Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Si të pendohem?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ummu rushdi
Xhematli i Rregullt
Xhematli i Rregullt


Numri i postimeve : 87
Pikë : 10378
Votuar : 0
Data e Ardhjes në këtë Forum : 23/05/2011

MesazhTitulli: Si të pendohem?   Fri 08 Jul 2011, 11:58

Falënderimi i qoftë Allahut Falësit të mëkateve, Pranuesit të pendimit, Dënuesit të rreptë, Hapësit të dyerve të atyre që kërkojnë falje, Ai i cili ua lehtëson të penduarve shkaqet dhe rrugët e pendimit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin i cili ishte mëshirë për tërë botët i Dërguari jonë Muhammedi salAllahu alejhi ve selem mbi familjen dhe shokët e tij. Më pastaj:



Vëlla i dashur: Shumica e njerëzve nuk ia din vlerën Teubes (pendimit) dhe as rëndësinë e saj, mirëpo nëse e dinë vlerën e saj ata nuk e dinë rrugën se si të pendohen, mirëpo nëse e njohin rrugën ata nuk e dinë se si t`ia fillojnë?

Eja me mua vëlla i dashur që të ndalemi në të vërtetën e pendimit dhe rruga në të ndoshta do të arrimë tek ajo.

Secili nga ne jemi gabimtarë

Vëlla i dashur: Secili nga ne jemi gabimtarë, secili nga ne jemi mëkatarë. Nganjëherë kthehemi nga Allahu dhe nganjëherë ia kthejmë shpinën, nganjëherë jemi më afër Allahut kurse nganjëherë jemi gafil (të pakujdesshëm dhe nuk shpëtojmë nga mëkatet, patjetër ne do të biem në mëkate unë dhe ti nuk jemi të mbrojtur nga mëkatet): Secili birë i Ademit është gabimtarë dhe më i miri nga këta gabimtarë është ai që pendohet. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani e ka bërë hadithin Hasen).

Shakaja dhe mangësimi janë nga natyra e njeriut, nga mëshira e Allahut për këtë njeri të dobët është që Allahu ia hapi atij derën e pendimit dhe e urdhëroi që të kthehet nga Ai, të drejtohet me lutje nga Allahu, sa herë që e mundin mëkatet dhe e mbulojnë gjynahet dhe sikur të mos e kishte lënë Allahu pendimin njeriu do të binte në një problem të madh dhe do t`iu pakësonte dëshira e tij nga kërkimi i afrimit tek Allahu dhe do t`iu ndërpriste shpresa e tij nga falja dhe mëshira e Tij.

Ku është rruga e shpëtimit?

Mundesh që të me thuash mua: Unë jam duke e kërkuar lumturin për vetën time, jam duke e lypur shpëtimin dhe duke shpresuar në faljën e Allahut mirëpo unë nuk e di rrugën se si të hyjë në të dhe nuk e di se si t`ia filloj? Unë jam sikurse ai që është duke u mbytur dhe dëshiron që dikush ta kap për dorën e tij, unë jam sikurse i humburi në rrugë dhe pret mos po i vije dikush në ndihmë unë jam në errësirë dhe presë dritë mirëpo nuk e di cila është rruga e shpëtimit?

Rruga vëlla i dashur është e qartë sikurse drita e diellit dhe rrezet e hënës, kjo është rruga e pendimit, rruga e shpëtimit, rruga e çlirimit, rruga e suksesshme, rrugë e lehtë, rrugë e cila është e hapur për ty në çdo qastë dhe moment. Nuk kërkohet nga ti diç vetëm se të trokasësh dhe do ta gjesh përgjigjen: Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë. (Ta Ha, 82) Allahu i thirri të gjithë robërit e tij besimtarët dhe pabesimtarët në pendim dhe tregoi se Ai është që i fal të gjitha mëkatet për atë që pendohet dhe i braktisë ato sado qofshin të mëdha i fal të gjitha Allahu edhe nëse janë mëkate të mëdha, edhe nëse janë sa shkuma e detit, Allahu i Lartësuar thotë: Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zummer, 53)

Mirëpo…. ç`farë është pendimi?

Pendimi vëlla i dashur është: Largimi nga ato që i urren Allahu qofshin ato vepra të brendshme apo të jashtme dhe shkuarja në ato që i donë Allahu qofshin vepra të brendshme apo të jashtme, pendimi është më gjithëpërfshirës për ligjet e Islamit dhe të vërtetat e Imanit, pendimi është shkak që njeriu me fituar lumturin në këtë botë dhe në boten tjetër. Pendimi është burimi i jetës, pendimi është gjëja e parë e mesit dhe e fundit, pendimi është fillimi dhe fundi i robit. Ai është lënia e mëkatit nga frika prej Allahut. Pendimi është që të ndiesh keqardhje për atë që ke bërë, pendimi është që të vendosësh që mos të kthehesh më në atë mëkat kur të kesh mundësi, ai është kthyerja tek Allahu dhe ndalja nga mëkati.

Pse të pendohem?

Ka mundësi të më pyetesh vëlla i dashur: Pse ta braktisi cigaren ndërsa unë në të e gjejë kënaqësinë time? Pse ta braktisi shikimin e filmave dhe serialeve ndërsa në ta gjendet qetësia ime? Pse ta uli shikimin nga vajzat ndërsa në të gjendet lumturia ime? Pse ta fali namazin ta agjëroj ramazanin kurse unë nuk dëshiroj të më sundon dhe të më lidh mua askush? ...Pse dhe pse… A nuk duhet që njeriu ti vepron ato që e kënaqin dhe e qetësojnë dhe në ato gjëra që gjen qetësi? Ajo që më bën mua të lumtur ti e quan mëkat?! Pse të pendohem?

Para se të përgjigjem në pyetjen tënde vëlla i dashur duhesh ta kuptosh se unë nuk dëshiroj asgjë tjetër përveç se që ti të bëhesh i lumtur dhe nuk dua asgjë përveç se qetësin tënde dhe nuk kam për qëllim asgjë tjetër përveç se mirësinë dhe shpëtimin tënd në këtë botë dhe në botën tjetër….

Tani të përgjigjem në pyetjen tënde: Pendohu vëlla i dashur sepse pendimi:

E para: Pendimi është nënshtrim ndaj urdhrit të Zotit tënd të Lartësuar, Ai është i cili të ka urdhëruar me të dhe ka thënë: O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. (Tahrim, 8)Urdhri i Allahut duhet që të pritet me zbatim dhe nënshtrim.

E dyta: Pendimi është shkak për shpëtimin tënd në këtë botë dhe botën tjetër, thotë Allahu i madhëruar: Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim. (Nur, 31) Zemra nuk përmirësohet, nuk shpëton, nuk kënaqet, nuk qetësohet, nuk rehabilitohet, nuk bëhet e bukur, përveç se me adhurim ndaj Allahut dhe pendim duke u kthyer kah Ai.

E treta: Pendimi është shkak që ta arrish dashurin e Allahut, thotë Allahu i Lartësuar: All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme. (Bekare, 222) A ka lumturi që mundet ta ndien njeriu pas njohjes se Krijuesi dhe Mbrojtësi i tij e donë atë kur të pendohet dhe kthehet kah Ai?

E katërta: Pendimi është shkak për të hyrë në xhennet dhe për të shpëtuar nga zjarri i xhehenemit, thotë Allahu i Madhëruar: E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja). Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë. (Merjem, 59-60)A ka ndonjë kërkim që e kërkon njeriu dhe ecën pas tij për shkak të tij përveç se Xhenneti ?!

E pesta: Pendimi është shkak për të zbritur begatit nga qielli dhe shtimi i fuqisë pastaj pasuria me bollëk pastaj dhurimi i fëmijëve, thotë Allahu i Lartësuar: O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!” (Hud, 52)Pastaj thotë Allahu i Lartëmadhëruar: Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj. (Nuh, 10-12)

E gjashta: Pendimi është shkak për tu falur mëkatet dhe për tu zëvendësuar ato në vepra të mira, thotë Allahu i Lartëmadhëruar: O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. (Tahrim, 8)Pastaj thotë Allahu i Lartësuar: Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë. (Furkan, 70)

Vëlla i dashur:

A nuk i meriton këto mirësi -plus edhe shumë të tjera- dhe të pendohesh për shkak të tyre? Pse bëhesh përtac në vetën tënde kurse në këtë gjendet lumturia yte?...Pse i bën vetës tënde padrejtësi duke i bërë mëkate Allahut dhe e privon vetën tënde nga fitorja dhe kënaqësia e Allahut. Duhet të vraposh për ti arritur këto mirësi dhe këto fryte të mëdha.

Si të pendohem?

Vëlla i dashur:

Unë të them ty: Vetja ime dëshiron që të kthehet tek Krijuesi i vet, dëshiron ti pendohet Shpikësit të këtij Universi, jam bindur se lumturia nuk është në pasimin e epsheve dhe vrapimi pas dëshirave dhe kënaqësive dhe kryerja e lloj-lloj ndalesave. Jo… mirëpo me gjithë këtë nuk din si të pendohesh? Dhe nuk din se prej nga t`ia fillosh?

Dhe të them ty: Kur Allahu i Madhëruar e donë një rob ia lehtëson atij shkaqet dhe rrugët të cilat e dërgojnë tek Ai, ja unë do ti përmendi ty disa gjëra të cilat të ndihmojnë në pendim dhe të ndihmojnë se si t`ia fillosh të pendohesh:

1. Nijjeti (qëllimi) të jetë i sinqertë edhe pendimi gjithashtu: Kur robi është i sinqertë me Zotin e tij është i sinqertë në kërkimin e pendimit, Allahu i ndihmon dhe e forcon atë, ia largon atij pengesat të cilat i shfaqen gjatë rrugës së pendimit. Ai që nuk është i sinqertë për Allahun e Madhëruar zemrën e tij e kapin shejtanët dhe personi në fjalë do të bëhet nga ata që do të kryejnë vepra të ndyta dhe të irrituara të cilat nuk i din kush përveç Allahut, për këtë arsye tha Allahu i Madhëruar për Jusufin alejhi salatu ve selam: Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur. (Jusuf, 24)

2. Llogaritja e vetvetes tënde: Llogaritja e vetvetes bën që të nxitosh në hajr dhe mirësi, të ndihmon që të largohesh nga e keqja, të ndihmon që ta nxësh atë që të ka kaluar, llogaritja e vetvetes bën që robi ta dallon çfarë është në dobi të tij dhe çfarë është në dëm të tij, i ndihmon robit në pendim dhe e ruan njeriun që të bie në mëkate.

3. Përkujtoja vetës tënde Allahun, këshilloje vetën tënde, qortoje atë dhe frikësoje atë: Thuaj vetës tënde: O ti shpirt pendohu para se të vije vdekja, sepse vdekja vjen papritur, kujtoja vetës tënde vdekjen e filanit dhe halanit, thuaj: A nuk e din se vdekja është vendtakimi yt?! Varri shtëpia yte? Dheu shtrati yt? Krimbat do ta hanë trupin tënd? A nuk po frikësohesh që të vjen melaqja e vdekjes kurse ti je në mëkate duke i vepruar? A të bën dobi pendimi në këtë moment? A pranohet nga ti qajtja dhe mërzia? Mjerë për ty o ti shpirt po ik nga Ahireti kurse ai është duke ardhur nga ti dhe vrapon pas dynjasë kurse ajo largohet nga ti, kështu e qorton vetën tënde ia përkujton këto gjëra derisa të frikësohesh nga Allahu dhe të pendohesh tek Ai dhe vetëm të pendohesh…

4. Largoje vetën tënde nga vendet ku bëhen mëkatet: Braktise vendin në të cilin i ke bërë mëkat Allahut në të sepse kjo të ndihmon në pendimin tënd sepse njeriu i cili i kishte mbytur 99 vetë dijetari i kishte thënë atij: Populli yt janë popull i prishur dhe në filan vendin janë një popull që e adhurojnë Allahun shko dhe adhuroje Allahun s`bashku me ta.

5. Largohu nga shoqëria e keqe: Dije ata nuk të lënë pa të futur në mëkate, pastaj dihet se mbrapa tyre është shejtani i cili i shtyn në mëkate, ndërroje numrin e telefonit, nëse ke mundësi ndërroje adresën e shtëpisë ku jeton dhe ndryshoje rrugën në të cilën ishe duke ecur në të. Për këtë arsye ka thënë i Dërguari alejhi salatu ve selam: Njeriu është në fenë e vëllaut të tij, le të shikon ndonjëri nga ju kë e shoqëron. (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe hadithin e ka bërë të mirë Shejh Albani).

6. Kujtoje përfundimin e mëkateve: Kur robi e kupton se mëkatet e kanë përfundimin e keq dhe se i pret një dënim i rënd kjo bën që ai që në fillim ti braktis mëkatet dhe ti kthehet Allahut me një pendim të sinqertë.

7. Tregoja vetës tënde Xhennetin dhe Xhehenemin: Kujtoja vetës tënde madhështinë e xhennetit dhe atë që e ka përgatitur Allahu për ata që i nënshtrohen atij dhe i frikësohen pastaj frikësoje vetën tënde me zjarr të xhehenemit dhe atë që ka përgatitur Allahu për ata që e kundërshtojnë.

8. Merru me atë që të bën dobi dhe largoje vetën tënde nga vetmia: Nëse nuk merresh me hakk atëherë do të merresh me batil (të kotën), vetmia dërgon në devijim, mëkate dhe çrregullim dhe të dërgon në shoqërinë e keqe.

9. Leje epshin (dhe dëshirat ) mbrapa: S`ka asgjë më të rrezikshme për robin sesa epshi i tij, për këtë arsye ka thënë Allahu i Madhëruar: A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës? (Furkan, 43) Patjetër ai i cili dëshiron të pendohet duhet që ta braktis epshin dhe lakmitë dhe të punon aq sa mundet në pendim për tek Allahu.

10. Ka edhe shumë rrugë dhe shkaqe të tjera të cilat të ndihmojnë vëlla i dashur në pendim, prej tyre: Lutja duke ju drejtuar Allahut që të furnizon pendim të sinqertë, përmendja e Allahut, kërkimi i faljes prej tij, mos shpresa për jetë të gjatë, përkujtimi i Ahiretit, meditimi i Kuranit, durimi në veçanti në fillim dhe shumë e shumë gjëra të tjera të cilat të ndihmojnë në pendim.

Kushtet e pendimit të sinqertë:

Vëlla i dashur: Pendimi i sinqertë i ka disa kushte që patjetër duhet të realizohen në mënyrë që pendimi të jetë i pranuar, këto kushte janë:

E para: Sinqeriteti për Allahun e Madhëruar: Ai që pendohet me sinqeritet e donë Allahun, e Madhëron Atë, shpreson tek Ai, e dëshiron shpërblimin e Tij, frikësohet nga dënimi i Tij, nuk afrohet tek krijesa, s`ka as për qëllim ndonjë përfitim prej përfitimeve të dynjasë kalimtare, për këtë arsye ka thënë Allahu i Madhëruar: Përveç atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shpërblim të madh. (Nisa, 146)

E dyta: Heqja dorë nga mëkati: Nuk paramendohet pendimi i sinqertë duke vazhduar në mëkate gjatë kohës së pendimit. Mirëpo nëse bën mëkat pas pendimit të sinqertë nuk i asgjësohet pendimi i kaluar mirëpo ky duhet për një pendim të ri dhe kështu ecën.

E treta: Njohja e mëkatit: S`ka mundësi që njeriu të pendohet nga një mëkat që nuk e njeh atë si mëkat.

E katërta: Të ndiesh keqardhje për mëkatet e kaluara: Nuk paramendohet pendimi përveçse duke ndier keqardhje për mëkatet që i kanë ndodhur atij, për këtë arsye nuk numërohet si i penduar ai i cili flet për mëkatet e kaluara dhe lavdërohet me to për këtë arsye i Dërguari alejhi salatu ve selam ka thënë: Të ndiesh keqardhje për mëkatin është pendim. (Transmeton Ahmedi Ibn Maxhe kurse shejh Albani ka thënë hadithi është Hasen).

E pesta: Vendosja që mos të kthehesh kurrë më në ato mëkate: Nuk numërohet pendim i sinqertë nga një rob i cili bën një mëkat pastaj kthehet prapë në të pas pendimit, mirëpo ai duhet të pendohet nga ai mëkat dhe ti flet vetës së tij që kurrë më mos të kthehet në të ardhmen.

E gjashta: Kthyerja e të drejtave atyre që ju ka bërë padrejtësi: Nëse mëkati ka të bëj me të drejtat e bijve të Ademit obligohet për të që ti kthen të drejtat tek ata që ju ka bërë padrejtësi, nëse dëshiron që pendimi të jetë i pranuar, argument për këtë është fjala e të Dërguarit: Kush i ka bërë dikujt padrejtësi në diçka lë t`ia bën hallallëk sot para se kur të vije dita ku nuk do të bën dobi as dinari dhe as dërhemi nëse ai ka vepra të mira i merren aq sa ka bërë padrejtësi dhe nëse nuk ka vepra të mira i merren mëkatet e atij që i ka bërë padrejtësi dhe i vendosen atij. (Transmeton Buhariu).

E shtata: Të pendohesh në kohën kur pranohet pendimi: Kjo kohë është para afrimit të exhelit (vdekjes) dhe lindjes së diellit nga perëndimi, ka thënë i Dërguari alejhi salatu ve selam: Allahu e pranon pendimin e robit përderisa nuk arrin shpirti në fyt (gargara). (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu kurse Imam Neveviu e ka bërë hadithin hasen).

Po ashtu ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Allahu e shtrin dorën e Tij natën që të pendohet mëkatari i ditës dhe e shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet mëkatari i natës derisa të lind dielli nga perëndimi. ( Transmeton Muslimi).

Shenjat e pranimit të pendimit

Vëlla i dashur:

Pendimi i ka disa shenja që argumentojnë në pranimin e tij, prej këtyre shenjave janë:

E para: Të jetë robi pas pendimit më i mirë se sa ka qenë para pendimit: Këtë çdo njeri e gjen në vetën e tij, ai i cili pas pendimit është i kthyer kah Allahu, me synime të larta për punë të mira, me vendosmëri të fort, kjo argumenton për sinqeritetin e pendimit të tij dhe pranimin e pendimit të tij.

E dyta: Të vazhdon duke u frikësuar që mos të kthehet në mëkat: I mençuri nuk sigurohet nga dënimi i Allahut as sa lëviz syri, frika e tij është e vazhdueshme derisa ti dëgjon melaqet të cilat janë të ngarkuara për marrjen e shpirtit: Të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (Fussilet, 30)Në këtë kohë i largohet frika dhe dëshpërimi i tij.

E treta: Ta rrit krimin që e ka bërë edhe nëse është penduar prej tij: Thotë Abdullah ibn Mesudi radAllahu anhu: Besimtari i shef mëkatet e tij sikurse të jetë ulur nën kodër dhe frikësohet se mos do ti bie mbi kokë, kurse ai i cili është i prishur i shef mëkatet e tij sikurse një mizë e cila i kalon nëpër hundë dhe e tremb me dorë. Kanë thënë disa nga selefët: Mos e shiko në mëkatin e vogël mirëpo shikoje se kujt je duke i bërë mëkat.

E katërta: Me pendimin që e bën të jetë shkak për kthyerjen e robit që ai të bëhet asket, modest, i butë, i mëshirshëm s`ka asgjë më të dashur tek Allahu se sa të shkosh modest, i nënshtruar, i përkushtuar dhe i kthyer kah Allahu Fuqiplotë me zemër përkujtuese, jo mashtrues, as mendjemadh, jo për lavdërim dhe as për ti nënçmuar të tjerët, kush nuk e gjen këtë le të pendohet prapë.

E pesta: Të ruhet nga gjymtyrët e tij: Ta ruan gjuhën e tij, ta ruan atë nga gënjeshtra, nga gibeti, përgojimi, nga fjalët e shumta dhe pa vend, të jetë i zënë me përkujtimin e Allahut të Madhëruar, me leximin e Kur´anit, të ruan barkun e tij mos të han asgjë përveçse hallall, ta ruan shikimin e tij, të mos shikon në haram, ta ruan dëgjimin e tij, mos të dëgjon muzikë, gënjeshtra dhe përgojim, ti ruan duart e tij mos ti zgjat ato në haram, ti ruan këmbët e tij të mos ec me to në haram dhe ndalesa dhe vendet ku bëhen mëkatet, ta ruan zemrën e tij ta pastron atë nga urrejtja, zilia, mallkimi, hidhërimi, ti ruan adhurimet e tij ti kryen ato vetëm për hir të Tij, jo me syefaqësi.

Ke kujdes nga vonimi

Vëlla i dashur:

Njeriu nuk e din kur do ti vjen vdekja e tij, dhe as nuk e din sa i kanë mbetur nga jeta e tij, ajo që e shohim dhe për fat të keq na bën që të ndihemi keq është se gjejmë njerëz që e vonojnë pendimin dhe thonë: Nuk është kjo koha e pendimit, na lë të kënaqemi me jetën, kur të plakemi do të pendohemi, kjo është kurth e shejtanit dhe mashtrim në këtë botë kalimtare, shejtani e mashtron njeriun dhe i premton atij se kjo botë është e përhershme kurse kjo nuk është realitet..nxito.. nxito..ke kujdes dhe vetëm ke kujdes nga gafleti dhe vonimi dhe shpresa e gjatë sepse po mos të ishte shpresa e gjatë nuk do të binte njeriu në mëkate.

Vëlla i dashur: Nxito në pendim ke kujdes nga fjalët ``Do të pendohem`` do të.. do të..sepse këto janë mëkat ne veti që duhet prapë pendim, pendimi është obligim menjëherë, pendohu para se të vijë vdekja dhe të ndërpritet shpresa yte sepse ti nuk e din kur do të përfundojnë ditët tua..kur do të ndalen rrahjet e zemrës dhe fryma jote..

Mos u mashtro nëse Allahu ti ka mbuluar mëkatet dhe të jep begati

Vëlla i dashur:

Disa njerëz e teprojnë në mëkate ndaj vetës së tyre dhe kur këshillohet dhe i tërhiqet vërejtja për përfundimin e tyre thotë: Çfarë është puna jonë shohim njerëz e luftojnë Allahun me mëkate natë dhe ditë dhe është mbushur toka me mëkatet e tyre mirëpo me gjithë këtë jetojnë në mirësi dhe furnizim të madh. Këta harruan se Allahu ia jep dynjan atij që e donë dhe atij që se donë dhe se kjo është një shkallëzim dhe dënim për ta nga Allahu, thotë i Dërguari alejhi salatu ve selam: Kur ta shohësh se Allahu po i dhuron një njeriu në këtë botë kurse ai bën mëkate çfarë të dëshiron kjo është shkallëzim për të pastaj e lexoi fjalën e Allahut Fuqiplotë: Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer. Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve! (En`am 43-44) (Transmeton Imam Ahmedi me zinxhir të mirë).

Dhe në fund….!!

Vëlla i dashur:

Kthehu tek Allahu me pendim….ik nga epshi…ik nga mëkatet…ik nga gjynahet…ik nga lakmitë…ik nga dynjaja …drejtohu nga Allahu me pendim, kthehu tek Allahu, trokit në derën e Tij sado qofshin mëkatet tua sepse Allahu e shtrin dorën e Tij natën që të pendohet mëkatari i ditës dhe e shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet mëkatari i natës. Eja vëlla i dashur në mëshirën e Allahut dhe faljen e Tij para se të vjen vdekja dhe më s´ka kohë për ty…

E lus Allahun e Madhëruar që të më bën mua dhe ty nga të penduarit e sinqertë, nga ata që kthehen me sinqeritet tek Allahu.

Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Muhammedin salAllahu alejhi ve selem mbi familjen dhe shokët e tij .

Burimi: Mevki el-Besair

Përgatiti: -Ebu Merjem-

www.botaislame.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Si të pendohem?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: