Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Ç’DUHET BËRË BESIMTARI KUR I LIND FËMIJA?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12687
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: Ç’DUHET BËRË BESIMTARI KUR I LIND FËMIJA?    Sun 02 Oct 2011, 21:26

Ç’DUHET BËRË BESIMTARI KUR I LIND FËMIJA?






Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që pasuan rrugën e tij deri në Ditën e Fundit.

Në vijim do të mundohemi t’i cekim disa sunete për të cilat na ka udhëzuar i Dërguari ynë Muhamedi - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se ç’duhet të bëjë besimtari kur t’i lindë fëmija. Sunete të cilat disa praktikohen, disa janë harruar, disa aspak nuk janë praktikuar, disa prej tyre sot shkenca po na i zbulon etj, kurse neve si pasues të shëmbëlltyrës më të lartë njerëzore që ka ecur ndonjëherë mbi sipërfaqen e kësaj toke Muhamedit, jemi të obliguar t’i njohim e t’i praktikojmë sa më mirë.

A - Ç’duhet të bëjë besimtari kur t’i lind fëmija?

1. Është e pëlqyeshme që të përgëzohet, t’i jepet “myzhde” prindit të cilit i ka lindur fëmija, thotë Allahu në Kuran: Ne e përgëzuam atë me Is’hakun, e pas Is’hakut Jakubin”.(Hud:71) Kurse në ajetin tjetër thotë: Allahu të përgëzon ty me Jahjanë”. (Ali Imran:39)

2. Është e pëlqyeshme t’i këndohet ezani në veshin e djathtë, kurse ikametin në veshin e majtë[1]. Hadithin e ezanit e përcjell Ebu Rafiu -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut - paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke e kënduar ezanin në veshin e Hasenit, djalit të Aliut pasi e kishte lindur vajza e tij Fatimeja”.[2]

3. Është e pëlqyeshme që fëmijës së porsalindur t’i fërkohen buzët me hurma të përtypura, nga ndonjë njeri i devotshëm apo nga vetë familjarët e tij, kjo bazuar në hadithin e Ebu Musa el-Eshariut - Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Kur më lindi mua fëmija, shkova me të tek i Dërguari i Allahut, e ai e emëroi Ibrahim, pas kësaj e mori një hurmë e përtypi dhe pastaj e fërkoi gojën e fëmijës me hurmë”.[3]

B – Ç’duhet bërë në ditën e shtatë pas lindjes së fëmijës?

1. Është e pëlqyeshme t’i rruhen flokët fëmijës (ose t’i shkurtohen që mos të dëmtohet) dhe pastaj ato flokë peshohen, pesha e tyre në gram jepet sadaka në vlerën e argjendit (p.sh. nëse flokët peshojnë 2 gr. jepet sadaka në të holla aq sa bëjnë 2 gr. argjend), kjo vlen vetëm për djemtë e jo për vajzat. Kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur i tha Fatimes kur i lindi Haseni: Qethjani kokën dhe jepni sadaka sa vlera e argjendit për flokët e tij e më pas shpërndava atë pasuri të varfërve”. Ndërsa unë i mata flokët e tij (Hasenit) të cilat peshonin dy gr. ose disa gr. [4]

Po ashtu hadithi të cilin e përcjell Semure Allahu qoftë i kënaqur prej tij ku thotë: Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Çdo fëmijë është peng e akikës së tij, theret akika për të në ditën e shtatë, po në atë ditë i vendohet emri, si dhe në këtë ditë i rruhen flokët”.

3. I vendohet emri në ditën e shtatë kjo është më e mira, mirëpo emri mund t’i vendohet qysh në ditën e parë ose të tretën deri në ditën e shtatë, ose pas ditës së shtatë, kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili thotë: Çdo fëmijë është peng e akikës së tij, pritet akika për të në ditën e shtatë, po në atë ditë i vendohet emri, si dhe në këtë ditë i rruhen flokët “. Po ashtu fjala e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem: Mbrëmë mua më lindi një fëmijë dhe unë e emërova me emrin e babait tim (babait të profetëve Ibrahimit)”.[5] Prandaj prindërit duhet që fëmijës t’i vendosin një emër të mirë, pasi që me ato emra do të thërriten në ditën e gjykimit.

2. Është obligim synetimi i djemve, preferohet që sunetimi të bëhet në ditën e shtatë, siç thotë i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: Pesë gjëra janë prej fitres (natyrshmërisë njerëzore): Sunetimi, heqja e qimeve në pjesët e turpshme, shkurtimi i mustaqeve, prerja e thonjve, heqja e qimeve nën sqetulla.”[6] Po ashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur i erdhi një njeri dhe i tha: O i Dërguari i Allahut e pranova islamin. – i tha: “Hiqi qimet e kufrit (nën sqetulla dhe në pjesët e turpshme dhe merr gusëll) dhe bëhu sunet”.[7] Për kohën e sunetimit disa dijetarë kanë thënë se mirë është të bëhet në ditën e parë të lindjes, disa tjerë kanë thënë se lejohet edhe më vonë deri sa të afrohet koha e pubertetit, kurse mendimi më i saktë është se synetimi duhet bërë në ditën e shtatë. Të mos harrojmë se synetimi është obligim për meshkujt sipas shumicës së dijetarëve islam.

C – Akika dhe rregullat e saj:

Akika – është therja e kurbanit për fëmijën e porsalindur, akika është sunet i fortë, madje sipas një mendimi të dijetarëve edhe obligim, për fëmijët meshkuj priten dy dele kurse për fëmijët femra pritet një kurban, kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë: “Për çdo fëmijë ka akika, andaj therni kafshë për ta dhe hiqjani flokët”.[8] Gjithashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, theri për Hasanin dhe Husejnin nga dy dele për secilin.[9] Transmetohet se i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Pritni dy dele të barabarta për djalë dhe një dele për vajzë”.[10]

Koha e saj: Akika bëhet në ditën e shtatë kjo bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili thotë: “Për secilin fëmijë që lind, akika theret për të në ditën e shtatë”.[11] Duhet ditur se ato dispozita që vlejnë për kurbanin vlejnë edhe për kurbanin e akikës, vetëm se në kurban Bajram në të njëjtën kafshë mund të marrin pjesë më shumë vetë, gjë e cila nuk vlen për kurbanin e akikës, andaj në qoftë se e ther një lopë kjo vlen vetëm për një fëmijë, e jo për shtatë persona siç është rasti i kurbanit të Bajramit.

Akika theret edhe për fëmijën i cili vdes në barkun e nënës, që i ka mbushur katër muaj, njashtu edhe i vendohet edhe emri.

D – Obligimet e prindërve ndaj fëmijëve të tyre:

1. Prindërit e kanë për obligim t’i edukojnë fëmijët e tyre sipas edukatës islame, sepse Allahu i ka bërë ata që të lindin në natyrshmërinë e islamit, thotë i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e islamit, ndërsa janë prindërit e tij që më vonë e bëjnë të krishterë, çifut ose zjarrëputist”.[12]

2. Fëmija urdhërohet të fal namaz qysh në moshën shtatëvjeçare siç tregohet në hadithin e saktë profetik .

3. Prindërit obligohen tua mësojnë fëmijëve hallallin dhe haramin kur të hynë në pubertet.

4. Fëmija duhet mësuar ta dojë Allahun, të Dërguarin e Tij, leximin e Kuranit si dhe ta pasojë në jetën e tij shëmbëlltyrën më të lartë njerëzore Muhamedin -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

5. Duhet t’i mësohet njësimi i Allahut, ta dijë se Ai e mbikëqyrë vazhdimisht, jetëpërshkrimi i Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, madje edhe i profetëve të tjerë, të edukohen të bëhen të devotshëm, t’i mësohet se çfarë vlere ka vëllazëria në islam, të jetë i sjellshëm, i butë, i mëshirshëm, i guximshëm.

6. Të edukohet që të mos gënjejë, të mos kacafytet me shokët e tij, të mos shahet, të mos degjenerohet, duke e këshilluar se të gjitha këto janë vese tepër të ulëta.

7. Të ndalohet të ndjek çdo shembull tjetër përveç Muhamedit -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, edukata dhe sjellja e të cilëve bien ndesh me edukatën e shëndoshë islame, të edukohet që mos të shpenzojë në gjëra të ndaluara, por edhe të mos e teprojë në ato të lejuarat.

8. T’i këshillojmë vazhdimisht që të mos shoqërohen me njerëzit e paedukuar, pra t’i largojmë nga shoqëria e keqe, pasi që çdoherë fëmija në sjelljen e tij pos prindërve të tij, ndikohet më shumë nga shoqëria e tij e afërt.

9. T’i mësohet fëmijës rëndësia e respektimit të prindërve, familjarëve, vëllezërve, motrave, farefisit, komshiut, të moshuarve dhe nevojtarëve, mësuesve edukatorëve etj.

10. Më në fund duhet ta dijë se Allahu ia ka dhënë këtë fëmijë dhe ai mund t’ia merr .

E – Shkaqet të cilat çojnë në devijimin e fëmijëve:

1. Divorci i prindërve shpesh sjellë deri tek prishja e familjes dhe kjo çon deri në degjenerimin e fëmijëve të tyre.

2. Mos shfrytëzimi i kohës së lirë të tyre (gjatë pushimeve verore dhe dimërore) me aktivitete të dobishme e të hairit (kurse Kurani, mësime fetare, marrja me sport, pikniqe me shoqëri të mirë, bashkëpunimi në kryerjen e punëve të shtëpisë, kopshtit, etj.)

3. Lejimi i tyre që të ndjekin e të shohin seriale kriminalistike e të degjeneruar, të cilët ndikojnë me të madhe tek ata.

4. Moskujdesi i prindërve për edukimin e tyre në përgjithësi duke i lënë ato që t’i edukojë lagjja, shkolla apo rruga dhe mediet. Të gjitha këto sjellin që fëmija t’i konsiderojë të gjitha veset nga të cilat vuajnë rinia si gjëra normale siç janë: pirja e duhanit, alkoolit, lidhjet e paligjshme ndërmjet gjinive të kundërta qysh në fëmijëri.

Prandaj këshillohen prindërit që të merren seriozisht me këtë çështje, pasi që çdo prind do të merret në llogari se si e ka edukuar fëmijën e tij, e jo sa ka harxhuar për të, sa a e ka shkolluar atë, sa është munduar që ai të avancohet në jetën e tij etj, pasi që i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë për prindërit dhe udhëheqësit: “Çdonjëri prej jush është bari dhe çdokush prej jush do të pyetet për kopenë e tij, prijësi është bari e ai do të merret në llogari për kopenë e tij, burri është bari i familjes së tij, e ai do të merret në llogari për të, gruaja është bareshë për shtëpinë e saj, e ajo do të merret në llogari për kopenë e saj, skllavi është bari për mallin e zotërisë të tij (sot punëtori apo i punësuari për vendin, institucionin ku punon) edhe ai do të merret në llogari për kopenë e tij, çdokush prej jush është bari dhe do të pyetet për kopenë e tij”.[13]

Këtë këshillë ia kushtoj çdo prindit besimtarë i cili dëshiron që shoqëria jonë të ketë një të ardhme të shëndoshë, me perspektivë, që të ndërtojmë një rini në mes dy shtyllave që e bëjnë një komb apo një civilizim përparues dhe të shëndoshë në brendësinë e tij, madje në shtylla në të cilat kanë thirrur të gjithë profetët e njerëzimit në to, e ato janë: Besimi i shëndoshë në një Zot të vetëm dhe moralet e larta, të cilat sot po i rrënojnë edhe popujt më të zhvilluar, pikërisht këto dy shtylla, humbja apo zbehja e këtyre dy tipareve bazë, thotë i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: Nuk është dërguar ndonjë profet përveçse për dy gjëra: Që njerëzit ta adhurojnë Zotin e tyre duke mos i shoqëruar asgjë në adhurim dhe të përsosin moralin e njerëzve”.





[1] Kurse për ikametin në veshin e majtë ka dy hadithe njeri prej tyre është i sajuar, e tjetri është i dobët sipas dijetarëve që verifikojnë hadithet, shikoni në “Silsiletu ehadithu daife” të shejh Albanit. Ibën Bazi gjatë komentimit të “Zadul-mead” 2/333,thotë:”Ikameti përcillet në hadithe që zinxhirin e tyre nuk e kanë në rregull, mirëpo një vepër e tillë përcillet nga disa prej selefit”.


[2] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasenu-sahih, ndërsa Albani thotë se hadithi është i mirë në “Sahihu Tirmidhi” nr. 1514.


[3] Transmeton Buhariu dhe Muslimi, kurse Buhariu shton në këtë transmetim edhe fjalët: “Dhe e luti Allahun që fëmija të jetë i bereqetshëm”.


[4] Transmeton Ahmedi, Taberaniu në “El-kebir”, Bejhakiu në Sunenin e tij kurse zinxhiri i hadithit është i mirë, Albani hadithin e bënë të mirë në “Sahihu Tirmidhi” , si dhe në “Irvau-galil” .


[5] Transmeton Muslimi


[6] Transmeton Buhariu dhe Muslimi


[7] Transmeton Ebu Davudi, hadithi është i mirë.


[8] Transmeton Buhariu


[9] Transmeton Ebu Davudi, Albani e saktëson në “Sahih ebu Davud” nr. 2841.


[10] Transmeton Ebu Davudi, Albani e saktëson hadithin në “Sahih Ebu Davud” nr. 2834.


[11] Transmeton Buhariu


[12] Transmeton Buhariu dhe Muslimi

[13] Transmeton Buhariu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ç’DUHET BËRË BESIMTARI KUR I LIND FËMIJA?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: