Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Përkufizimi i Imanit dhe kuptimi i tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ummu rushdi
Xhematli i Rregullt
Xhematli i Rregullt


Numri i postimeve : 87
Pikë : 10398
Votuar : 0
Data e Ardhjes në këtë Forum : 23/05/2011

MesazhTitulli: Përkufizimi i Imanit dhe kuptimi i tij    Sun 10 Jul 2011, 12:31

Përkufizimi i gjërave dhe interpretimi i tyre, që i sqaron ato, i paraprijnë gjykimit për ato gjëra, ngase gjykimi për gjërat rrjedh nga kuptimi që kemi për të njëjtat (gjëra).
E kush gjykon për një çështje para se ta njohë dhe ta kuptojë mirë atë ka bërë gabim serioz.
Prandaj, ta dimë përkufizimin dhe kuptimin e imanit: Me shprehjen iman kuptojmë besim të paluhatshëm dhe pranim të të gjitha atyre gjërave në të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë urdhëruar të besojmë, si dhe nënshtrim ligjit të Allahut në aspektet e tij të dukshme dhe në të fshehurat.
Pra ai është vërtetim dhe besim i zemrës, që përmban veprat e zemrës dhe veprat e trupit, e kjo në të vërtetë përfshin kryerjen e të gjitha veprave fetare.
Për këtë arsye, imamët dhe selefi e kanë përkufizuar imanin si: fjalë e zemrës dhe gjuhës, dhe vepër e zemrës, e gjuhës dhe e gjymtyrëve.
Ai është fjalë, vepër dhe besim, shtohet me nënshtrim (Zotit dhe të Dërguarit të Tij) dhe pakësohet me mëkatim ndaj tyre.
Duke u nisur nga kjo, imani përmban besimin, moralin dhe veprat.
Prandaj besimi dhe pranimi i emrave të bukur të Allahut dhe i cilësive të përsosura dhe të larta të Tij, si dhe punët që burojnë si rezultat i frymëzimit nga këta emra dhe cilësi të Tij, janë nga themelet më të rëndësishme të imanit.
Po ashtu, kryerja e detyrimeve që i kemi, veçanarisht ndaj Zotit, që është adhurimi i Zotit në formë të dukshme dhe të fshehur, është themeli i imanit.
Edhe pranimi i asaj me çfarë Allahu na ka lajmëruar për melaqet e Tij dhe për ushtrinë e Tij, për krijesat e kaluara dhe të ardhmet, si dhe për Ditën e Fundit, është themel i imanit.
Besimi në të gjithë të dërguarit dhe në ato virtyte me të cilat janë cilësuar ata në Librin e Zotit dhe në Sunnet është themel i imanit.
Po ashtu, themel shumë i rëndësishëm i imanit është pranimi i Allahut si hyjni e vetme, veçimi i Allahut me adhurim, si dhe kryerja e detyrimeve islame, qofshin ato të dukshmet a të fshehtat.
Të gjitha këto që u përmendën ndërtojnë themelin e imanit. Mu për këtë shkak, Allahu ka bërë rrjedhojë të imanit hyrjen në xhennet dhe shpëtimi nga xhehennemi.
Rezultate të imanit janë kënaqësia e Zotit, shpëtimi dhe lumturia.
Kurse këto nuk arrihen ndryshe veçse nëse imani përmban ato që i përmendëm më sipër: besimin, veprat e zemrës dhe veprat e gjymtyrëve, ngase mungesa e njërës nga këto tri elemente shkakton mangësi në iman, njeriu nuk shpërblehet për të dhe ai bëhet shkak i dënimit – varësisht nga ajo se sa është i mangët imani.
Allahu subhanehu we teala, na ka treguar se gradat më të larta në këtë botë dhe në botën tjetër arrihen me iman.
Allahu thotë: “E ata që besuan në Allahun dhe në të dërguarit e Tij janë të sinqertit (siddikun).” (Hadid, 19)
E “të sinqertit” janë njerëz që më së tepërmi i ka ngritur Kur’ani, pas pejgamberëve, në këtë botë dhe në botën e ardhshme. Allahu na tregoi se kush beson në Të dhe në të dërguarit e Tij e arrin këtë shkallë.
Për këtë kategori njerëzish flet hadithi në përmbledhjen e Buhariut dhe Muslimit, ku Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Vërtet banorët e xhennetit do t’i shohin banorët e dhomave të xhennetit, sikurse e shihni yllin lindor a perëndimor në horizont, për shkak të gradimit të ndryshëm mes tyre.” Njerëzit thanë: “O i Dërguari i Allahut!
A janë ato gradat e pejgamberëve, të cilat nuk i arrin askush pos tyre?”
Tha: “Assesi, pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, ata janë burra që kanë besuar Allahun dhe të dërguarit.”
Ky besim në Allahun dhe në të dërguarit e Tij pasqyrohet në brendësinë e tyre dhe në të jashtmen e tyre, në besimin, moralin dhe punët e tyre, dhe në nënshtrimin e plotë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.
Pra, nëse ata i kryejnë këto, atëherë ata e kanë realizuar besimin (imanin) e tyre në Allahun dhe në të dërguarit.
Allahu në Librin e Tij na ka urdhëruar me këtë besim të përgjithshëm dhe me dorëyim e pasim, dhe e ka lavdëruar atë që e bën këtë. Në ajetin më të madh të imanit ka thënë:
“Thuani: “Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.” (El-Bekare, 136)
Allahu, pra, i ka urdhëruar robërit e Tij të besojnë në të gjitha këto themele të mëdha, të besojnë në të gjitha librat që i ka zbritur Ai dhe në të gjithë profetët që i ka dërguar Ai, i ka urdhëruar të jenë të sinqertë e t’i dorëzohen vetëm Atij, siç thuhet në fund të ajetit: “Dhe ne Atij i dorëzohemi”
Në fund të kaptinës Mu’minun, Allahu i ka lavdëruar besimtarët që e realizojnë besimin:
“I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë”. (El-Bekare, 285)
Në këtë ajet Allahu tregon se i Dërguari dhe besimtarët që janë me të kanë besuar në këto themele pa bërë dallim ndërmjet pejgamberëve, dhe u kanë besuar të gjithë atyre dhe asaj çfarë atyre u është dhënë nga Allahu.
Ata gjithashtu i janë nënshtruar Allahut dhe kanë thënë: “Dëgjuam dhe respektuam”, pastaj kanë kërkuar nga Zoti i tyre t’u ndihmojë dhe t’ua falë atyre ndonjë mangësi në iman. E kthimi i të gjitha krijesave dhe drejtimi i tyre është te Allahu, Ai i shpërblen për imanin e tyre të plotë dhe i dënon për mangësitë në iman.
Zoti i Lartë tregon se pasuesit e pejgamberëve – të Isait e të tjerëve – kanë thënë:
“Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) !” (Ali Imran, 53)
Ata besuan me zemrat e tyre dhe u nënshtruan me zemrat e tyre dhe gjymtyrët e tyre, pastaj kërkuan nga Allahu t’i shënojë bashkë me ata që e dëshmojnë njësinë e Allahut (teuhidin) dhe t’u ndihmojë ta realizojnë imanin me fjalë, vepra dhe me besim.
Allahu subhanehu we teala, thotë:
“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.
Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.” (El-Enfal, 2-4)
Allahu i cilëson besimtarët me këto tipare, të cilat në vete përmbajnë themelet e fesë dhe degët e dukshme dhe të fshehta të saj. Ai i ka cilësuar si besimtarë ata besimi i të cilëve lë gjurmë në zemrat, në fjalët dhe në punët e tyre të dukshme dhe në të fshehtat.
E kur besimi të zërë vend në zemrat e tyre, ai shtohet sa herë që u lexohen atyre ajetet e Allahut (Kur’ani), atyre u shtohet frika dhe u ngjethet zemra sa herë që të përmendet Allahu.
Ata me zemrat e tyre i janë mbështetur Allahut dhe të gjitha çështjet e tyre ia kanë besuar Atij, pastaj ata e falin namazin e detyruar dhe vullnetar, e falin atë me gjymtyrë të jashtme dhe me zemër, e japin zekatin dhe japin lëmoshë.
E kush cilësohet me këto cilësi ai vrapon pas çdo të mire dhe ikën nga çdo e keqe, dhe mu për këtë Allahu thotë: “Mu këta janë besimtarët e vërtetë.”
Pra, ata me të vërtetë e meritojnë këtë emër dhe e vërtetojnë imanin haptazi dhe fshehtazi.
Pastaj, Allahu e përmendi shpërblimin e madh për ta: falje, nderim te Zoti, furnizim të madh dhe dhunti që syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe mendja e njeriut nuk i ka përfytyruar dot.
Allahu, subhanehu we teala, thotë:
“Eshtë e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara, dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.” (El-Mu’minun, 1-11)
Në këto ajete Allahu na bën me dije se të gjitha këto virtyte të përmendura janë pjesë të imanit të besimtarëve.
Ai na tregoi se besimtarët janë të shpëtuar, pastaj i cilësoi si njerëz që janë të përulur në namazin e tyre etj. Prandaj, kush i ka këto cilësi ai është besimtar i vërtetë.
Të gjitha këto cilësi, thënë shkurt, janë kryerja e detyrimeve të dukshme dhe të fshehta dhe largimi nga ndalesat dhe gjërat e urryera. Me këtë iman të plotë ata i meritojnë xhennetet e Firdevsit, të cilat janë xhennetet më të larta.
Ky është argument i qartë se imani përfshin: besimet fetare, moralin fetar dhe veprat fetare të dukshme e të fshehtat.
Duke u nisur nga kjo, imani shtohet me shtimin dhe realiyimin e këtyre cilësive, kurse pakësohet me pakësimin e të njëjtave.
Dhe njerëzit kanë iman të ndryshëm, dikush më të plotë e dikush më të mangët, varësisht nga dallimi në ato cilësi tek secili njeri.
Prandaj, besimtarët janë tre kategorish:
Të parët në punë të mira, të afërmit (el-mukarrebun). Ata janë të cilët i zbatojnë detyrimet (vaxhibet) dhe punët e pëlqyera (mustehabet) dhe largohen nga të ndaluarat (haramet), nga punët e urryera (mekruhet) dhe nga teprimi në punë të lejuara.
Mesatarët. Ata janë të cilët i kryejnë detyrimet dhe largohen nga të ndaluarat.
Ata që i bëjnë dëm vetvetes. Ata janë të cilët i kanë lënë disa detyrime të imanit dhe i kanë bërë disa harame. Kjo ndarje mbështetet në Kur’an:
“Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhurë e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe.” (Fatir, 32)
Shpesh herë Allahu ia bashkon imanit punët e mira, ose takvallëkun (devocionin), durimin, që të mos mendojë dikush se imani mjafton vetëm me zemër.
Shumë herë në Kur’an thuhet: "Ata që besuan dhe bënë vepra të mira...” (Shih: Bekare 25, 82, 277, Ali Imran 57, Nisa 34, 122, 124, 173, Maide, 93, A’raf 42, Buruxh 11, Tin 6, Bejjine 7, Asr 3, etj), e pastaj përmenden cilësitë e tyre.
Punët e mira janë pjesë të imanit dhe nga domosdoshmëritë e imanit, me ato vërtetohet dhe realizohet imani.
Prandaj, kush mëto se është besimtarë dhe në të njëjtën kohë nuk punon me atë që Allahu dhe i Dërguar i Tij kanë urdhëruar dhe nuk largohet prej asaj që Allahu dhe i Dërguar i Tij kanë ndaluar, i tilli nuk është i sinqertë në imanin e tij.
Shumë herë në Kur’an imanit i bashkohet takvallëku, p.sh.:
“Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.” (Junus, 62-63)
Ka përmendur imanin, që e përfshin atë që është në zemra: besimin, qëllimet e mira dhe punët e mira.
E kjo siguri nga frika dhe brengosja nuk i mundësohet besimtarit përderisa të ruhet nga hidhërimi i Allahut, qoftë ai hidhërim i shkaktuar nga mosbesimi (kufri), qoftë nga mëkati i tij.
Kjo ruajtje realizohet me fjalën e Allahut: “...dhe rruheshin nga hidhërimi i Allahut.”
Allahu i ka cilësuar robërit e Tij të zgjedhur me besim:
“Por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t’i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.” (Huxhurat, 7-Cool
Kjo është dhuntia më e mirë, t’ia bëjë të dashur Allahu robit imanin, t’ia zbukurojë atë në zemrën e tij, t’ia mundësojë ta shijojë ëmbëlsinë e tij, e gjymtyrët e trupit të tij t’i nënshtrohen ritualeve islame, si dhe t’ia bëjë të urryer atij të ndaluarat.
E Allahu e di se kush e meriton të shpërblehet me këtë dhunti, Ai është i Urti dhe këtë ia jep vetëm atij që e meriton.
Hadithi i vërtetë të cilin e përcjell Enesi, radijallahu anhu, thotë se i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ka deklaruar: “Ai tek i cili gjenden tri gjëra e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit: të jenë Allahu dhe i Dërguar i Tij më të dashur për të se çdo gjë tjetër, ta dojë njeriun vetëm e vetëm për Allahun dhe ta urrejë të braktisë fenë e tij siç e urren të hidhet në zjarr.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Hadithi e cek burimin e imanit, i cili është: të duhet Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe jo vetëm kaq, por kjo dashuri duhet të jetë mbi çdo dashuri tjetër.
Pastaj ceken degët e saj: të duhet për Allahun dhe të urrehet për hir të Allahut, pra të duhen pejgamberët, besimtarët e vërtetë, shehidët dhe besimtarët e mirë, ngase ata e donë Allahun dhe vetë Allahu i ka veçuar ata nga robërit e Tij.
Pastaj ceket e kundërta e kësaj, të urrehet shumë braktisja e fesë së tij, më tepër se sa urrehet hedhja në zjarr.
Në këtë hadith Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ka treguar se imani ka një ëmbëlsi në zemër, të cilën ëmbëlsi nëse e gjen njeriu i mjafton nga të dashurat e dunjasë dhe nga qëllimet vetjake, dhe atij i siguron një jetë të mirë.
Ngase kush e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, atëherë gjuha e tij pa vështirësi e përmend Allahun – meqë kush e do një gjë ai e përmend shumë atë - përpiqet ta pasojë të Dërguarin e Allahut dhe pasimit të tij i jep përparësi ndaj çdo fjale, dëshirë shpirtërore dhe qëllimi tjetër.
Ai i cili posedon shpirt të këtillë është i qetë, i nënshtrueshëm, zemra e tij është e hapur ndaj Islamit, e ai njeri është në dritë nga Zoti i tij.
Por shumë nga besimtarët nuk e arrijnë këtë shkallë të lartë.
“Për të gjithë do të ketë shkallë sipas punëve që kanë vepruar.” (En’am, 132)
El-Kadi Ijjadi, thotë: “Një grup dijetarësh janë përpjekur t’i numërojnë në detaje këto pjesë, edhe pse kjo është një gjë e vështirë, sidoqoftë mosnjohja e këtyre pjesëve në detaje nuk e dëmton imanin e njeriut.”
Përkufizimi i Imanit (Besimit) dhe kuptimi i tij
Po ashtu, në Përmbledhjen e haditheve sahih të Buhariut dhe Muslimit përcillet nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Imani i ka shtatëdhjetë e disa pjesë (degë), më e larta e të cilave është fjala La ilahe il-lallah (Nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut), e më e ulëta është largimi i pengesës nga rruga. Edhe turpi është pjesë e imanit.”
Ky hadith qartë tregon se imani përmban fjalë të gjuhës, të gjymtyrëve, të besimit dhe moralin, kryerjen e detyrimeve ndaj Allahut dhe bamirësinë ndaj krijesave të Tij.
Në këtë hadith përmendet dega më e lartë e imanit dhe themeli i tij, e kjo është fjala La ilahe il-lallah (Nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut) me besim e sinqeritet, dhe përmendet dega më e ulët, e ajo është largimi i një guri, i një therre, e çdo gjëje që pengon nga rruga.
E sa e sa bamirësi janë më të mëdha se kjo. Në fund përmendet turpi, ngase ai është jeta e imanit me të cilin njeriu lë çdo punë të shëmtuar, dhe me të realizon çdo moral të mirë. Allahu e di më së miri. E këto pjesë të imanit, të përmendura në hadith, përfshijnë të gjitha ligjet e fesë, të dukshme dhe të fshehtat.
El-Kadi Ijjadi, thotë: “Një grup dijetarësh janë përpjekur t’i numërojnë në detaje këto pjesë, edhe pse kjo është një gjë e vështirë, sidoqoftë mosnjohja e këtyre pjesëve në detaje nuk e dëmton imanin e njeriut.”
Ata që i kanë numëruar këto pjesë veç e veç nuk janë pajtuar të gjithë në një fjalë.
Më i sakti prej tyre është numërimi i Ibn Hibbanit, por këtu nuk do ta citojmë sqarimin e tij dhënë secilës, mirëpo vetëm do ta përmendim secilën. Ai thotë se këto pjesë degëzohen në tri kategori: vepra të zemrës, vepra të gjuhës dhe vepra të trupit.
Në veprat e zemrës, ku bëjnë pjesë besimet dhe qëllimet (nijjetet), hyjnë njëzet e katër degë:
Besimi në Allahun, e këtu hyn: besimi në qenien e Tij, në cilësitë e Tij, në njëjësinë e Tij, besimi se asgjë nuk i përngjan Atij dhe besimi se çdo gjë pos Tij është e krijuar;
Besimi në melaqet e Tij;
Besimi në Librat e Tij;
Besimi në të Dërguarit e Tij;
Besimi në pyetjen në varr, në ngritjen nga varri, në tubim, në llogari dhe peshojë (mizan, caktimin e Tij, qoftë i mirë a i keq);
Dashuria e Allahut;
Të duhet dhe të urrehet për Allahun;
Dashuria e Pejgamberit dhe besimi në madhështinë e tij, këtu hyn: të përshëndeturit (salavat) e tij (kjo bëhet me fjalët All-llahume sal-li ala Muhamed ose alejhi selam ose sal’allahu alejhi we selem, e të ngjashme, që në shqip kanë kuptim: paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut sh.p) dhe pasimi i sunnetit të tij;
Sinqeriteti, këtu hyn: lënia e syefaqësisë (rijasë) dhe e dyftyrësisë (nifakut);
Pendimi tek Allahu;
Frika nga Allahu;
Shpresa në Allahun;
Falënderimi i Allahut;
Përmbushja e premtimit;
Durimi;
Kënaqja dhe pajtimi me caktimin e Allahut, fatin;
Mbështetja në Allahun;
Mëshira;
Modestia, këtu hyn: respektimi i të madhit dhe mëshirimi i të voglit;
Largimi nga mendjemadhësia dhe nga vetëpëlqimi;
Largimi nga zilia;
Largimi nga zilia me armiqësim;
Largimi nga zemërimi.
Në veprat e gjuhës hyjnë shtatë degë:
Shqiptimi i njëjësisë së Allahut (i fjalës La ilahe il-lallah – S’ka të adhuruar me meritë pos Allahut);
Leximi i Kur’anit;
Mësimi i Fesë;
Mësimi i Fesë të tjerëve;
Lutja e Allahut;
Përmendja e Allahut (dhikri), këtu hyn edhe kërkimi i faljes nga Allahu (istigfari);
Braktisja e së padobishmes (fjalë a punë).
Veprat e trupit, ku hyjnë 38 pika, ndahen në tri grupe:
Grupi i parë:
Pastrimi i trupit, këtu hyjnë: largimi nga fëlliqësitë;
Mbulimi i pjesëve të turpshme të trupit (avretit);
Namazi i detyrueshëm (farz) dhe vullnetar (nafile);
Zeqati;
Lirimi i robit;
Bujaria, këtu hyjnë: dhënia e ushqimit dhe nderimi i mysafirit;
Agjërimi i detyrueshëm (farz) dhe vullnetar (nafile);
Haxhi dhe Umra;
Tavafi (sjellje rreth Ka’bes);
I’tikafi (qëndrimi në xhami dhjetë netët e fundit të Ramazanit për t’i përkushtuar adhurimit të Zotit);
Kërkimi i Natës së Kadrit duke e adhuruar Zotin;
Ikja për ta ruajtur fenë, këtu hyjnë: shpërngulja (hixhreti) nga vendi i shirkut;
Përmbushja e zotimit;
T’i jepet përparësi anës së djathtë;
Kryerja e shpagimit për mëkate (kefaret).
Grupi i dytë:
Martesa;
Kryerja e detyrimeve ndaj gruas dhe fëmijëve;
Bamirësia ndaj prindërve, këtu hyn: largimi nga mosrespektimi i tyre;
Edukimi i fëmijeve;
Ruajtja e lidhjeve farefisnore; Nënshtrimi ndaj zotëriut (për robin);
Butësia me robin;
Grupi i tretë:
Drejtësia në qeverisje;
Pastrimi i Grupit (xhematit) të drejtë;
Nënshtrimi kryetarëve (halifes);
Përmirësimi i marrëdhënieve të njerëzve, këtu hyjnë vrasja e havarixhëve dhe tiranëve;
Ndihmesa në të mira, këtu hyjnë: thirrja në punë të mira dhe ndalimi nga të këqijat;
Zbatimi i dënimeve të parapara sipas Sheriatit;
Lufta në rrugë të Allahut (xhihadi), këtu hyjnë edhe ruajtja e kufirit me armikun;
Përmbushja e amanetit: dhënia e 1/5 nga plaçka e luftës;
Kthimi i borxhit;
Ndihma e fqinjit;
Sjellja e mirë me njerëz;
Harxhimi i pasurisë me vend dhe aty ku duhet, këtu hyjnë: largimi nga koprracia dhe nga harxhimi i tepërt;
Kthimi i selamit (përshëndetjes);
Lutja për atë që teshtin (i thuhet Allahu të mëshiroftë – jerhamukall-llah);
Mosbezdisja e njerëzve;
Braktisja e punëve joserioze dhe të kota, dhe
Largimi i pengesës nga rruga.
Këto pra janë 69 degë, e mund të llogariten si 79, nëse disa nëndegë numërohen si degë të veçanta (Fet’hul Bari, 1/5 dhe 53).
Kjo gjithashtu tregon qartë se imani shtohet e pakësohet, varësisht ng shtimi, respektivisht pakësimi i këtyre pjesëve dhe ligjeve te njeriu. Pa dyshim, te disa njerëz gjendet një numër më i madh i këtyre pjesëve (degëve), ndërsa te disa një numër më i vogël.
Së këndejmi, kush thotë se imani nuk shtohet as nuk pakësohet ai e ka kundërshtuar këtë gjë që ne e shohim me sytë e tanë, e i ka kundërshtuar edhe tekstet kur’anore dhe të hadithit, siç po shihet.
Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ka treguar për domethënien e Islamit dhe të imanit në hadithin e njohur të Xhibrilit, kur ai në prani të sahabëve ep yeti për imanin, e Pejgamberi u përgjigj: “(Imani është) Të besosh në Allahun, në melaqet e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe në caktimin e Zotit.” (Transmeton Muslimi)
Ndërsa Islamin e interpretoi me pesë shtyllat e dukshme (me shqiptimin e La ilahe il-lallah, me faljen e namazit dhe të tjerat), ngase siç u cek më herët, kur të përmendet imani bashkë me Islamin, imani interpretohet si besime fetare që janë në zemër, ndërsa Islami si rite të dukshme a të jashtme fetare.
Ndërsa kur të përmendet vetëm islami a vetëm imani veç e veç, jo së bashku, atëherë secili prej tyre përfshin të gjitha këto të dyja, edhe besimet edhe ritet.
Në dy përmbledhjet e sahihave përcillet hadithi nga Enesi, se Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Nuk është besimtar dikush nga ju përderisa të jem unë për të më i dashur se prindi i tij, se fëmija i tij dhe se gjithë njerëzit.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Në këtë hadith Pejgamberi jep të kuptojmë se nëse ndeshen tek një njeri dy dëshira të kundërta me njëra-tjetrën, e njeriu i jep përparësi asaj që e do i Dërguari i Allahut, ai ka besim të vërtetë, edhe se në të kundërtën ai ka besim të mangët.
Siç thotë Allahu:
“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (En-Nisa, 65)
Allahu betohet se ata nuk janë besimtarë derisa ta marin të Dërguarin e Tij për gjykatës, e pastaj të mos mbetet në zemrat e tyre pakënaqësi dhe jorehati nga gjykimi i tij dhe derisa plotësisht t’i nënshtrohen, ta pasojnë atë dhe ta pranojnë gjykimin e tij.
Gjykimi në fjalë përfshin bazat e fesë dhe degët e saj, si dhe çështjet e tjera botërore.
Në dy sahihet, po ashtu nga Enesi, përcillet se i Dërguari i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Nuk është besimtar dikush prej jush, derisa t’ia dojë vëllait të tij atë që ia do vetvetes.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Me këtë dashuri nënkuptohet që muslimani t’i kryejë detyrimet ndaj vëllezërve të tij musliman, ngase kjo është pjesë e imanit.
E kushdo që nuk i kryen këto detyra, e nuk ia do vëllait atë që ia do vetes, i tilli nuk beson ashtu siç kërkon feja islame të besohet, por besimi i tij është i mangët, aq sa është i mangët në detyrat me të cilat është ngarkuar.
Në sahih përcillet se Abbas ibn Abdulmutalib ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut: E ka shijuar shijen e imanit ai që është i kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhammedin për pejgamber.” (Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu)
Kënaqësia me këto do të thotë gëzim dhe lumturi me hyjninë e Allahut dhe me caktimin e Tij, me Islamin si fe, andaj muslimani i gëzohet kësaj dhe e falendëron Allahun për këtë dhunti, e cila vërtet është dhuntia më e madhe, sepse Allahu e ka bërë të jetë i kënaqur me Islamin dhe e ka zgjedhur t’i ndihmojë në këtë; dhe të jetë i kënaqur me Muhammedin për Pejgamber, sepse ai është njeriu më i përsosur dhe më i lartë në çdo aspekt, e populli (ummeti) dhe pasuesit e tij janë populli më i mirë e më i ngritur në dynja dhe në botën e ardhshme.
Njëherazi, kënaqja me profetësinë e Muhammedit, me misionin e tij dhe me pasimin e tij është një nga shkaqet më të mëdha që e ngjallin besimin dhe njeriu me anë të kësaj e ndien shijen e imanit.
Allahu, subhanehu we teala, thotë:
“Eshtë e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.” (Ali Imran, 164)
“Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” (Teube, 128)
E si të mos kënaqet njeriu me këtë të Dërguar bujar, të ndieshëm e të mëshirshëm, për të cilin Allahu është betuar se është në një shkallë të moralit?! Titulli më i mirë i njeriut është rob i Allahut dhe pasues i të Dërguarit të Tij.
Kjo gjithashtu është shenjë se Allahu e do këtë njeri, kurse dashuria e njeriut për Allahun dhe besimi i tij në Të vërtetohet me pasimin e të dërguarit të tij.
Allahu subhanehu we teala, thotë:
“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 31)
Përcillet nga Sufjan ibn Abdullah Eth-Thekafij se ka rrëfyer: “Pyeta: O i Dërguari i Allahut! Ma thuaj një fjalë në Islam, për të cilën s’kam nevojë ta pyes askënd pos teje! Tha: Thuaj: Besoj në Allahun, pastaj qëndro paluhatshëm në këtë!” (Transmeton Muslimi)
Me këtë këshillë gjithëpërfshirëse Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, qartëson se njeriu kur të pranojë besimin në formë të dukshme e të fshehur, e pastaj qëndron në të me fjalë e me vepra, me punë e me ndalim nga haramet, ai është në Rrugën e drejtë dhe shpresohet që i tilli të hyjë në xhennet me ata për të cilët Allahu thotë:
“E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!” (Fussilet, 30-32)
Në hadithin që e përcjell Ibn Abbasi thuhet se kur ka ardhur delegacioni i Abulkajsit te Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, i kanë thënë: “Na urdhëro me diçka që t’ua përcjellim edhe të tjerëve e të hyjmë në xhennet!”
Pastaj e pyetën për pijet, e ai i urdhëroi me katër gjëra e i ndaloi me katër të tjera.
I urdhëroi të besojnë në Allahun e vetëm dhe u tha: “A e dini se ç’është besimi (imani) në Allahun e vetëm?”. Ata thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë”.
U tha: “Ai është dëshmia se nuk ka të adhuruar pos Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i Ramazzanit dhe të japësh një të pestën e plaçkës e luftës.” Dhe i ndali nga katër tjera... dhe u tha: “Mësoni këto e ua përcillni të tjerëve!”
Edhe ky hadith gjithashtu tregon se ritet e dukshme fetare janë pjesë e imanit, siç është namazi, zekati, agjërimi dhe dhënia e një të pestës së plaçkës nga lufta.
Krejt kjo na e tregon domethënien e imanit dhe e zgjedh problemin, prandaj ashtu siç hyjnë në iman besimet e zemrës, po ashtu në iman hyjnë edhe veprat e trupit.
Me një fjalë çdo gjë që afron tek Allahu, qoftë fjalë, punë a besim është pjesë e imanit ose iman.
Në sunenin e Ebu Davudid, nga Ebu Umameh përcillet se ka treguar: “ka thënë i Dërguari i Allahut: “Kush do për Allahun, urren për Allahun, jep për Allahun dhe nuk jep për Allahun imani i tij është i plotë.”
Dashuria dhe urrejtja është në zemër dhe e fshehur, ndërsa dhënia dhe mosdhënia është diçka e dukshme, e jashtme.
Që gjithë këto të llogariten si forma të adhurimit të Allahut dhe që Allahu të shpërblejë për to, kushtëzohet që të jetë qëllimi i sinqertë, që është shpirti, esenca dhe fshehtësia e imanit.
Dashuria për Allahun do të thotë të duhet Allahu, të duhen ato punë, kohë, gjendje që Allahu i do, dhe të duhen pejgamberët dhe pasuesit e tyre që Allahu i do.
Të urrehet për Allahun do të thotë të urrehet çdo gjë që Allahu urren, qoftë ajo mosbesim a mëkat, dhe të urrehet çdokush që cilësohet me të njëjtat a thërret në to.
Dhënia për Allahun përfshin gjithë atë që njeriu është urdhëruar të jap nga pasuria, nga mundi, koha dhe vetja e tij.
Allahu, subhanehu we teala, thotë:
“E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.” (Lejl, 5-7)
Kjo “dhënie” përfshin krejt atë me të cilën është urdhëruar njeriu dhe nuk përkufizohet vetëm me dhënie të pasurisë, edhe pse kjo është pjesë e dhënies.
Po ashtu, edhe mosdhënia për Allahun...Me këto katër punë njeriut i plotësohet imani (besimi) dhe feja e tij.
Në përmbledhjen e Tirmidhiut dhe të Nesaiut gjendet një hadith sahih (i vërtetë) që e përcjell Ebu Hurejra, në të cilin Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Besimtar (i vërtetë) është ai prej të cilit janë të sigurta gjaku dhe pasuria e njerëzve.”
Hadithi tregon se besimi i vërtetë e shtyn pronarin e tij ta ruajë amanetin dhe e ndalon nga tradhëtia, e njerëzit janë të sigurt prej tij, sepse gjërat më të vlevshme të tyre janë të sigurta prej tij – gjaku dhe pasuria e tyre.
Këto hadithe e sqarojnë domethënien e besimit (imanit) dhe realitetin e tij. Thënë shkurt, ai është, siç ka thënë Hasen el-Basriu dhe të tjerët: “Nuk është besimi (imani) shpresim e as zbukurim, mirëpo ai është diçka që zë vend në zemër dhe që punët e vërtetojnë.”
Pra, veprat e dukshme dhe të fshehurat e vërtetojnë imanin dhe me ato realizohet.
Allahu subhanehu we teala, thotë:
“E kush beson në Allahun, Ai e udhëzon zemrën e tij.” (Tegabun, 11)
Kur ta godasë njeriun një fatkeqësi dhe beson se ajo është nga Allahu dhe se ajo ka ndodhur nga urtësia dhe mëshira e Allahut dhe se Ai më së miri e di çfarë është mirë për robin e Tij, Allahu atëherë ia udhëzon zemrën atij në durim, që të pajtohet me këtë fat dhe të qetësohet.
Allahu subhanehu we teala, thotë:
“Pa dyshim se ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë për shkak të besimit të tyre.” (Junus, 9)
Në këtë ajet kur’anor nuk është cekur se në çka udhëzon Zoti këta besimtarë, në mënyrë që të mos kufizohet udhëzimi vetëm në një gjë, por të kuptohet se ky udhëzim është në të gjitha të mirat dhe udhëzim që i largo nnga të gjitha të këqijat, për shkak të besimit (imanit) të tyre.
U kuptua pra, se veprat ng njëri aspekt janë pjesë të imanit, e nga aspekti tjetër janë fryt dhe domosdoshmëri të imanit, Allahu na udhëzoftë!
Allahu, subhanehu we teala, thotë:
“All-llahu kurrë nuk do t’jua humbasë imanin (besimin) tuaj. Vërtetë që All-llahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzimin.” (El-Bekare, 143)
Shumë komentatorë të Kur’anit e kanë interpretuar besimin (imanit) që përmendet në këtë ajet si namazi i falur nga kibla e parë e muslimanëve – xhamia në Kuds para se të ndërrohej ajo dhe të bëhej pasandaj Ka’ba në Mekkë kible për muslimanët.
Shumë njerëz nga muslimanët vdiqën para se të zbriste urdhri për faljen në drejtim të Ka’bes në Mekkë, prandaj te disa kjo shkaktoi dyshim nëse do t’ua pranojë Allahu atyre atë namaz të falur nga xhamia në Kuds.
Është quajtur namazi këtu besim, ngase ai është formë e nënshtrimit dhe e respektimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, e pikërisht kjo është besim.
Po ashtu, nga ky ajet nxirren disa mësime:
Myzhdja e madhe. Ajo është se Allahu nuk e humb besimin e besimtarëve, qoftë ai besim pak a shumë, siç thuhet në hadith sahih: “Allahu do ta nxjerrë nga zjarri çdokënd në zemrën e të cilit gjendet një grimcë e besimit (imanit) sa kokrra e drithit.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu në të ka myzhde për çdokënd që e bën një punë në shenjë respekti për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nëse ashtu mendon se kërkohet nga ai, ose edhe nëse gabimisht bën atë punë, ose e bën atë pasi që puna përkatëse të jetë shfuqizuar.
Ngase ai e ka bërë atë punë për shkak se ka besuar në Allahun dhe ka pasur për qëllim me të t’i nënshtrohet Allahut, mirëpo ai e ka kuptuar punën përkatëse gabimisht dhe e ka punuar gabimisht.
Ky gabim i falet atij, e Allahu nuk ia humb shpërblimin për qëllimin e tij që ka pasur, d.m.th. t’i nënshtrohet Allahut.
Prandaj, Allahu subhanehu we teala, për besimtarët thotë: “Zoti ynë, mos na qorto për atë që e harrojmë dhe gabojmë!” (El-Bekare, 286)
E Allahu tha me gjuhën e të Dërguarit të Tij: “Ua kam falur.” (Transmeton Muslimi)
Në një hadith sahih thuhet: “Kur të japë mundin e tij gjyqtari, gjykon dhe ia qëllon, atij i takojnë dy shpërblime.
Ndërsa kur të japë mundin e tij, gjykon, por gabon, atij i takon vetëm një shpërblim, kurse gabimi i falet.”
Po ashtu, kush vendos të bëjë një punë të mirë dhe do që ta bëjë atë, por diçka e pengon, sëmundje, udhëtim, pamundësi, etj., i shkruhet atij qëllimi (nijjeti).
Në Sahihun e Muslimit përcillet hadithi nga Ebu Musa: “Kushdo që sëmuret ose gjendet në udhëtim (dhe kjo e pengon nga adhurimi i tij i zakonshëm) i shkruhet ajo që e ka bërë përderisa ka qenë i shëndoshë, respektivisht në shtëpi.”
Kjo vlen edhe për atë të cilin pleqëria e pengon nga një punë që përndryshe e ka bërë vazhdimisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Përkufizimi i Imanit dhe kuptimi i tij
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: