Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
Numri i postimeve : 296 Pikë : 16547 Votuar : 1 Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009 Mosha : 26 Vendi : Gjakovë Thënia e preferuar : All-llahu Ekber. Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.
Titulli: Dobësia e haditheve që përmendin fërkimin e fytyrës me duar pas duasë Tue 25 Aug 2009, 11:40
1) “I Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), kur i ngrinte duart në dua, ai nuk i lëshonte poshtë derisa ta fërkonte fytyrën me to.” Da’if (i dobët). Transmetuar nga Tirmidhiu (2/244) dhe Ibn Asakiri (7/12/2) nëpërmjet: Hemmad ibn ‘Isa El-Xhuhanit nga Handhele ibn Ebi Sufjan El-Xhemhi, ky nga Salim ibn Abdull-llahu, ky nga i ati i vet, ky nga Umer ibn Abdull-llahu, ky nga i ati i vet, ky nga Umer ibn El-Hattabi, i cili ka thënë:... Tirmidhiu ka thënë pas kësaj: “Ky është hadith sahih garib. Ne e dimë këtë hadith vetëm se nëpërmjet rrugës së Hammad ibn ‘Isa, i cili ka të transmetuara pak hadithe…”. Ibn Haxheri tregon se është i dobët në dy librat e tij, në “Et-Takrib” dhe në “Et-Tehdhib”: Ebu Hatimi tregon se është transmetues i dobët. Ebu Davudi thotë: është i dobët, transmeton hadithe të refuzuara. Hakimi dhe Nekkashi thonë: transmeton nga Ibn Xhurjexhi dhe Xhafer Sadiku hadithe te trilluara. Darekutniu tregon se është i dobët, etj. Shejh Albani thotë: ky njeri është shumë i dobët, andaj hadithi i tij nuk mundet të konsiderohet hasen, e as më pak sahih. Hadith i ngjashëm është:
“Kur i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) bënte dua dhe ngrinte duart, ai e fërkonte fytyrën me duart e tij.” Daif (i dobët). Ebu Davudi (1492) nga Ibn Lehi’ah, ky nga Hafs ibn Hisham ibn Utbe ibn Ebi Vekkasi, ky nga Saib ibn Jezidi, e ky nga i ati i vet. Ky është sened i dobët, për shkak se Hafs ibn Hishami është i panjohur dhe Ibn Lehi’ah është i dobët (Takrib Et-Tahdhib). Ky hadith nuk mund të përforcohet me bashkimin e dy rrugëve të transmetimit, për shkak të dobësisë së madhe në të parën, të cilën e keni parë. 2) ”Kur ta thërrisni All-llahun, luteni me shuplakat e duarve tuaja, e mos u lutni me shpinën e tyre dhe kur ta kryeni, fërkojeni fytyrën fytyrën tuaj me to.” Daif. Transmetuar nga Ibn Maxhe (1181, 3866), nga Ibn Nesri në “Kijam El-Lejl” (f.137), nga Taberaniu në “El-Muxhemul-Kebir” (3/98/1) dhe nga Hakimi (1/536), nga Salih ibn Hasani, ky nga Muhammed Ibn Kabi, e ky nga Ibn Abbasi (radijall-llahu anhu) si merfu. Ky është sened i dobët, për shkak të Ibn Hasanit, i cili është munker në Hadith, sikurse ka thënë Buhariu; Nesaiu ka thënë: “Ai është braktisur në Hadith”; Ibn Hibbani ka thënë: “Ai kishte femra këngëtare dhe dëgjonte muzikë dhe tregonte transmetime të trilluara nën autoritetin e transmetuesve të besueshëm”; Ibn Ebi Hatimi ka thënë në “Kitabul-Ilal” (2/351): “E pyeta timin atë (d.m.th. Ebu Hatim El-Raziun) për këtë hadith, për të cilin ai tha: “Munker”.”
Ibn Hasani është përkrahur nga Isa ibn Mejmuni, i cili po ashtu e ka transmetuar nga Muhammed ibn Kabi, siç transmetohet nga Ibn Nesri. Sidoqoftë, kjo nuk ndryshon asgjë, pasi që Ibn Mejmuni është njësoj i dobët: Ibn Hibbani ka thënë: “Ai transmeton hadithe të cilat janë të gjitha të shpikura”; Nesaiu ka thënë: “S’është i besueshëm.” Transmeton Ebu Davudi (1485) dhe prej tij Bejhekiu (2/212), përmes: Abdul-Melik ibn Muhammed ibn Ejmenit nga Abdull-llah ibn Jakub ibn Is’hak, i cili e transmeton nga ai që e transmeton nga Muhammed ibn Kabi, tekstin i cili është:
“Mos i mbuloni muret. Ai i cili shikon në shënimet e vëllait të vet, pa lejen e tij, shikon në zjarr. Luteni All-llahun me shuplakat e duarve tuaja, dhe mos e lutni me shpinën e tyre, dhe kur të përfundoni, fërkoni fytyrën tuaj me to.” Ky është sened i dobët: Abdul-Meliku është shpallur i dobët nga Ebu Davudi; përmban poashtu Shejhun (hoxhën) e Abdull-llah ibn Jakupin, i cili është i panjohur. Është e mundur që ky të jetë Ibn Hasani ose Ibn Mejmuni, të cilët u përmendën më lart.
Hadithi njashtu transmetohet nga Hakimi (4/270) përmes: Muhammed ibn Muavijes, për të cilin Dhehebiu ka thënë se ishte shpallur gënjeshtar nga Darekutniu, andaj hadithi është i falsifikuar. Ebu Davudi ka thënë për këtë hadith: “Ky hadith është transmetuar nëpërmjet më shumë se një rruge nën autoritetin e Muhammed ibn Kabit; të gjitha ato janë të dobëta.”
Ngitja e duarve gjatë Kunutit për Fatkeqësi është vërtetuar nga i Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) në duanë e tij kundër politeistëve, të cilët i mbytën shtatëdhjetë këndues (recitues të Kur'anit) - transmetuar nga Imam Ahmedi (3/137) dhe Taberaniu në “El-Muxhem Es-Sagir” (f.111), si hadith i Enesit me sened sahih. Njësoj është dëshmuar nga Umeri dhe të tjerët në kunutin e namazit të vitrit. Megjithë këtë, pasi fërkimi i fytyrës pas duasë së kunutit nuk është cituar fare nga i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), e as nga asnjë Sahab, është pa dyshim risi. Sa i përket fërkimit të fytyrës pas duasë jashtë namazit, janë vetëm këto dy hadithe; nuk mund të thyhet se ato përforcojnë njëra-tjetrën deri në shkallën hasen, sikurse që ka vepruar Menaviu, për shkak të dobësisë së madhe që gjendet në rrugët e transmetimit të tyre. Për këtë Imam Neveviu ka thënë në “El-Mexhmu’”: “Nuk është e preferuar”, duke pasuar në këtë Ibn AbdEs-Selamin, i cili ka thënë “Vetëm një injorant e bën këtë.” Qëndrimi se fërkimi i fytyrës pas duasë nuk është i përcaktuar përforcohet me faktin se ka shumë hadithe autentike për ngritjen e duarve në dua dhe në asnjërën prej tyre nuk përmendet fërkimi i fytyrës; kjo tregon, nëse do All-llahu, se kjo është e papranueshme dhe e papërcaktuar. Muhammed Nasiruddin Albani “Irvaul-Galil” (2/178-182) _______________________ shkëputur nga libri: "Forma e namazit"-Albani NuN-Shkup, 2002 Titulli i plotë: Forma e namazit të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) e përshkruar nga fillimi gjer në fund sikurse të ishit duke e parë Titulli në origjinal: Sifetus-Salatin-Nebijj, Minet-Tekbiri ilet-teslimi Ke enneke teraha
Dobësia e haditheve që përmendin fërkimin e fytyrës me duar pas duasë