu s.a.v.s.
Një herë tjetër, Muhamedi a.s. e mësoi Usame bin Zejdin se si duhej t’i trajtonte njerëzit për ato që e sheh tek ata, e jo të paragjykojë për çështjet a qëllimet e brendshme të tyre, sepse qëllimet dhe të brendshmet i di vetëm Allahu xh.sh.
Njëherë Usameja, derisa po merrte pjesë në një prej betejave që zhvillonin muslimanët kundër idhujtarëve, duke luftuar me njërin prej tyre, e mundi. Në momentin kur e ngriti shpatën dhe deshi ta vriste, personi i mundur tha: “La ilahe il-lallah-Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut…”, por Usameja e ndjeu në zemër se këto fjalë të atij pabesimtari i dolën nga frika se po vritej dhe jo pse ishin fjalë të sinqerta që shprehnin besimin, prandaj nuk u besoi fjalëve të tij dhe e vrau.
Pasi kishte përfunduar beteja, Usame e kishte njoftuar të Dërguarin e Allahut për ngjarjen, e Pejgamberi a.s.. qe hidhëruar shumë ndaj tij, dhe në mënyrë qortuese i tha:
-“ O Usame, si guxon ta vrasësh njeriun që thotë “La ilahe il-lallah?!”
- Isha i bindur se këtë fjalë e tha nga frika që të mos e vrisja, - ia ktheu Usameja.
I Dërguari i Allahut, përsëriti prapë fjalën e mëparshme të tij: “O Usame, si guxon ta vrasësh njeriun që thotë “La ilahe il-lallah?!”, përderisa Usameja i zënë ngushtë, tha: Sa do të dëshiroja që të mos e kisha vrarë, porse atë ditë e ndjeva veten të pafuqishëm dhe i dhashë besën Allahut që tani e tutje nuk do të vrisja kurrë një njeri që thotë: “La ilahe il-lallah”. Muhamedi a.s. iu kthye edhe një herë Usames dhe e pyeti: “A qëndron pas këtyre fjalëve që i the, o Usame?”, kurse Usame iu përgjigj: Po, o i Dërguar i Allahut, do t’i qëndroj besnik deri në vdekje këtij premtimi që dhashë.
Ky ishte një mësim tjetër për Usame ibn Zejdin nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s..

Urtësia e thirrjes në rrugën e Allahut (Dituria e thirrjes së Allahut ????)
Ata që janë përpjekur dhe munduar të jenë thirrës në rrugë të Allahut, le të urdhërojnë ta mësojnë këtë nga ky shembull i rrallë për thirrje të suksesshme në rrugën e Allahut xh. sh. Vetëm imagjinoni se kush po ju mëson kësaj radhe?! Është vetë i Dërguari i Allahut, është sjellja e tij…
Po shoh se jeni shumë kureshtarë të dini se për se bëhet fjalë. Atëherë pra, ejani të mësojmë së bashku duke e lutur së pari Allahun xh. sh. të na bëjë të mundur ta kuptojmë ashtu siç duhet këtë mësim profetik.
Besoj që secili prej nesh e di se çfarë i ka ndodhur të Dërguarit të Allahut në Taif. Pasi njerëzit kishin refuzuar thirrjen e tij, ia kishin ndërsyer atij të marrët dhe robërit për ta sharë dhe për t’i bërtitur me zëra ofendues... Madje e kishin gjuajtur edhe me gurë derisa e kishin përgjakur. Nga këmbët i rridhte gjak. Zejd ibn Harithi, që e shoqëronte të Dërguarin në Taif, mundohej ta mbronte më tërë trupin e tij, derisa edhe ai nuk mori një plagë të rëndë në kokë. Ofendimet dhe sulmet me gurë nuk pranin dot, derisa i Dërguari i Allahut, së bashku me Zejdin, nuk u strehuan prapa një muri të kopshteve të Utbe dhe Shejbe ibn Rebias. Vetëm pasi u strehuan prapa këtij muri, sulmet e njerëzve të marrë dhe të robërve pushuan.
I Dërguari i Allahut, u ul nën hijen e një hardhie rrushi që ta merrte veten nga këto sulme e të shara. Kur e panë bijtë e Rebias Muhamedin a.s. në këtë gjendje, u prekën rëndë dhe dërguan një djalosh të krishterë me emrin Addas, që t’i ndihmonte atij, dhe i thanë: “Merre këtë kalavesh rrushi dhe jepja atij burri”. Pasi Addasi la rrushin në duart e Muhamedit a.s., i Dërguari i Allahut zgjati dorën dhe tha: “Bismil-lah” dhe pastaj filloi të hante.
Kur i dëgjoi Addasi këto fjalë nga Resulullahu s.a.v.s., tha: Këto fjalë nuk i kam dëgjuar ndonjëherë nga banorët e këtij vendi!
- I Dërguari a.s. e pyeti: Si e ke emrin?
- Ai tha: Addas.
- E prej cilit vend je, o Addas? - e pyeti prapë i Dërguari i Allahut.
- Jam nga Niniva,- iu përgjigj Addasi.
- Qenke nga vendi i njeriut të mirë Junus ibn Meta! – ia ktheu Resulullahu s.a.v.s..
- Ku e dini ju se kush është Junus ibn Meta? - e pyeti me habi Addasi.
- Ai është vëllai im, ka qenë pejgamber e edhe unë jam pejgamber - iu përgjigj Muhamedi a.s..
Atëherë Addasi iu hodh në përqafim Resulullahut s.a.v.s. duke i puthur kokën, duart dhe këmbët nga gëzimi.
Të nderuar lexues! Eni ta analizojmë këtë dialog, ta studiojmë dhe të mësojmë më shumë prej tij, e pastaj të mësojmë shkakun pse Addasi iu hodh në përqafim Resulullahut duke i puthur me ngashërim edhe këmbët e tij.
Së pari, në fillim të dialogut, fjala e parë që kishte thënë Muhamedi a.s., ishte: “Bismil-lah”. I tillë duhet të jetë çdo thirrës, që fjala e imanit të shfaqet së pari në buzët e tij, gjithmonë ta proklamojë haptazi imanin e tij dhe ta ngrejë lart flamurin e drejtësisë në çdo vend dhe në çdo situatë.
Së dyti, Muhamedi a.s. e pyeti Addasin për emrin e tij. Ky është një prej mësimeve më të rëndësishme gjatë thirrjes në rrugën e Allahut. Njohja e emrit të atij që e thërret, është fjalia sekrete (pasuordi), në mënyrë që të jesh i dashur në mesin e njerëzve që i thërret në të vërtetën.
Së treti, i Dërguari i Allahut e shqiptoi emrin e Addasit kur e pyeti: - E prej cilit vend je, o Addas?, në mënyrë që të mos e harronte atë gjatë bisedës që do ta zhvillonte në vazhdim.
Po të shoh tek qesh për faktin që neve shpesh na ndodh tek takojmë ndonjë të panjohur dhe e pyesim: Si e ke emrin? Ai na përgjigjet: Ahmed, kurse ne vetëm pas një minute i themi: Për Zotin më vjen shumë mirë që po të shoh, o Muhamed. Ai na e kthen përgjigjen e thotë: Unë e kam emrin Ahmed e jo Muhamed, e ne i kërkojmë falje duke i thënë: “Oh, më fal se harrova! Nuk isha sa duhet i koncentruar!”. Dhe kur ndahemi prej tij, i themi: Mirupafshim o…., nuk mund t’ia qëllojmë emrin, sepse prapë e kemi harruar emrin e tij, prandaj mëso nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për ta përdorur së pari emrin e personit, para se ta harrosh atë.
Së katërti, i Dërguari i Allahut e pyeti Addasin për prejardhjen dhe vendlindjen e tij, e kur ai iu përgjigj se ishte nga Niniva, i Dërguari a.s. i tha: - Qenke nga vendi i njeriut të mirë Junus ibn Meta….
Kështu duhet të veprosh edhe ti, thirrës i nderuar, në qoftë se njeh dikë nga vendi i atij që e thërret, pyete për të, sepse ky fakt e shton vullnetin për dialog, e largon shterpësinë dhe bisedën e bën më të ngrohtë e më të thjeshtë.
Së pesti, përdorimi estetik i shijes nga i Dërguari i Allahut, kur i tha: - Ai është vëllai im, ka qenë pejgamber e edhe unë jam pejgamber.
Kjo është mirësjellja e vërtetë gjatë bisedës, njihuni dhe shoqërohuni. Ky dialog, që zgjati vetëm disa çaste, qe shkas i një shoqërimi të gjatë dhe shkak që Addasi t’i hidhej te këmbët të Dërguarit të Allahut dhe t’ia puthte ato.

I Dërguari i Allahut mëson Omer el Farukun

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i mësonte shokët e tij të ishin të durueshëm gjatë misionit të tyre si thirrës në rrugën e Allahut, duke ua tërhequr vërejtjen që të mos nguteshin në udhëzimin e njerëzve. Nëse në fillim ata do ta refuzonin ftesën e tyre për udhëzim, kjo nuk do të duhej të ishte shkak që ata të luftoheshin para se ta pranonin Islamin.
Transmetohet nga Mikdad ibn Amri të ketë thënë: “E zura rob Hakem ibn Kejsanin dhe prijësi ynë deshi që aty për aty t’ia priste kokën, kurse unë i thashë: “Lëre ta dërgojmë të gjallë tek i Dërguari i Allahut.”
Kur e sollëm para Resulullahut s.a.v.s., ai filloi ta thërriste në Islam duke i folur gjatë. Atëherë Omeri r.a. u bë i padurueshëm dhe iu drejtua të Dërguarit të Allahut me fjalët: “Për se po i flet këtij, o i Dërguar i Allahut? Vallahi ky kurrë nuk pranon të hyjë në Islam, por më lejo t’ia këpus kokën këtij qafiri e t’ia dërgojnë nënës së tij për ta vajtuar.”
Muhamedi a.s.. nuk iu përgjigj fare Omerit r.a. ndërkohë që Hakemi iu drejtua Resulullahut s.a.v.s. me pyetjen: Ç’është Islami?
Muhamedi a.s. i tha: “Të adhurosh vetëm Allahun dhe të mos i bësh shok Atij, dhe të dëshmosh se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.”
Atëherë Hakemi tha: Po e pranoj Islamin!
Kur i dëgjoi Omeri r.a. këto fjalë të tij, tha: “Kur e pashë tek e pranoi Islamin, m’u rrëqeth trupi dhe thashë: “Si munda t’i përzihem Resulullahut në një punë për të cilën ai është më i dijshëm dhe më kompetent se unë!”
Pas kësaj i Dërguari i Allahut iu drejtua Omerit dhe shokëve të tjerë përreth dhe u tha: “Po t’ju kisha dëgjuar juve dhe ta kisha mbytur, ky (Hakemi) do të ishte tashmë në Xhehennem.”
E Hakem ibn Kejsani e kishte pranuar Islamin vërtet sinqerisht dhe me bindje. Më pastaj luftoi në rrugën e Allahut derisa ra dëshmor në betejën “Bi’ëru Maune”, kurse i Dërguari i Allahut ishte i kënaqur me të.

I Dërguari i Allahut mëson beduinin

Një beduin nga arabët e shkretëtirës kishte një deve me ngjyrë të kuqe. Kjo deve ishte pasuria e tij e vetme që kishte, të cilën e shfrytëzonte për të udhëtuar, për transport e gjëra të tjera. Një ditë prej ditësh, këtij beduini i kishte humbur deveja. I mërzitur skajshmërisht, e kërkoi devenë gjithë natën duke shkuar prej një vendi në një tjetër, por kot. Kishte humbur çdo gjurmë e saj.
Kur filloi ezani i sabahut, besimtarët u drejtuan në xhami për ta falur namazin, e në xhami shkoi edhe beduini, të cilit i kishte humbur deveja. Pasi e falën namazin pas Resulullahut, beduini u ngrit në këmbë dhe i pyeti njerëzit me zë në mos e kishin parë diku devenë e tij të kuqe.
Kur i dëgjoi këto fjalë, Resulullahu s.a.v.s. u hidhërua prej tij, sepse në xhami bënte pyetje për devenë e tij, dhe i tha: “Mos e gjetsh! Xhamitë janë ndërtuar për diçka tjetë, (për thirrje-mësim).(Transmeton Muslimi).
Pas kësaj Muhamedi a.s. iu drejtua shokëve të tij dhe i këshilloi duke u thënë: Nëse shihni dikë në xhami që pyet për diçka që i ka humbur, të tjerët le t’i thonë: “Mos ta ktheftë Allahu prapë” sepse xhamitë nuk janë ndërtuar për këtë.” (Transmeton Muslimi)
Si beduini ashtu edhe muslimanët e tjerë, morën një mësim të madh nga këto fjalë të Resulullahut s.a.v.s. për faktin se si duhet të sillemi në xhami, meqë xhamia ka një mision tjetër shumë më të madh sesa të pyesim njëri-tjetrin për nevojat dhe interesat e kësaj bote.

Butësia e mësuesit

Muhamedi a.s. ka qenë mësues i butë e i kujdeshëm. Sillej me dashuri e butësi ndaj atyre që i mësonte. Asnjëherë nuk ishte i vrazhdë dhe i ashpër ndaj tyre. Këtë e vërteton ajo që ndodhi me Muavije ibn Hakem Es-Selemiun r.a., atëherë kur Muavije erdhi në Medinë, që të mësonte dispozitat e fesë dhe të takohej me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.
Kur erdhi koha e namazit, ai shkoi në xhami për t’u falur, dhe ndërkohë që gjatë namazit njëri nga xhematlinjtë teshtiu, tha: “Elhamdulilahi”, kurse Muavije i lidhur në namaz, ia ktheu: “Allahu të mëshiroftë (Jerhamukallahu)”. Në atë moment njerëzit rrahën shuplaka, si shenjë që Muavija të heshtte, në mënyrë që gjatë namazit të mos fliten fjalë përveç atyre që janë paraparë. Mirëpo Muavija u tha me zë: “Pse po rrahni shuplaka?” e xhematlinjtë përsëritën prapë rrahjen e shuplakave, tashti pak më zëshëm, që ai të heshtte përfundimisht, dhe ai heshti.
Pasi përfundoi namazi, i Dërguari i Allahut nuk e qortoi Muavijen e as nuk u soll ashpër ndaj tij, por me ton të butë e me sjellje të mirë, ia bëri me dije se gjatë namazit nuk lejohet të fliten fjalë të tjera përveç përmendjes së Allahut dhe Kur’anit.
Po ashtu i Dërguari i Allahut ua bëri me dije edhe të tjerëve që, nëse dëshirojnë t’ia tërheqin dikujt vërejtjen në xhami për ndonjë gabim gjatë namazit, të thonë “Subhanallah”, sepse rrahja e shuplakave është e posaçme vetëm për gratë e jo edhe për burrat.
Kështu të gjithë mësuan nga i Dërguari i Allahut këtë dispozitë-rregull gjatë namazit dhe që të gjithë e pranuan. Dhe në fund Muavija tha: “Nuk kam parë ndonjëherë mësues më modest e më të sjellshëm se i Dërguari i Allahut s.a.v.s.” (Transmeton Ebu Davudi).
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Jeta dhe veprat e Profetit Muhamed a.s Kapitulli i trete
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: