Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.
Bismillahir-Rahmanir-Rahim
Es-selamu alejkum mirë se vini vizitor ne forumin dhe radion "Ehlu-Sunnneh" ju lutemi regjistrohuni ose identifikouni
Lajmerim:
Nese nuk e beni kete atehere nuk do te mund te shihni permbajtjen e gjithe forumit.
All-llahu ju Shperbleft per mirkuptim.

Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit.

Forum me permbajtje te fese islame dhe jashte feje si kompjuterizem, sport etj.
 
Degjo KUR'ANDegjo KUR'AN  PytësoriPytësori  ForumForum  PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  CalendarCalendar  KërkoKërko  

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 Për ta dëgjuar Radion duhet ta keni programin e Flatcast-it. Nese nuk e keni, Klikoni këtu ta instaloni !

Sondazh
A po ju pëlqen Forumi
 Po shumë.
 Jo Aspak.
 Deri Diku.
 Duhet me bo ndryshim.
Shiko rezultatin
Ora
Kalendari Hixhrit
Tema Fundit
» qka ndodh kur gruja e nxen burrin 3her qe e tradhton dhe ja fal per shkak te fmive
Tue 17 Dec 2013, 03:24 nga Vizitor

» tradhtija
Tue 17 Dec 2013, 03:19 nga Vizitor

» Historia e Aliut r.a dhe çifutit
Wed 10 Jul 2013, 11:27 nga Jakub

» A po ju pëlqen Forumi
Sat 04 May 2013, 09:56 nga shemsedin.bajrami

» A lejohet qe ta lyej ftyren me Brion pas rruarjes.pasi qe ajo posedon pak sasi alkoholi
Tue 02 Apr 2013, 05:39 nga Hoxha Mus'ab

» A lejohet te bahet rrethi I floririt per fejes
Tue 02 Apr 2013, 05:35 nga Hoxha Mus'ab

» Momenti prej vdekjes deri tek gjykimi
Fri 22 Mar 2013, 08:46 nga Gynii

» Mervani shurdh-memec - djali më orator
Tue 12 Mar 2013, 00:41 nga Muslimani

» Gjendja e atyre që janë frikësuar nga zjarri i Xhehenemit
Tue 12 Mar 2013, 00:34 nga Muslimani

» Eh … Përmallimi Për Ramazanin
Sun 10 Mar 2013, 03:03 nga Muslimani

» Dita E Xhuma - Festë E Javës
Thu 07 Mar 2013, 23:52 nga Ehlu-Sunneh

» A pranohet namazi nëse nuk e thua tekbirin filestarë?
Thu 07 Mar 2013, 10:34 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse teshat e mbrendshme ndyten nga gazrat, si duhet vepruar?
Thu 07 Mar 2013, 10:24 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet zbukurimi i varrit?
Thu 07 Mar 2013, 10:15 nga Ehlu-Sunneh

» LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM!
Tue 26 Feb 2013, 06:00 nga Jakub

» A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Wed 20 Feb 2013, 11:04 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të këndohen dy sure në një rekatë?
Wed 20 Feb 2013, 11:03 nga Ehlu-Sunneh

» Ku është vendi i të çmendurve në botën tjetër?
Wed 20 Feb 2013, 11:02 nga Ehlu-Sunneh

» A lejohet të falem, aty ku ka foto lakuriq?
Wed 20 Feb 2013, 11:00 nga Ehlu-Sunneh

» Nëse gaboj në fund të namazit, si të veproj?
Wed 20 Feb 2013, 10:59 nga Ehlu-Sunneh

» Dita e Xhuma
Thu 14 Feb 2013, 23:25 nga Muslimani

» A i lejohet nje te riut te i kqyr femrat apo te i fol me qellim te filloj nje avanture me ate, duke e pas per qellim fundi i kesaj avanture te jet martesa.
Wed 13 Feb 2013, 21:52 nga Hoxha Mus'ab

» Nxënësi i cili e bëri mësuesin të qajë...
Sun 10 Feb 2013, 12:38 nga Muslimani

» A NUK TURPËROHESH TË ANKOHESH?
Sun 10 Feb 2013, 10:13 nga Admin

» Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Wed 06 Feb 2013, 00:35 nga Hoxha Mus'ab

» SI DO TË JETË MËNGJESI I PARË NË XHENET?
Thu 03 Jan 2013, 05:45 nga Jakub

» NASA i kthehet KURANIT: Fundin e botes e din vetem Zoti
Tue 18 Dec 2012, 02:59 nga Muslimani

» Uji zemzem një mrekulli
Fri 07 Dec 2012, 23:20 nga Muslimani

» Ne nje hadith qe transmeton imam Muslimi.
Sat 24 Nov 2012, 15:04 nga Muslimani

» Radio Ehlu Sunneh ua uron te gjith Muslimanve Festen e Kurban Bajramit
Thu 25 Oct 2012, 05:39 nga Jakub

» Gurthemeli i xhamisë qendrore në Prishtinë më 8 tetor
Mon 10 Sep 2012, 09:43 nga Jakub

» KËSHILLA RRETH PASTËRTISË
Mon 03 Sep 2012, 10:16 nga Jakub

» Nëna Fatime
Tue 28 Aug 2012, 05:52 nga Jakub

» Zgjidhja e problemeve prej Kur’anit
Sat 25 Aug 2012, 04:16 nga Jakub

» Abetarja gjithëkombëtare edhe në Luginë të Preshevës
Sat 25 Aug 2012, 04:10 nga Jakub

» Barcelona mundi Realin 3 me 2
Sat 25 Aug 2012, 04:08 nga Jakub

» Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër
Sat 25 Aug 2012, 04:01 nga Jakub

» 10 hapa për të vazhduar në punë të mira pas Ramazanit
Sat 25 Aug 2012, 03:58 nga Jakub

» Besimtarë mysliman në Kosovë, festojnë Fitër Bajramin
Sat 18 Aug 2012, 22:51 nga Jakub

» SYNETET E DITËS SË BAJRAMIT
Fri 17 Aug 2012, 07:48 nga Jakub

» Sadakatul-Fitri
Mon 06 Aug 2012, 14:34 nga Jakub

» DHJETË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN
Mon 06 Aug 2012, 07:11 nga Jakub

» LUFTA E BEDRIT
Sat 04 Aug 2012, 12:35 nga Jakub

» Vlera e nates se kadrit në Ramazan
Wed 01 Aug 2012, 11:06 nga Jakub

» Cyrih, plagosen thikë shqiptarët
Sun 29 Jul 2012, 12:37 nga Jakub

» Sofrat e iftarit kolektiv në Stamboll
Sun 29 Jul 2012, 12:35 nga Jakub

» Horror në Rusi, vajza 5-vjeçe ushqehet si lopët
Sun 29 Jul 2012, 12:34 nga Jakub

» Ditën me shami kërkon lëmosh,natën SUPERMODELE-VIDEO
Sun 29 Jul 2012, 12:32 nga Jakub

» MOS E DËMTO RAMAZANIN TËND
Wed 25 Jul 2012, 07:14 nga Jakub

» ME RAMAZAN EDHE NË OLIMPIADË
Sun 22 Jul 2012, 07:22 nga Jakub

» VEÇORITË E MUAJIT RAMAZAN
Sun 22 Jul 2012, 07:20 nga Jakub

» Radio Ehlu Sunneh ua uron muajin e Ramazanit
Thu 19 Jul 2012, 06:41 nga Jakub

» RAMAZANI, NJË MUAJ I VOLITSHËM PËR TË RIPËRTËRIRË IMANIN
Thu 19 Jul 2012, 06:04 nga Jakub

» ZONJA E KUZHINËS NË RAMAZAN
Thu 19 Jul 2012, 06:02 nga Jakub

» HYTBE KUSHTUAR REFUGJATËVE DHE TË ZHVENDOSURVE NË SIRI
Fri 06 Jul 2012, 22:48 nga Jakub

» KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS TË PREMTEN AKSION PËR NDIHËM TË REFUGJATËVE TË SIRISË
Fri 06 Jul 2012, 22:46 nga Jakub

» MIQTË E SIRISË: ASADI DUHET TË SHKOJË
Fri 06 Jul 2012, 22:42 nga Jakub

» FRANCA KËRKON LARGIMIN E BASHAR AL-ASADIT
Fri 06 Jul 2012, 22:40 nga Jakub

» VALLË, KUSH MUNDET T'I BLEJ LOTËT E SYVE TË TU
Fri 06 Jul 2012, 22:38 nga Jakub

» A duhet të festohet Nata 15 e muajit Sha’ban e quajtura nate e madhe e Beratit
Wed 04 Jul 2012, 07:37 nga Muslimani

» LIGA ARABE I KËRKON RUSISË TË NDËRPRESË FURNIZIMIN ME ARMË TË DAMASKUT
Fri 22 Jun 2012, 05:21 nga Jakub

» VLERA E ISTIGFARIT DHE GJURMËT E TIJ
Fri 22 Jun 2012, 05:13 nga Jakub

» Kush mund te jet shkaktar i fundit te Amerikes? A ka mundësi që EKGA dhe El-Shebab të jenë shkaktare vdekjeprurëse të Amerikës?
Sat 21 Apr 2012, 23:02 nga Jakub

» 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv
Sat 21 Apr 2012, 03:07 nga Jakub

» Assad vret e ndan ndihma!
Sat 21 Apr 2012, 03:05 nga Jakub

» Mesi, 273 minuta pa gol kundër Realit
Sat 21 Apr 2012, 03:03 nga Jakub

» Xhaka bën gati valixhet për Menhengladbah
Sat 21 Apr 2012, 03:02 nga Jakub

» Erdhi një burrë me vrap
Sat 21 Apr 2012, 02:59 nga Jakub

» Çlirim nga prangat e dynjasë
Sat 21 Apr 2012, 02:57 nga Jakub

» ...nga thesari i Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë
Mon 16 Apr 2012, 08:31 nga Jakub

» Çfarë shpërblimi ka agjërimi i ditës së hëne dhe të enjte?
Mon 16 Apr 2012, 06:00 nga Muslimani

» Fikhu i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem
Fri 13 Apr 2012, 09:25 nga Jakub

» Radhitja kohore mbi pejgamberët
Fri 13 Apr 2012, 09:22 nga Jakub

» Zejdul Hajri
Fri 13 Apr 2012, 09:19 nga Jakub

» Njihe armikun tënd sepse ai të njeh ty
Fri 13 Apr 2012, 09:16 nga Jakub

» Shiat - Ata janë armiq, ruaju prej tyre !
Fri 13 Apr 2012, 09:15 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:12 nga Jakub

» Begatia e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe në vepra
Fri 13 Apr 2012, 09:11 nga Jakub

» Ndalja në çdo fjalë dhe vepër deri sa të dallohet e drejta
Fri 13 Apr 2012, 09:09 nga Jakub

» Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes
Fri 13 Apr 2012, 09:04 nga Jakub

» Cameron: Islami s’ka lidhje me ekstremizmin
Thu 12 Apr 2012, 10:44 nga Jakub

» Asadi s'po e zbaton planin e KB-ve
Thu 12 Apr 2012, 10:42 nga Jakub

» Motër e vëlla bashkëshortë, Strasburgu kundër
Thu 12 Apr 2012, 10:41 nga Jakub

» Vritet foshnja sepse ishte vajzë
Thu 12 Apr 2012, 10:40 nga Jakub

» "Ruajuni dy musibeteve në tekfir (anatemosje) – teprimit dhe neglizhimit
Thu 12 Apr 2012, 09:40 nga Jakub

» Letra e nënës – deri tek muxhahidi në folenë e saj
Thu 12 Apr 2012, 09:24 nga Jakub

» Nata më e përgjakshme në Siri
Sat 07 Apr 2012, 19:25 nga Jakub

» Lugina nuk voton për president të Serbisë
Sat 07 Apr 2012, 19:24 nga Jakub

» FËMIJËT TANË DHE NAMAZI
Sat 07 Apr 2012, 19:22 nga Jakub

» Shpjegimi i sures Fatiha
Sun 11 Mar 2012, 00:23 nga Jakub

» 33 mësime nga sureja Jusuf
Sun 11 Mar 2012, 00:21 nga Jakub

» VENDOSJA E DUARVE NË GJOKS PAS NGRITJES NGA RUKUJA (1)
Sun 11 Mar 2012, 00:19 nga Jakub

» 8 Marsi Respekt ndaj Nënës apo jo?
Sun 11 Mar 2012, 00:17 nga Jakub

» VLERA E DITËS SË XHUMA
Sun 11 Mar 2012, 00:13 nga Jakub

» RREZIKU I KAMATËS
Sun 11 Mar 2012, 00:12 nga Jakub

» SHKAQET E MOSPAJTIMIT MIDIS NJERËZVE
Sun 11 Mar 2012, 00:10 nga Jakub

» VLERA E MEXHLISEVE KU PËRMENDET ALLAHU
Sun 11 Mar 2012, 00:09 nga Jakub

» Erdoan: Asadi të lëshojë pushtetin
Tue 14 Feb 2012, 09:56 nga Jakub

» Siria, mblidhet Asambleja e OKB-së
Tue 14 Feb 2012, 09:55 nga Jakub

identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 275 më Sun 11 Mar 2012, 10:13
Navigacion
 Indeksi
 Portali
 Degjo KUR'AN
 Lexo KUR'AN
 TV Ehlu Sunneh
 Kuizi Ehli Sunnet
 S'po dëgjohet Radio ?
 Pytësori
 Kërko
 Profili
 Lista e Anëtarëve
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Most Viewed Topics
Rukje - Sherimi me Kur'an - Lufta Kunder Sihrit - Libri Lutjet e Sherimit
Qka lejohet me ba nese je xhunub ..
A po ju pëlqen Forumi
Disa dua nga Mburoja e Muslimanit
Agjerimi i Ramazanit
KURIOZITETE MATEMATIKORE
ËNDËRRAT (sipas pikepamjeve islamike)
ÇKA NUK E PRISH AGJERIMIN?
CILAT JANE DOBITE E AGJERIMIT TE RAMAZANIT?
Si mund ta dallojm qe nje xhin eshte ngjitur njeriut dhe si kurohet?
Top posters
Jakub
 
Muslimani
 
Ebu Sejf
 
ummu rushdi
 
Admin
 
Hoxha Mus'ab
 
MrSelefi1
 
Ehlu-Sunneh
 
manueli
 
Abdullah
 
Statistikat IP

Share | 
 

 Erdhi një burrë me vrap

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jakub
Radio përgjegjësi
Radio përgjegjësi


Male Numri i postimeve : 419
Pikë : 12717
Votuar : 1
Data e Ardhjes në këtë Forum : 04/09/2010
Thënia e preferuar : All-llahu te Drejtoft
Mesazhi për të tjerët : Thuaj: La ilahe il-lAll-llah - Muhammeden-RresulAllah

MesazhTitulli: Erdhi një burrë me vrap    Sat 21 Apr 2012, 02:59

Ka thënë i Madhëruari: “Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një burrë që ngutej e tha: “O populli im, pasoni të dërguarit!” pasoni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi, dhe ata janë në rrugën e drejtë! Pse të mos e adhuroj unë Ate, i cili më ka krijuar. E, te Ai do të ktheheni ju. Vallë, a marr unë pos Atij, zota tjerë. Nëse Mëshiruesi dëshiron të më godas me ndonjë të keqe, - ndërmjetësimi i tyre nuk do të më sjell kurrfarë dobie, e as që do të munden të më shpëtojnë ata. Unë, atëherë – me siguri, do të jem në humbje të plotë. Unë, me të vërtetë, i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”I thuhet atij: “Hyn në xhennet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, për çka më fali Zoti im dhe më bëri të nderuar!” (Kur’an 36: 20-27)
Këto ajete rrëfejnë ngjarjen e një njeriu bamirës i cili ia bëri obligim vetes ndihmën ndaj të dërguarve të All-llahut dhe thirrjes së tyre. Shembulli i tij është përsëritur në shumë kohëra dhe qytete në të cilat luftohet feja e All-llahut dhe pushtetin e mbajnë udhëheqësit tiranë zullumqarë.

“Dhe prej skajit më të largët të qytetit”, pra prej skajeve të tij, prej vendit më të largët të tij duke synuar mesin dhe qendrën e tij, aty ku mblidhen paria dhe pasuesit e tyre, në atë vend që kur shfaqet ndonjë çështje me rëndësi detyrohen të mblidhen.

një burrë”, që quhej Hubejb, mirëpo burrë jo si burrat e zakonshëm, burrë me të gjitha atributet e burrërisë, trimërisë, besnikërisë. Nuk i frikohej kërcënimit të kërcnuesve. Burrë i sinqertë me gjuhën e tij dhe thirrjen e tij, i sinqertë me veten e tij, besimin e tij dhe atë në të cilën thërret, atë që e shfaq është e njëjtë me atë që e fsheh, vepra e tij nuk e kundërshton fjalën e tij.

një burrë”, që ka mohuar çdo gjë që adhurohet pos All-llahut, besim me zemër, fjalë dhe vepër, besimin në All-llahun e komenton lufta e tij dhe publikimi haptas i të vërtetës në mënyrën më të mirë të komentimit.

“një burrë” që kishte marrë mbi supet e tij problemin e popullit të tij, si t’ju ndihmojë, si t’i shpëtojë prej shkatërrimit, si t’i mbron nga e keqja e shejtanëve, t’i nxjerr prej errësirës së kufrit dhe shirkut në dritën dhe drejtësinë Islame, edhe nëse e gjithë kjo mund ta bën që të vritet dhe të bije shehid.

“një burrë” që ishte i drejtë në tregtinë me All-llahun dhe All-llahu ishte i drejtë në shpërblimin e tij.

“ngutej”, ai nuk po vinte duke ecur, mirëpo duke u ngutur, duke vrapuar shpejtë me të gjithë forcën dhe ambicien që e kishte, sepse çështja ishte serioze, nuk kishte vend për vonim, apo për tu menduar pak më gjatë, dhe më pas ishte patjetër që të ngutej që mos të ik treni e të dëshpërohet dhe pendohet, e atëherë bëhet vonë.

“ngutej”, nga frika që mos t’i ikë mundësia për ta ndihmuar All-llahun dhe të dërguarit e Tij. Dhe gjendja e tij duke u ngutur, është argument se ai ka qenë i brengosur, i brengosur shumë në veten e tij për popullin e tij, për këtë shkak ai ngutej.

“ngutej”, për çfarë arsye? Për ndonjë femër që ta marton apo ndonjë qëllim të dynjasë? Sikurse është ky problem i shumë burrave. Jo, ai nuk kishte të bëjë asgjë më këtë.

Ai ngutej që të deporton në mesin e popullit duke qenë ata të mbledhur, që ta miraton punën e të dërguarve, hyri në mes të tyre dhe thirri me zërin e tij më të lartë, këshillues i brengosur, para se të pushon e të qetëson frymëmarrjen nga shpejtësia e vrapimit, me bindje të fuqishme në premtimin e Zotit të tij.

“O populli im, pasoni të dërguarit!”, në atë që komunikojnë nga Zoti i tyre, dhe besoni atyre, do të shpëtoni, dhe kuptohet natyrisht se pasimi i të dërguarve domosdo e kundërshton çdo fe që vjen në kundërshtim me fenë e të dërguarve, andaj nuk pranohet që njeriu të pasojë të dërguarit e në të njëjtën kohë ai të pasojë ndonjë tagut, apo të adhuroj puta, nuk bashkohet në zemrën e një njeriu pasimi i fesë së All-llahut me pasim të ndonjë Taguti, andaj pretenduesit për bashkimin e këtyre dyjave është sikur pretenduesi se dy gjëra të kundërta mund të bashkohen në një kohë.

“pasoni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi”, nga shenjat e vërtetësisë së pejgamberëve është se ata nuk kërkojnë shpërblim dhe dhurata për thirrjen, luftën, këshillën, komunikimin e mesazhit, shpërblimi i tyre është tek All-llahu, kërkesa e tyre është vetëm të hynë njerëzit në fenë e All-llahut, adhurimin dhe njësimin e Tij, të mohohet dhe distancohet nga tagutat, që të gjithë që adhurohen në vend të All-llahut.

E ata të cilët ushqehen dhe bëhen të pasur nëpërmjet thirrjes së tij, fjalëve të tij, dhe brenga e tij kryesore që nëpërmjet thirrjes është si t’i mbledh dhuratat dhe shpërblimet prej tjerëve, edhe nëse këtë e bën nëpërmjet hakkut, këta të fundit janë të denjë që mos të dëgjohen dhe të akuzohen në fenë e tyre dhe burrërinë e tyre, të paragjykohet keq për ta, pejgamberët dhe të dërguarit nuk kanë të bëjnë me këtë aspak, All-llahu na ruajt, andaj janë të denjë për juve që ti pasoni ata dhe thirrjen e tyre.

dhe ata janë në rrugën e drejtë”, ata pas gjithë kësaj, janë të udhëzuar, të udhëzuar në rrugën e drejtë të All-llahut, të udhëzuar dhe thirrja e tyre është udhëzim dhe gjitha gjendjet e tyre janë udhëzim. Nuk ka udhëzim, as shpëtim për asnjë në këtë botë vetëm se me pasimin dhe respektimin e tyre. Andaj pasoni dhe respektoni ata.

Mund të kundërshton ndonjë kundërshtues e të thotë: Ka thirrës të së kotës të cilët nuk kërkojnë prej njerëzve shpërblim dhe dhurata për thirrjen e tyre, ju vjen këtyre demanti absolut: “Por ata nuk janë të udhëzuar”, edhe pse ata nuk marrin para dhe dhurata edhe pse pak janë ata, ata thërrasin në amoralitet, kotësi, degjenerim, e kjo është në kundërshtim me atë që thërrasin të dërguarit dhe pejgamberët, sepse pejgamberët përveç që nuk kërkojnë shpërblim, ata janë edhe të udhëzuar, thërrasin për në udhëzim dhe rrugë të drejtë.

Andaj sa po e mbaron fjalën e tij të mbushur me iman që u cek më lartë, pa pritur aspak, populli i tij e pret me mohime, kërcënime, pyetje: A ke hyrë ti në fenë e të dërguarve dhe e ke lënë fenë tonë, fenë e baballarëve dhe gjyshërve tanë, fenë e putave dhe tagutave.

Iu përgjigj atyre: ”Pse të mos e adhuroj unë Ate, i cili më ka krijuar”, çfarë më ndalon që mos ta njësoj All-llahun në adhurim duke ditur se Ai më krijoi mua, më ka begatuar me mirësi të cilat nuk numërohen, andaj këto mirësi me të cilët i ka veçuar All-llahu robërit e tij, patjetër obligojnë që ata ta veçojnë Atë me adhurim.

Pastaj, këta të cilët pretendoni se janë zota a kanë mundësi të krijojnë diçka. E nëse janë të pafuqishëm të krijojnë ndonjë gjë, madje edhe një mizë të vogël, a është i barabartë Ai që krijon me atë që nuk krijon, a janë të njëjtë: “Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni? (Kur’an 16:17)

Ka thënë i Madhëruari: ”A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar”. (Kur’an 7:191)

“E, te Ai do të ktheheni ju”, E pastaj o ju mushrik të devijuar, mos e llogaritni vetën se do të shpëtoni prej dënimit kur të ktheheni tek All-llahu në ditën e Gjykimit, kur do të merreni për tu llogaritur, ditën kur All-llahu i merr njerëzit për t’i gjykuar për veprat e tyre, të cilat ia kanë përgatitur vetes së tyre, ditën e dëshpërimit të madh, e atëherë është vonë për tu penduar.

“Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” (Kur’an 25:27)

“...në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!” (Kur’an 78:40)

“Vallë, a marr unë pos Atij?”, pra pos All-llahut.

“Zota..”, e t’i veçoj me adhurim, dashuri, nënshtrim, të gjykohem tek ata pos All-llahut, ndërsa u bë e qartë se ata nuk kanë mundësi të krijojnë asgjë, pra janë të mangët, nuk mund ti sjellin askujt dobi e as dëm vetëm nëse dëshiron All-llahu, dhe kjo formë e pyetjes është mohuese, përbuzëse, pra si më thoni të adhuroj zota pos All-llahut, të dobët, të mangët, nuk krijojnë, nuk sjellin dobi e as dëm, a nuk keni mendje të mendoni me të.

Andaj prej shenjave të dobësisë dhe mangësisë së tyre është se:Mëshiruesi dëshiron të më godas me ndonjë të keqe.. pra të më sprovon All-llahu me ndonjë sëmundje apo diçka tjetër.

“ndërmjetësimi i tyre nuk do të më sjell kurrfarë dobie”, pra ndërmjetësimi i tyre është i kotë, sepse ata në esencë nuk posedojnë ndërmjetësim, sepse ndërmjetësimi në ditën e Gjykimit i jepet atij që All-llahu është i kënaqur me të dhe i jep leje, prej të dërguarve, pejgamberëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe tjerëve prej besimtarëve dhe njësuesve dhe për atë që All-llahu ka dëshirë që të ndërmjetësohet për të.

“e as që do të munden të më shpëtojnë ata”,gjithashtu ata nuk kanë fuqi të më shpëtojnë apo të më çlirojnë në gjendjen të cilën unë jam prej sprovës dhe sëmundjes. Ata janë shumë të dobët që ta bëjnë një gjë të tillë. Ata nuk kanë në dorë asgjë nga çështjet. E gjithë çështja është në dorë të All-llahut. Larguesi i të keqes është All-llahu i Lartësuar. E nëse dëshiron të të begatojë me ndonjë të mirë, askush nuk ka mundësi të bëhet pengesë në atë mirësi.Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s’ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send”. (Kur’an 6:17)

“Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të atë që do nga robtë e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë”. (Kur’an 10:107)

“Dhe kur të sëmurem Ai më shëron”. (Kur’an 26:80)

“Unë, atëherë – me siguri, do të jem në humbje të plotë”, Pra, nëse unë do t’ju dëgjoja juve, e t’ju nënshtrohem në atë që më bëni thirrje, prej adhurimeve të putave, tagutave, e gjithçka që e shihni si zot, pos apo bashkë me All-llahun, unë me bindje, pa aspak dyshimi do të jem në humbje të plotë. Do të jem prej të dështuarve, të shkatërruarve të cilët kanë lajthitur nga e vërteta dhe rruga e drejtë.

Kur paria e dëgjoi këtë përgjigje me plot besim dhe bindje në pyetjet të cilat ia parashtruan dhe e vërtetuan sinqeritetin në atë çfarë e thotë, seriozitetin e tij, morën hapat tjera duke e kërcënuar, ndaluar, duke e tepruar në kërcënime dhe qortime se nëse nuk e le këtë fe e të kthehet në fenë e tyre, fenë e putave dhe tagutave.

Cila do të ishte përgjigja përpos që me bindje dhe qëndrueshmëri tu thotë: “Unë, me të vërtetë, i kam besuar Zotit tuaj”, I Cili ju ka krijuar juve, e ka krijuar qiellin dhe tokën, i cili ju ka furnizuar dhe begatuar me të mira, pastaj ju jeni ata që e mohoni.

Unë i mohoj idhujt tuaj, tagutët tuaj të cilët i adhuroni pos All-llahut dhe ky publikim është prej kushteve të prera të besimit në Zotin e botrave, andaj besimi nuk pranohet vetëm se pas këtij mohimi të zotave të tjerë, sikurse ka thënë i Madhëruari: Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!(Kur’an 16:36), gjithashtu ka thënë i Madhëruari: “E kush nuk i beson tagutit e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm”. (Kur’an 2:256)

“më dëgjoni!”, kuptoni mirë fjalimin tim, sepse unë i kam besuar All-llahut, Zotit të botrave dhe kam mohuar çdo tagut që adhurohet pos All-llahut, andaj veproni si t’jua merr mendja, unë nuk frikohem nga ju, nuk frikohem nga grumbullimi juaj e as nga ushtria juaj, unë vetëm All-llahut Një i frikohem.

Morën hov që të gjithë sikur një njëri, gjoksat e mbushur plot mllef, urrejtje dhe armiqësi, i mëshonin, gurëzonin, e shkelnin me këmbët e tyre, e dënonin me lloj-lloj mënyrash, sa që thuhet se zorrët e tij i kanë dalë nga pjesa e prapme e tij dhe nuk ka pasur dikush që ta mbron nga kjo që ia bënë atij, deri sa e mbytën, All-llahu e pastë mëshiruar.

Të gjithë të gëzuar me vdekjen e tij, askush nuk e harronte fatin e tij në të mëshuar, ofendim, shkelmim, madje edhe pas vdekjes së tij, duke shpresuar që ta shuan mllefin dhe urrejtjen e fesë së All-llahut dhe pasuesve të saj. Ndërkohë që ushtria e All-llahut në qiell, ishin të përmalluar në takimin me të, që ta presin me përzemërsi, e të gëzohen me jetën e tij të re dhe ardhjen e tij si dëshmor.

Kur vdiq dhe shpirti i doli nga trupi i tij e u nis për tek Zoti i tij, engjëjt e morën të gëzuar duke e përgëzuar, iu tha atij menjehërë në atë gjendje:“Hyn në xhennet!”, që ti shijon kënaqësitë, begatitë në të, shpërblim për besimin e tij, luftën e tij, këshillën drejtuar popullit të tij, durimin gjatë vështirësive, po sa e pa gjendjen në të cilin është futur prej mirësive, begative, gëzimit, kurse populli i tij duke vazhduar sikur qenët e tërbuar duke u hakmarrë në trupin e tij të pastër, tha:

“Ah, sikur ta dinte populli im”, se ku jam unë e ku janë ata. Ku jam unë në mirësi të përjetshme, e ku janë atë në devijim, fatkeqësi, lajthitje të qartë, të zënë me hakmarrjen e trupit tim.

Pastaj ah sikur ta dinin ”për çka më fali Zoti im”, më fali mëkatin në të cilin isha para se të pasoj të dërguarit dhe sikur të vdisja në atë gjendje do të isha prej të shkatërruarve të dështuar. “më bëri të nderuar!”, më nderoi me vende të larta, më gëzime dhe mirësi, shpërblime të mëdha, ah sikur ta dinin këtë, ndoshta do të ishin udhëzuar, e do të besonin, e do tu distanconin prej shirkut dhe devijimeve të tyre, e këshilloi popullin e tij duke qenë gjallë dhe i vdekur. All-llahu ia shtoftë nderimin dhe shpërblimin.

Vërtetësia e kësaj është në librin e All-llahut, tek fjala e Tij: Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre”. (Kur’an 3:169)

“E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk e ndjeni këtë”.(Kur’an 2:154)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Erdhi një burrë me vrap
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Këtu zemrat tuaja mbushen Iman se Radio:*Ehlu-Sunneh* ju mban nën hijen e Kur'anit dhe Sunnetit. :: Feja Islame-
Kërce tek: