Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Besimi në Muhammedin a. s

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12722
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: Besimi në Muhammedin a. s   Mon 05 Dec 2011, 12:48

Besimi në Muhammedin a. s.

Jemi të obliguar të besojmë se Muhammed bin Abdull-llahu, a.s. është Pejgamber i All-llahut dhe rob i zgjedhur i Tij. Se kur nuk i ka adhuruar idhujt, se kurrënjëherë nuk i ka bërë shirk All-llahut xh.sh. dhe se kurrë nuk ka bërë ndonjë mëkat, qoftë të vogël e as të madh.[sup][/sup] Dhe besojmë se ai është Pejgamberi i fundit, ngase për këtë na flet Kur’ani dhe hadithet autentike. All-llahu xh.sh. thotë në Kur’an:

“... por është Pejgamber i All-llahut dhe vulë e Pejgamberëve.” (El-Ahzab: 40).

E Pejgamberi i All-llahut thotë: “Shembulli im dhe i Pejgamberëve të tjerë është si shembulli i një njeriu i cili e ka ndërtuar shtëpinë, pastaj e ka përfunduar dhe e ka stolisur mirë, pos një tjegulle që s’e ka vuar në një qoshe. Njerëzit e vizitonin shtëpinë dhe, të mrekulluar me të, thoshin: “Sikur ta vënte edhe këtë tjegull.” “Unë jam ajo tjegull”, tha,”unë jam Pejgamber i fundit.”[sup][/sup] Në një hadith tjetër Resulull-llahu s.a.v.s. thotë: “Unë jam Muhammedi, unë jam Ahmedi, unë jam Mahiu me të cilin fshihet kufri, unë jam Hashir pas të cilit do të ringjallen njerëzit e tjerë dhe unë jam Akib, e Akib është ai pas të cilit më nuk do të ketë Pejgamberë.”[sup][/sup] Ne, fuqimisht besojmë se më nuk do të ketë Pejgamber pas Muhammedit a.s. dhe se është gënjeshtar secili që thotë për vete se është Pejgamber. Pejgamberi i All-llahut thotë: “Nuk do të vijë Dita e Kiametit përderisa nuk paraqiten dexhxhalët (rrenacakët), numri i të cilëve do të jetë gjithsej tridhjetë dhe çdonjëri prej tyre do të pohojë se është i dërguari i All-llahut.”[sup][/sup] Gjithashtu jemi të obliguar të besojmë se Muhammedi a.s. është imam (prijës) i muttekijëve (besimtarëve të vërtetë), i cili është shembull i çdo mirësie. Vetëm ai është i denjë që ta marrim si shembull dhe askush tjetër. All-llahu xh.sh., thotë:

“Thuaj (o Muhammed!): “Nëse ju e doni All-llahun, eni pas meje, atëherë All-llahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tuaja!...” (Ali ‘Imran: 31).

“Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin ty për arbitër, për ato konflikte që ekzistojnë ndërmjet tyre, e pastaj të mos ndiejnë kurrfarë dëshprimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht” (En-Nisa’: 65).

Gjithashtu besojmë se Muhammedi a.s. është i dashuri i All-llahut xh.sh. dhe se është në shkallën më të lartë të dashurisë së All-llahut ndaj dikujt, e kjo shkallë quhet hulle (shkallë e veçantë e miqësisë dhe dashurisë). Pejgamberi i All-llahut ka thënë: “Sikur të zgjedhja për vete ndonjë halil (mik - dost më i ngushtë), do ta zgjedhja Ebu Bekrin. Por ai është vëllai im dhe shoku im. E All-llahu xh.sh. si halil të Vetin e ka zgjedhur shokun tuaj (duke treguar në vete)

Jemi të obliguar të besojmë se ai është i dërguar i të gjithë xhinnëve dhe njerëzve me udhëzimin dhe me të vërtetën. All-llahu xh.sh. i transmeton fjalët e xhinnëve në Kur’an:

“O populli ynë, përgjigjuni ju grishtarit të All-llahut dhe besoni Atij! Ai do t’ua falë disa mëkate tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm.” (El-Ahkaf: 31).

Se ai i është dërguar tërë njerëzimit, e vërtetojnë këto ajete:

“Na të kemi dërguar ty për tërë njerëzimin - sihariques dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Sebe’: 28).

“Thuaj: “O njerëz, unë jam Pejgamber i All-llahut për të gjithë ju...” (El-A’raf: 158).

“I lartësuar është Ai, që i ka shpallur Kur’anin (i cili ndanë të vërtetën prej të pavërtetës) robit të Vet (Muhammedit), që të jetë paralajmërues për të gjithë botët.” (El-Furkan: 1).

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Unë jam i dekoruar mbi Pejgamberët e tjerë me gjashtë gjëra: më është dhënë aftësia e të shprehurit të veçantë, jam i ndihmuar me frikë, më është lejuar preja (plaçka) e luftës, e gjithë toka më është bërë mesxhid dhe e pastër (për kryerjen e namazit në çdo vend), unë i jam dërguar të gjitha krijesave dhe me mua ka përfunduar pejgamberllëku”.[sup][/sup] Komentuesi i Tahaviut thotë: “Se Muhammedi a.s. i është dërguar tërë njerëzimit, bënë pjesë në gjërat domosdo të njohura në Islam.”[sup][/sup] Ne jemi të obliguar që dashurinë ndaj Pejgamberit s.a.v.s. ta vëmë para dashurisë ndaj prindërve, fëmijëve dhe vetvetes sonë.[sup][/sup] Enesi r.a. transmeton se Pejgamberi i All-llahut ka thënë: “Askush prej jush nuk do të jetë besimtar, përderisa nuk i jam atij më i rëndësishëm se prindërit e tij, fëmijët e tij dhe të gjithë njerëzit e tjerë.”[sup][/sup] E, Abdull-llah bin Hishami transmeton: “Kemi qenë tek Pejgamberi i All-llahut kur e mbante Umerin përdore, e Umeri i tha: “O Pejgamber i All-llahut, me të vërtetë, ti më je më i dashur se të gjithë të tjerët përveç vetvetes sime.” Atëherë Resulull-llahu s.a.v.s. tha: “Jo, pasha All-llahun, përderisa nuk të të jam më i dashur se vetvetja yte.” Umeri tha: “Tash, pasha All-llahun, me je më i dashur edhe se vetvetja ime.” Pejgamberi i All-llahut tha: “Tash, o Umer.”[sup][/sup]

Gjithashtu, jemi të obliguar të besojmë se All-llahu xh.sh. e ka përkrahur atë me mu’xhize, të cilat në mënyrë të padyshimtë argumentojnë vërtetësinë e tërë asaj me çka ka ardhur ai. Dhe se Kur’ani madhështor është mu’xhizeja e tij me të cilën e ka provokuar tërë njerëzimin, por askush nuk ka mundur të bëjë diç të ngjashme me Kur’anin, madje as një pjesë të ngjashme me atë të Kur’anit. All-llahu xh.sh. thotë:

“Nëse dyshoni ju në atë (Kur’anin) që ia kemi dërguar robit Tonë (Muhammedit), atëherë hartone një sure të ngjashme si atë që ia kemi shpallur atij, dhe nëse jeni të drejtë thirrni dëshmitarët tuaj, (hyjnitë që i adhuroni), përveç All-llahut. Nëse nuk mundeni, e kurrsesi nuk do të mundeni (me i bë shembull Kur’anit), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit do të jenë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur t’i ndëshkojë mohuesit.” (El-Bekare: 23-24).

Dhe besojmë se All-llahu xh.sh. e ka përkrahur me mu’xhize ndijore, të cilat janë përmendur në hadithe autentike, siç është: çarja e hënës, thirrja e selamit nga ana e gurëve, burimi i ujit nga gishtërinjtë e tij, ngopja e shumë njerëzve me shumë pak ushqim, lajmërimi i deles së pjekur se është e helmuar (kur hebrenjtë patën tentuar ta helmojnë atë), reja e cila gjithnjë i bënte hije para pejgamberllëkut, pastaj rasti i Ebu Xhehlit dhe gurit, me të cilin pat tentuar ta godasë Pejgamberin s.a.v.s. në kokë, rasti i deles Ummu Ma’bed, kur me dorën e vet e pat fërkuar gjirin e saj, gjuajtja e pluhurit në fytyrat e mushrikëve dhe goditja në sytë e tyre, paralajmërimi për gjërat që do të ndodhin, të cilat edhe janë realizuar ashtu siç kishte thënë, plotësimi i lutjes së tij nga ana e All-llahut xh.sh., mbrojtja e tij nga vrasja, dhe shumë gjëra të tjera, për të cilat janë shkruar libra dhe vepra voluminoze.[sup][/sup] Për mu’xhizet e tij ndijore na flasin shumë hadithe, ndërmjet të cilave ka edhe muttevetir hadithe, e shumë prej tyre janë meshhur (shumë të njohura). Këto hadithe tërësisht japin dituri të padyshimtë (el ilmul jekin) se këto ngjarje kanë ndodhur me të vërtetë, dhe se Muhammedi a.s. është me të vërtetë Pejgamber i All-llahut. Siç besojmë edhe në atë se All-llahu xh.sh. e ka përkrahur me argumente pakontestuese dhe me shenja të qarta, të cilat pasqyrohen në cilësitë e tij dhe në virtytet morale të tij.

Besojmë se All-llahu xh.sh. i ka dhuruar asi konstruksioni dhe pamje trupore, saqë çdo njeri mendjehollë nga pamja e tij mund të kuptoj se ka të bëjë me Pejgamberin dhe se është e vërtetë e tërë ajo që flet ai.[sup][/sup] E, sa të bukura janë fjalët e Hassan bin Thabitit r.a.: “Edhe sikur të mos posedonte shenja të qarta, pamja e tij tërësisht do ta thoshte këtë.”

Dhe besojmë se All-llahu xh.sh. ia ka dhuruar të gjitha virtytet morale të cilat i rekomandon Kur’ani, që provon vërtetësinë e tij dhe se All-llahu xh.sh. e ka përkrahur atë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Askush nuk ka dëgjuar asnjë gënjeshtër nga goja e tij, qoftë për ndonjë çështje të fesë, qoftë për çfarëdo çështje tjetër të jetës së tij, as para pejgamberllëkut, e as pas pejgamberllëkut. E, sikur t’i ndodhte atij çkado qoftë nga kjo, madje edhe vetëm një herë, armiqtë e tij do të bënin çmos për t’ua trumbetuar këtë edhe të tjerëve. Nuk ka bërë kurrnjë vepër të keqe apo të pahijshme, as para pejgamberllëkut, as pas pejgamberllëkut. E, as që ka ikur ndonjëherë prej cilitdo armik të tij pa marrë parasysh se në çfarë situatë të rrezikshme e të vështirë gjendej, siç ka ndodhur në Betejën e Uhudit dhe në Betejën e Hendekut. Ka qenë tejet i mëshirshëm dhe shumë i kujdesshëm ndaj ummetit të tij, saqë edhe All-llahu xh.sh. i ka thënë që ta zbusë këtë:

“... e mos u shkatërro ti për humbjen e tyre!.” (Fatir: Cool.

“Nga gjiu juaj u erdhi një Pejgamber. Atij i vjen rëndë për mëkatet që bëni ju, por ai përpiqet që ju të shkoni rrugës së drejtë, dhe ndaj besimtarëve është i butë dhe mëshirues.” (Et-Tevbe: 128).

Ka qenë në nivelin më të lartë të fisnikërisë dhe të dorëdhënësisë, nuk ishte lakmues për këtë botë, kënaqej me pak, nuk kursente asgjë (nuk ka pasur kursim). Ka qenë elokuent i jashtëzakonshëm dhe i prirur me fuqi të posaçme të shprehjes. Ishte shumë i butë dhe falte shumë. Nuk hidhërohej kurrë, pos për All-llahun xh.sh. Ishte modest ndaj besimtarëve, i devotshëm ndaj All-llahut xh.sh. dhe muxhahid në rrugën e Tij. I ka mbetur konsekuent cilësive dhe virtyteve të veta fisnike që nga fillimi i jetës së tij e gjer në vdekje. Assesi nuk është ndryshuar apo korrigjuar. Përkitazi me këtë All-llahu xh.sh. na flet në këtë ajet:

“Thuaj (o Muhammed!): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për të (Kur’anin), e as nuk jam nga ata që paraqiten të atillë (çfarë nuk janë).” (Sad: 86).

Është e sigurt se ai i cili paraqitet dhe dëshiron të tregohet i atillë çfarë nuk është në realitet, nuk mund të mbetet i tillë gjatë tërë jetës së tij. E Pejgamberin a.s. e kanë stolisur të gjitha cilësitë pozitive, çdonjëra në pikëarritjen e nivelit më të lartë të saj, e që nuk i është mundësuar askujt tjetër përveç atyre që i ka ruajtur All-llahu xh.sh. Kompozimi i të gjitha këtyre cilësive dhe i virtyteve në personalitetin e Pejgamberit s.a.v.s., gjithsesi është një nga argumentet më të mëdha të pejgamberllëkut të tij.[sup][/sup] Prandaj, gjejmë se një numër i madh i mendimtarëve, pasi që janë njoftuar me sjelljen dhe sinqeritetin e tij, dhe me të gjitha detajet e jetës së tij, kanë konkluduar se ai e flet të vërtetën. Ta përkujtojmë vetëm rastin e Hatixhes r.a., e cila e ka njohur mirë sinqeritetin dhe besnikërinë e Pejgamberit a.s., kur e pat informuar se i vie Shpallja, duke i thënë: “Unë frikohem për veten time”, e ajo ka thënë: “Jo, për Zotin, kurrsesi. All-llahu nuk të turpëron dhe nuk të braktisë kurrënjëherë, sepse ti i viziton të afërmit, i ndihmon bonjakët dhe ata që nuk janë të aftë, u jep të varfërve, je mikpritës dhe po u ndihmon atyre të cilët e mbrojnë të vërtetën.”[sup][/sup] Rasti i njëjtë është edhe me Herakleun - mbretin e bizantinëve. Kur Pejgamberi s.a.v.s. ia pat dërguar një mesazh me anë të cilit e thërriste në Islam, ai kishte kërkuar njërin nga arabët, të cilët atëbotë gjendeshin në mbretërinë e tij. Atëbotë Ebu Sufjani së bashku me disa kurejshitë të tjerë ishte në kalim e sipër për në Sham, e Herakleu e ftoi në pallatin e tij, ndërsa rreth tij ishin njerëzit më autoritativ të mbretërisë së tij, e thirri përkthyesin, e pastaj filloj të pyes për Pejgamberin s.a.v.s. Pasi që i dëgjon përgjigjet, ai nxjerrë konkluzionin e sigurt: se ajo që kishte dëgjuar për Muhammedin a.s. dhe për cilësitë e virtytet e tij, është argument i mjaftueshëm, se është e vërtetë ajo me çka ka ardhur dhe se ai është Pejgamber. Për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj bisede, e cila është zhvilluar mes Herakleut dhe Ebu Sufjanit, ne do ta citojmë këtu në tërësi ashtu siç e transmeton muhaddissi më i njohur dhe emiri i të gjithë muhaddissëve Buhariu në Sahihun e vet. Në këtë hadith do të gjejmë shumë mësime dhe instrukcione, dhe argumentin se All-llahu xh.sh. e ka përkrahur të Dërguarin e Vet me dëshmi të qartë dhe me shenja të dukshme të vërtetësisë së tij, që pasqyrohet përmes moralit dhe sjelljes së tij gjatë jetës së tij, me gjithë Kur’anin dhe mu’xhizet e qarta.

Buhariu rahimehullahu te’ala thotë: “Na ka treguar Ebu-l-Jeman El-Hakem b. Nafiu, duke transmetuar nga Shu’ajbi, ky nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah b. ‘Abdull-llah b. Utbe b. Harbi b. Mea’udi, këtij i ka thënë ‘Abdull-llah b. ‘Abbasi se e ka njoftuar Ebu Sufjani se Herakleu e kishte ftuar në rezidencën e tij së bashku me disa kurejshitë, që kishin ardhur në Sham për tregti, gjatë periudhës së Marrëveshjes Paqësore të Hudejbijes, dhe vajtëm në Ilija’ ku gjendej ai së bashku me njerëzit më autoritativ të Bizantit. E thirri përkthyesin e tha:

“Pyeti cili është më i afërt për nga origjina me atë njeri që po pretendon se është Pejgamber?”

Ebu Sufjani u përgjigj: “Unë jam më i afërmi i tij.”

Herakleu tha: “Ma afroni atë, e shokëve të tij thuani që të radhiten prapa tij.” Pastaj Herakleu i tha përkthyesit: “Këtë njeri këtu (Ebu Sufjanin) do ta pyes për atë njeri (Resulull-llahun a.s.), e nëse e fshehë të vërtetën, shokët e tij le të reagojnë.”

Ebu Sufjani tha: “Pasha Zotin, sikur të mos më vinte turp që prej meje të dëgjojnë gënjeshtra, unë do të gënjeja për të”, - tha Ebu Sufjani për vete, - pastaj pyetja e parë që ma shtroi ishte:

“Çfarë origjine ka ai në mesin tuaj?

“Ndër ne ai është me origjinë të ndershme”, - i thashë.

- Herakleu: “A ka folur ndonjëherë dikush prej jush fjalë të tilla para tij?”

- Ebu Sufjani: “Jo.”

- Herakleu: “A ka qenë ndokush prej etërve të tij mbret?”

- Ebu Sufjani: “Jo.”

- Herakleu: “A e pasojnë atë njerëzit e pasur apo njerëzit e varfër?”

- Ebu Sufjani: “Njerëzit e varfër.”

- Herakleu: “A është duke u shtuar numri i tyre apo duke u pakësuar?”

- Ebu Sufjani: “Duke u shtuar.”

- Herakleu: “A e lëshon ndonjëri prej tyre fenë e tij nga urrejtja ndaj saj pasi ta ketë pranuar atë?”

- Ebu Sufjani: “Jo.”

- Herakleu: “A e keni akuzuar për rrenë, para se të flasë këtë që është duke thënë tani?”

- Ebu Sufjani: “Jo.”

- Herakleu: “A është mashtrues?”

- Ebu Sufjani: “Jo - por që prej kur nuk jemi bashkë nuk e kemi të ditur se ç'është duke bërë

Ebu Sufjani rrëfen: “Nuk munda të shtoj më asgjë tjetër, pas kësaj fjalie.”

- Herakleu: “A keni luftuar kundër tij?”

- Ebu Sufjani: “Po.”

- Herakleu: “Si ka qenë rezultati i luftës mes jush?”

- Ebu Sufjani: “Ndërmerrnim lufta mes veti, lufta garuese, herë fitonin ata, herë fitonim ne.”

- Herakleu: “Çka ju urdhëron?”

- Ebu Sufjani: “Na urdhëron të adhurojmë vetëm All-llahun dhe të mos i përshkruajmë shok Atij. Të braktisim atë që thonë prindërit tanë, ta kryejmë namazin, të jemi të sinqertë, të ndershëm dhe të kujdesshëm ndaj të afërmve tanë.”

Pastaj Herakleu i tha përkthyesit: “Përktheja atij: Të pyeta për origjinën e tij, e ti më the se është me origjinë të ndershme ndërmjet jush. Kështu është me të gjithë Pejgamberët, ata zgjidhen nga familjet e ndershme. Të pyeta a ka folur dikush prej jush fjalë të tilla, para tij, ti the jo. Sikur të kishte folur ndokush fjalë të tilla para tij, kisha menduar se ky njeri është duke i imituar të tjerët. Të pyeta se a ka qenë ndokush prej të parëve të tij mbret, ti më the jo. Sikur të kishte qenë dikush prej të parëve të tij mbret, kisha menduar se qenka njeri i cili kërkon sundimin - pushtetin e të parëve të tij. Të pyeta se, a jeni duke e akuzuar për gënjeshtër para se të thotë këtë që është duke thënë, ti më the jo, e unë e di se ai nuk ka mundur të jetë i sinqertë ndaj njerëzve, e rrenacak ndaj All-llahut. Të pyeta se, a janë duke iu përgjigjur thirrjes së tij paria e popullit apo shtresa e ulët (masa e gjerë) e tij, ti më the se është duke iu përgjigjur populli i thjeshtë dhe i pambrojtur, e zakonisht të tillë kanë qenë ithtarët e të gjithë Pejgamberëve. Të pyeta se, a janë duke u shtuar apo duke u pakësuar, e ti më the se numri i ithtarëve të Pejgamberit është duke u rritur. Kjo është zakonisht me besimin derisa shpallja të plotësohet tërësisht. Të pyeta se, a e ka lëshuar ndonjëri prej tyre fenë nga pakënaqësia ndaj saj pasi që e ka pranuar atë, ti më the se jo, kështu ndodh kur njerëzit e pranojnë besimin me gjithë zemër. Të pyeta se, a është mashtrues, ti më the se jo. Kjo është cilësi e të gjithë Pejgamberëve, ata kurrë nuk janë mashtrues. Pastaj të pyeta se, çka ju urdhëron të besoni, e ti më the se ju urdhëron të besoni All-llahun dhe të mos i përshkruani shok Atij, që do të thotë se ju ndalon t'i adhuroni idhujt. Pastaj ju urdhëron ta kryeni namazin, të jeni të sinqertë dhe të ndershëm, e nëse është kështu siç thua ti, atëherë ai së shpejti do të sundojë edhe në këtë vend ku tani gjenden këmbët e mia. E kam ditur se ai do të paraqitet, por nuk e kam ditur se do të jetë njëri prej jush (arab). Sikur ta dija se do të mund të arrijë tek ai, mu tani do të nisesha në rrugë për tu takuar me të. E sikur të isha pranë tij, do t'ia kisha larë edhe këmbët.”

Autori Dr. Muhammed Naim Jasin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Besimi në Muhammedin a. s
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: