Martesat e ndaluara Martesat e ndaluara
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka
thënë: . Nëse ka mundësi të gjejë femër e cila ka bukurinë e jashtme (fizike)
dhe të brendshme (shpirtërore), kjo më të vërtetë është përkryerje dhe lumturi
me ndihmën e All-llahut të Lartësuar.
”All-llahu ka
bërë obligime, pra, mos i lini. Ai ka caktuar kufij, pra, mos i
tejkaloni” (Tra. Darekutni ne sunenin e tij
(4/184). Prej këtyre përcaktimeve ligjore, kufijtë e të cilave
All-llahu i ka kufizuar, është martesa. Ai ka bërë të ndaluar martesën për
burrin me gra të caktuara, qoftë ajo për shkak të farefisnisë apo gji-dhënies,
apo dhëndërisë a për ndonjë shkak tjetër. Martesa e ndaluar më gra ndahet në dy
lloje:- e ndaluar përgjithmonë - e ndaluar përkohësisht
Martesa e ndaluar përgjithmonë dhe llojet e saj
a) Martesa e ndaluar, për
shkak të farefisnisë. Këto janë shtatë kategori të cilat i ka përmend All-llahu
i lartësuar në thënien e Tij:
”U janë ndaluar juve (të
martoheni me) nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja,
bijat e vëllait, bijat e motrës…” (En-Nisa 23).
1. Nënat.
Këtu hynë edhe gjyshet, qoftë nga ana e babait apo nënës.
2. Bijat. Këtu hynë
edhe bijat e djemve dhe bijat e bijave.
3. Motrat (nga babai dhe nëna). Këtu
hynë edhe motrat nga babai si dhe motrat nga nëna.
4. Hallat. Këtu hynë edhe
hallat e babait, hallat e gjyshërve, hallat e nënës si dhe hallat e
gjysheve.
5. Tezet. Këtu hynë edhe tezet e babait, të gjyshërve, tezet e
nënës si dhe tezet e gjysheve.
6. Vajzat e vëllait (nga babai dhe nëna). Këtu
hynë edhe vajzat e vëllait nga babai, vajzat e vëllait prej nënës, vajzat e
djemve të vëllait si dhe vajzat e vajzave të tyre.
7. Vajzat e motrës (nga
babai dhe nëna). Këtu hynë edhe vajzat e motrës nga babai, vajzat e motrës prej
nënës, vajzat e djemve të motrës si dhe vajzat e vajzave të tyre.
b) Martesa e ndaluar nga qumështi. Këto janë po të njëjtat që ndalohen nga
farefisi. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Ndalohet nga qumështi çdo gjë që
ndalohet nga farefisi“ (Tra. Buhariu (2645, 2646), Muslimi (1444,
1447).1. Të ketë pirë qumësht pesë herë e më shumë. Nëse foshnja ka pirë katër
herë, nuk konsiderohet nënë e tij nga qumështi, bazuar në hadithin e transmetuar
në Muslimi, nga Aisheja, radijall-llahu anha, e cila thotë: . Mirëpo, ndalesa
nga qumështi patjetër duhet t’i plotësojë disa kushte, e ato janë siç
vijon:
”Në fillim të zbritjes së
Kur’anit ka qenë e njohur se dhjetë thithje te gjirit e kanë bërë haram
martesën, pastaj është zvogëluar në pesë. I Dërguari,sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, vdiq dhe kjo ka mbetur ashtu si lexohet në
Kur’an” (11 Tra. Muslimi (1452).2. Të jetë pirja e
qumështit para ndarjes se foshnjës nga gjiri, d.m.th. është kusht që pesë
thithjet e gjirit të jenë para kësaj kohe. Nëse pi pas ndarjes ose disa thithje
i bënë para ndarjes e disa pas, gji-dhënësja në ketë rast nuk konsiderohet nënë
nga qumështi.
Në qoftë se plotësohen kushtet e gji-dhënies, foshnja konsiderohet fëmijë i
gji-dhënëses dhe fëmijët e saj konsiderohen vëllezër të tij, varësisht se a janë
lindur para apo pas tij. Gjithashtu, fëmijët e burrit të gji-dhënëses janë
vëllezër të tij, pavarësisht se a janë prej gruas së cilës ka thithur gji apo
prej ndonjë gruaje tjetër.
Këtu duhet të dimë se të afërmit e fëmijës që
ka pirë gji nga një grua nuk kanë lidhje me këtë thithje të gjirit dhe nuk
ndikon fare tek ta, me përjashtim te pasardhësve të tij. Dhe është e lejuar për
vëllain e tij të martohet me nënën e vëllait të vet nga qumështi si dhe më
motrën e vëllait te vet nga qumështi.
Kurse, pasardhësit e fëmijës (që ka pirë gji), konsiderohen fëmijë të
gji-dhënëses, ashtu siç konsiderohet babai i tyre.
c) Martesat e ndaluar nga
ana e dhëndërisë janë:
1. Gratë e prindërve dhe të gjyshërve, qoftë nga ana e babait apo nënës,
bazuar në thënien e All-llahut të Lartësuar:
”Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë të martuara
prindërit tuaj…” (En-Nisa 22)
Në momentin kur njeriu e bën aktin e kurorëzimit me ndonjë grua, gruaja e tij
konsiderohet haram për bijtë e tij, bijtë e djemve, për djemtë e djemve të tyre,
si dhe për bijtë e bijave të tyre e kështu me radhë, pa marrë parasysh a ka
pasur marrëdhënie intime me të apo jo.
2. Gratë e djemve e kështu më radhë.
All-llahu i lartësuar thotë:
”… dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes
suaj (jo të bijve të adoptuar)…” (En-Nisa 23)
Sapo të kurorëzohen burri e gruaja, gruaja e tij konsiderohet haram për
babanë dhe gjyshërit e tij e kështu më radhë, qofshin gjyshërit nga ana e babait
apo nënës. D.m.th. pas kryerjes se aktit të nikahut, edhe nëse nuk ka bërë
marrëdhënie më të.
3. Nëna e gruas, gjyshet e saj e kështu më radhë,
bazuar në thënien e All-llahut të lartësuar:
”… nënat e grave tuaja (vjehrrat)…” (En-Nisa
23).
Do të thotë se, me kryerjen e aktit të kurorëzimit, nëna dhe gjyshet e saj
konsiderohen të ndaluara, edhe nëse nuk ka pasur marrëdhënie intime më të, pa
marrë parasysh se a janë gjyshet nga ana e babait apo nënës.
4. Bijat e gruas, vajzat e bijve si dhe vajzat e bijave të saj e kështu më
radhë. Këtu hyjnë vajzat e gruas dhe pasardhëset e tyre, mirëpo me kusht që të
ketë marrëdhënie më nënën e tyre. Nëse ndodh shkurorëzimi para kryerjes se
marrëdhënieve intime, atëherë vajzat e gruas dhe pasardhëset e tyre nuk janë të
ndaluara, sepse All-llahu i lartësuar thotë:
”… dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër
babai) nga gratë tuaja më të cilat patët kontakt (marrëdhënie intime), e nëse
nuk keni pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me
ato vajza)…” (en Nisaë 23)
Pra, sapo të martohet burri më ndonjë grua dhe bën marrëdhënie më të, vajzat
e saj, vajzat e bijve dhe bijave të saj e kështu më radhë konsiderohen haram për
të, pa marrë parasysh a janë nga martesa më burrin e parë apo me të dytin.
Nëse shkurorëzimi është bërë para marrëdhënieve intime, atëherë vajzat e
gruas dhe pasardhëset e tyre nuk janë haram për të.
Martesa e ndaluar përkohësisht dhe llojet e saj
1. Motra e gruas, halla
dhe tezja e saj, përderisa nuk ndahet nga gruaja dhe derisa ta kryen kohën e
idetit të saj. Allahu i lartësuar thotë:
”… dhe të bashkoni
(përnjëherë në një nikah) dy motra…” (En-Nisa 23)
Gjithashtu edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka
thënë:
”Nuk lejohet të bashkohet
gruaja me hallën e saj, e as gruaja me tezen e saj” (12 Tra. Buhariu (5109), Muslimi
(1408).2. Ideti.•i burrit të kaluar. Nëse gruaja është duke e kryer idetin e burrit
te parë nga i cili është ndarë, atëherë nuk lejohet kurorëzimi me të para
kryerjes se idetit. Gjithashtu, nuk lejohet fejesa me të, nëse është në kohën e
idetit, derisa të kryhet ideti.
3. Në kohën e haxhit apo umres, nuk lejohet të bëhet akti i martesës
përderisa është në ih’ram. Këtu duhet të kemi parasysh se ka edhe gjëra tjera që
e bëjnë martesën haram përkohësisht, mirëpo nuk po i cekim nga frika se mos po e
zgjasim shumë. Kurse haidi/menstruacionet nuk janë pengesë për kryerjen e aktit
martesor, pra, lejohet akti i nikahut, edhe nëse është në kohën e haidit, mirëpo
nuk lejohet kryerja e marrëdhënieve, derisa t’i ndërpritet haidi dhe të
pastrohet.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
9
Tra. Darekutni ne sunenin e tij (4/184).
10 Tra. Buhariu (2645, 2646),
Muslimi (1444, 1447).
11 Tra. Muslimi (1452).
(12 Tra.
Buhariu (5109), Muslimi
(1408).
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
221. Mos
u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare
është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos
u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është
më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e
All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron
njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë. (Bekare,2)