Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumiForumi  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 15:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 15:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Thu 11 Jul 2013, 00:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 22:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 18:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 18:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 20:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 12:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 12:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 15:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Fri 08 Mar 2013, 11:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 22:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 22:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 22:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 18:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 23:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 23:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 23:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 23:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 22:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Fri 15 Feb 2013, 11:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Thu 14 Feb 2013, 09:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Mon 11 Feb 2013, 00:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 22:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 12:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 17:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 14:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Sat 08 Dec 2012, 11:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sun 25 Nov 2012, 03:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 18:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 22:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 23:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 18:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 17:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 17:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 17:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 17:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 16:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sun 19 Aug 2012, 11:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 20:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Tue 07 Aug 2012, 03:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 20:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sun 05 Aug 2012, 01:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Thu 02 Aug 2012, 00:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Mon 30 Jul 2012, 01:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Mon 30 Jul 2012, 01:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Mon 30 Jul 2012, 01:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Mon 30 Jul 2012, 01:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 20:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 20:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 20:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 19:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 19:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 19:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Sat 07 Jul 2012, 11:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Sat 07 Jul 2012, 11:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Sat 07 Jul 2012, 11:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Sat 07 Jul 2012, 11:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Sat 07 Jul 2012, 11:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 20:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 18:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 18:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sun 22 Apr 2012, 12:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 16:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 16:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 16:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 16:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 15:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 15:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 21:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 19:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 22:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 22:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 22:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 22:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 22:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 22:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 22:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 22:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 22:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 23:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 23:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 23:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 23:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 22:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 22:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sun 08 Apr 2012, 08:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sun 08 Apr 2012, 08:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sun 08 Apr 2012, 08:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 12:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 12:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 12:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 12:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 12:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 12:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 12:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 12:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 21:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 21:55 nga Jakub

Identifikohu
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 22:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Agjerimi i Ramazanit
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP
Share | 
 

 Pendimi dhe loti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve: 419
Pikë: 8367
Votuar: 1
Data e Ardhjes në këtë Forum: 05/09/2010
Thënia e preferuar: All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët: Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: Pendimi dhe loti    Sun 04 Dec 2011, 11:52

Pendimi dhe loti


“Bëj dua dhe pendohu me shpirtin e mbushur plot, me zjarrin e pendimit dhe sytë
me vesë! Pasi lulet çelin në vendet me diell dhe vesë!” Mevlana

Një rrobaqepës i bëri një pyetje një njeriu të drejtë: - Ç’mendoni rreth hadithit të Pejgamberit (a.s.): “A e pranon Allahu Teala pendimin e robit të tij për sa kohë nuk i ka dalë shpirti?”
(Tirmidhi, Deavat, 98)
- Po, kështu është. Por cili është profesioni yt?
- Jam rrobaqepës, qep rroba.
- Cila është gjëja më e lehtë në këtë profesion?
- Të marrësh gërshërën dhe të presësh copën.
- Sa kohë ke që e ushtron këtë profesion?
- 30 vjet.
- Kur je i mërzitur a mund të punosh?
- Jo, s’mundem.
- O rrobaqepës! Nëse një punë që e ke mësuar me shumë mund dhe përpjekje dhe e ke bërë me lehtësi për 30 vjet, nuk mund ta lësh,
atëherë si është e mundur të pendohesh (të bësh tevbe) që nuk e ke bërë asnjëherë në jetën tënde? Pendohu sot edhe pse je i fuqishëm! Pasi në momentin e fundit mund të mos jepet mundësia e pendimit. A nuk e ke dëgjuar asnjëherë fjalën: “Shpejtoni të bëni tevbe para se të vijë vdekja!” (Munavi, Fejzu-l Kadi v, 65)
Pas kësaj, rrobaqepësi u zotua të pendohej vazhdimisht, duke u bërë edhe ai prej të mirëve. Siç shihet në këtë tregim, ka një mijë e një pengesa të ndryshme përpara njerëzve, më e rrezikshmja e këtyre është ta lësh pendimin për më vonë, kurse ta pranosh atë është ushqimi i një jete të tërë. Pejgamberi (a.s.) u ka thënë ashabëve: “Halli më i madh është halli i mëkatit, kurse ilaçi është të kërkuarit të falur (Istigfar) në errësirën e natës.” Të kërkuarit të falur (Istigfar) është e rëndësishme për të arritur një shkallë të lartë shpirtërore dhe për t’iu drejtuar Allahut, është rruga e
vetme për t’u pastruar shpirtërisht. Një pendim i pranuar largon perdet dhe pengesat që janë mes robit dhe Zotit. Për bamirësit kjo është mjaft e rëndësishme, sepse është e domosdoshme të largosh pengesat për të arritur qëllimin. Fjalët e sahabëve në të gjitha rrugët e tasavvufit për ndryshimin shpirtëror, fillojnë me Istigfar.
Pendimi i parë ka filluar me Pejgamberin e parë Ademin (a.s.) Ai në tevben e tij ka bërë këtë dua:

“Ata thanë: O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten tonë në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk Na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit!” (El-A’raf, 23)
Kjo dua është bërë një shembull istigfari për brezat e ardhshëm deri në ditën e gjykimit.
Miqtë e ngushtë të Zotit e ndajnë tevben (pendimin) në tre pjesë:
1- Tevbe e popullit: Këta bëjnë tevbe për gjynahet e bëra.
2- Tevbe e Havaseve (Robërve të zgjedhur): Këta bëjnë tevbe kur janë të pavetëdijshëm (habi).
3- Tevbe e Harsu’l-Has (Robërit më të zgjedhur): Këta bëjnë tevbe për të arritur afrim tek Allahu.
Por, si në çdo punë të dobishme, edhe në pendim sinqeriteti dhe
34. Shih: Dejlemi, Musned, 1, 136.
mirësia janë kusht. Kështu që, shumë besimtarë të devotshëm e kanë përqafuar pendimin. Pra, është e domosdoshme mbështetja tek Zoti,
pasi nefsi dhe shejtani, kur nuk gjejnë rrugë për të penguar zemrën, dalin në dukje në formën e një mësuesi që udhëzon për mirësi dhe
bukuri. Në këtë mënyrë, e fusin njeriun në kurth kështu edhe pendimet e tij mbeten pa vlerë. Pendimi është një falje që do përcaktojë jetën e ahiretit.
Allahu Teala thotë:

“Ndoshta Zoti juaj do t’ju mëshirojë, por nëse ju ktheheni (në gjynahe), Ne nuk do t’u kthehemi (ndëshkimeve ndaj jush)...” (El-Israë, Cool
Kush nuk pendohet, është bërë ndihmës i shejtanit. Tashmë sa herë që pendohet, nuk i qëndron fjalës duke u pajtuar menjëherë me thënien e shejtanit dhe njerëzve të paditur të kthyer në shejtan: “Turp të kesh!”. Prandaj në ajetin kuranor thuhet:

“O ju që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë.” (El-Tahrim, Cool
Shkrimtari, në pohim të kësaj të vërtete, i udhëzon kështu shpirtrat që pendohen:
Duke thënë me disa fjalë Istigfar
Nëse shpirti është i pavetëdijshëm,
epshi humbet në një mijë e një ngushtica.
Rahmeti
Lidhur me tevben duhet t’i kushtojmë kujdes edhe kësaj çështjeje. Në librin e haditheve me titull “Xhamiu’s-Sagir” theksohet se meleku që regjistron gjynahet e njerëzve, fillon të shkruajë gjashtë orë pasi bëhet gjynahu. Gjatë kësaj kohe pret se mos vallë gjynahbërësi pendohet. Prandaj njeriu nuk duhet të thotë: “Nuk mund t’i qëndroj besnik pendimit tim, përsëri mund të bëj gjynah, prandaj nuk pendohem!”, por gjithmonë, duhet të bëj istigfar, sepse Allahu urdhëron dhe pendimi s’prishet më. Ai duhet të dijë që pendimi, meqenëse është një kërkesë për falje, kërkon një sakrificë të madhe për realizimin e tij të sinqertë për mos përsëritjen e gjynahut. Prandaj Allahu këshillon kështu:
“...Mos e lini jetën e kësaj bote t’ju mashtrojë dhe as djallin t’ju mashtrojë për Allahun.” (Llukman, 33)
Sigurisht edhe hadithi: “Pendimi ndaj gjynahut përbëhet nga pendimidhe istigfari”, thekson një pendim që nuk të çon përsëri në gjynah. Gjithashtu ky hadith thekson faktin se pendimi duhet të fillojë me pendim dhe kjo do të thotë pastrimi i ndotjeve të gjynahut me lot
të sinqertë.
Tregohet që një personi të penduar, i është dhënë lista e gjynaheve duke i thënë: “Lexo këtë”. Fajtori ka qarë aq shumë para një situate të tillë saqë nga lotët gjynahet në listë janë fshirë. Më në fund këto lot të sinqertë, i kanë pastruar krejtësisht gjynahet. Në këtë mënyrë fajtori u fal.

Nganjëherë një gjynah kërkon një mijë lot për falje, ndonjëherënjë pikë loti pastron një mijë gjynahe, sepse loti është një burim pendimi për ata që hyjnë në lidhjen hyjnore, lan gjynahet dhe i pastron ato. Është një shprehje falënderimi për Zotin. Loti është një vend shprese e Zotit. Ata që qajnë në këtë vend në një moment ku priten të gjitha shpresat, janë të lumturit e vërtetë.

Për ata që e shohin botën me lot sinqeriteti, secila nga ato pika loti është si pasqyra që ekspozon një mijë e një oqeane në shpirt dhe në çdo detaj e fshehta hyjnore është e qartë. Sa e sa faqe të mirësisë që nuk mund të kuptohen, lexohen me të pasi loti është një gjuhë që mbart dhe shpreh kuptime që fjalët nuk do mund t’i mbartin. Njeriu me to dëshiron nga Zoti i tij gjëra që as nuk do të guxonte t’i imagjinonte.
Prandaj, dashuritë dalin në krye të burimit të lotit. Të panjohurit pushojnë në bregun e tij.

Pjesa e mëposhtme e shpjegon bukur vlerën e një pike loti të rënë nga sytë për hir të Zotit:
Xhunejd Bagdadi, një ditë kalimthi shikon melekët që po zbritnin nga qielli për t’u grumbulluar në një vend.
Njëri prej tyre pyeti:
- Për çfarë po grumbulloheni?
- Një shok i ngushtë i Allahut duke kaluar këtej bëri oh!.., dhe nga syri i tij ranë ca pika loti. Për këtë arsye, po grumbullojmë këto pika loti që t’i afrohemi mirësisë së Zotit.
Në një hadith thuhet:
“Ka dy sy, të cilët zjarri i Xhehenemit nuk i përshkon. Syri që qan për hir të Allahut dhe syri që nuk fle deri në mëngjes duke adhuruar
Allahun. (Tirmidhi, Fedailu’l-Cihad, 12-1639)

Një shembull i qartë i këtij rasti tregohet nga Mevlana i cili e krahason atë me ujërat që ndoten, më pas bëhen avull dhe kthehen përsëri në tokë si mirësi e pastër. Ai shprehet:
“Edhe uji kur turbullohet apo bëhet me baltë pra kur ndotet, nuk është i qetë. Fillon të gërryejë nga brenda dhe t’i lutet Zotit. Pas këtyre lutjeve dhe britmave Zoti e avullon dhe e çon në qiell. Duke kaluar në rrugë të ndryshme, pastrohet. Më pas bie në tokë ndonjëherë si shi, ndonjëherë si borë apo si breshër. Më në fund arrin në një det pa fund, pa breg.”

Padyshim, këto simbole shprehin dashurinë dhe mëshirën e Allahut për robërit e tij që dëshiron t’i shpëtojë. Zemra e disa njerëzve gjynahbërës është ndotur nga papastërtitë e gjynaheve. Nëse për një moment uji i pendimit bashkohet me diellin e pendesës, Allahu i merr në qiell ato zemra, i pastron nga pluhuri, dheu dhe nga të gjitha papastërtitë epshore dhe i sjell në sipërfaqen e tokës si qenie më të vlefshme, pra si një mëshirë. Kjo realizohet në namaze. Për rrjedhojë, për namazet e falura rregullisht është thënë: “Është miraxhi i besimtarit”,por njeriu shumë herë nuk e kupton këtë të vërtetë duke humbur në botë, në vend që të qajë mbytet në të qeshura, prandaj Zoti i thotë:

“Po qeshni!.. Nuk po qani!.. Madje jeni edhe të pakujdesshëm!..” (En-Nexhm, 60-61), dhe në një ajet tjetër kështu e urdhëron ruajtjen nga pavetëdija:
“Le të qeshin pak (në këtë botë) e të qajmë shumë (në botën tjetër), si dënim për atë që kanë bërë.” (Et-Tevbe, 82)
Pra Allahu dëshiron nga robi i tij pastrimin e gjynaheve me pendim dhe lot. Kështu e tregon Mevlana rëndësinë e lotit:
“Sa herë qiriu përlotet rrezaton më shumë. Edhe dega e pemës gjelbërohet dhe rifreskohet me begatinë e reve të përlotura dhe ngrohtësinë e diellit. Pra që një frut të rritet dhe të zhvillohet duhet nxehtësi dhe ujë.”
“E njëjta gjë si këta edhe për pranimin e tevbes duhen re dhe shkreptima, pra lot dhe zemër.”
- Nëse rrahjet e zemrës nuk shkreptijnë dhe reja e syrit nuk pikon shiu, si shuhet zjarri triumfues i epshit dhe ai i gjynahut?
- Si shfaqet në shpirt fryti i rrugës, pra ndriçimi i dritës hyjnore dhe për rrjedhojë burimet kuptimore?
- Si do të gjelbërojë kopshti i trëndafilave nëse nuk bie shi?
- Si do të dallohet vjollca nga jasemini?
“Lëre natyrën të qajë. Këto vende kur veçohen nga uji, thahen. Edhe ujërat që mbesin veç, larg lumenjve dhe përrenjve zverdhen, marrin erë, turbullohen, bëhen zi.”

“Kopshtet e blerta si Xhenneti kur mbesin pa ujë, zverdhen, thahen, gjethet e tyre thahen, bien, bëhet një vend sëmundjeje (edhe njeriu kështu është) Për t’u mbrojtur pikërisht nga kjo situatë, sytë e Shuajbit (a.s.) u verbuan nga të qarit. Edhe Pejgamberi (a.s.) ka thënë:
“Sikur të dinit atë që di unë, kishit për të qeshur pak dhe të qanit shumë, nuk do t’u vinte në mendje të hanit e të pinit.” (Suyuti, Camiu’s- Sagir, v 11, f 10.)

Vetëm shpirtërorët, të cilët gjatë gjithë jetës, pastrojnë me lot plagën që kanë në shpirt, mund të jenë pjesë e shpirtrave të dashuruar që mund të futen në xhennetin e faljes. Prandaj, të gjithë prindërit, të mirët dhe besnikët me në krye Pejgamberët, që i janë mbështetur gjithmonë Zotit, në ditë të lumtura dhe të vështira, në të mira dhe në të këqija, kanë qenë gjithmonë të dhembshur.

Nuk mund të mendohet asnjë njeri që t’i shmanget pendimit, qoftë edhe për gabime mjaft të vogla, të cilat edhe Pejgamberët, madje i kanë bërë në mënyrë të pavullnetshme. Tevbe dhe istigfari janë rrugët më të besueshme për t’u afruar drejt Allahut për arsye të një pendimi dhe mbështetjeje të thellë që nuk humb kuptimin e saj të plotë.
Nga ana tjetër, pendimi dhe lotët që do Zoti nga robërit e Tij, me mundimet dhe vuajtjet e tyre, janë një tregti e përhershme. Ky është një pazar kaq me fitim saqë ata që e dallojnë këtë, nuk ankohen por marrin një shpërblim të madh. Mevlana shprehet:
“Allahu Teala merr prej tyre në botë disa pika loti por në vend të tyre të dhuron sa e sa kopshte Xheneti. Ai merr prej teje “ah”-et, të mbushura plot me dashuri dhe vuajtje dhe në vend të tyre jep sa e sa poste të larta dhe vende që nuk mund t’i arrish.”
Duhet ditur që vajtimet nuk janë të njëjta. Mes tyre ka shumë dallime. Përveç kësaj, ka shumë e shumë situata si qëndrimi i ftohtë ndaj diçkaje, paraqitja në dukje, gënjeshtra që bëhen vetëm si rezultat i paditurisë dhe mashtrimit. Sufjan Theuri thotë:
“E qara ndahet në dhjetë grupe: nëntë nga këto janë dyfytyrësi. Vetëm një prej tyre është për hir të Zotit. Ja pra, kjo e qarë për hir të Zotit sikur të bëhet një herë në vit bëhet shkak për shpëtimin e robit nga Xhehenemi.”
Sipas një transmetimi, një grua që grindet më të shoqin duke qarë shkon tek gjygjtari. Në këtë kohë Shab (Sha’bi) i ndodhur aty, i thotë:
- O Umeje! Kam përshtypjen se kjo grua është rrahur. A nuk e shihni se si qan?
Më pas gjyqtari Surejhe tha:
- O Shab! Edhe vëllezërit e Jusufit kanë pasë ardhur tek babai i tyre duke qarë. Nuk është e drejtë të vendosësh duke parë këto të qara.

Sigurisht që lot të tillë janë të papranueshëm. Një tjetër e qarë e neveritshme është edhe ajo që shpreh poshtërsi dhe dobësi. Këta janë lot të tepërt dhe të kotë të personaveqë nuk derdhin djersë dhe mërziten, për të cilat Akif thotë kështu:
- Lini zinë! Lini britmat!
- Sikur të qarët të jepte dobi, do ngrihej babai im!
- Çfarë del nga loti? Pse nuk keni derdhur djersë?
Ajo që diskutojmë ne, ajo e qarë që dëshiron Allahu nuk është një e qarë që do ta fyejë mikun përballë armikut, por një e qarë që do të ngrejë njeriun në të gjithë qiejt, do ta drejtojë shpirtin në Miraxh. Ashtu sikurse detet e cekta vërshojnë mbi sa e sa sende dhe i mbrojnë nga mbytja, ashtu edhe lotët tanë duhet të jenë nga ato ujëra që të na mbrojnë nga mbytja dhe të na çojnë në Menzili Maksud35, në mënyrë që të jenë nga ato pika loti që më shumë se nga syri, rrjedhin nga zemra dhe që i paraqiten Zotit dhe jo popullit.

Një tjetër çështje e rëndësishme në lidhje me lotët është edhe fakti që të qarit nuk duhet të jetë ankues. Në ankim ekziston një gjendje mospëlqimi që kurrë nuk është e pranueshme, pasi ankesat e çojnë
35. Vendi, ku kërkohet të arrihet.
njeriun deri në kryengritje gjë që zhduk të gjithë pasurinë që ka. Kjo sjell dëshpërimin e Zotit. E qara për të cilën flasim nuk bëhet për të hequr dhimbjen por është një e qarë për të kënaqur mikun e vërtetë dhe për t’u mbrojtur nga papastërtitë e gjynaheve.
Në fund, kur vdekja afrohet, të gjithë të fjeturit zgjohen, pra hapin sytë dhe shohin të vërtetën, por në momentin e fundit, kuptimi i të vërtetës nuk ka asnjë dobi, njëlloj sikur i ndodhi Faraonit....
Mevlana shprehet:
“Njerëzit e mençur qajnë në fillim, ndërsa të paditurit i bien kokës në fund të punës dhe mërziten. Ti shiko fundin në fillim të punës dhe mos u pendo në ditën e Kiametit.”
Në këtë drejtim, le të jetë për ty mësim, gjendja e atij zogut, i cili sapo pa grurin në kurthin e gjuhëtarit, e humbi veten. Në këtë mënyrë, me pavetëdije hëngri grurin por ra në kurth. Këtë herë këndoi sa e sa Jasinë dhe En-am për të shpëtuar kokën por pa asnjë dobi! Çfarë vlere ka e qara, e bërtitura, rënkimi pasi të të vijë fatkeqësia? Kjo “ah” dhe britmë nevojitej përpara se të hynte në kurth.”
Ibrahimi (a.s.) kur dëgjoi se populli i Lutit do të shkatërrohej për shkak të sjelljeve të ulëta epshore që kërkojnë hakmarrjen hyjnore, meqë nuk e dinte se në ç’kryengritje të tmerrshme ishin, sapo dëshiroi t’u bënte dua për mëshirë, melekët i thanë:
- Tashmë koha e duasë kaloi!
Vdekja sipas dëshirës së Zotit nuk është e caktuar se ku, kur dhe si do të vijë. Për këtë arsye, është e domosdoshme që zemrat të brumosen me enigmën që fshihet në shprehjen “vdisni para se të vdisni” dhe në çdo moment duhet të jeni gati për të shkuar tek Zoti. Në të kundërt, fryma e fundit bëhet një frymë e mërzitshme, e mbushur plot britma “Allah, për ku kështu!” Në Kuran thuhet:
36. Në kuptimin figurativ shpirtëror, zhduk të gjitha të mirat që ka bërë gjatë jetës.

“Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja; kjo është ajo së cilës përpiqesh t’i ikje.” (Kaf, 19)
Për rrjedhojë, çështja më e rëndësishme e robërve është: Tezkiye-i Nefs (pastrimi i epshit) dhe Tasfiye-i Kalb (pastrimi i zemrës) Tevbe (pendimi) dhe loti që treguam deri tani janë vetëm një derë e kësaj arritjeje. Sigurisht, pasi të hyjmë në këtë derë është e domosdoshme të realizojmë të gjitha punët e mira që duhen bërë, pasi të realizohen farzi, vaxhibi dhe syneti duhet që fillimisht të kryhet e drejta e robit, e drejta e prindërve (nënë, baba), ndihma për të fituar pëlqimin e Zotit, mëshira për të gjitha krijesat, dashuria dhe falja. Nëse prej këtyre veçorive arrijmë të realizojmë faljen, arrijmë më afër faljes hyjnore. Ata që nuk kanë mëshirë dhe dashuri, ata që nuk i japin zemër britmave “Keni mëshirë për ne!”, janë udhëtarët e habitur dhe të vuajtur të jetës.

Për këtë arsye, shpirtrat duhet të drejtohen nga Zoti duke bërë çdo gjë mbi bazën etike në mbështetje të pendimit dhe lotit. Kjo, padyshim duhet të përfshijë rreth vetes çdo moment të jetës. Gjithashtu, disa kohë të veçanta zgjasin sa një stinë, e cila sjell një fitim krejt të veçantë për robërit. Ka pranvera të tilla shpirtërore që u janë dhuruar robërve njëlloj sikurse bukuria dhe vlera e stinës së pranverës. Më e vlefshmja e këtyre është muaji i Ramazanit, që përfshin edhe natën e Kadrit, një natë, e cila është më e vlefshme se sa një mijë net. Ajo i ka dhënë gjithësisë dhe njerëzve begatinë duke i zbritur Kuranin nga Levh-i Mahfudh në qiellin e botës. Ky muaj i veçantë dhe i madhërueshëm që përkujtojmë është një bedr-i munir37 që ndriçon me dritën e tij zemrat e bëra katran si nata. Është një dritare e hapur për miraxhin nga qiejt në tokë. Nga ky këndvështrim, duhet të kalohet e gjithë jeta për besimtarët e sinqertë me frytin dhe begatinë që do të marrë nga një atmosferë e tillë e veçantë e krijuar gjatë Ramazanit38. Kështu dita e gjykimit e zemrave të mirësisë të zbukuruara me një jetesë të tillë,
37. Drita e hënës.
38. Ky shkrim është botuar në muajin e madhnueshëm të Ramazanit.
nuk është një ditë pendimi por pothuajse një mëngjes bajrami.

Zoti ynë na e mundësoftë një mëngjes bajrami të tillë! Na afroftë në faljen dhe mëshirën hyjnore me dashuri, ndjenjë të brendshme shpirtërore dhe lot të sinqertë! Amin!..
Përgaditur nga: Www.Radio-Feja-Islame.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Pendimi dhe loti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-