Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Kuptimi i dëshmisë “Muhamedi është i Dërguari i Allahut” dhe obligimet e umetit islam ndaj saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12702
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: Kuptimi i dëshmisë “Muhamedi është i Dërguari i Allahut” dhe obligimet e umetit islam ndaj saj    Tue 27 Sep 2011, 03:12

Kuptimi i dëshmisë “Muhamedi është i Dërguari i Allahut” dhe obligimet e umetit islam ndaj saj

Allahun e vetëm pa shok e falënderojmë dhe e lavdërojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje gjynahesh kërkojmë dhe shpresojmë, e lusim Allahun xh.sh. me emrat e Tij të bukur dhe me atributet e tij të larta, të na ruaj prej së keqes e cila është pasojë e veprave tona, kë do që Allahu e udhëzon në rrugën e drejte nuk ka kush e humbë dhe kë do që Allahu e devijon nga rruga e drejtë me drejtësine e Tij nuk ka kush e udhëzon në të,
besoj dhe deklaroj me të vërtetë dhe me të drejtë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të vetëm pa shok dhe besoj dhe deklaroj se Muhamedi-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është rob, njeri dhe i dërguari i tij, njeriu më i përzgjedhur, u dërgua si paqe mëshirë për të gjithë botrat, paqja, begatitë, mirësitë dhe lumturia e Allahut qofshin mbi të dhe mbi gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën që ai e skicoi deri në ditën e gjykimit.



Në vijim:

O ju njerëz kini frikë Allahun ashtu siç ju ka urdhëruar Allahu në librin e tij të urtë ku thotë: “O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet”.[1] Gjithashtu Allahu thotë: “O ju që besuat, kinie frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!”[2]

Robër të Allahut:

Dijeni se nga obligimet më madhështore pas njohjes së kuptimit të fjalës “La ilahe ilallah” është që robi të njeh kuptimin e dëshmisë “Muhameden resulullah”, sepse përmendja e njërës prej tyre e patjetërson tjetrën, kushtet e fjalës “La ilahe ila-Allah” janë po ato të njejtat të asaj “Muhameden resulullah” po ashtu me çfarë prishet (negacionet) njëra, prishet edhe tjetra, pra “La ilahe-ilallah” që do të thotë në përkthimin më të qëlluar dhe më saktë “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë dhe me të vërtet përveç Allahut të Vetmit të pa shok”.

Ndërsa kuptimi i dëshmisë “Muhameden resulullah”, se Muhamedi-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është i Dërguari i Allahut,d.m.th. : pranimi i saj me gojë, besimi i saj i paluhatshëm me zemër se Muhamed ibn Abdullah el-Hashimij el-Kurejshi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, të cilin Allahu e dërgoi mbi gjithë krijesat qofshin ata xhin apo njerëz.

Kjo dëshmi patjetërson: respektimin e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me atë që urdhëron, besimi në atë çfarë ai lajmëron, largimi nga ajo që ai na ndalon dhe qorton, si dhe të adhurohet Allahu vetëm se nëpërmjet asaj që ai e ligjëson . Prandaj obligohemi ti besojmë sheriatit të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe ti nënshtrohemi atij: në fjalë, vepra, besim; qoftë ajo që ka të bën në lidhje me besimin në Allahun, pejgamberët, melaiket, librat e Tij, ditën e gjykimit apo kadanë dhe kaderin e Tij, apo veprimet sipas mësimeve të Tij si qoftë ajo në: shehadet, namaz, zekat, agjërimi haxhi etj... si dhe për shumë gjëra tjera të cilat janë bërë legjislative në dorën e tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, si: bamirësia, respektimi i prindërve, komshive, ruajtja nga përgojimi etj.

Për tri gjëra bazë që duhet ti din besimtari në jetën e tij është edhe njohja e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Përveç njohjes së Allahut dhe fesë së Tij duhet ta njeh edhe pejgamberin e Tij i cili është Muhamed ibn Abdullahu ibn Abdulmutalib ibn Hashimi, kurse Hashimi është prej Kurejshëve, kurejshët prej arabëve, e arabët janë nga pasardhësit e Ismail ibn Ibrahimit-paqja e Allahut qoftë mbi të, Halilit të dashurit të Allahut, selamet më të mira qofshin mbi të dhe mbi pejgamberin tonë. Jetoi 63 vjet, 40 vjet para pejgamberllëkut, 23 pas saj si Pejgamber dhe i Dërguar.

Pejgamber u bë me fjalën “Ikra” (lexo) pra me ajetin e parë që i zbriti të sures A’lak, u bë i dërguar më pas me suren Mudethir, vendlindja e tij ishte Mekeja. Emigroi pas dëbimit në Medine, e dërgoi Allahu që tua tërheq vërejtjen njerëzve që të largohen prej shirkut, i ka thirrur njerëzinë në njëshmërinë e Allahut, kështu veproi dhjetë vite duke thirrur vetëm se në teuhid-besim, pastaj u ngjit në qiell ku ju bë obligim falja e 5 kohëve të namazit. Në Mekë u fal tri vite pastaj u urdhërua të emigron në Medine, në vendin ku i zbritën dispozitat tjera të sheriatit, si: zekati, haxhi, agjërimi, xhihadi, ezani, urdhërimi për të mirë dhe ndalimin nga e keqja madje edhe shumë dispozita tjera. Kështu vazhdoi rruga e tij për dhjetë vitet e fundit të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Vdiq i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, ndërsa feja e tij mbeti e nuk u zhduk me vdekjen e tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, por ai-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e këshilloi umetin e tij për çdo të mirë dhe e paralajmëroi atë nga çdo e keqe. Ai është vula e të dërguarve dhe e pejgamberëve, nuk ka profet pas tij, e ka dërguar Allahu për gjithë njerëzinë, e bëri obligim respektimin dhe pasimin e tij mbi xhinët dhe njerëzit, kush e ndjek atë dhe rrugën e tij hyn në xhenet, e kush e kundërshton rrugën e tij hyn në xhehenem.

Njohja e të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, arrihet duke e mësuar jetën e tij, se si ai-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka adhuruar Allahun, sjelljen e tij fisnike, thirrjen e tij në rrugë të Allahut, xhihadin e tij në rrugë të Allahut e kështu me radhë, pra të ketë dije mbi çdo aspekt për të-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Kjo na bën me dije se çdo besimtarë i cili dëshiron që ta shton njohjen e tij mbi Muhamedin-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duhet ta lexoj jetëshkrimin e tij, pra të njihet se si ai është sjellë me Allahun e tij, në adhurimin e tij, si është sjellë me familjen e tij, si është sjellë me shokët e tij, si është sjellë me farefisin e tij, si është sjellë me fqinjët e tij, si është sjellë me besimtarët ne përgjithësi, si është sjellë me pabesimtarët, si është sjellë ne luftë e kështu me radhë, prandaj e lusim Allahun të na bën prej pasuesve të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, haptas dhe fshehtas, të na forcon në këtë rrugë deri kur ta takojmë Allahun e Ai të jetë i kënaqur me ne.

O ju besimtarë ja këto janë obligimet që i ka umeti i tij ndaj të Dërguarit të tij:

- Besimi i drejtë mbi të si dhe besimi i tij në çdo gjë që më të cilën është dërguar. Thotë Allahu në Kuran: “Atëherë pra, pranojeni Allahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. Allahu është i njohur për atë që veproni”.[3]

I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Jam urdhëruar ti luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe të më besojnë mua me atë çfarë jam dërguar”.[4]

Besimi në të është të besosh në profecinë e tij si dhe se Allahu atë e ka dërguar tek njerëzit dhe xhinët, të besohet çdo gjë që i ka zbritur atij, si dhe çfarë ka thënë ai, duke pasur barazi në besimin e tij në zemër, me gojë dhe në vepër, e kjo është plotësimi i besimit mbi të Dërguarin e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në mënyrë të plotë.

- Obligueshmëria e respektimit të tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe kujdesi nga kundërshtimi i tij prandaj kur besohet ai-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, atëherë obligohet respektimi i tij, thotë Allahu në Kuran: ” O ju që besuat, respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju dëgjoni”.[5] Po ashtu Allahu thotë: “Çfarë t’ju jep Pejgamberi, atë merreni e çfarë t’ju ndalojë, përmbajuni dhe kinie frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër”.[6]

Ebu Hurejrja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më respekton mua e ka respektuar Allahun, kush më kundërshton mua e ka kundërshtuar Allahun”.[7]

Po ashtu nga ai përcillet se i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Të gjithë njerëzit do të hyn në xhenet përpos atij i cili nuk do”. – I thanë sahabët: E kush nuk do o i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të? – Tha i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kush më respekton mua do të hyn në xhenet, ndërsa kush më kundërshton mua nuk do”.[8]

Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Jam dërguar para kijametit me shpatë derisa të adhurohet Allahu e të mos i bëhet shok atij, ndërsa rrizku im është bërë ndër shtizën time, kurse poshtërimi dhe mposhtja është për atë i cili më kundërshton mua, kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”.[9]

- Pasimi i sunetit të pejgamberit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, marrja e tij si model dhe ndjekja e udhëzimi të tij, Allahu thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”.[10] Gjithashtu Allahu thotë: ”Ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën”.[11] Prandaj duhet ta ndjekim udhëzimin e tij, sunetin e tij, pra të mos e kundërshtojmë atë. I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i largohet sunetit tim, ai nuk është i imi”.[12]

- Prej obligimeve të këtij umeti ndaj të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është dashuria ndaj tij më shumë se familja, fëmijët, prindërit dhe të gjithë njerëzit. Allahu thotë: “Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”.[13]

Enesi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk beson ndonjëri prej jush derisa unë të jem më i dashur tek ai se fëmija i tij, prindërit e tij dhe njerëzit në përgjithësi”.[14]

Prandaj nuk ka kurrfarë dyshimi se kujt i mundësohet ta ndjek rrugën e tij, ai e shijon ëmbëlsinë e imanit, ndjen kënaqësi në këtë rrugë, madje i tejkalon të gjitha peripecitë që i dalin në këtë rrugë duke qenë i kënaqur me Allahun dhe të Dërguarin e tij -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Ky njeri çdo rrugë e sheh në sheriatin e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ngase ai është i kënaqur me të si i Dërguar dhe e do atë -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Pra kush e do të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, sinqerisht e pason atë ashtu siç thotë poeti:

I bën mëkat Zotit tënd derisa pretendon se e do Atë

Kjo me të vërtet në analogji është e çuditshme

Në qoftë se je i sinqertë në dashuri do ta pasoje atë

Sepse i dashuruari atë që e do e respekton



Shenjat që tregojnë se e duam të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, janë:

Pasimi i sunetit të tij, marrja si shëmbëlltyrë e të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, largimi nga ndalesat e tij, ecja sipas edukatës së tij në vështirësi dhe në rehati.

- Gjithashtu prej obligimeve të umetit ndaj të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pas vdekjes së tij është edhe ndihma e tij dhe nderimi i tij, siç thotë Allahu në Kuran: ”Që ju (njerëz) t’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje”.[15]

Nderi i të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pas vdekjes së tij, ndihmesa e tij duhet të jetë prezent në çdo rast të jetës së tij, sikurse me qenë prezent me të, pra kur përmenden hadithet e tij, suneti i tij, gjatë dëgjimit të emrit të tij, jetëshkrimit të tij, mësimit të sunetit të tij si dhe thirrja në thirrjen e tij si dhe ndihmesa e kësaj thirrjeje.

- Gjithashtu prej obligimeve tona ndaj të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është dërgimi i salavateve mbi të, thotë Allahu në Kuran: ” Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam”.[16] I Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush dërgon një herë salavat mbi mua, Allahu dërgon dhjetë herë salavat mbi të”.[17]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Koprrac është ai, në praninë e të cilit përmendem unë e ai nuk dërgon salavate mbi mua”.[18]

Salavatë mbi të Dërguarit e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është legjislative në shumë raste, Ibn Kethiri-Allahu e mëshiroftë, përmend 41 vende, prej tyre do të cekim si për shembull:

Salavati mbi të Dërguarit e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjatë hyrjes në xhami dhe gjatë daljes prej saj. Salavatet pas ezanit, salavatet pas ikametit, gjatë bërjes së duasë, në teshehud, në namazin e xhenazës, gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, ditën e xhuma, gjatë tubimeve dhe pas shpërndarjes nga tubimi, gjatë hutbeve si gjatë hutbeve të xhumasë, kur shkruhet emri i tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në namazin e Bajrameve ndërmjet tekbireve, në fund të duasë së kunutit, në Safa dhe Merves gjatë sajit, kur qëndron pranë varrit të tij, kur jemi ngushtë në vështirësi, pas mëkatit, si dhe në shumë vende tjera të cilat i ka cekur Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Xhelaul efham fi salati ve selami ala hajril enam”.

- Prej obligimeve të këtij umeti ndaj ti është është edhe:

Obligueshmëria në të gjykuarit sipas gjykimit të tij, pas të cilës duhet të jetë i kënaqur me gjykimin e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë Allahu në Kuran: ” Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mire”.[19] Gjithashtu Allahu thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”.[20] Gjykimi me sunetin e tij dhe me sheriatin e tij vazhdon edhe pas vdekjes së tij.

- Gjithashtu prej obligimeve të këtij umeti ndaj tij është edhe:

Ngritja e pozitës së tij në vendin e duhur, duke mos e tepruar e as duke qenë neglizhent ndaj tij -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ai është rob i Allahut dhe i Dërguar i Tij. Se ai është i Dërguari më i mirë mbi sipërfaqen e tokës nga të gjithë të dërguarit e tjerë, zotëriu i të parëve dhe të fundive. Pronari i vendit të lavdëruar (mekamul-mahmud) dhe i liqenit, hauzit në xhenet. Mirëpo përskaj të gjithë kësaj ai është njeri i cili nuk e ka në dorë dëmin dhe dobinë, as për veten e tij e as për të tjerët, veçse çfarë do Allahu, siç thotë dhe Allahu në Kuran: “Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depotë e Allahut (e t’ju sjellë mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregojë se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. ”[21] Gjithashtu në suren Araf thotë Allahu: “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çfarë do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”.[22]

Prandaj edhe i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, vdiq njejtë si profetët tjerë, mirëpo mbeti feja e tij deri në ditën e gjykimit, thotë Allahu në Kuran: “Ti do jesh i vdekur dhe ata do të jenë të vdekur”.[23]

Me këtë kuptohet se nuk e meriton adhurimin dikush tjetër pos Allahut të pa shok, thotë Allahu në Kuran: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”[24]

Kurse në fund kërkojmë mbrojtje prej shejtanit të mallkuar, thotë Allahu në Kuran: ” Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun”.[25]

Allahu na dhashtë bereqet neve dhe juve me Kuranin famëlartë, na bëftë dobi të gjithëve me ajetet e tij dhe përkujtimin e tij të urtë, i them këto fjalë dhe kërkoj falje nga Allahu për mua dhe për ju nga çdo mëkat, kërkoni falje sepse Allahu është Falës, mëshirues.

Për në fund:

Fjala më e bukur është fjala e Allahut në Kuran, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e gjërat më këtë këqija janë gjërat e shpikura, risitë, bidatet. Çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje e çdo humbje e ka vendin në zjarin e xhehenemit.

Robër të Allahut:

Kinie frikë Allahun e Lartmadhëruar, dijeni se prej obligimeve më të mëdha që duhet ti din robi është ta njeh sa më shumë pejgamberin e tij si dhe ta beson atë, të vepron sipas sunetit të tij, ta repsketon atë nga “jashtë” dhe nga “brenda”. Thotë Allahu: “Prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët”.[26]

Pra vëllezër dhe motra dërgoni sa më shumë salavate mbi të dërguarin më të mirë, mbi pejgamberin tonë Muhamedin të birin e Abdullahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. O Allahu lëshoj bekimet dhe mirësit tua mbi të, o Allah je i kënaqur me shokët e tij: Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun si dhe sahabët e tjerë të pejgamberit tonë në përgjithësi. O Allah ndihmoje islamin dhe muslimanët, poshtërsoe shirkun dhe mushrikët, ndihmoji robërit e tu të drejtë që të të njëhsojnë Ty, o Allah kërkojmë prej Teje të na falësh në dunja dhe ahiret, o Allah kërkojmë mbrojtje prej Teje nga vështirësitë e belave, nga përfundimi i keq, caktimi i keq, nga poshtrimi i armiqve. O Allah ne kërkojmë mbrojtje me Ty që të mos na largohen begatitë e Tua, shëndetin që na e ka dhënë, nga dënimi i papritur si dhe nga hidhërimi i Tij.

O Allah o Zoti ynë, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtarët qofshin ata të gjallë apo të vdekur. Na fal neve, të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, mbroi ata nga dënimi në varr dhe nga dënimi i xhehenemit, më mëshirën Tënde o Mëshirues,Mëshirbërës. Allahu thotë në Kuran: “ “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”[27]

Robër të Allahut, Allahu thotë në Kuran: ” Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.”[28] Përmendeni Allahun e madh që Ai tju përmend juve, falenderoni Atë që tua shton të mirat, pasi që të përmendurit e Allahut është diçka e madhe Allahu e din çfarë punoni!



Përktheu: Nexhat Ceka

[1] Llokman:33.

[2] Ali Imran:102.

[3] Tegabun:8.

[4] Mutefekun alejhi.

[5] Enfalë:20.

[6] Hashr:7.

[7] Transmeton Buhariu.

[8] Transmeton Buhariu.

[9] Transmeton Ahmedi, Buhariu mualekan(pa përmendjen e zinxhirit ),ndërsa hadithi është hasen - i mirë.

[10] Ali Imran:31.

[11] Araf:158.

[12] Transmeton Buhariu.

[13] Teube:24

[14] Mutefekun alejhi.

[15] Fet’h:9.

[16] Ahzab:56.

[17] Transmeton Muslimi.

[18] Transmeton Tirmidhiu e të tjerët ndërsa hadithi është i besueshëm.

[19] Nisa:59

[20] Nisa:65

[21] Enam:50

[22] Araf:188

[23] Zumer:30

[24] Enam:162-163

[25] Ahzab:21

[26] Nur:63

[27] Bekare:201



[28] Nahl:90
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kuptimi i dëshmisë “Muhamedi është i Dërguari i Allahut” dhe obligimet e umetit islam ndaj saj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: