Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12687
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE!    Tue 20 Sep 2011, 22:01





Falënderimi i takon Allahut i Cili e shpalos realitetin herët apo vonë, i Cili e dallon të vërtetën nga gënjeshtra dhe secilit ja zbulon fytyrën e tij reale në dunja para ahiretit.
Në Betjën e Uhudit shumë mysliman menduan se e humbën atë betejë, pati prej qafirëve që besuan se lufta kundër Muahmedit, sal-lallahu alejhi ue selem, u fitua dhe çdo gjë morri fund.

Por në realitet kjo betejë ishte vendimtarja dhe ajo që myslimanëve ua ktheu ujin në mulli të vetin sepse disa herë më shumë mësuan dhe përfituan nga ajo betejë se sa që pësuan në të. Për shkak të saj pas asaj dite ishin në gjendje të bënin çmos në betejat tjera vetëm të arrinin deri tek fitorja, pra që nga ajo betejë e deri në fitoren e tërë luftës i merrnin të gjitha shkaqet e mundshme për fitore, bile arritën ta hapnin hendekun me kilometër të tërin me duart e tyre vetëm që të fitonin dhe vërtetë ky mësim ishte shkak për fitim.







Kështu shumë dijetarë shkruan për dobitë që besimtarët i patën nga kjo betejë e Uhudit dhe në fund arritën të nxjerrin me dhjetra apo edhe qindra dobi nga kjo betejë përkundër betejave tjera si për shembull ajo e Bedrit në të cilën dobia më e madhe ishte materiale (duke mos mohuar dobitë tjera) porse këto të betejës së Uhudit karakterizohen më shumë si dobi të akides-besimit, mbështetjes në Zotin, mos-kundërshtimin e urdhrave të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, marrjen e sebepeve-shkaqeve praktike, dëgjimin e udhëheqësit... etj. e vetmja humbje e ndjeshme ishte vrasja e disa besimtarëve të cilët edhe ata në fakt nuk humbën asgjë porse fituan më shumë se këta të gjallët pra fituan atë për të cilën kishin shkuar të luftonin-Xhenetin.



Dikush vdiq por mësuan të tjerët, feja eci para, gjeneratat e reja përfituan nga çdo aspekt dhe lutjet për ta nuk kanë të ndalur. Pra çka humbën në këtë betejë myslimanët? Asgjë, absolutisht asgjë. Zatën besimtari ka lindur dhe e di se do të vdes, jeton për të vdekur, lufton për tu vrarë e për të fituar Xhenetin, punon për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe kështu këta dëshmorë të betejës së Uhudit të gjitha i arritën, pra nuk kishte humbje për myslimanët.

Ajo që ndodhi në fund të Ramazanit dhe pas tij duke u mohuar disa kërkesa të besimtarëve (ajo e mësim-besimit nëpër shkolla dhe e lejimit të shamisë nëpër po këto vende...) si dhe ngjarjet që pasuan më vonë deri sot (17/09/2011) u panë disa gjëra që nuk ishin parë më herët u hapën tema që nuk ishin në shesh më parë dhe ndodhën shumë gjëra që nuk mund t’i shkruaj të gjitha e as nuk kam synim të flas për to të cilat secili i ka të njohura sot.

Njerëzit karshi tyre u pozicionuan në pozicione të ndryshme, secili veproi sipas besimit, logjikës, arsyes, interesit apo çmendurisë së tij.

Sa i përket myslimanëve tek disa prej tyre ka pasur mundësi të futet frika dhe mërzia apo mendimi se mos ndoshta kjo është një fitore e së kotës mbi të vërtetën apo humbje e betejës. Mirëpo nëse i analizojmë më detalisht dhe rrënjësisht këto ngjarje nxjerrim nga dobitë aq shumë sa duhet të na gëzojnë e jo të na brengosin. Aq janë marrë mësime sa kurrë nuk do ta paramendoja se do të ndodhnin bile edhe po të ngriteshim ne hoxhallarët e në mënyrë teorike tua shpjegonim popullit nuk do të arrinim tua shtjellonim aq mirë dhe realisht siç e bëri praktika e këtyre ditëve.

DOBITË E NGJARJEVE TË FUNDIT:

Pa humbur kohë do të mundohem të ceki disa dobi të përfituara këto ditë që do të jenë hajër për besimtarët në kohën e tashme por edhe në të ardhmen:

1-Nxjerrja në shesh e fytyrave të vërteta të shumë njerëzve të kamufluar dhe të fshehur pas maskave të tyre. Ky është shkaku pse populli thotë: “Në ditë të gazepit secili e tregon veten se kush është në realitet”. Shumë kush e zbuloi veten aq lehtë dhe pa mund sa në asnjë formë tjetër nuk do të arrinim t’ia nxirrnim atë mllef që e kishte pasë në zemër.

2-Gjithsecili u pozicionua aty ku e pa të arsyeshme dhe kështu sikur filluan të pastrohen rreshtat dhe secili të futet në radhët të cilëve ju takon, besimtarëve, ateistëve, komunistëve, armiqve, atyre që nuk ju intereson asgjë, etj. kjo u vërejt shumë qartë tek klasa politike ku me një shkundje të lehtë secili e tregoi veten dhe pozicionin që mban. Pra, sprovat e këtyre ditëve ishin Furkan për kosovarët-pra dallues të vërtetës nga e pavërteta sepse i pozicionoi gjithsecilin në vendin që e meritonte.

3-Populli besimtarë i këtij vendi që ishin të dyshimtë dhe akoma besonin se filan apo fistek njeriu është burrë i mirë këto ditë vet e morën vesh se kush çka është. Morën leksion aq të rëndësishëm sa nuk do të mund tua shpjegonin me vite të tëra dhe nuk do ta kuptonin kurrë aq mirë në teori siç e kuptuan në praktikë.

4-Kuptuam se në Kosovën e shekullit tonë nuk ka komunistë me emër porse paska komunistë me vepra e punë, sepse prej cilësive të komunistëve ka qenë ndalimi i fesë dhe maltretimi i myslimanëve, e sot veprohet njejtë ndalohet feja në shkollë dhe maltretohen musimanet, pse maltretohen ato? Veç për faktin se janë të ndershme dhe duan të bartin shami.

5- Nëse kanë vdekur komunistët janë akoma gjallë nxënësit e tyre që fotografitë e Enver Hoxhës i mbajnë, nëse jo në dhoma, por në zemra po.

6-Thirrja për standarde Evropiane qenka e kotë dhe mashtrim i popullit sepse këta njerëz këto fjalë i kanë mësuar përmendësh dhe i përsëritin sikurse papagalli që thotë diçka por në fakt nuk e kupton se çfarë po thotë. Po të ishte realitet pretendimi i tyre atëherë prej standardeve Evropiane është edhe garantimi i të drejtës së mësim-besimit, shamisë apo të drejtës për tu veshur si të duash dhe të drejta të tjera që ata i kërkojnë. Apo ndoshta njerëzit tanë të politikës standard Evropian i thonë dhe e kuptojnë vetëm degjenerimin, veshjen, lakuriqësinë, drogën, mësimin e çmendurive dhe “edukatave” degjeneruese të popullit.

Përse këto standarde Evropiane kur janë të atilla që përfitojnë prej tyre myslimanët nuk na qenkan të lejuara, nuk i implimentojnë e as nuk pranojnë përkundrazi i luftojnë dhe armiqësojnë pa kurrfarë turpi e as përgjegjësie. A nuk është kjo lojë me dy parë letra sipas interesit?!

7-Kam vërejtje edhe karshi EULEXIT dhe të gjithë ndërkombëtarëve që janë në Kosovë apo monitorojnë gjendjen në vend pse nuk ndërhyjnë dhe të këshillojnë këta politikan që i thyejnë ligjet e Kushtetutës së vendit duke ua marrë të drejtën e manifestimit të bindjeve fetarë që janë të garantuara për secilin besimtarë të çdo feje, e në anën tjetër nëse thyerja e kushtetutës është në dëm të ndonjë minoriteti atëherë menjëherë ngrihet zëri i tyre dhe ua ngrehin veshin këtyre politikanëve të cilët në moment pendohen kërkojnë falje dhe bëhen si pula para kasapit. Nëse ligji dhe kushtetuta janë për të gjithë dhe vlejnë njejtë atëherë pse të shikohet për dikë me mikroskop e për tjetrin të mbyllen sytë. Kjo nuk është fer!

8-Nuk ka askund në botë që dikush mund të ndalojë të vishesh si të duash, nuk e di në çfarë shekulli jetojnë këta njerëz që njeriut i përzihen edhe në rrobat e veta se si të vishet ai. Mund të ndodhë çudia që nesër të na detyrojnë të hamë apo të mos hamë ushqime të caktuara e kam frikë të na detyrojnë edhe sa t’i hedhim kripë ushqimit e sheqer çajit apo kafes.

9-Vet pushtetarët po e vërtetojnë se ata qenkan njerëz të anti-moralit, njerëz që ua garantojnë të degjeneruarve të gjitha të drejtat e tyre me kushtetutë qofshin këto të drejta në kundërshtim me të gjitha ligjet e feve, të natyrshmërisë njerëzore të kombit tonë, traditave, edukatës, njerëzisë etj, kurse në anën tjetër të ndalohet diçka që garantohet dhe pranohet me të gjitha pikat e parapërmendura. Nëse pederi (kështu leje e mos e ndrysho sepse me qëllim e kam shkruar ashtu) paska të drejtë të martohet me burrë atëherë pse të mos ketë të drejtë vajza myslimane të bartë shami. O Zot çfarë marrëzie e fundit në llojin e saj.

10- Kurrë nuk kam dëgjuar që ndonjë drejtor e ka përjashtuar një vajzë apo djalë pse është veshur në mënyrë provokative, që e ka nxënë me drogë në shkollë, është nxënë duke bërë amoralitet apo të ngjashme, atëherë pse të përjashtohen ato vajza që nuk e kanë asnjërën prej këtyre pikave, porse prej kësaj mësojmë se tek ne luftohet morali dhe ndihmohet kundër-morali.

11-Disa mësues dhe drejtorë shkollash janë në gjumë dhe nuk e shohin gjendjen e nxënësve të tyre apo ndoshta kjo gjendje e degjeneruar po ju përshtatet atyre dhe deklarojnë pa kurrfarë turpi, sikur ne nuk e dimë realitetin e përditshëm, se gjoja nuk paska degjenerim në shkollat tona. Nga kjo pikë përfitojmë faktin se tani në Kosovë do të mbetet i edukuar dhe i moralshëm vetëm myslimani dhe djali e vajza e myslimanit, e jo e tërë shoqëria shqiptare siç ishim para njëzet vitesh dhe dalloheshim prej shkijeve me moral e edukatë, respekt e turp... porse kjo shoqëri (duke filluar nga mësuesit që i duan këto situata-e jo të gjithë ata) po prishet dhe do të mbetet i mirë dhe i dobishëm vetëm besimtari e besimtarja jo të tjerët. Kjo, edhe pse nuk duhet të ndodhë e as nuk është mirë për popullin, porse jep të kuptojmë se njerëzit e sinqertë, ata seriozë dhe të edukuar e shkolluar në frymë të shëndoshë e morale, e kanë ardhmërinë para vetes, e këta siç shihet nga realiteti janë vetëm besimtarët, andaj kah ajo po shkojmë, pra kah marrja e situatës në duart tona.

12-Kjo situatë i ka bashkuar myslimanë duke i harruar për ca kohë polemikat që dikush mund t’i ketë mes vete dhe i ka mobilizuar karshi këtyre problemeve duke ju ndihmuar të arrijnë vëllazërinë dhe bashkimin mes tyre të cilin ndoshta po të mos kishin ndodhur këto probleme nuk do të bashkoheshin mes vete për një kohë të gjatë.

13-Gjithashtu hoxhallarët fituan një përvojë të re karshi këtyre telasheve e cila ju kishte munguar më herët dhe filluan të kaliten me probleme të reja që nuk i kishin më parë, gjë e cila veçse po i forcon dhe i ngritë ata në të gjitha aspektet duke ua plotësuar personalitetin edhe nga ky këndvështrim.

14-U habita edhe me disa pleq komunistë që lapsat e tyre ishin pluhurosur prej kohësh dhe askush nuk dëgjonte për ta, kur ja papritmas ju erdhi radha që nga shtrati i vdekjes të shkruajnë edhe ata diçka nga mendja e “ndritur” sepse vetëm kjo ju mbet mangu. Të shkretët pasi në forma tjera nuk arritën të dalin në skenë sepse askush nuk i bënte hesap atëherë e gjetën një derë të hapur që tu hynin në qejf të tjerëve dhe emrat e tyre të shkruhen edhe një herë nëpër media dhe e shfrytëzuan rastin. Të tillët do t’i këshilloja që më mirë do të ishte të merreshin me përgatitjet e funeraleve të tyre, t’i blinin gjërat që kërkohen për vdekjen e vet si dhe t’i shkruanin këshillat e fundit për bijtë e tyre e të mos merreshin me gjëra që nuk ju takojnë. Porse nga rasti i këtyre njerëzve mësojmë se i keqi sado që plaket ai mbetet i tillë dhe ai që nuk ka mend në të ri ai nuk do të ketë as në pleqëri.

15-Dolën në shesh edhe disa njerëz të fesë që bartin titullin hoxhë të cilët për karrige dhe interesa të ngushta personale ishin në gjendje të pozicionoheshin kundër të gjithë vëllezërve të tyre mysliman, me çfarë preteksi apo arsye? Me arsye aq të kota dhe rregulla të mbrapshta për të cilat Allahu nuk ka zbritur kurrfarë argumenti, me rregulla që cilësohen shpikje apo bidate në fenë tonë dhe terminologjinë Islame si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. E çdo shpikje-bidat është humbje e çdo humbje shpie në Zjarr. populli thotë: “Trimi dhe shoku i mirë njihet në ditë të vështirë” andaj këta trima mu atëherë kur Bashkësia Islame e r. së Kosovës pati krizat më të thella që pas luftës në vend se t’i dilnin në ndihmë u munduan t’i ngulin thikën pas shpine porse secili le ta dijë mirë se kush ja bënë ai ja ka bërë vetes së tij. Zoti kurrë mos i ngoptë ata që janë të uritur për atë që nuk e meritojnë. Këta të ngratë pa kurrfarë turpi ngriten dhe pështyjnë përpjetë e e tërë ajo ju bie mbi fytyrat e veta porse të mashtruar pas deklaratave që po u mundësohen të dalin në media mendojnë se kanë bërë diçka mirëpo askush të mos harrojë se nuk është me rëndësi a ta shohin fytyrën njerëzit në këtë botë apo jo por me rëndësi është që në Ditën e Gjykimit Allahu ta shikojë fytyrën tënde e të buzëqesh me ty, andaj frikësoju Allahut!

16-Mësuam se Bashkësia Islame e Kosovës e cila respektohej dhe ishte në sy të mirë të qeveritarëve paska qenë e tëra mashtrim dhe aktrim për interesa të tyre. Derisa BIK-u heshtte dhe nuk ua prishte askund (e të cilën jam i bindur se nuk e bënte për asgjë por vetëm për hir të stabilitetit të vendit) bile edhe atëherë kur i bënin padrejtësi ata e donin dhe shpreheshin se ne jemi në bashkëpunim dhe do të arrijmë çdo marrëveshje me të...e shumë e shumë lajka tjera. Myftiu mr. Tërnava dukej se po çmohej tek të gjithë ata kur ja një sprovë e vogël, një kërkesë e drejtë dhe e arsyeshme këtë institucion e largon nga admirimi i këtyre njerëzve dhe menjëherë fillojnë shigjetat e gjakpirësve të mos ndalen së gjuajturi. Aq të trajnuar ishin për shpifje sa nuk ju erdhi vështirë ta futnin edhe në radhët e fundamentalistëve e radikalistëve. Kësaj radhe shpëtoi pa i thënë terrorist apo Al-kaid por nuk e di a do të shpëtojë herëve tjera.

Nga kjo kuptojmë se këta njerëz nuk kanë shok të vërtetë, nuk kanë sinqeritet, e as besnikëri, por të mbajnë afër derisa je në shërbim apo pajtim me ta je i mirë e atëherë kur ua prishë atëherë je i keq, edhe nëse e ke me të drejtë.

17- Që nga pas lufta politika kosovare fillimisht ka arritur që myslimanët t’i ndajë dhe identifikojë si dy grupe, ata me mjekra dhe ata pa mjekra. Këtë ndarje e ka përfunduar qysh herët kur ishte akoma kryetarë i BIK-ut Dr. Rexhep Boja. Ndarje kjo e cila ka qenë e dëmshme për myslimanët porse asaj dikur i ndihmonin edhe disa hoxhallarë. Ju betohem në Zotin se që atëherë isha i bindur se një ditë do të vijë që këto dy grupe të ndara t’i ndanin edhe në disa nëngrupe grupi i parë nuk pati nevojë që të tjerët t’i frynin shumë zjarrit porse si më të ri që ishin dhe jo të pjekur sa duhet disa filluan të keqkuptoheshin mes vete dhe secili kënaqej me katër apo pesë vetë që i kishte pas vetes dhe kështu nuk ishte ndonjë kafshatë e vështirë për tu përtypur. Porse problemi ekzistonte tek BIK-u i cili është institucion zyrtarë, i rregulluar mirë dhe i vetmi legjitim që i përfaqëson myslimanët e Kosovës të çfarëdo bindje qofshin ata. Kjo nuk ishte e lehtë të arrihej kështu përdorën metoda civilizuese dhe bashkëkohore që t’ia dilnin mbanë. Çfarë bënë: futën përçarje në mesin e hoxhallarëve të BIK-ut që punonin deri dje së bashku dhe kjo pati sukses edhe pse jo aq ndikues, porse e ardhmja mbetet fshehtësi për ne.Kjo pra ishte dobia e kësaj pike se kjo politikë e sotme vendore nuk ka respekt ndaj askujt që thërret në Islam pa marrë parasysh a është me mjekër apo jo, të gjithë janë njësoj porse dikujt i vjen rendi më herët e tjetrit më vonë.

18-Do të vijë dita që këta njerëz që nuk e votuan mësim-besimin, nga degjenerimi i madh që do të pësojë rinia nuk do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë e as t’i ndalin këta të ri me asgjë, andaj do të kërkojë prej myslimanëve që me metodat e tyre efikase të bëjnë diçka për ta parandaluar këtë të keqe. Kjo është shumë e sigurt të cilën e besoj më bindshëm se vet vdekjen që do të më godet porse nuk jam i sigurt se atëherë a do të ketë akoma shpresë për rininë apo do të jetë shumë vonë.

19-Mos reagimi dhe heshtja e kishës katolike karshi propozimit për mësim besim paksa më ka habitur dhe pata filluar të pyes veten: pse heshtën këta besimtarë të fesë së tyre kur dihet se kërkesa për mësim besim ka qenë e vlefshme edhe për ta sepse edhe fëmijët e tyre do të mësonin për fenë e vet. Pra pyetja që akoma nuk kam gjetur përgjigje nga mediat deri sot është se këta besimtarë a thua nuk e përkrahin këtë iniciative apo ka ndonjë arsye tjetër të cilën me dëshirë do të doja ta dija?

20-Nuk u miratua asnjëri ligj në parlament, as ai i mësim-besimit e as i lejimit të shamisë, po, kjo është e vërtetë. Por, a humbën ndonjë gjë myslimanët? Jo nuk humbën asgjë përkundrazi të humburit ishin ata që e kundërshtuan, sepse nëse nuk pendohen nga kjo që bënë dhe nëse nuk e përmirësojnë gabimin e tyre, do të jenë të humbur në këtë botë dhe në botën tjetër.

Myslimanët mbetën në të njëjtin pozicion që ishin para asaj dite. Shamia edhe më herët ishte e ndaluar, mësim-besimi edhe më parë nuk praktikohej në shkolla.

Neve mbetëm aty ku ishim nuk humbën asgjë sepse ajo që u refuzua në fakt nuk e kishim para asaj dite kështu që ne dolëm fitimtarë në të gjitha këto pika që i përmenda më lartë dhe të tjera që nuk janë cekur. Kurse ata që humbën ishin mohuesit e këtij propozimi sepse ata së pari bënë mëkat pastaj myslimanët ua dhanë një grusht të fuqishëm duke ju treguar se ne nuk jemi të dobët e të pa organizuar e as në gjumë siç mund të mashtroheni ju.

ATYRE QË VOTUAN KUNDËR:

Në fund u drejtohem të gjithë atyre që ishin në parlament dhe votuan kundër këtyre dy ligjeve me këto fjalë:

-Kjo fe nuk është e jona por e Zotit andaj Ai do ta ruaj dhe për këtë ka garantuar. Askush nuk mund ta mposhtë, nëse e ndihmoni do të fitoni shpërblimin e asgjë tjetër ndërsa nëse e kundërshtoni do të dënoheni kurse fesë dëm nuk do t’i bëni.

-Të dy këto ligje do të votohen dhe nuk ka si të ndodh ndryshe. Kjo do të ndodhë herët apo vonë.

-Të gjithë emrat tuaj do t’i mbaj të shënuar të sigurt pa më humbur asnjë dhe ju betohem se atë ditë kur të miratohen këto dy ligje nëse nuk jeni në parlament do tu dërgoj mesazhe apo forma tjera të informimit për tu treguar. Por nëse atëherë keni vdekur atëherë do të vi tek varret tuaja dhe tu tregoj çfarë ka ndodhur në Kosovë.

-Nëse ndodhë që unë të vdes para asaj dite atëherë do tua lë amanet shtatë fëmijëve të mi që ata tua përcjellin këtë lajm juve për së gjalli apo së vdekuri. Mirëpo fakti se këto ligje do të miratohen nuk ka nga të shmanget, sepse jemi në shekullin e njëzetë e një (e jo në komunizëm) në të cilin asgjë nuk mund të ndalet me dhunë aq më tepër realiteti më i madh në botë-BESIMI NË ZOT.

Andaj besimtar: mos u mërzit por shpreso!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
MOS U BRENGOS, KJO ËSHTË FITORE!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: