Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 ISAI (Jezusi) A.S. Do te kthehet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: ISAI (Jezusi) A.S. Do te kthehet   Tue 25 Aug 2009, 12:20

Kur'ani lajmëron në mënyrë të qartë kthimin e Isait (as) në tokë. Shumë vargje përmbajnë pohime të qarta në lidhje me këtë çështje. Dëshmitë e zbuluara në Kur'an marrin këtë formë:


(1)


Sura Ali Imran: 55 është një prej vargjeve që tregojnë se Isai (as) do të kthehet:

(Përkujto, o i dërguar) Kur Allahu tha: "O Isa, Unë po të marr ty, po të ngris tek Unë dhe po të shpëtoj prej (sherrit të) atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngris lart mbi ata që nuk besuan deri në Ditën e Kijametit (Ringjalljes). Pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj dhe Unë do të gjykoj mes jush për atë që ju kudërshtoheshit. (Ali Imran: 55)

Pohimi në këtë varg: "E ata që të besuan ty, do t'i ngris lart mbi ata që nuk besuan deri në Ditën e Kijametit (Ringjalljes)" është i rëndësishëm. Këtu bëhet fjalë për një grup njerëzish që me përpikmëri pasuan Isain (as) dhe që do të ngriten mbi mosbesimtarët deri në Ditën e Gjykimit. Pra, kush janë këta pasues atëherë? A janë ata dishepujt të cilët jetuan në kohën e Isait (as) ose a janë ata të krishterët e sotëm?

Para se ai të ngritej tek Allahu, pasuesit e Isait (as) ishin të paktë. Pas ngritjes së tij, thelbi i fesë degjeneroi (u bastardhua) shpejtë. Veç kësaj, njerëzit e njohur si dishepujt u përballën me një shtypje (trysni) të rëndë gjatë jetës së tyre. Gjatë dy shekujve që pasuan, duke mos pasur fuqi politike, ata të krishterë që kishin besim në Isain (as) ishin gjithashtu të shtypur. Në këtë rast, nuk është e mundshme të thuhet se të krishterët e hershëm apo pasardhësit e tyre gjatë këtyre periudhave ishin më superior fizikisht se mosbesimtarët në botë. Logjikisht mund të mendojmë se ky varg nuk bën fjalë për ta.

Kur shiqojmë të krishterët e sotëm, në anën tjetër, vërejmë se thelbi i Krishterimit ka ndryshuar shumë dhe plotësisht ndryshon nga ajo që Isai (as) fillimisht i solli njerëzimit. Të krishterët përqafuan besimin e shtrembëruar sipas të cilit Isai (as) është djali i Zotit dhe në mënyrë të ngjashme mbajtën doktrinën e trinisë (I Ati, I Biri dhe Shpriti i Shenjtë). Në këtë rast, është e gabueshme të pranohen të krishterët e sotëm si pasues të Isait (as). Në shumë vargje të Kur'anit Allahu pohon se ata që besojnë në trini janë padyshim mosbesimtarë:

(Mohuan) ata që thanë se Mesihu, bir i Merjemes, është i treti i treve". S'ka në gjithësi tjetër pos një Allahu. (Maide: 73)

Në këtë rast, komenti i pohimit: "E ata që të besuan ty, do t'i ngris mbi ata që nuk besuan deri në Ditën e Ringjalljes" është si në vijim: së pari, thuhet se këta njerëz janë Muslimanët të cilët janë të vetmit pasues të vërtetë të mësimeve të mirëfillta të Isait (as); së dyti, thuhet se këta njerëz janë të Krishterët, pa marrë parasysh se a përmbajnë besime idhujtare apo jo dhe kjo duket se vërtetohet me pozitën dominuese që vetëm emrin e kanë të Krishterë mbajnë në tokë sot. Mirëpo, të dyja palët do të bashkohen me arritjen e Isait (as), ai do të shfuqizojë taksën (xhizjen), që domethënë se ai nuk do të pranoj që të Krishterët apo Çifutët të jetojnë me çfarëdo feje tjetër përveç Islamit dhe kështu do të bashkojë të gjithë besimtarët si Muslimanë.

Profeti dhe i Dërguari i fundit i Allahut (saas), gjithashtu ka dhënë lajmin e gëzuar për kthimin e Isait (as). Shkollarët e haditheve (njoftimet dhe gojëdhënat/tradita mbi thënjet dhe të bërat e Profetit Muhammed) thonë se hadithet në këtë temë, në të cilat i Dërguari i Allahut (saas) ka thënë se Profeti Isa (as) do të zbres në mesin e njerëzve si udhëheqës para Ditës së Gjykimit kanë arritur shkallën (nivelin) "mutawatir." Kjo domethënë se ato janë rrëfyer nga aq shumë njerëz të secilës gjeneratë, nga një numër aq i madh i Shokëve sa që nuk mund të ketë ndonjë dyshim të mundshëm për vërtetësinë e tyre. Për shembull:


Ebu Hurejra (ra - Allahu qoftë i gëzuar me të) ka rrëfyer se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: "Pasha Atë në duart e të Cilit është shpirti im, padyshim se djali i Merjemes së shpejti do të zbres në mesin tuaj si gjykatës i drejtë dhe do ta thyej kryqin, do ta mbys thiun dhe ta shfuqizojë xhizjen (taksën) dhe pasuria do të jetë aq e bollshme sa që askush s'do ta pranojë atë, ndërsa një sexhde e vetme do të ketë vlerë më shumë se bota dhe çdo gjë në të. (Sahih al-Bukhari)"


Xhabir ibn 'Abdullah ka thënë: "E kam dëgjuar Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: 'Një pjesë e ummetit (popullit) tim kurrë s'do të ndalojë së luftuari për të vërtetën në mënyrë fitimtare deri në Ditën e Ringjalljes. 'Ai tha: 'Atëherë Isa ibn (i biri) Merjem, paqja qoftë mbi të, do të zbres dhe emiri i tyre do të thot: "Eja dhe na udhëheq në falje të namazit," por ai do të thot: "Jo! Disa prej jush janë emirë mbi të tjerët," si nderim që Allahu i bën këtij ummeti (populli).'"


Ebu Hurerja (ra) ka rrëfyer: "Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: 'Nuk ka profet mes meje e tij, domethënë Isait, paqja qoftë mbi të. Ai do të zbres (në tokë). Kur ta shihni, njiheni: një me gjatësi mesatare, me lëkurë të kuqe të zbehtë, i veshur me veshje të lehtë dy pjesëshe ngjyrë të verdhë, që duket sikur pika uji janë duke rënë nga koka e tij edhepse nuk do të jetë i lagur. Ai do të luftojë njerëzit për çështjen e Islamit. Ai do ta thyej kryqin, do ta mbys derrin dhe do ta shfuqizojë xhizjen (taksën). Allahu do të bëj që të gjitha fetë përveç Islamit të zhduken. Ai do ta shkatërrojë Dexhallin dhe do të jetojë në tokë për dyzet vjet dhe pastaj do të vdes. Muslimanët do të lutën për të.' " (Abu Davud)



(2)


Më heret në këtë pjesë të librit, analizuam vargjet 157-158 të Sures an-Nisa. Menjëherë pas këtyre vargjeve Allahu pohon këtë në Suren an-Nisa 159:

Nuk ka as edhe një nga Ithtarët e Librit që nuk do të besoj në të (Isain) para vdekjes së tij; dhe në Ditën e Kijametit (Ringjalljes) ai do të dëshmojë kundër tyre. (Nisa: 159)

Pohimi i thënë më lartë "që nuk do të besoj në të (Isain) para vdekjes së tij" është i rëndësishëm. Ekuivalenti Arab i kësaj fjalie lexon: Wa in min ahli'l kitabi illa la yüminanna bihi qabla mawtihi.


Disa shkollarë pohuan se "në të" në këtë varg përdoret për Kur'an dhe kështu bënë interpretimin në vijim: Nuk do të mbetet askush prej ithtarëve të Librit që nuk do të besoj në Kur'an para se ai (një njeri nga populli i Librit) të vdes.

Sidoqoftë, në vargjet 157 dhe 158, që janë dy vargje që i paraprijnë këtij, e njëjta fjalë "atë" është përdorur padyshim për Isain (as).

Sura an-Nisa: 157:

Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të Dërguarin e All-llahut". Po ata as nuk e mbytën dhe as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda) atë, por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç se supozojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.


Sura an-Nisa: 158: Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Allahu është i Ploltfuqishëm, i Gjithëdijshëm.

Menjëherë pas këtyre vargjeve në Suren an-Nisa 159, nuk ka ndonjë dëshmi që do të tregonte se "në të" është përdorur për të nënkuptuar dikend tjetër përveç Isait (as).

Sura an-Nisa: 159: Nuk ka as edhe një nga Ithtarët e Librit që nuk do të besoj në të (Isain) para vdekjes së tij; dhe në Ditën e Kijametit (Ringjalljes) ai do të dëshmojë kundër tyre.

Në Kur'an, Allahu na njofton se në Ditën e Gjykimit, "gjuhët dhe duart dhe këmbët do të dëshmojnë kundër tyre për atë që ata kanë punuar" (Sura an-Nur: 24 dhe Sura Jasin: 65). Nga Sura Fussilat: 20-23, mësojmë se "të dëgjuarit, të pamurit dhe lëkura do të dëshmojnë kundër neve." Mirëpo në asnjërën prej këtyre vargjeve nuk ekziston ndonjë referencë për "Kur'anin si dëshmitar". Nëse pranojmë se "në të (atij)" ose "në atë" në fjalinë e parë i refererohet Kur'anit - edhepse gramatikisht dhe logjikisht nuk kemi çfarëdo dëshmie qoftë - atëherë do të duhej që gjithashtu të pranonim se "ai" në fjalinë e dytë gjithashtu i referohet Kur'anit. Mirëpo, për të pranuar këtë, do të duhej të ekzistonte një varg i qartë që do të vërtetonte këtë pikëpamje. Megjithatë, komentuesi Ibn Xhuzaji nuk përmend mundësinë që "në të (atij)" t'i referohet Kur'anit dhe Ibn Xhuzaji transmetoi pikëpamjet e të gjithë komentuesve kryesor në punën e tij.

Kur i referohemi Kur'anit, shohim se kur i njëjti përemër vetor përdoret për Kur'an, Kur'ani kryesisht përmendet para dhe pas vargut specifik si në rastet e Sures an-Naml: 77 dhe Sures ash-Shua'ra: 192-196. Ky varg në mënyrë të hapur përcakton se Ithtarët e Librit do të kenë besim në Isain (as) dhe se ai (Isai (as)) do të jetë dëshmitar kundër tyre.

Çështja e dytë ka të bëj me interpretimin e shprehjes "para se ai të vdes." Disa mendojnë se kjo nënkupton "të besuarit në Isain (as) para vet vdekjes së tyre." Sipas këtij interpretimi gjithësecili nga Ithtarët e Librit padyshim se do të besojnë në Isain (as) para se ai/ajo të përballet me vdekjen e tyre. Mirëpo, në kohën e Isait (as), Çifutët që quhen Ithtarë të Librit jo vetëm që nuk besuan në Isain (as) por gjithashtu u përpoqën ta mbysin atë. Në anën tjetër, do të ishte e paarsyeshme të thuhet se Çifutët dhe të Krishterët që jetuan dhe vdiqën pas Isait (as) kishin besim - mënyrën e të besuarit që përshkruhet në Kur'an - në të.

Si përfundim, kur i bëjmë një vlerësim të kujdesshëm këtij vargu, arrijmë në përfundimin vijues: Para vdekjes së Isait (as), të gjithë Ithtarët e Librit do të kenë besim në të. (Tafsiri i Omer Nasuhi Bilmen)

Në kuptimin e tij të vërtetë, ky varg zbulon fakte të qarta, të cilat janë:

Së pari, është e qartë se vargu flet për të ardhmen, sepse përmendet vdekja e Isait (as). Mirëpo, Isai (as) nuk kishte vdekur por ishte ngritur pranë Allahut. Isai (as) do të vijë në tokë prap, do të jetojë për një kohë të përcaktuar dhe pastaj do të vdes. Së dyti, të gjithë Ithtarët e Librit do të kenë besim në të. Kjo është një ngjarje që nuk ka ndodhur ende, por që padyshim do të ndodhë në të ardhmen.

Rrjedhimisht, me shprehjen "para se ai të vdes", bëhet fjalë për Isain (as). Ithtarët e Librit do ta shohin atë, njohin atë dhe do t'i binden atij gjersa të jetë gjallë. Ndërkaq, Isai (as) do të jetë dëshmitar kundër tyre në Ditën e Fundit. Padyshim se Allahu di më së miri.


(3)


Se Isai (as) do të kthehet në tokë kah fundi i kohës rrëfehet në një varg tjetër në Suren az-Zukhruf: 61.

Për Isain (as) bëhet fjalë duke filluar nga az-Zukhruf: 57,:

Kur popullit tënd iu përmend si shembull biri i Merjemes (Isai), ata qeshën zhurmshëm (brohoritën) dhe thanë: "A janë më të mirë zotërat tanë apo ai?" Ata nuk të thanë atë, vetëm për të polemizuar me ty, por ata janë njerëz ngatërrestar. Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin Ne e bekuam (e bëmë pejgamber) dhe e bëmë shembull për fisin Izraelit. Po sikur të duam Ne, do të bënim prej jush engjuj që t'ju zëvendësonin në tokë. (Sura az-Zukhruf: 57-60)


Menjëherë pas këtyre vargjeve, Allahu njofton se Isai (as) është shenjë e Ditës së Gjykimit.

Ai (Isai) është parashenjë e orës (momentit, kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të dhe ejani pas meje. Kjo është rrugë e drejtë. (Sura az-Zukhruf: 61)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
Muslimani
Admin & Dizajner i Faqes
Admin & Dizajner i Faqes


Male Numri i postimeve : 296
Pikë : 14012
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 25/08/2009
Mosha : 24
Vendi : Gjakovë
Thënia e preferuar : All-llahu Ekber.
Mesazhi për të tjerët : Trego fuqinë tënde pa ushtruar dhunë, dhe gjithashtu trego butësinë tënde pa shprehur dobësi.

MesazhTitulli: Re: ISAI (Jezusi) A.S. Do te kthehet   Tue 25 Aug 2009, 12:22

Ibn Xhuzaji thot se kuptimi i parë i këtij vargu është së Isai (as) është shenjë apo parakusht i Orës së Fundit. Mund të themi se ky varg është një tregues i qartë se Isai (as) do të kthehet në tokë në fundin e kohërave. Kjo për arsye se Isai (as) jetoi përafërsisht gjashtë shekuj para shpalljes së Kur'anit. Rrjedhimisht, nuk mund ta interpretojmë ardhjen e tij të parë si shenjë të Ditës së Gjykimit. Ajo që ky varg tregon në të vërtetë është se Isai (as) do të kthehet prap në tokë kah fundi i kohës, që domethënë, gjatë periudhës së fundit të kohës para Ditës së Gjykimit dhe kjo do të jetë shenjë për Ditën e Gjykimit. Allahu padyshim di më së miri.

Vargu "Ai është parashenjë e ores (momentit, kijametit)" në Arabisht është "Innahu la 'ilmun li's-sa'ati…" Disa e interpretojnë përemrin "hu" (ai) në këtë varg si Kur'ani. Mirëpo, vargjet që paraprijnë tregojnë qartë se Isai (as) përmendet në këtë varg: "Ai (Isai) është vetëm një rob, të cilin Ne e bekuam (e bëmë pejgamber) dhe e bëmë shembull për fisin Izraelit." (Prof. Suleyman Ates, Yuce Kur'an'in Cagdas Tefsiri (Tafsiri Bashkëkohor i Kur'anit të Shenjtë), vëll. 6, f. 4281)

Ata që e citojnë këtë përemër sikur ai t'i referohej Kur'anit vazhdojnë të citojnë pjesën tjetër të vargut "Kurrsesi mos dyshoni në të dhe ejani pas meje." si dëshmi. Mirëpo, vargjet që paraprijnë këtë varg i referohen në tërësi Isait (as). Për këtë arsye, duket se përemri 'hu' ka lidhje me ato vargje paraprirëse dhe gjithashtu i referohet Isait (as). Në të vërtetë, shkollarët e mëdhenjë Islamik, pohojnë se bëhet fjalë për këtë, duke u mbështetur në përdorimin e përemrit si në Kur'an ashtu edhe në hadith.Muhammad Hamdi Jazir i Elmalit ofron shpjegimin vijues në komentin e tij:

Deklarimi në varg: "Ai është shenjë e orës - ai është shenjë dhe tregues se Ora do të vie dhe të vdekurit do të ringjallen dhe ngriten. Isai, si me kthimin e tij në tokë ashtu edhe me mrekullinë e ringjalljes së të vdekurve dhe gjithashtu me profetizimin e tij të ringjalljes së të vdekurve është shenjë e Orës. Në hadith gjithashtu njoftohet se ai është shenjë e Ditës së Fundit."


Në Sahih Muslim, gjithashtu pohohet se hadithet në të cilat thuhet se Profeti Isa (as) do të zbres në mesin e njerëzve në fundin e kohës ka arritur shkallën e të qenit mutavatir, p.sh. i rrëfyer nga aq shumë njerëz në secilin brez sa që nuk është e mundshme që të ketë ndonjë dyshim për vërtetësinë e tyre dhe se njihet si një prej shenjave kryesore të Ditës së Ringjalljes (Sahih Muslim 2/58)


Hudhajfah ibn Usajd al-Ghifari ka thënë: "I Dërguari i Allahut (saas) erdh tek ne papritmas kur ne ishim (të zënë në diskutim). Ai tha: 'Për çka po bisedoni?' Ne thamë: 'Po bisedojmë për Orën e Fundit.' Në këtë ai tha: 'Nuk do të vie derisa nuk i shihni dhjetë shenja para saj' - dhe (në lidhje me këtë) ai përmendi tymin, Dexhallin, bishën, lindjen e diellit nga perëndimi, zbritjen e Isait, djalit të Merjemes (as), Jexhuxhët dhe Mexhuxhët dhe rrëshqitjet e tokës në tri vende, një në lindje, një në perëndim dhe një në Arabi në fund të të cilave do të ketë zjarr që do të vie nga Jemeni dhe do t'i shtyjë njerëzit që të mblidhen në vendin e takimit të tyre." (Sahih Muslim)



(4)


Vargje të tjera që tregojnë për ardhjen e dytë të Isait (as) janë vargjet në vazhdim:

Përkujto kur engjujt i thanë: "Oj Mejreme, Allahu të përgëzon me një Fjalë prej Tij. Emri i tij është Mesihu, Isai, djali i Merjemes i famshëm në dynja (në këtë botë) dhe në ahiret (në jetën e përjetshme) dhe njëri prej të afërmve të Allahut. Ai do t'ju flas njerëzve qysh në djep e edhe si i rritur dhe do të jetë prej të drejtëve." Ajo tha: "Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s'më ka prekur njeri?

Ai (Allahu) tha: "Ja, kështu, Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: 'Bëhu!' Ajo menjëherë bëhet. Ai (Allahu) do t'ia mësojë atij Librin dhe Urtësinë, edhe Tevratin edhe Inxhilin…" (Ali Imran 45-48)

Në këtë varg, kumtohet se Allahu do t'ia mësonte Isait (as) Inxhilin, Tevratin dhe "Librin." Padyshim se libri në fjalë është shumë i rëndësishëm. Ne ndeshemi me shprehjen e njëjtë në Suren al-Maidah:110:

Allahu (atë ditë) i thot: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (më të pastër) (Xhibrilin) e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe kur ishe i pjekur (burrë), kur ta mësova ty Librin e Urtësinë, Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta një formë shpendi…" (Maide 110)

Kur analizojmë "Librin" në të dyja këto vargje, shohim se mund të bëhet fjalë për Kur'anin. Në këto vargje shpallet se Kur'ani është libri i fundit hyjnor i dërguar/i zbritur përveç Tevratit, Zeburit dhe Inxhilit. Veç kësaj, në një varg tjetër në Kur'an, pranë Tevratit dhe Inxhilit, fjala "Libër" është përdorur për të treguar Kur'anin.

Allahu është Një, nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, i Përjetshmi, i Vetmjaftueshmi. Ai ta zbriti ty (Muhammed) Librin me të vërtetën, që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin… (Ali Imran: 2-4)


Vargjet tjera në të cilat "libri" i referohet Kur'anit lexon:


E kur u erdh atyre prej Allahut Libri (Kur'ani) që është vërtetues i atij që e kishin pranë, e që para se t'u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër jobesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin kur u erdhi. Mallkimi i Allahut qoftë mbi jobesimtarët! (Bekare: 89)


Për këtë arsye Ne dërguam një të Dërguar nga gjiri i juaj që t'ua lexojë Shenjat (ajetet) Tona, t'ju pastrojë dhe t'ju mësojë Librin dhe Urtësinë (traditën) dhe t'ju mësojë atë që më parë nuk e dinit. (Bekare: 151)


Në këtë rast, lehtë mund të konsiderojmë se libri i tretë që do t'i mësohet Isait (as) do të jetë Kur'ani dhe ne do të mund të supozonim se kjo do të jetë e mundshme vetëm nëse ai vjen në tokë në fund të kohës. Isai (as) ka jetuar përafërsisht 600 vjet para shpalljes së Kur'anit. Kur i hedhim një sy haditheve të Profetit tonë (saas), kuptojmë se kur Profeti Isai (as) vie për të dytën herë, ai do të komandojë me Kur'an, jo me Inxhil. Kjo me të vërtetë përputhet saktësisht me kuptimin e kësaj strofe. Padyshim se Allahu e di më së miri.


Kjo gjithashtu shpjegohet në një hadith:


Ebu Hurejra (ra - Allahu qoftë i gëzuar me të) ka rrëfyer se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Pasha Atë në duart e të Cilit është shpirti im, padyshim se djali i Merjemes së shpejti do të zbres në mesin tuaj si gjykatës i drejtë dhe do ta thyej kryqin, do ta mbys thiun dhe ta shfuqizojë xhizjen (taksën) dhe pasuria do të jetë aq e bollshme sa që askush s'do ta pranojë atë, ndërsa një sexhde e vetme do të ketë vlerë më shumë se bota dhe çdo gjë në të." (Sahih al-Bukhari)


Ulama (dijetarët Islam) thonë se kuptimi në këtë hadith e veprimit të tij si një gjykatës/sundues i drejtë është se ai do të gjykojë me anë të sheriatit të Islamit, gjegjësisht me anë të gjykimeve të Librit të Allahut, Kur'anit dhe të Sunnetit të të Dërguarit të Fundit të Allahut, Muhammedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Padyshim se Allahu di më së miri.


(5)


Allahu na tregon për vdekjen e Isait (as) në një varg të Sures Merjem si në vijim:

(Isai tha:) Selami (shpëtimi prej Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur do të ringjallem. (Merjem: 33)

Kur e marrim parasysh këtë varg së bashku me Ali Imran: 55, shohim se tregon një të vërtetë shumë të rëndësishme. Në strofën e Sures Ali Imran pohohet se Isai (as) është ngritur në praninë e Allahut. Nuk është dhënë asnjë informacion në këtë varg për vdekjen apo vrasjen. Mirëpo, në Suren Merjem: 33 është dhënë informacioni për ditën kur Isai (as) do të vdes. Ajo vdekje e dytë mund të jetë e mundshme vetëm nëse Isai (as) vdes pas kthimit dhe jetës në tokë. Vetëm Allahu e din këtë me siguri.


(6)


Edhe një pjesë e dëshmisë për kthimin e Isait (as) në tokë paraqitet në vargun 110 të Sures al-Maida dhe në Suren Ali Imran: 46 në formën e fjalës kahlan. Vargjet thonë:

Allahu (atë ditë) i thot: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (më të pastër) (Xhibrilin) e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe kur ishe i pjekur (burrë) (kahlan)… (Sura al-Maida: 110)


Ai do t'iu flas njerëzve qysh në djep dhe si i pjekur (burrë) (kahlan) dhe do të jetë nga të përsosurit (Sura Ali Imran: 46)


Kjo fjalë paraqitet vetëm në dy strofat e mësipërme në Kur'an dhe vetëm në lidhshmëri me Isain (as). Kuptimi i fjalës kahlan i përdorur për t'iu referuar kohës së pjekurisë së Isait (as) përputhet me moshën në mes 30 dhe 50 vjeçare, dikush që nuk është më i ri, dikush që ka arritur moshën e përsosur. Dijetarët Islamik pajtohen për përkthimin e kësaj fjale si një fjalë që tregon periudhën pas moshës 35 vjeçare.


Duke u bazuar në një hadith të transmetuar nga Ibni Abbas që njofton se Isai (as) u ngrit në qiell në fillim të viteve të tridhjeta të tij, në një moshë të re, dhe do të qëndrojë edhe 40 vite të tjera kur të kthehet, dijetarët Islamik thonë se mosha e vjetër e Isait do të ndodhë pasi që ai të kthehet në tokë. (Muhammed Khalil Herras, Fasl al-maqal fi raf'i 'Isa hayyan wa nuzulihi wa qatlihi'd-Dajjal, Makatabat as-Sunnah, Cairo, 1990, faqe 20)


Një studim i vëmendshëm i vargjeve në fjalë lehtësisht tregon se sa kanë të drejtë dijetarët Islamik në lidhje me këtë çështje. Duke shikuar këto vargje të Kur'anit, shohim se ky formulim përdoret vetëm për Isain (as). Të gjithë profetët u folën njerëzve dhe i thirrën në rrugën e drejtë. Ata të gjithë komunikuan porosinë e tyre në moshë të pjekur. Mirëpo, nuk ekziston ndonjë formulim i tillë në Kur'an për cilindo profet tjetër. Ky formulim është përdorur vetëm për t'iu referuar Isait (as) dhe gjendjes së tij të mrekullueshme. Kjo për arsyer se fjalët "në djep" dhe "në moshë të pjekur (në burrëri) që pasojnë njëra tjetrën në këto vargje e vënë theksin në dy periudha të mrekullueshme.


Në të vërtetë, në veprën e tij Komenti i at-Tabarit, Imam at-Tabari jap shpjegimin në vazhdim të këtyre vargjeve:

Këto thënie (Sura al-Ma'ida: 110) tregojnë se për të plotësuar jetëgjatësinë e tij dhe për t'iu folur njerëzve në moshë të pjekur Isai (as) do të zbres nga qielli. Kjo për arsye se ai u ngrit në qiell/parajsë kur ishte ende i ri. Në këtë strofë (Sura Ali Imran: 46) ka dëshmi se Isai (as) është i gjallë dhe Ahl al-Sunnah (Populli i Sunnetit) ndanë atë pikëpamje. Kjo për arsye se në këtë strofë pohohet se ai do t'iu flas njerëzve në moshë të pjekur. Ai do të mund të arrijë moshë të pjekur vetëm kur të kthehet në tokë prej qiellit/parajsës. (Imam at-Tabari, Komenti i at-Tabarit, Vëll. 2, faqe 528, Vëll. 1, faqe 247).


Mirëpo, disa njerëz e interpretojnë shprehjen/fjalët "në moshë të pjekur" në një mënyrë shumë të largët nga kuptimi i saj i vërtetë dhe nuk e analizojnë në lidhshmëri me logjikën e përgjithshme të Kur'anit. Sipas këtyre njerëzve profetët gjithnjë kanë qenë njerëz të pjekur, për ç'arsye shprehja i referohet jetërave të të gjithë profetëve. Natyrisht se profetët ishin në moshë të pjekur të cilët Allahu i ka edukuar. Mirëpo, në Suren Ahkaf Allahu zbulon se mosha e pjekurisë së plotë është dyzet vjet. Në këto vargje zbulohet se:

Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur t'i mbush dyzet vjet ai thotë: "Zoti im, më frymëzo mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m'i bën të mirë pasardhësit e mi, unë pendohem te Ti dhe unë jam me Muslimanët. (el-Ahkaf: 15)

Fjala kahlan, prandaj, gjithashtu i drejtohet kthimit të Isait (as) në tokë sikurse i gjithë informacioni i dhënë në Kur'an. Vetëm Allahu e di me siguri.


Siç shihet, vargjet për kthimin e Isait (as) në tokë janë shumë të qarta. Shprehje të ngjashme me këto nuk janë përdorur në Kur'an në lidhje me profetët tjerë. Mirëpo, të gjitha këto shprehje janë përdorur për Profetin Isa (as). Domethënia e saj është e qartë.


Në Kur'an ekzistojnë shembuj tjerë të njerëzve të lanë këtë botë dhe u kthyen pas qindra vjetësh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://lirjon-gjk.piczo.com
 
ISAI (Jezusi) A.S. Do te kthehet
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: