Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Përmendja e Allahut dhe namazi i natës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12702
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: Përmendja e Allahut dhe namazi i natës    Sat 03 Dec 2011, 23:49

Përmendja e Allahut dhe namazi i natës


Zoti, me cilësinë e Tij “el-Haj”, i ka dhënë jetë të gjitha krijesave. Në fakt në gjithësi nuk ka asnjë gjallesë apo send që mund të cilësohet si jofrymore. Edhe pse gjallëria e tyre shihet se përshtatet vetëm bimëve, kafshëve dhe njerëzve, nëse lëvizjen e lëndëve brenda një atomi e shohim me një sy tjetër, mbesim të mahnitur nga gjallëria që ka një materie jofrymore. Kjo është
e dukshme nga qeniet më të vogla, deri tek ato më të mëdha. Çdo qenie, e gjallë apo jo, e njeh Krijuesin e saj, i cili i ngarkoi ato përjetësisht me detyrën e dhikrit. Prandaj, të gjitha qeniet e njohin Zotin dhe e adhurojnë Atë sipas mënyrës së tyre.
Jofrymorët, insektet dhe kafshët gjithashtu e njohin Profetin dhe pejgamberët e tjerë. Kjo shihet vazhdimisht në mrekullitë Pejgamberore. Ata, me dhuntinë e Zotit, thuajse u japin shpirt
qenieve pa jetë si: gurit, drurit apo sendeve tjera të ngjashme. Kjo është arsyeja që gurët në dorën e Ebu Xhehli (Ebu Cehlit) janë shfaqur si mrekulli e Pejgamberit, kanë vërtetuar thëniet e Tij dhe e kanë adhuruar Zotin. Bastuni në dorën e Musait u kthye në gjarpër dhe e frikësoi Faraonin. Gjithashtu në një kohë, Këzëlldeniz i ka hapur rrugën Musait dhe shokëve të tij duke iu përulur në këtë mënyrë urdhërit hyjnor. Nga ana tjetër, kur erdhën Faraoni dhe ushtarët e tij, ai i njohu dhe i shkatërroi ata. Pema e hurmës në Xhaminë e Profetit ka qarë nga malli dhe dashuria për
Pejgamberin (s.a.s.). Veçanërisht shumë kafshë janë ankuar tek Pejgamberi (s.a.s.) për dhunën që ushtronin pronarët e tyre. Mevlana e shpreh bukur bindjen ndaj urdhërit hyjnor të qenieve jofrymore nëpërmjet shprehjeve të mëposhtme:
“A nuk shikoni? Retë, dielli, hëna dhe yjet, të gjitha lëvizin sipas një rregulli. Secili nga këto yje të panumërta lind në kohën e duhur dhe secili prej tyre as nuk ngelet prapa dhe as ecën
përpara në kohën e vet. Si është e mundur që këto mrekulli nuk i njohëm dhe nuk arritëm t’i kuptonim si mrekulli të Pejgamberit (s.a.s.)? Ato bënë të kuptimtë gurin dhe bastunin. Shikoji këto dhe krahasoji jofrymorët e tjerë me bastunin dhe me copat e gurëve të tjerë. Përulja dhe nënshtrimi i copave të gurit ndaj Pejgamberit (s.a.s.) dhe i bastunit ndaj
Musait (s.a.s.), tregon se si të gjitha qeniet që i mendojmë si të pashpirt, i përulen urdhërit të Zotit.
Ata thonë: “Ne e njohim Allahun dhe i përulemi Atij. Ne nuk jemi gjëra boshe të krijuara rastësisht. Të gjithë i ngjajmë Kizildenizit, ai duke qenë det, i njohu dhe i ndau Bijtë e Israilit me
Faraonin që do mbytesh.
”Çdo gur dhe pemë në çdo vend që të ndodhej sapo të shihte pejgamberin Muhamed (s.a.s.) i jepte selam. Ja pra, ta dish se çdo gjë që ti e di si jo të gjallë, ajo në fakt ka shpirt! Jo vetëm njerëzit dhe xhindët, por edhe kafshët, madje të gjitha gjallesat e planetit deri tek sendet, e njohin Pejgamberin (s.a.s.) dhe krijuesin e kësaj gjithësie. Me një mënyrë të fshehtë hyjnore i përulen Atij me dashuri dhe pa kushte. Përkundrejt të fshehtës së provimit në këtë jetë, perdja e fshehtësisë e vënë në syrin e njeriut, shumë herë bëhet pengesë për dallimin e kësaj. Është shumë domethënës ky hadith i Pejgamberit (s.a.s.):
“Xhindët dhe njerëzit, me përjashtim të atyre që janë kryengritës, të gjitha qeniet që ndodhen në tokë dhe në qiell e dinë se Unë jam i dërguar i Allahut.” (Ahmed bin Hanbel,Musned III 310)
Kjo tregon se të njohësh dhe t’i përulesh Allahut dhe Pejgamberit (s.a.s.) nuk i takon vetëm njeriut. Përkundrazi krijesat e tjera, mund të thuhet se janë në një shkallë më të lartë për sa i përket
kësaj çështjeje. Allahu Teala e tregon kështu, këtë të vërtetë në gjallesat e tjera: “...Ne i nënshtruam malet dhe shpendët që bashkë me Dautin të thurnin lavde (për
Allahun) Ishim Ne që i bënim këto.” (El-Enbija, 79) Zoti në ajetet e Tij, na njofton se i zgjon të paditurit, çdo gjë që ka krijuar e njeh Zotin
dhe e adhuron Atë me gjuhën e vet jashtë konceptimit tonë. Nëse dëshiron të dëgjosh dhikrin e gjithësisë kjo mundësohet vetëm me një jetë të sinqertë robërore të përkushtuar adhurimit, dhikrit
dhe tesbihateve në përfundim të së cilës shpirti kthjellohet dhe duke i hequr perdet e turbullta të pavetëdijes arrin të përqendrohet tek bota e vërtetë dhe reale. Edhe biseda e Junus Emres me lulen e verdhë rrjedh nga kjo situatë. Është ky tregim i Aziz Mahmud Hudajit, shokut të ngushtë të Allahut, që shpreh mjaft qartë dhe bukur faktin se edhe bota e insekteve merret me dhikër:
Një ditë Uftade doli për një takim së bashku me nxënësit e tij në një lëndinë. Të gjithë dervishët i sollën nga një buqetë me lule mësuesit të tyre, si për të çuar në vend fjalën e tij, lule të cilat ishin mbledhur në vendet më të bukura të lëndinës, por në dorën e Kadi Mahmud Efendiut kishte vetëm një lule të tharë me bisht të këputur. Pasi të tjerët i dhuruan me gëzim lulet mësuesit
të tyre, Kadi Mahmud, përkuli trupin dhe i dhuroi Uftadës këtë lule të thyer. Uftada, mes shikimeve me shqetësim të nxënësve të tjerë, pyeti:
- Biri im Mahmud! Pse më solle një lule të tharë e me bisht të thyer, ndërkohë që të tjerët sollën buqeta me lule?
Kadi Mahmudi duke ulur kokën me respekt u përgjigj:
- Zotëri! Çfarëdo që t’ju dhuroj është pak. Çdo lule që desha ta këpusja ishte duke adhuruar Zotin “Allah, Allah”. Nuk më bëri zemra t’i pengoja dhe duke mos pasur zgjidhje
tjetër, u detyrova të sjell këtë lule që kisha në dorë.
Mevlana shprehet:
“Sulltani i zogjve është lejleku. Çfarë janë “lek-lek”-ët e tij, a e di? Kjo do të thotë: Hamd-u lek, Shukr-u lek, Mulk-u lek etj. Mustean! ( falëndërimi është i yti, shyqyri është i yti, pasuria është e jotja, o Zoti im, që pret ndihmë prej vetes!”
Muhidin Arabi (Muhittin Arabi) shprehet:
“Të gjitha qeniet e adhurojnë Zotin në formën e tyre. Por qeniet janë në shkallë të ndryshme.
”Më të pavetëdijshmit në mesin e krijesave janë sendet, pasi nuk kanë nevojë për ushqim dhe frymëmarrje. Pas sendeve vijnë bimët, tek të cilat fillojnë kërkesat dhe nevojat, sepse ushqimet që marrin nga toka, uji dhe dielli i përcjellin sipas një urdhëri hyjnor duke nxjerrë në pah lule shumëngjyrëshe, gjethe dhe frute. Më pas vinë kafshët funksionet jetësore të të cilëve janë më të zhvilluara sesa tek bimët.
Prandaj edhe nevojat e tyre janë rritur. Është rritur nevoja individuale.Nevojat e njerëzve nuk kanë të sosur. Dëshirat e zjarrta vetjake, imagjinare dhe ditore e bëjnë atë të jetë i pavetëdijshëm:
Në Kuran thuhet: “O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar, i cili të krijoi ty, të dha përmasa të rregullta dhe të harmonizoi, dhe të ka mbrojtur në çfarëdo forme që ka dashur.” (El-
Infitar, 6-Cool Konceptimi në mënyrë të saktë i të fshehtave dhe mirësive në gjithësi është një dukuri që lidhet vetëm me thellimin në botën shpirtërore. Një besimtar që sheh botën dhe qiellin me syrin e zemrës, e dallon se zemra është mbushur me një ndjenjë të veçantë shpirtërore. Kurani Kerim tregon se çdo gjë që ndodhet në tokë nga më e vogla e deri tek më e madhja, e adhuron Zotin. Kështu e përcakton sexhden që bëjnë qiejt, toka, malet, pemët, dielli, hëna, yjet dhe shkreptimat, kafshët, gurët madje edhe hijet që bien në tokë:
“Allahut i përulet ne sexhde gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, me hir e me pahir, si dhe hijet e tyre i përulen në mëngjes dhe në mbrëmje.” (Er-Rrad, 15)
“A nuk e vërejnë ata se si të gjitha ato që i ka krijuar Allahu, hija e tyre anon djathtas dhe majtas, duke iu falur dhe duke iu përulur Allahut.” (En-Nahl, 48)
Ajetet paraqesin para nesh një pamje tepër të mahnitshme. Në këtë atmosferë sexhdet së bashku me hijet e njerëzve formojnë sende dyshe, ku njëra është e qenies, ndërsa tjetra e hijes së
saj. Çdo thërrmijë e gjithësisë, me besim apo pa besim, të gjitha së bashku ulen në sexhde për adhurimin e Zotit dhe i futen punës për të kryer detyrën e tyre para Zotit, ndërkohë që e gjithë
gjithësia, madje edhe të paditurit dhe mohuesit i dorëzohen fuqisë së Zotit me pafuqishmërinë e tyre është një fat i keq që të pavetëdijshmit vazhdojnë të jetojnë të pavetëdinë dhe habinë e tyre
misterioze! Të papërgatiturit dhe të pavetëdijshmit që besojnë në zota të tjerë përveç Allahut, nuk e
dinë se e gjithë qenie e tyre deri në mbërritje në hyjen e sendeve që adhurojnë në fakt nuk bën gjë tjetër vetëm se i drejtohet atij Zoti që e mohoi deri në atë çast duke iu bindur kështu edhe pëlqimit dhe rregullit të vendosur! Sa mashtrim dhe humbje e madhe është kjo!
Gjithashtu, në ajete paraqitet një skenë hijesh, sendesh, frymorësh dhe melekësh. Të gjithë e kryejnë detyrën e tyre të thelluar plotësisht shpirtërisht. Shmangia nga adhurimet ndaj
Allahut dhe mosbindja ndaj urdhërave të Tij mbetet një qëndrim që i përket vetëm mungesës së kontrollit dhe habisë njerëzore. Ajetet kuranore duken sikur u përplasen në fytyrë të
papërgatiturve dhe kjo thujase në formë tallëse duke u paraqitur përuljen para Allahut e të gjitha krijesave, madje edhe të hijeve të tyre.
Me të vërtetë, nëse e shohim mjedisin rrethues me një sy kritik, vëmë re se sa e ndryshme është sexhdeja e qiejve që shtrihen drejt thellësive të hapësirës, po ashtu edhe ajo e maleve. Sa
bukur e paraqesin atë mënyrë sexhdeje emocionuese hijet e pemëve, të luleve, të kafshëve dhe njerëzve që bien në tokë djathtas e majtas! Të duket sikur toka është një sexhade e hijes së çdo
qenieje. Ndërsa shiu, duket si një qarje hyjnore, zhurma që vjen prapa shkreptimave duket si një britmë që vjen nga shpirti i qiellit.
Vetë krijesat në tokë dhe në qiell janë udhëzues i mrekullueshëm për një zemër të ndjeshme, nisur që nga insekti më i vogël sa koka e gjilpërës e deri tek kafshët e mëdha, çdo lutje
e bërë prej tyre nuk është tjetër veçse një tregues i fuqisë hyjnore. Zërat melodioz të dalë nga shpirtrat e vegjël të bilbilave, “hu hu”-të e zogjve, “lek- lek”-
të e lejlekëve janë tesbihë emocionues për shpirtrat e ndjeshëm. Allahu Teala thotë:
“A nuk e sheh se, në të vërtetë, Allahut i përulen në sexhde ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, edhe Dielli, edhe Hëna, edhe yjet, edhe malet, edhe drurët, edhe kafshët, dhe shumë nga
njerëzit (mysimanët)? Por ka shumë njerëz (mohues) që meritojnë dënimin. E atë që e poshtëron Allahu askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Allahu, me të vërtetë, bën
çfarë të dëshirojë.” (El- Haxhxh, 18)
Siç shihet, qeniet, madje edhe sendet e adhurojnë Zotin. Për fat të keq, një pjesë e njerëzve do u nënshtrohen dënimit të tmerrshëm pasi nuk e kanë mësuar adhurimin ndaj Allahut.
Me të vërtetë, çdo gjë në botë që nga më e vogla e deri tek më e madhja, e njeh Zotin, madje edhe zogjtë i dinë lutjet dhe adhurimet, malet, rrugët vazhdojnë të përmendin Allahun. Nisur nga
kjo, është një humbje e madhe që nuk mund të pajtohet me natyrën e përkujdesshme njerëzore që vetë njeriu të mos i thërrasë vetes dhe të mos marrë mësim nga një program i tillë domethënës
përkundrejt një pamjeje të tillë mahnitëse.
Padyshim që rruga e zakonit hyjnor tregon se robi nuk e harron Zotin. Në çfarëdo drejtimi të kthehen besimtarët e devotshëm shikojnë dritën e adhurimit të Tij, dëgjojmë tesbihët e
bëra për Të. Edhe ne, sa herë ta kujtojmë Zotin në këtë botë, aq më afër Tij jemi nesër në Ahiret. Të kujtosh Zotin do të thotë të jetosh me shpirt të pastër, të vdesësh me besim dhe të
arrish në qetësinë e përhershme, pasi kush e harron Zotin humbet në tmerrin e pasigurisë dhe vetëm me vdekje zgjohet nga padituria. Por atëherë çdo gjë përfundon me një pesimizëm të
madh.
Në Kuran thuhet:
“Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut).” (El-Hashr, 19)
Kur njëri nga sahabet tha: ''O Pejgamber i Zotit! Rregullat Islame u shtuan. Më thuaj një gjë që për ta fituar me lehtësi pëlqimin e Zotit dhe lumturinë e Ahiretit, dhe unë do ta bëj.
”Pejgamberi (s.a.s.) u përgjigj:
“Gjuha të jetë e lagur përherë me tesbihin e adhurimit të Zotit.” (Tirmidhi, Deavat 4, Ibn Maxhe Edeb 53)
Të adhurosh Zotin, nuk është të përsëritësh fjalën Allah vetëm si fjalë. Dhikri vlen vetëm kur gjen vend në zemër që është qendra e ndjeshmërisë njerëzore. Ja pra, një dhikër i këtij lloji
tregon dashuri ndaj robërisë së Zotit.
“Po! Ti je Zoti ynë!” dhe me këtë mos ta harrosh kurrë Zotin. Të mos përmendësh Allahun është një rrezik i madh. Zoti na këshillon në shumë
drejtime. Për më tepër edhe Musain dhe Harunin, që ishin si pejgamberë i porositi me këto fjalë
kur i dërgoi tek Faraoni: “Ti dhe vëllai yt, shkoni me mrekullitë e Mia dhe mos reshtni së më përmenduri.” (Taha, 42)
Ai ka dëshiruar që ky të jetë një shembull për ne. Rruga që do t’i shpëtojë zemrat e besimtarëve nga tmerri i pasigurisë dhe do t’u hapë
rrugën për të fituar pëlqimin hyjnor, kalon nga adhurimi i vazhdueshëm. Këtu nuk bëhet fjalë për një pjesë kohe apo një sezon, kjo arrihet për një jetë të tërë, duke mbartur emocionin e adhurimit
për çdo frymëmarrje. Vetëm në këtë mënyrë arrihet zgjuarsia shpirtërore.
Allahu Teala në Kuran thotë: “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para
këshillave të Allahut...” (El-Hadidë, 16)
Ky ajet është zbritur për të paralajmëruar një pjesë të sahabëve që, edhe pse në Meke kanë jetuar në një skamje të vërtetë, kanë mbetur të pafuqishëm për shkak se kanë marrë rrisqe të
shumta pas hixhretit. Për këtë arsye edhe ne, duhet të mundohemi që, duke qenë të lidhur shpirtërisht me Zotin, të arrijmë në një fuqi të tillë shpirtërore, që nuk do të mund të lëkundet nga
dëshirat dhe interesat e përkohshme.
Ata që duan të dashurit e tyre i kanë gjithmonë në zemër dhe kurrë nuk i harrojnë, ndërsa një zemër pa dashuri është si një tokë e papunuar. Qëllimi është të duash, pasi arsyeja e ekzistencës është dashuria. Allahu ka dëshiruar të njihet nëpërmjet dashurisë që ka dhuruar duke krijuar kështu botën. Madhësia e dashurisë matet me sakrificën që bëhet për hir të asaj që duhet.
Ja pra, vetë namazi i natës dhe përmendja e Zotit janë nga shembujt më të thjeshtë të saj.
***
Përveç faktit që besimtarët duhet ta përmendin përherë Zotin, nga ana tjetër koha më e frytshme e dhikrit është “seheri”. Allahu Teala, i jep më tepër rëndësi adhurimit të kryer në këtë
kohë të natës në dallim nga të tjerat pasi ta kujtosh Zotin në një kohë të tillë është më e vështirë krahasuar me kohët e tjera. Prandaj kryerja e një adhurimi të tillë në këtë kohë është një tregues i qartë i lidhjes dhe dashurisë që ka robi ndaj Zotit.
Për besimtarët e lumtur, të kënaqur nga vetvetja, Zoti thotë: “Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte e burime, duke marrë atë që
ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punëmbarë. Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).” (Edh-Dharijatë, 15-18)
Gjithashtu Zoti thotë: “I Cili, e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit) dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde.” (Esh-Shuara, 218-219)
Në kohën e zbritjes së këtij ajeti Pejgamberi (s.a.s.) një natë ecte mes shtëpive të ashabëve, kur dëgjoi një zhurmë që i ngjante koshereve të bletëve, më zërat e texhvidit, dhikrit
dhe tesbihateve.
Ja pra, sa më e fuqishme dhe më e rrënjosur të jetë dashuria dhe lidhja hyjnore në zemra, në atë shkallë shfaqet edhe vlera e namazit të natës dhe e tesbihateve. Nga ky këndvështrim
mund të thuhet se namazi i natës dhe tesbihatet janë një takim dhe bisedë me krijuesin e Lartë. Në ajetet kuranore thuhet: “Në një pjesë të natës bëji sexhde Atij dhe natën falju gjatë Atij. Vërtetë që jobesimtarët e duan jetën e këtushme dhe nuk e përfillin një Ditë të vështirë, që do t’ju vijë.” (El-Insan, 26-27)
“Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne.” (Es-Sexhde, 16)
Me të vërtetë, netët për besimtarët, janë një mirësi e veçantë për shkak të qetësisë shpirtërore dhe vlerës së tyre. Kush e di vlerën e kësaj mirësie e gjen rastin e përshtatshëm për
t’iu drejtuar Zotit për t’i pranuar duatë, pikësëpari pas mesit të natës, pra në kohën kur qetësia absolute ka mbuluar gjithësinë. Ashtu sikurse ditët janë kohë pune për sigurimin e ushqimit për
trupin, ashtu edhe netët në syrin e tyre janë rastet për t’i dhënë ushqim shpirtit dhe për ta ndriçuar atë me frytet hyjnore.
Nxënësit pyesin një mik të ngushtë të Zotit për një çështje të cilën nuk e kishin kuptuar:
- Zotëri, shohim përreth që qentë nuk priten për mishin e tyre si disa kafshë të tjera dhe vdesin me exhel. Përveç kësaj, në krahasim me kafshët e tjera, edhe pse lindin shumë, përsëri nuk shtohen. Njerëzit në të shumtën e rasteve presin dele për kurban dhe ushqehen me mishin e tyre. Delet përkundrejt këtij harxhimi në përgjithësi janë qengja të vetëm, por përsëri numri i tyre nuk pakësohet, përkundrazi shumohet. Vallë, cila është urtësia e bereqetit tek delet?
Ai, pasi dëgjoi me kujdes pyetjen dha këtë përgjigje:- Kjo situatë që shohim tek kafshët është një shenjë e qartë e begatisë së kohës së
seherit21. Pasi seherët janë një kohë begatie në të cilën fryti dhe mëshira shprazen si shi i furishëm. Qentë gjatë gjithë natës lehin. Por vetëm në kohën e seherit flenë. Ndërsa delet në
kohën e seherit rrinë zgjuar. Për këtë arsye ato marrin pjesën që u takon nga begatia e kësaj kohe.” Siç shihet, ato të cilët e kalojnë kohën e seherit në gjumë, nuk arrijë të marrin frytin dhe
begatinë ashtu sikurse shirat e begatshëm të prillit që bien në det apo në shkretëtira.
O Zoti im! Mos na ndaj ne, robërve të tu, prej Teje qoftë edhe një frymë! Ndriçoji ditët dhe netët tona me begatinë e dhikrullahut! Na e pastro shpirtin tonë me shirat e begatshëm të
seherëve! Na mundëso të gjithëve të marrim hise nga e vërteta e mrekullueshme e përmendjes së Zotit! Udhëzoji gjithashtu edhe ata të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë madhështinë tënde hyjnore!
Mbroje vendin dhe popullin tonë nga sherri i të këqijve, për hir të atyre që të adhurojnë Ty në kohën e seherit! Amin!..
Ashtu sikurse qiejt që deri në ditën e gjykimit do të qëndrojnë me yje si një fuqi mbretërore, ashtu edhe Kurani me yjet e Tij, Ajetet, do të ndriçojë si qielli i të ardhmes së
njerëzimit dhe do të jetojë deri në ditën e gjykimit. Kjo është edhe arsyeja që njerëzit më të dobishëm të gjithësisë janë ata që mblidhen nën hijen e Kuranit dhe që ushqehen me dritën e
jetës së tij.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Përmendja e Allahut dhe namazi i natës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: