Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 “DITA E GJATË”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12702
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: “DITA E GJATË”    Mon 28 Nov 2011, 22:37

“DITA E GJATË”



Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveçse Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,




Njerëzit në këtë botë jetojnë të shkujdesur dhe me shpresa të gjata. Prandaj, rikujtimi i shpirtit për realitetin e udhëtimit të tij është i domosdoshëm, me qëllim që ta ndërtojë ahiretin me dynjanë dhe ta shfrytëzojë të tashmen për të ardhmen. Allahu e bëri bindjen në ditën e Kiametit prej shtyllave të besimit dhe na mësoi se do të vijë një ditë ku të gjitha krijesat do të zhduken: "Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket". Rahman 26. E pastaj do të vijë një ditë tjetër ku Allahu do t'i ringjallë të gjitha krijesat prej varrezave, e i pari prej tyre do të ringjallet profeti jonë Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem. Të gjithë do të ringjallen të zhveshur, këmbëzbathur, të pa bërë synet: "Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë". Enbija 104. I pari i cili do të vishet prej krijesave do të jetë Ibrahimi, alejhi selam, njerëzit e mirë do të vishen me rroba fisnike, ndërsa të shëmtuarit do të vishen me rroba prej hekurit të shkrirë. Tubimi i tyre nuk do të jetë në këtë tokë dhe këta qiej, por do të jetë në tokën e mahsherit. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: O i Dërguar i Allahut, ku do të jenë njerëzit atë ditë? - U përgjigj: "Mbi urën e Siratit (ura që kalon mbi xhehenem)".

Nuk do të përjetojnë robërit asnjëherë ditë më të vështirë se kjo ditë. Allahu e përshkroi këtë ditë si të vështirë e të rëndë, ku flokët e fëmijës do të thinjen, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do të shihen si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, shikimet e tyre do të jenë të shtangur, pa lëvizje fare, nuk do të flet asnjëri prej tyre, do të ikë njeriu prej të dashurve të tij, prej nënës, babait, fëmijës, gruas, ndërsa mëkatari do të dëshirojë që edhe më të dashurit e tij të hynë në xhehenem, e ai të shpëtojë: "Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (në jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte". Mearixh 11-14.



Toka do të dridhet e do të bëhet copë e thërrime, kodrat do të lëvizin, toka e kodrat do të ngrihen lart e do t’i mëshojnë njëra tjetrës me një të goditur shkatërrimtare, kodrat do të bëhen rërë rrëshqitëse dhe do të bëhen si leshi i shprishur, kurse toka do të sheshohet nga rrënimi i maleve. Detet do të përzihen dhe do të vlojnë si zjarr flakërues, qielli do të bën një tronditje të fortë e do të çahet për shkak se atë ditë është i rraskapitur, e pastaj do të bëhet i kuq si vaj i shkrirë, yjet do të rrëzohen, dielli do të mblidhet e do të humbë shkëlqimin së bashku me hënën, ndërsa toka do të errësohet: "Por, kur sytë t’i verbohen dhe të zihet Hëna dhe Dielli e Hëna të bashkohen". Kijame 7-9. Atë ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara, egërsirat do të tubohen dhe shpirtrat do të bashkohen (me trupat), fletët do të shpërndahen, xhehenemi do të flakërojë, xheneti do të afrohet, edhe melekët nga të gjitha anët do të jenë të pranishëm në dijeni dhe llogari para Allahut, me zërin e tyre do ta lavdërojnë Allahun dhe të gjithë do të jenë të frikësuar nga pamja e tyre madhështore dhe zëri lavdërues. Atë ditë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur për këtë ditë. Do të shpalosen zemrat e fshehtësitë, mëkatari do të pendohet për mëkatet e bëra dhe do të shpresojë që asnjëherë mos t'i kishte vepruar dhe afruar atyre. Njerëzve nuk do t'ju lejohet që të flasin dhe as të arsyetohen për veprat e tyre: "Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar". Murselat 35-36.

Gjendja e njerëzve të mirë dhe besimtarëve:

Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore, të qeshura e të gëzuara. Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që do t’i mbulojë errësira. Dielli me ngrohtësinë e tij do tu afrohet njerëzve me largësi prej vetëm një miljesh, e nuk do të ketë aspak hije, pos hijes së Arshit të Allahut, Zotit të botëve, disa do të jenë nën hijen e Tij e disa në diellin e nxehtë, të ngushtuar dhe të përplasur në njëri-tjetrin, duke i kapluar etja për ujë, e djerset do tu rrjedhin për tokë, e do t'i mbulojnë disa deri në zokth të këmbëve, e disa deri në gjunj, e disa deri në fyt, varësisht nga veprat e tyre. Profeti, alejhi selam, thotë: "Mundimet dhe mërzit e njerëzve do të arrijnë atë ditë aq shumë sa nuk do të mund t'i përballojnë".

Gjendja e mëkatarëve dhe jobesimtarëve:



Mëkatari atë ditë do të pendohet fort për mos kryerjen e adhurimeve në dynja dhe prej pikëllimit të madh do të hajë gishtat e duarve të veta. Allahu, azze ue xhel, thotë: "Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: "Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!". Furkan 27-29. Mëkatari do ta urrejë veten, familjen, shokët dhe çdo dashuri të cilin nuk e kishte bazuar mbi baza fetare do ta shndërron në armiqësi.



Sunduesit e botës nuk do të kenë më sundim pos nënçmim, ngase do të jenë më të vegjlit në formë dhe më të përulurit në atë ditë dhe në atë vend. Atë ditë shumëfishohet padrejtësia e dynjas, ashtu siç na njofton Profeti, alejhi salatu ue selam: "Padrejtësia ditën e Kiametit shumëfishohet". Njerëzit do të hakmerren, dëmbërësi do t’i kthejë padrejtësitë me dhurimin e të mirave tek i dëmtuari dhe do t’i marrë të këqijat, po ashtu edhe kafshët do të hakmerren mes veti (siç dëftojnë për këtë disa hadithe se kafsha pa brirë do të hakmerret ndaj kafshës me brirë). Njerëzit më të këqij ditën e Kiametit do të jenë njerëzit me dy fytyra, të cilët disave u janë paraqitur me një fytyrë, e disa të tjerëve me fytyrë tjetër. Kush e shpëton një të brengosur (ia largon brengat), Allahu ia largon atij një brengë prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson dikujt një çështje që i është vështirësuar, Allahu ia lehtëson atij në këtë botë dhe në ahiret (botën e ardhshme). Kush ia mbulon një të metë vëllait të vet, Allahu ia mbulon atij në dunja dhe ahiret. Njerëzit e drejtë do të ulen në minbera prej drite në anën e djathtë të Allahut. Çdo njeri do të ringjallet ashtu si ka vdekur, nëse ka vdekur në Haxh do të ringjallet duke bërë telbije (duke thënë Lebbejke Allahume Lebbejke), nëse ka vdekur në rrugë të Allahut do të ringjallet dhe ngjyra e tij do të jetë ngjyrë gjaku, kurse era e tij, erë misku. Muezinët atë ditë do të jenë me qafa më të gjata, çdo gjë që e ka dëgjuar ezanin e tij do të dëshmon për të ditën e Kiametit. Çdo njeri atë ditë do të jetë nën hijen e lëmoshës së tij deri sa Allahu të gjykon mes njerëzve. Çdo vepër e robit do të peshohet në peshore, qoftë e madhe apo e vogël, Allahu askujt nuk do t'i bëjë padrejtësi: "Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë". Zelzele 7-8. Fjala elhamdulilah e mbush peshoren, kurse subhanallahi ue bihamdihi subhanallahi el adhim janë të rënda në peshore. Profeti, alejhi salatu ue selam, në një hadith thotë: "Dy fjalë janë të lehta për t’u shqiptuar, të rënda në peshore, të dashura tek Zoti, ato janë: "subhanallahi ue bi hamdihi, subhanallahi el adhim."

Atë ditë librat do të shpalosen, sa prej veprave i ke harruar, sa prej mëkateve që i ke fshehur do të paraqiten, librat do të lexohen, gjymtyrët do të flasin, melekët do të dëshmojnë, po ashtu Allahu do të jetë dëshmitar për të gjitha veprat: "Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë". Junus 61. Pasi që të gjykohet mes kafshëve do të fillon gjykimi mes njerëzve. Umeti i parë i cili do të gjykohet do të jetë umeti i Muhamedit, alejhi salatu ue selam. Po ashtu ky umet do të jetë i pari i cili do të kalojë mbi Sirat dhe i pari i cili do të hyjë në xhenet. Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: "Ne jemi Umeti i fundit, mirëpo të parët ditën e Kiametit".

Allahu, azze ue xhel, ditën e Llogarisë do ta fisnikëron Muhamedin, alejhi salatu ue selam, me një krua (Haud), i cili është i gjerë dhe i gjatë një muaj distancë udhëtim. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, ndërsa era e tij më e këndshme se parfumi (misku). Aty do të shuajnë etjen vetëm besimtarët e sinqertë të këtij umeti, kush pi prej tij nuk do të ndjejë etje më kurrë. Disave prej umetit do t'ju ndalohet afrimi tek Haudi dhe Profetit, alejhi salatu ue selam, do t'i pamundësohet kontakti me ta. Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: "Unë do t'ju paraprijë tek Haudi. Kush vjen, pi, e kush pi nuk do të ndjejë etje më kurrë. Do të më vijnë tek Haudi ca njerëz, që i njoh e më njohin, por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek haudi)…them: O Zot, ata janë shokët e mi. Një melek më përgjigjet: Ti nuk e di se çfarë kanë bërë - shpikur pas teje”.

Me një transmetim tjetër: "Unë do t’ju paraprijë atyre në Haud. Vëni re! Disa njerëz do të largohen nga Haudi im ashtu siç largohet deveja e humbur. I thërras: Ej, ejani! Por (më) thuhet: Ata ndërruan pas teje. Atëherë unë do të them: Larg (meje)! Larg (meje)!”

Shpëtimi prej kësaj dite:

Shpëtimi prej mundimeve të asaj dite fitohet me mëshirën e Allahut e pastaj me vepra të mira. Njeriu i cili neglizhoi urdhrat e Allahut në dynja padyshim se do të pendohet atë ditë, nuk do t'i bën dobi arsyetimi, as falja e pendimi, dhe xheneti ose xhehenemi do të jenë vendbanimi i përhershëm i tij.

Allahu, azze ue xhel, thotë: "O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun". Fatir 5.



Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju robërit e Allahut

Kush është i falimentuari ditën e Kiametit?

I falimentuar atë ditë do te jetë ai i cili vjen me namaz, me agjërim, me zekat, mirëpo filanin e ka ofenduar, filanin e ka sharë, filanit pasurinë ia ka ngrënë padrejtësisht, filanit gjakun ia ka derdh, i merret prej veprave të mira të tij dhe i jepen atyre që i ka bë padrejtësi. Në rast se i harxhohen veprat e mira para se të përfundon gjykimi i tij, i merren mëkatet e atyre që i ka bë padrejtësi dhe i shtohen në llogari të tij, e pastaj hidhet në zjarr të xhehenemit.

Salih el Mërij, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Një ditë në mesditë i vizitova varrezat. I shikoja varret që i përngjanin një popullit memec, që hesht, dhe thash: "I lartësuar qoftë Allahu i cili do t'ju ringjall pas një sprove të gjatë". Papritmas dëgjova një zë i cili vinte nga një prej gropave të varrezave dhe më tha: O Salih: "Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij, pastaj kur t’ju thërrasë Ai, me një të thirrur, ju përnjëherë do të dilni nga toka (të ringjallur)". Rum 25. Salihu tha: Kur i dëgjova këto fjalë më ra të fikët".

Hasan el Basrij, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Janë dy ditë dhe dy net të cilave nuk u përngjan asnjë ditë dhe natë tjetër dhe të gjitha krijesat nuk do të dëgjojnë asnjëherë si ato. Ajo është nata kur do të flesh me banorët e varrezave, ndërsa më herët nuk ke fjetur në një vend sikur se ai dhe nata kur në mëngjesin e saj do të ndodh dita e Kiametit. Kurse ditët që nuk krahasohen me tjera janë, dita kur të vjen përgëzuesi prej anës së Allahut dhe të përgëzon ose me xhenet ose me xhehenem, dhe dita kur do ta marrësh libri tënd, me të djathtën ose me të majtën tënde".

Prandaj o ju robërit e Allahut, përgatituni për atë që ju pret para jush dhe veproni për këtë ditë të gjatë. E lus Allahun të na bëjë prej banorëve të xhenetit dhe të na falë mëkatet e tona, të prindërve tanë dhe të gjithë muslimanëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
“DITA E GJATË”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: